Terroristët nuk do të kenë sukses, porosisin liderët e vendeve më të zhvilluara në botë Aktuale
Krerët e vendeve më të zhvilluara, të mbledhur në samitin e G8-shes në Skoci, përmes një deklarate të shkurtër të përbashkët kanë dënuar fuqimisht sulmet terroriste që ndodhën sot në Londër. Në deklaratën e paraqitur nga mikpritësi i samitit, kryeministri Toni Bler, theksohet vendosmëria e kreut të Grupit G8 në luftën kundër terrorizmit. "Terroristët nuk do të kenë sukses”, thuhet në deklaratë.
Sulmet sikur ky në Londër nuk do të dobësojnë vendosmërinë e shteteve të Grupit G8 që të ndjekin vlerat e thella shoqërore, thuhet në deklaratë. Prijësit e Shteteve të Bashkuara , Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës Italisë, Kanadasë, Japonisë dhe Rusisë vazhdojnë samitin, përkundër tronditjes nga sulmet në Londër.
Krijoni Kontakt