Close
Faqja 4 prej 23 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 221
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Gjilano tash m` kapi dhimbja e lukthit
    e ke prish keq...

    percilli lajmet pak e afroja veshin lum djali,mos naj malltreto tensionin e gjakut

    Shih kush po lidhet me bomba e po eksplodon si petarde neper Irak e Avganistan...
    Hapi syt mire ,mandej merr guxim me i permnd aglezet e amerikanet!



    kuku...

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    sapo fola me miqte e mi ne Londer... per 15 minuta me teper ne nje konference, do tu kisha shkuar ne funeral ...

    keshtu qe ju te gjithe qe beni si te forte, e si te mecmen duke fulur nga kolltuqet, futeni gojen andej nga ju dalin ato idotlliqet, e mblidhni mendjen..

    S'eshte teme kjo per helmet tuaja ..shkoni pirdhni andej nga temat e fese..

    Sherbimet e transportit jane pezulluar ne metrone e Londres, pas asaj qe deshmitaret okulare e pershkruan si nje zhurme te fuqishme ne nje stacion prane rajonit financiar te qytetit. Nuk eshte e qarte çfare e ka shkaktuar shperthimin, por njoftimet thone ajo pasoi probleme me furnizimin me energji elektrike. ....................


    INCIDENT I RENDE NE LONDER, PEZULLOHET TRANSPORTI

    Sherbimet e transportit jane pezulluar ne metrone e Londres, pas asaj qe deshmitaret okulare e pershkruan si nje zhurme te fuqishme ne nje stacion prane rajonit financiar te qytetit. Nuk eshte e qarte çfare e ka shkaktuar shperthimin, por njoftimet thone ajo pasoi probleme me furnizimin me energji elektrike.
    Ka raporte per incidente te tjera ne disa stacione. Autoritetet thone se disa persona jane plagosur. Skotland Jard dhe policia e transportit thone se ky eshte nje incident serioz. Shperthimi ndodhi rreth ores 8.40 ne ate qe njihet si stacioni i Liverpool Street-it. Stacioni eshte mbyllur nga policia pas njoftimeve.

    -SHPERTHIMET NE LONDER, DISA TE PLAGOSUR

    Sipas informacioneve te reja qe vijne nga Londra, mesohet se disa persona jane plagosur, si pasoje e nje serie shperthimesh qe kane ndodhur ne Londer. Nje bombe ka shperthyer ne nje autobus duke e shkaterruar plotesisht ate. Disa shperthime te tjera kane ndodhur ne metrone e qytetit. Forcat e rendit kane urdheruar mbylljen e metrose duke pezulluar transportin e udhetareve. Deshmitaret okulare thone se nje prej autobuseve eshte teresisht i shkaterruar nga shperthimi.

    -SHPERTHIMET, QEVERIA: TE PAKTEN 20 TE VDEKUR

    Qeveria britanike ka njoftuar se te pakten 20 persona kane vdekur si pasoje e shperthimeve te sotme ne Londer. Lajmi behet i ditur nga nje zedhenes qeveritar. Nderkohe kryeministri Bler ka folur per shperthimet ne samitin e G8, ndersa eshte shprehur se pas pak momentesh do t'i drejtoje nje mesazh vendit. Samiti i G8, qe po zhvillohet ne Skoci mund te nderprese punimet, ne rast te largimit te Bler drejt vendit te tij.

    BURIME MJEKESORE: 90 TE VDEKUR E TE PLAGOSUR

    Nje mjek i ndihmes se shpejte ne stacionin e metrose ne Aldgate, thote per 90 viktima, ne mes te cileve jane te vdekur dhe te plagosur. Policia per momentin konfirmon vetem per te plagosur por nuk flet per te vdekur. Ministri i Brendshem britanik Charles Clarke i ka bere apel njerezve qe te mos dalin nga shtepite. Ai tha se sherbimet shendetesore u kane ardhur ne ndihme numri te madh te te plagosurve.

    -MUND TE KETE NJEREZ BRENDA NE METRO

    Qeveria britanike eshte mbledhur urgjentisht per te diskutuar per gjendjen e krijuar dhe se shpejti pritet qe te dale me nje deklarate per shtyp. Nderkohe nga terreni mesohet se shqetesim kryesor mbetet fakti se brenda metrose ku kane ndodhur shperthimet, mund te kete persona te tjere te bllokuar. Gjithashtu mesohet se bankat kane pezulluar punen e tyre.

