Lexoni premtimet e qeverise se ardhshme...sa e majte kjo e djathta shqiptare?
Lexoni premtimet e qeverise se ardhshme...sa e majte kjo e djathta shqiptare?
Nga Rajmond BELO
Duhet tė ndėrmarrėsh masa pėr tė ndaluar njė arratisje tė mundshme tė ministrave dhe zyrtarėve tė korruptuar, tė cilėt, me sa jemi tė informuar, kanė prenotuar bileta turistike dhe po bėhen gati tė ikin. Ėshtė kjo pėrmbajtja e njė ankese qė po pėrgatitet tė dalė nga selia e Partisė Demokratike nė adresė tė kreut tė shtetit, Presidentit Alfred Moisiu. Sipas burimeve tona konfidenciale mėsohet se, tė ndodhur pėrballė faktit tė pamohueshėm tė arratisjes sė ministrave tė akuzuar pėr korrupsion galopant, dhe frikės sė tyre nga humbja e pushtetit, segmentet pėrgjegjėse tė PD-sė kanė gati njė apel drejtuar Presidentit tė Republikės, tė cilit i bėjnė me dije tė urdhėrojw marrjen e masave mbikqyrėse nė gjithė sistemin portual, aeroportual dhe atė doganor tokėsor, nė mėnyrė qė tė ndalet njė ikje e paralajmėruar e zyrtarėve tė lartė tė pushtetit socialist.Njė konkluzion i tillė, sikurse kanė pohuar pėr gazetėn SOT burime nga selia blu, ka ardhur pasi nėpėr agjencitė turistike tė kryeqytetit dhe Durrėsit ėshtė konstatuar prania e prenotimit tė biletave pikėrisht nga ata ministra tė akuzuar hapur prej lidershipit demokrat si tė pėrfshirė nė afera korruptive skandaloze. Ne kemi tė dhėna tė verifikuara se mamuthėt e abuzimit e tė korrupsionit janė nė prag tė largimit nga Shqipėria sapo tė mbledhin mendjen se partia e tyre do tė jetė nė opozitė. Nuk po pėrmendim emra konkret, pasi ende jemi duke survejuar lėvizjet e tyre, por po ju garantojmė se po pėrgatitet arratisja e madhe. Duke qenė se ne ende nuk kemi marrė tė drejtėn e pushtetit, qė do tė thotė se nuk mund tė ndikojmė nė ndalimin e tyre, i jemi drejtuar presidentit tė ushtrojė detyrėn e tij kushtetuese dhe tė mos lejojw braktisjen e detyrės nga zyrtarėt e lartė, pėr hatėr tė pushimeve. Kėshtu janė shprehur kompetentėt e PD-sė, duke denoncuar tė dytin aksion qė kanė projektuar tė ndėrmarrin pėrfaqėsuesit qeverisės tė mazhorancės socialiste, pas atij tė asgjwsimit tė dokumentave kompromentuese nė zyrat e hipotekave. Mirėpo, a do ti pėrgjigjet me veprime konkrete presidenca kėtij apeli? Sepse nė kėtė hamulli postzgjedhore, nė tė cilėn ndodhet vendi, institucioni i presidentit ka nė dorė tė lėvizė Shėrbimin Informativ Shtetėror (SHISH), Forcat e Mbrojtjes dhe struktura tė tjera kompetente, nė mėnyrė qė tė arrij tė mbushė boshllėkun qeverisės qė ka krijuar zhdukja misterioze e kryeministrit Fatos Nano me kabinetin e tij.
Krijoni Kontakt