    -SHPERTHIMET, NDOSHTA VEPER E AL-KAEDES

    Raportime te fundit bejne te ditur se shperthimet e sotme mund te jene veper e organizates terroriste Al Kaeda, por policia nuk e konfirmon nje gje te tille. Shefi i policise se Londres thote se eshte shume shpejt per te percaktuar numrin e sakte te viktimave, por po zbatohet nje plan emergjence dhe situata po shkon drejt normalizimit. Ai sakteson se kane ndodhur te pakten 7 shperthime por nuk ende informacion per rethanat dhe autoret. Sipas zyrtareve te policise, vetem ne nje rast deri tani mesohet se shperthimi eshte kryer nga nje bombe.
    BBC: 95 TE PLAGOSUR, 10 SHUME RENDE

    "95 te plagosur, 10 prej te cileve ne gjendje teper serioze". Keto jane njoftimet e fundit te BBC, referuar raportimeve nga spitali mbreteror ne Londer. Policia tashme ka konfirmuar vdekjen e vetem dy personave. Nderkohe kryemininistri britanik Toni Bler ka dale nje prononcim per mediat direkt nga Gleneagles .

    -
    BLER: SULMET E SOTME, AKTE TERRORISTE

    Kryeministri britanik Toni Bler do te lere takimit e G8 qe po zhvillohet ne Skoci, per t`u kthyer ne Londer, pas serise se shperthimeve te ndodhura mengjesin e sotem. Bler tha gjate nje fjalimi nga samiti, se do te takohet me sherbimet e sigurise dhe policine per te mesuar me shume per situaten dhe per t'u njohur nga afer me pasojat e ngjarjeve te sotme. Bler
    tha se do te kthehet serish pasdite ne takimin e G8. Ai i cilesoi sulmet, akte terroriste dhe tha se keto akte barbare ndodhin ne nje kohe kur vendet e G8 jane mbledhur per te luftuar varferine. Bler tha se duhet te jemi te vendosur qe angazhimet ne luften kunder terrorizmit te vazhdojne.

    -BBC: ISLAMIKET MARRIN PERSIPER SULMIN

    Nje faqe islamike ne internet ka marre persiper sulmet e sotme ne LonderNje faqe islamike ne internet ka marre persiper sulmet e sotme ne Londer. Lajmin e ka bere te ditur BBC. Grupi qe merr persiper atentatet e sotme thote se vepron ne emer te grupit sekret te Xhihadit te Al Kaedes ne Evrope. Nderkohe sistemi i metrove dhe transportit urban ne Londer eshte jashte funksionit. Masat e sigurise jane rritur shume dhe patrullat e policise jane vendosur ne te gjithe kryeqytetin. Levizja drejt qendres eshte e nderprere dhe londinezeve u eshte bere thirrje qe te qendrojne ne shtepite e tyre.

    -KERCENIME TERRORISTE PER ITALINE E DANIMARKEN

    Grupi qe mendohet te kete kryer aktet terroriste mengjesin e sotem ne Londer, permes nje mesazhi ne internet kercenon se Italia dhe Danimarka mund te jene
    objektiv i sulmeve te rradhes. Grupi sekret i Xhihadit te Al Kaedes ne Evrope, i ben thirrje ketyre vendeve qe te largojne trupat e tyre nga Iraku dhe Afganistani. Mesohet se Franca, Gjermania dhe Shtetete e Bashkuara te Amerikes kane rritur masat e sigurise.

    - Udhëheqësit e G8-s nën presion për veprim


    Udhëheqësit e G8-s priten nga Mbretëresha Elisabet
    Udhëheqësit e G8-s e kanë kaluar natën në Gleneagles të Skocisë nën presion të madh nga veprimtarë nga një spektër i gjerë politik.
    Pas disa ditë protestash publike në Skoci, që kërkojnë që udhëheqësit të shkojnë përtej fjalëve të bukura dhe të veprojnë me vendosmëri, ky samit më në fund fillon sot.

    Ndërsa pjesëmarrësit kryesorë të takimit dyditor flinin, këshilltarët e tyre kanë punuar për të ngushtuar largësitë e pozicioneve të ndryshme për çështjen e vështirë në krye të rendit të ditës sot, ndryshimi i klimës.

    Në fund të një dite të jashtëzakonshme, që i dha një nxitje mikpritësit, Tony Blair, dhe e la presidentin francez, Jacques Chirac, të përballet me një humbje tjetër - këtë herë lidhur me Olimpiadën - si zyrtarët britanikë ashtu edhe ata francezë po mundohen të theksojnë se ata po punojnë bashkërisht si për çështjen e Afrikës ashtu edhe për atë të ndryshimit të klimës.

    Kërcënimi për ndryshimin e klimës pritet të dominojë bisedimet, ndërsa ka shenja se do të pranohet kundërshtimi amerikan ndaj kufizimit të emetimit të gazrave të dyoksidit të karbonit dhe se marrëveshja e Kiotos do të përmendet fare shkarazi në deklaratën e fundit.

    Duket se theksi do t'i vihet konsensusit lidhur me bashkëpunimin në kërkimet për të gjetur energji alternative.

    Si shkëmbim, presidenti Bush është më i gatshëm të bëjë lëshime duke pranuar se veprimtaria njerëzore është, të paktën pjesërisht, fajtore për ngrohjen globale.

    Shumë shkencëtarë dhe veprimtarë të mjedisit mund të tronditen nga rezultati i mundshëm, por zyrtarët britanikë këmbëngulin se kjo do të hapte rrugën për të ulur emetimet e gazrave të rrezikshme.

    Protesta

    Udhëheqësit e G8-s mbërritën në samit me helikopterë duke shmangur demonstruesit që u ndeshën me policinë përreth gardhit rrethues të hotelit luksoz ku zhvillohet takimi.

    Protesat kanë qenë të dhunshme, vepritmarë të krahut të majtë dhe anti-kapitalistë bllokuan rrugët dhe ndaluan trenat në përpjekje për të krijuar pengesa.

    Policia ka arrestuar rreth 200 vetë.

    Ndërsa në Edinburg po ushtrohet presion nga një grup i një natyre tjetër, me një koncert të fundit në serinë e koncerteve Live8.

    Në koncert u dëgjua një thirrje nga Nelson Mandela i cili u kërkoi udhëheqësve të G8-s të mos i largohen luftës kundër varfërisë në Afrikë.


    -Dy të vdekur nga shpërthimet në Londër


    Kryeministri britanik, Tony Blair, tha se duket qartë se shpërthimet në Londër ishin "një sulm terrorist".
    Ai tha se autoritetet po përpiqen të gjejnë se çfarë ka ndodhur. Zoti Blair tha se po kthehej në Londër nga samitit i G8-s në Skoci për të ndjekur gjendjen nga afër.

    Sistemi i metrosë së Londrës është mbyllur pas një numri shpërthimesh në të paktën gjashtë stacione të metrosë: Aldgate, Edgware Road, King's Cross, Old Street dhe Russell Square.

    Policia ka konfirmuar gjithashtu një shpërthim në një autobus.

    Sekretari i brendshëm, Charles Clarke, tha se shpërthimet në Londër kanë shkaktuar "plagosje të tmerrshme".

    Kreu i policisë së Londrës, Sir Ian Blair, tha se se sulmi "ishte i koordinuar".

    Një dëshmitar pranë një shpërthimi në një autobuz në qendër të Londrës, Sheshi Russell, tha se kishte parë pesë trupa të vdekur dhe disa të plagosur.

    Një pasagjer që ishte në një tren ku ndodhi një shpërthim në stacionin e metrosë në qendër të Londrës, Stacioni Edgware, tha se kishte parë disa trupa në gërmadhat e trenit.

    Policia thotë se ka shumë viktima, por nuk ka konfirmuar ndonjë të vdekur.

    Një zëdhënës i policisë ka bërë të ditur se ka një numër të madh të plagosurish në stacionin qëndror të Aldgate.

    Njoftohet për tre shpërthime në tre autobuzë.

    Dëshmitarët flasin

    Shpërthimet ndodhën gjatë orës së pikut kur londinezët shkojnë në punë.

    Dëshmitarët përshkruajnë shumë njerëz që dilnin nga stacionet e metrosë të mbuluar me gjak apo të nxirë nga tymi.

    Një grua tha se vagoni i trenit të metrosë dukej sikur ishte shkatërruar që nga brenda dhe nëpër shina kishte copa të vagonit.

    Ajo tha se shpërthimi u kishte shkyer rrobat njerëzve dhe se kishte trupa të shtrirë brenda vagonit.

    Një pasagjer tjetër tha se u duk sikur vagoni u ngrit në ajër dhe pastaj ra prapë poshtë.

    Pasagjerët që shpëtuan nga trenat përshkruan gjendjen duke thënë se ata u zhytën në errësirë pasi dëgjuan shpërthimin, dhe pastaj vagonat u mbushën me tym.

    Një pasagjer tha se tymi ua vështirësoi frymëmarrjen, por njerëzit ruajtën qetësinë duke ndihmuar njëri-tjetrin.

    Spitalet po pranojnë të plagosur: Një zëdhënës i njërit prej spitaleve kryesore në qendër të Londrës, St Mary's, tha se po mjekonte katër të plagosur rëndë, përfshirë disa që kishin humbur gjymtyrë.


    Keto lajme u mblodhen nga Top-channel dhe BBC ne shqip
    TBD

  3. #33
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Citim Postuar më parë nga GjIlAnAsI_cSi
    M`Falni vetem pak ju te tjeret..! Qe Ofendoni..

    Viktimat ne IRAK/AVGANISTAN , qe po i bejn Amerika / Anglia ca ju duken ato njerz Kafsh apo ca dreq jan per ju?

    Mosni se duhet ta dini qe ka zot mbi kok..

    Un jam shum kunder ketyre gjerave , por duhet ta dini edhe ju qe prej Blerit e Bushit i kan keto gjona..!

    Nejse do zoti qe mos te ndodhin me keto gjona siq eshte ajo e 11 Shtatorit , dhe kjo tashem ne Angli.!
    Me fol drejt une tek shkrimi i ketij djalit nuk shoh tendence muxhahidini.Gjilansi nuk thote se nuk i vjen keq per viktimat.Ai thote se shkak i ketyre gjerave jane vrasjet ne irak e gjetke.

    Respekt per viktimat dhe poshte kriminelet e tipit Sadam,sharon,bush e kompani qe nxisin urrejtjen mes popujve vetem per te plotesuar tekat e hebrenjve qe i kane haset botes.Ato jane kriminelet e vetem qe fshihen mbas kesaj tragjedie ne londer...ne mos drejtperdrejt..ska dyshim se terthorazi kane dore.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  4. #34
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Gjithnje Populli i Pafajshme Vuan :(

    Viktimat e pafajshme ne Irak, Afganistan e kudo nuk i justifikojne keto sulme. Nese vrasja e te pafajshme eshte nje krim, eshte i tille pavaresisht se ku dhe nga kush kryhet.
    Çfaredo qofte qellimi i autoreve, ata nuk jane asgje tjeter veçse kriminele, te vetedijshem ose jo.
    Te mos i mbroje njeri ne emer te te vrareve ne Irak, e as ne emer te Islamit.
    Ato nena qe pane femijet e tyre te vrare ne Lindjen e Mesme, edhe nese kerkojne ndeshkim, hakmarrje, do ta kerkojne ate, nga ata qe i kryen ato krime. Nuk kane deshire te shohin gjak njerezish te pafajshem, e as zemrat e thyera te nenave e te afermeve te atyre viktimave, qofshin keta bashkkombas te fajtoreve, miq, apo dhe vellezer te tyre (atyre qe nuk e dine ose harrojne, u kujtoj se ne Islam denohet vetem autori i krimit e askush tjeter, as i jati as i biri, as i vellai, dhe denimi duhet te jete me pak ose e shumta aq sa krimi i kryer...).
    Keto sqarime nese ata terroriste pretendojne te jene myslimane, se nuk dihet ende kush jane.
    Nejse, sa shume vemendje u kushtojme autoreve dhe sa pak viktimave.

    Ngushellime te afermve te viktimave e sherim te shpejte te plagosurve.
    SG
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 07-07-2005 më 11:41
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #35
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Ishte me te vertet goditje e dhimbshme per publikun anglez, por edhe momenti ne te cilin u be goditja nuk ishte aspak i rastesishem! Dicka qe tregon qarte se ishte organizuar mire, dhe deri me sot per organizimin e te tillave goditjeve Al-Qaeda shfaqet si me e gatshme.

    Sidoqofte, pertej debateve fetare qe hapin ceshtjet e tilla cdo dite ne Forumin tone (qe vetem me shokojne dhe me bejne te pyes veten nese ndodhem ne shek. e 21 apo mbrapsht, te 12, ne kohen e Karl Zemerluanit dhe Saladin gaziut) dicka eshte e sigurte se terrorizmi eshte problem serioz qe kerkon perballim serioz. Une per vete nuk po shikoj asnje perballim serioz, perkundrasi po shikoj vetem deshtime ne luften kundra terroristeve (pra mire do ishte te mos na mallengjejne shume deklaratat demagoge te disa njerezve me potence te cilet nuk kane asnje zgjidhje pervec "teatrit" dhe qe me politikat e tyre vetem pasiguri ndertojne)!

    Nese dikush ka ndonje lajmerim me te gjere mire do ishte te na i sjelli.
    Gjithashtu te na lajmeroni nese ekziston ndonje Shqiptar midis viktimave...

    Ah dhe dicka tjeter, ta keni parasysh se pasiguria do jet pjese themeluese e globalizmit! Padrejtesia globale do sjelli pasiguri globale! Ky eshte vetem fillimi...
    flm

  6. #36
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    SULME TERRORISTE NË LONDËR, DHJETËRA TË VDEKUR DHE MË SHUMË SE 100 TË PLAGOSUR


    Disa shpërthime pothuaj njëra pas tjetërës sot në mëngjes e tronditën pjesën qendrore të Londrës. Ministria e Punëve të Jashtme Çarls Klark, i cilëson si sulme terroriste dhe theksoi se kanë ndodhur katër shpërthime, prej të cilave tre në stacionet e metrove dhe një në një autobus qyteti.

    Tani për tani nuk saktësohet nga policia nëse bëhet fjalë për sulme vetëvrasëse.

    Sipas një përfaqësuesi të policisë, të cilit i referohen mediumet lokale, sot në mëgjes në Londër kanë ndodhur shtatë shpërthime. Nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e të vdekurve dhe për shkakun e shpërthimeve.

    Policia tani për tani konfirmoi për vdekjen e dy personave, ndërsa sipas pjsëtarëve të spitaleve në Londër, numri i të plagosurve është 190. Si-En-En-i bëri të ditur se ka të paktën dhjetë të vdekur vetëm në stacionin e metrosë King-kros. Në Romë ministri i Punëve të Brendshme i Italisë Xhuzepe Pozani deklaroi se numri i të vdekurve është "të paktën 50". Bi-Bi-Si-ja bëri të ditur se vetëm në Rojal-London-hospital u është dhënë ndihmë 208 personave. Dëshmitarët okularë kanë parë një numër të madh të personave të vdekur dhe të plagosur.

    Grupi, i cili quhet "Organizata sekrete - Al Kaeda në Evropë" e mori përgjegjësinë për serinë e shpërthimeve në Londër, njoftoi revista gjermane "Shpigel".

    Njoftimin ky grup e publikoi në veb-faqen, e popullarizuar ndërmjet ekstremistëve islamikë, adresën e së cilës "Shpigel" nuk e publikon.

    Në të thuhet se grupi e merr përgjegjësinë për shpërthimet, të cilat kanë qenë akt për hakmarrjen e pjesëmarrjes britanike në Irak dhe në Afganistan.

    "Triumfo, o kombi islamik! Gëzohu, o bota arabe. Erdhi koha për hakmarrje ndaj qeverisë cioniste krishtere të Britanisë së Madhe, si përgjigje e dhunës, të bërë nga britanikët në Irak dhe në Afganistan", thuhet në kumtesë, transmeton gazeta.

    Izraeli nuk ka qenë i paralajmëruar për sulme eventuale terroriste para shpërthimeve të sotme në Londër, deklaroi ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Silvan Shalom.

    Një diplomat anonim izraelit paraprakisht njoftoi se Skotland jardi disa minuta para shpërthimeve e ka paralajmëruar Ambasadën izraelite në Londër për sulme eventuale terroriste.

    Hekurudha nëntokësore në Londër tërësisht është mbyllur për qarkullim pasi shërbimet qendrore për situata të jashtëzakonshme ishin informar për serinë e shpërthimeve në edhe rreth pjesës qendrore të qytetit. Metroja do të mbetet e mbyllur deri në fund të javës. Lëvizjet e autobusit në pjesën qendrore të Londrës janë ndaluar. Operatorët celularë njoftuan se komunikimi përmes rrjetit të tyre është vështirësuar.

    Masa përforcuese të sigurisë janë marrë në Itali, Francë, Berlin dhe Uashington.

    Presidentë të shteteve dhe udhëheqës të organizatave ndërkombëtare sot i dënuan sulmet terroriste në Londër.

    Qeveria spanjolle publikoi komunikatë në të cilën thuhet se i dënon "sulmet e ashpra në Londër dhe shpreh solidarizimin me popullin londinez dhe britanik"

    Papa Benedikti 16-të i cilësoi sulmet si "akte çnjerëzore".

    Kryeministri irlandez Berti Ahren i cilësoi shpërthimet në Londër si njolla të zeza në shoqëri. Sulme të ngjashme nuk do të reflektojnë në vendimet e G-8, shtoi ai.

    Ministria ruse e Punëve të Jashtme me vendosshmëri i dënoi sulmet terroriste, të cilat shkaktuan viktima njerëzore, theksoi zëdhënësi i Ministrisë Aleksadar Jakovenko.

    Në Bruksel sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jap de Hop Shefer gjithashtu i dënoi sulmet, që sipat tij e theksojnë domosdoshmërinë që aleatët të jenë unikë në luftën kundër terrorizmit
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #37
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Lajmi Me I Fundit

    Skaj Njuz": Së paku 45 të vdekur dhe 1000 të lënduar

    Londër, 17:00

    Së paku 45 persona të vdekur dhe rreth njëmijë të lënduar, është bilaci i fundit tragjik i shpërthimeve të sotme në Londër, lajmëroi televizioni britanik "Skaj Njuz", duke iu rreferuar disa burimeve të sigurta.

    Televizioni britanik, gjithashtu, lajmëroi se vlerësimet e ndihmës së parë mjekësore janë se numri i viktimave është së paku 45 persona.

    Njëherit, një përfaqësues i paemëruar britanik në Uashington, deklaroi se gjatë sulmeve në Londër, humbën jetën së paku 40 persona, transmetoi agjencia "AP".

    Sipas burimit të njëjtë përfaqësuesit zyrtarë amerikanë i morrën këto të dhëna nga disa kolegë britanikë, të cilët së shpejti duhet ta kumtojnë numrin e viktimave.

    Paraprakishtë në Londërs zyrtarishtë u kumtua se ka së paku 12 të vdekur dhe rreth 190 të lënduar, gjatë këtyre shtatë shpërthimeve të njëpasnjëshme, që sot në mëngjes e dridhën Londrën.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #38
    Citim Postuar më parë nga [xeni]
    Shume Keq!

    Sigurisht qe humbja e jeteve te pafajshme nuk mund te justifikohet me asnje lloj qellimi dhe keta pushta qe vrasin te pafajshem dhe te pafuqishem ne emer te fese nuk mund te jene ma teper se njerez te humbun qe e shohin boten shume ngushte ose ose njerez qe perdoren per interesat e dikujt tjeter…Se ça fshihet mas tyne Zoti e di, po nje gje mund ta them me siguri: ata s’mund te jene perfaqsus te muslimaneve dhe s’mund te kene mbeshtetjen e tyne

    Ata, me keto veprime qe bejne , vetem po i prishin pune vetes dhe vendeve prej nga vine…Me siguri, pas kesaj rradhen e ka Siria ose Irani…Shume Keq...prape luft..

    Sapo u publiku qe eshte vra edhe Amasadori Egjiptian ne Bagdad dhe ne deklaraten e Al-Kaedes thuhet: “Po shpallim se zbatuam vendimin e Allahut mbi perfaqesuesin e jobesimtareve! ”…Ç’musliman jane keta?...
    Ne konferencen e shtypit qe autoritetet dhane ne Londer ata folen shume qarte dhe distancuan veten nga cdo lloj komenti kunder myslimaneve, madje theksuan se keto grupe nuk kane lidhje me myslymanizmin e vertete, por jane thjesht terroriste qe duan te fshihen pas fese, por fytyra e tyre e vertete njihet dhe nuk ka lidhje me fene dhe myslymanizmin.

    A kishte ndonje shqiptar qe deshmoi keto shperthime? CNN kishte sjelle imazhe qe ishin regjistruar nga nje person me kameran e celularit. Ishte per t'u cuditur sa te qete qendronin njerezit ne mes te atij paniku. (Te pakten c'dukej, pasi imazhet ishin pa ze)

    Lutjet dhe mendimet me te thella jane me njerezit qe po kalojne keto momente kaq te veshtira.

    Po lexoj shkrimet e disave qe barazojne keto shperthime me luften ne Afganistan dhe Irak.
    O njerez, nuk vret amerikani dhe anglezi myslimanin, por i ka hapur deren, dhe jane pikerisht keta te ashtuquajtur "myslimane" qe hane dhe pine dhe te djegin shtepine.
    Pse ngaterroni fene me terrorizmin? Pse flisni kot per "femije 10-vjec" nderkohe qe keta "femije" rriten me nje qellim, te beher therror te terrorizmit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Manulaki : 07-07-2005 më 12:34
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  9. #39
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Po jap edhe komentin tim.

    Duke shfletuar shume sajte te huaja duke filluar nga BBC, CNN, Reuters, EuroNews dhe shume tjera hasim ne nje laramani shifrash sa i perket viktimave dhe dmth gjendja eshte kritike sepse numri i te vdekureve sa vine e shtohet...

    Kjo eshte nje goditje e forte per Angline dhe gjithe Evropen, por sot ne lajme ndegjova se organizata qe paska mare persiper keto sulme i paska paralajmeruar Danimarken dhe Italine se jane te radhes...

    Rezyme:
    New York...Stamboll...Madrid...London...tash edhe ne Danimarke dhe Itali dmth jane ne shenjester vendet qe kane perkrahur haptas luften ne Afganistan dhe Irak....

    Edhe dicka qe verej eshte edhe ajo se tema po devijon shume, dmth kemi gjetur rastin te kapemi per dicka dhe te sulmojme atje ku nuk na takon, disa mire kishin cituar se duhet te leme anen tjeter te Botes dhe te perqendrohemi ne viktimat dhe dhimbjet se nje dite edhe ne mund te kemi fatin e tille, ku i dihet kesaj bote qe dita dites po del jashta shinave...

    Per Xenin:
    Ajo per Sirine dhe Iranin qe do sulmohen eshte fatk i gjalle...dhe me vjen shume keq qe bien disa "njerez" te pashpirte dhe marin ne qafe popuj te tere...

    PS:
    Valle dhe Shqiperia publikisht ka perkrah USA-n, do gjejme edhe ne nje fat te tille?

    Zoti i qofte me ne.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 07-07-2005 më 12:41
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #40
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Four London Blasts Kill 40, Injure 350

    Lajm para 23 minutave....

    LONDON - Four blasts rocked the London subway and tore open a packed double-decker bus during the morning rush hour Thursday, sending bloodied victims fleeing in the worst attack on London since World War II. At least 40 people were killed, U.S. officials said, and more than 360 wounded in the terror attacks. A clearly shaken Prime Minister Tony Blair called the attacks "barbaric" and said they were designed to coincide with the G-8 summit opening in Gleneagles, Scotland.

    Yahoo News
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 4 prej 23 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shqipëria dërgon si dipllomat në Londër një zooteknik
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 07:57
  2. Bombat në Londër, identifikohet autori
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 17:34
  3. Londër, shqiptarët bashkë në fushat e futbollit
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2005, 05:19
  4. Mbretëria shqiptare e seksit në Londër
    Nga Shijaksi-London në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •