-
FoxVos
Retrospektive
A i duhet me ketij Populli Sali Berisha?
--------------------------------------------------------------------------------
Ishte viti 1990-91 dhe PPSh ishte deskretituar totalisht me te tera.
E mbytur ne Borxhe tek KINa e Rusia , tek Jugosllavia e Cekosllovakia, tek Rumunet e Italianet, tek Francezet e vende tjera europiane, Shqiperia ishte ndryshkur kudo e nuk i kishte ngelur me asnji pik yndyre.
Qe ne vitet 1975 e lart megjith ndihmat kolosale qe kishte marre nga Kina e Mao Cedunit Shqiperia kishte marre rrokullimen teposhte.
Per te parandaluar ndonji revolte te brendeshme PPSH shpiku "KOSOVEN".
Me urdher nga Enveri u mobilizuan Ramizet e Komitetit Qendror e me urdher te Ramizve te KQ u mobilizuan gjith Ramizo-Kadarete e Agoll-Ajet Haxhite e Mic Sokolat e Shot Galicat e Gjith institucioneve diplomatike e Shkencore-Pikturore-Historike-Folklorike, Teatrore-Televizore-Radio Heroizma te Popullit ton ne Shekuj e Galeri Artesh e Akademi e Konferenca e dreq e bir me Kriju Precedentin "KOSOVA".
Ku ishte qellimi?
Duke eksportuar urgjentisht ne Kosove e ne diasporen Kosovare me te gjitha mjetet e format nje lloj Enverizmi me Cifteli e pushk e Flamur u spostua vemendja e Shqiptareve nga dyqanet bosh ne nje Ceshtje "te pazgjidhur" (ceshtja e Kosoves) e te cilen do e zgjidhte Enverizmi sepse e kish qar me Lot ceshtjet e brendeshme ne Shqiperi.
Cfar u arrit me kte?
Meqense Kosova e cila i kish pas ca dit te qeta nen Tito-Kardelat e Fadil Hoxhat kish arritur disa gjera qe Shqiptari i Shqiperise vec i enderronte athere Enverizmi i eksportuar arriti tu a fus ujin nen Rrogoz Kosoves e te dalin ato te Ashtu quajtura "demonstrata te 81-ishit".
Enver-Ramizi me kte siguronte Qetsine e brendeshme pra i thoshte Popullit se..ja ju ketu keni Rrogza e Gjize e Flamur me Shqiponj e buk dyzece sa te doni e rrini urt se "Vllezrit Tone atje po vriten nga Tanket Serbe".
Me kte Prall Enver Ramizi e shtyu nja 10 vjet Sundimin ne Shqiperi e nja 10 vite tjera u zvarris por erdh nje dit qe mu-ti me Sh-urr nuk lahet e as mbulohet.
Rob te kesaj ksaj propogande per gjoja "keq ardhjen" qe gjoja i vjen PPSH-se per Kosoven u bene mijra njerez e mes tyre dhe Peshku Sali Berisha, Malsori i Tropojes e kardiologu i Shquar e i Preferuar ne Pacientat e Zemres ne radhet e Nomenklatures.
Erdh nje dit qe PPSh nuk mund ta fshihte se cdo fabrik e uzin e saje ishte ndryshkur me themel se asaj nuk i funksiononte me Shteti.
Erdh koha kur ne Radhat per gjiz e Speca dolen jo vetem jevgjit e puntoro-Proletaret e Uzinave Traktori te Pilo Peristerit e Pal Miskes te cilet kishin 40 vjet neper radha por dhe grat e Operativave e bijat e drejtoreve.
E radhat qe dikur ishin ushqim per Sigurimin ku ata zbulonin te "pakenaqurit" me Regjimin tani nuk mund te sherbenin me si vreshta ku vilej RRUSh Informativ me mbush dosje-Koshat ministria e Kadri Hazbi Terbaciotve..
Filluan te "llapin " te gjithe.
Filloj me llap Shkodra e Lapraka, Durresi e Korca e deri sa dhe vet Vlora nuk po ja varte me PPSH-se por ju kthyen RTM-se.
Me te ashtu quajturen "shpartallimin e Poliagjentit Mehmet Shehu " PPSh e Enver Ramizit mundi te mbaje rregullin e Sundimin dhe nja 3-4 vjet por nuk mund ti shkonte 10-15 vjet sikurse e zgjati sundimin kur shpiku "Kosoven".
PPSh e la Kosoven nen tanket Serbe e i gjeti si zgjidhje qe ca katundar rrushbullsa e ca fuksa Tirane me nakatos ca pun me ca katundar drenice ku i mesoj se ..ja tani ju gjeni do pushk e mundohuni vet me cliru Kosoven se ne si PPSh e bem tonen..Zoti ju ndihmofte.."
Veza i kish ardh te b-itha Ramiz Enverit (dikur ishim ENVER-RAMIZ por mbas 1980-85 kemi Ramiz-Enver) dhe sdinte nga tja mbante.
Kina e Ten hsiapinit nuk i dha me "qofte ke daja" e Ramizi filloj tak me sy tak me qepalle me Shtrausa e me Gorbacova..
U hapen fijet e vjetra te agjentures kur Enveri mbas Prishjes me Ruset kish vendos kontaktet me CIA-n dhe Greqine.
Vijne Greket dhe tatojne pulsin. Ramizi u nxjerr para Tos Nanon si bir i denj i Partise dhe Lider i ardhshem.
Perendimi kerkon Pluralizem.
Ramizi fillon ben gati Pluralizmin Palo-Misko-Lenka Cuko-jan e Sotir Kocollaro-e Graro-RINI-Pionero-profesionalo-Kico Blushian si dhe ne rezerv mban Pluralizmin Neritano-Tos-Pashko-Ruljan dhe Yll Popo-Berishian.
Plasi ne "Kucove"...Ne Universitet..ca bandilla tip Blenda i mbyllin studentet Torollake brenda e Kerkojne PARTI.
Bejne Parti te re kėlishet e Nomenklatures.
Fillon Pluralizmi.
Behen pergatitjet per zgjedhjet e para Pluraliste.
PD e Studento-profesorave te indoktrinuar te tipit Berisho-Azemo-malsore e te Fukso spiunve te tipit Neritano-Pashko rulsa perBalle me PPSH-ne e Ramiz Fatos-Ruco-Agollave.
PD ka vetem nje RD dhe ca bicim zyrash ne Tiran Durres e Korce dhe ato 50% me fuksa kurse PPSH ka tere administraten...tere zyrat e gjendjes civile..tere policite e godinat madheshtore te Komiteteve te Partise, Hetuesive, Prokurorive e sorrollop..
Ndeshet pra Tigri me lepurin.
ZP shkon der me dere e fshat me fshat ku tere terbaciotet e PPSH nga Kopliku i Shkodres e deri ne Vrisera te Kakardhise shtrengojne radhet kurse e mjera Rd mezi lexohet ne Tirane e deri diku ne Durres se ne Shkoder mezi shkonte por dhe ne shkonte Shkodranet mendjemdhej i din vet punet ma mir se te tan..
Katundet nuk guxonin te lexonin RD.
Ne kto kushte qe benin MUUUUUU se ishin te pa barabarta pranon PD te hyje ne Votime.
Dhe ndodh nje PARADOKS i cili eshte dhe shkaku i tragjedise qe po vazhdon..
Ne vendin me te varfer euro-aziatik sic ishte Shqiperia...ne vendin ku terrori Stalinist kish vrare njerez atdhetare qe nga Libohova e ne Progonat ..qe nga Hekali ne Dukat e tragjas ..qe nga Luma e ne Iball te Pukes qe nga Oroshi e deri ne Vermosh qe nga Bilishti e deri ne Butke te Kolonjes qe nga Divjaka e deri ne Lunxheri.. ne vendin ku kish bere kerdine talloni e Zhurmuesi, Burgu e Internimi, tifoja e kolera (qe i mbanin sekret kur binin) ..ne vendin me vdekshmeri foshnjore me te larte ne Euro-Ballkan (edhe kte e mbanin sekret) ..ne vendin ku sipas Hekuran Isait ne nje mbledhje me kuadro te Ministri-Polici-Sigurimit ne vitet 1980-85 mbanim rekordin ne Europ e bile ne Bote per krime ne minut e per krime per frym popullsie) ne vend te fitonte partia e re qe hapi Pluralizmin pra PD shkon e fiton e legalizon fitoren PPSH..ajo ku-rva e vjeter terroriste qe kish lar duart e thonjte me gjak..
Ishte urdheri nga LARt fare (USA-EUROPA) qe PPSh te mos e zgjaste shume dhe Tos Nano e dorzon Pushtetin tek SALI BERISHA.
Saliu e mbajti ca kohe jo keq..por pushteti i tije nuk u be nje Grusht ndaj tentativave per Ri-Marrje te Pushtetit nga PPSH.
Ai kapitulloi para Bandave te PS-se te instruktuara nga agjentet e KGB e CIA-ese dhe bravo u qofte..perendimi na ri-solli ne Pushtet PPSH-ne perseri.
Ishte rastesi kjo?
Jo..
Pak retrospektive..
Ne vitet e para mbas Clirimit (dikund nga 1945-46) nje delegacion i Komunisteve italiane ben nje vizit ne Shqiperi.
Mbasi pan e kuptuan dicka nga cpo ndodhte ne Shqiperi njeri prej atyre kur u pyet nga gazetaret e ZP per pershtypjet ne vendin tone tha...
"un dizorganizacione ben organizata "
Kush di italisht te me korigjoje..
Por Italia 1945-1990 nuk ishte e Komunistave por e Borgjezeve Demo-Kristiane..
Po pse vetem dizorganizim kishte Shqiperia prej 1945 e deri me 1980-90?
Jo..Plot ishin burgjet me Kardinal KOLIQA e PADER MESHKALLA..
Valle u ndje Shteti Italian ndoj here?
Kurre.
Pse valle a nuk ishte per tu protestuar nga Shteti aq i mir informuar Italian qe pse Enveri mbante ne Burgje qindra prifta Katolike?
Italia deri per arinjte Panda kish treguar interes ne Malet e Kines e deri per Guret e Kultures Macu Pic-ku te Peruse..kish cuar gazetar e diplomate e pse mbante heshtje varri 40 vjecare a thua se 70 kilometra nga Otranto nuk ekzistonte asgje matan Adriatikut..
Diku Enveri u kishte Sherbyer Perendimit.
Ku valle?
Po ja Ai e mbajti Shqiperine "kala te kuqe" buz adriatikut por nje kala me pras e domate e rrush qe Sklleverit Shqiptare i mbillnin dhe korrnin per tja cuar me Pamporr qe ti hani Breashkamanet..
Pra..ckini me mua u ka thene Enveri..me lini te qete te sundoj ne kte mikro-Ciflig.. Domate rrush e Krom ju conj sa te doni.. Baza Sovietike nuku kam ketu..ja flas nga njihere Kinezce ne Radio Tirana po ju mo u merzisni se humor benj..
Italia u mjaftua me kte Sherbim dhe se ky sherbim qe Enveri u beri Perendimit u kushtoj Shqiptareve 40 vjet "mbrapa Bote" aq u ben Perendimoreve..
Pse Italia aq kollaj i pranoj EKSODISTET e AMBASADAVE e PAMPORRAVE?
Humanizem apo kthim Borxhi ishte kjo?
Une mendoj se Italia e Mafiozit Andreotti (sot e Prodit e Berluskonit) i beri Ramiz-Enverit nje Sherbim..
Bjeri ketu ata skllever sa ta hedhesh lumin..kjo ka qene besoj thelbi i relacioneve PPSH-ITALI.
Saliu u rrezua nga ca hajduter qe asnji regjim ne Bote nuk do pranonte te rrezohej.
Mire qe u rrezua por pse hyri ne Votimet e mbas Revolucionit te Vonuar?
A nuk dukej qarte se Dhuna revolucionare e Revolucionit Skelaro-qosisto-Zabit-Brok-Ruco-Neritan Klosian do vazhdonte dhe ne kutite e Votimit ne 97-98?
Dukej si drita e Diellit.
A nuk ishte me mire qe PS-se ti lihej Pushteti i marre me dhune pa ja u a ligjeruar me Votime fallco?
Patjeter nje politikan i mesem aq do e kish kuptuar.
Ai, Saliu duhej tu kish thene..Mbajeni o Dhunues Pushtetin sic e mbajtet 50 vjet...Ne PD e rrezuar me Dhune nuk hyjme ne Votime qe tju a legalizojme dhe me Shkresa ne Bruksel kte palo-Pushtet..
Ai hyri dhe humbi..
Nje nga fallcifikatoret e atyre Votimeve ishte Fatos Klosi i Mallakastres se eger..
Pikerisht per kontri-***** ne ato Votime ai (Tos Klosi) nga shef ne KQZ u be Shef i SHIKUT..ose i Sigurimit te ri-ardhur ne Pushtet..
Po ai Tos Klos se bashku me Neritan Ceken (ish lider i PD-se se Sali Berishes) se bashku me Keno Gjinushin ( te cilin Saliu e beri me zor deputet ne Peqin) etj pisa te ndyre ja vrasin Azem Hajdarin mu nen penxhere te Zyres se Saliut.
Vrasesit ishin klysh spiunesh te katundeve kufitare te Tropojes..nga ata qe ruanin familjarisht jo kufirin nga Armiku SHKJA por se mos ndoj Tiranc i afrohej kufirit dhe e spiunonin tek Terbaciotet e Deges brendeshme..
Si nuk i paralizoi Saliu te pakten spiunat tropojane qe livadhisnin Tiranes?
Vijne Votimet e tjera..
Nje far Celibashi ne KQZ.
Saliu bertet andej kendej..neper mitingje..dhe mbasi shikon se plot ishin sheshet me Brohorites i thot PS-se ..bujrum jam gati per Votim..hyn ne Votim dhe HUMB perseri..ose me letra del i humbur..
A o Celibash o maskara ti i ke fajet se ke bere mashtrime..bertet Saliu mbas Votimeve..
Po mir mo Sali nuk e dije ti se Votimi nuk mbaron ne Miting sepse Karta kanta thot Latini?
Nuk e dije ti Sali se Votim do te thot Numerim e ky Numerim kerkon dhe firm e Vul?
Po nuk e dije ti o Sali se Firm e Vul ti paska ne dor Celibash Klosi?
I dije i dije shum mire kto gjera sepse kte radh nuk ishe ai kardiologu i Hysni kapos qe dije vec literaturen e Semundjeve kardiovaskulare te Bllokmeneve trashaluqo-Gush b-ythLopat e Birose...
Jo doktor..Kte radhe ishe nje ISH-PRESIDENT ..
Erdhen zgjedhje te tjera..
Perseri i ngjiret zeri ne mitingje nga Roskoveci deri ne Bilisht e perseri nuk kujtohet se ne krye te KQZ jan perseri Celibash Klosat..
Pra ai "harron" perseri se mitingu ne Shesh te Beratit a Pukes nuk njihet si rezultat Votimi.. pra Votimi eshte ajo cop Leter te ciles i ve Vul e Firme ky m-ut e bir-mu-ti Celibashi i Klos- Nanove.. dhe se ajo Leter eshte qe e njeh Brukseli e Limpreht prodi e ajo leter jep ose jo pushtet..
Perseri humb sepse Votat e mijra e mijra fatkeqve i numeron e i ve vul si Po ose Jo po ata Celibashet..
Perseri hyn ne Votime..dhe perseri humb..
Vijne Votimet e Fundit..
Perseri shkon ne Mitingje dhe i mbush plot Sheshet..e perseri "harron" se Mitingu nuk eshte akti Final i nji procesi Zgjedhor..por se jane ata Celibashet e KQZ-ve..
Fillon e bertet nje muaj para..KQZ KQZ sduam 4 me 3 ...jo jo nuk e ham me at sapun thot per djath..tani do ja mbledhim Celibashve..e duam 4 me 4 ose 5 me 5 ose 3 me 3..at KQZ-ne..
Mirpo jo vetem qe nuk e ben 3-me 3 a 4 me 4 at KQZ po as 4 me 3 e ne javen e fundit u vendos perfundimisht se KQZ do jete 5 socialist te thekur tip Klos Celibasha e 2 demo-kratas te pathekur fare..
Pra dhe me 2003 Berisha e con popullin te Votoje ne Kutite ku numerimin e Firmen e vulen do i vendose nje KQZ me 5 bandite socialiste me Armani e Benza e 2 demot nuk kan vec celsat e Selim myrtes..
Do e mbrojme Voten i bertiste Popullit neper Mitingje..dhe ne Votime hyn pa i par listat e duke pranuar KQZ -ne ne raportin 5 me 2.. pra 5 tigro-pantera te kuq Celibasho-kloso Subashe perball me 2 lepuj fushe demokkrato iste ..
Dhe behet Votimi dhe Fiton me penallti te dhena perseri nga i njejti Celibash po ajo Parti..PS e Nano Edvinit.
Cfar eshte kjo???
kjo eshte tallje..
Saliun vertet nuk e do Nano e Qosja, Edvini e Gjinushi etj per hesapet e tyre.. por Populli demokratik..perse duhet ta doje SALI BERISHEN???
Po tallet Berisha apo nuk kupton se c'behet ne Shqiperi??
Ai duhet te iki sepse ka nje rregull bota ne Futboll..
Kur ekipi shkon ne fund te klasifikimit e del nga Liga e pare Qeveria e nje Klubi Sportiv merr masa..
1- Ndrron taktike..
2- Ndrron trainer..
3 - Ndrron lojtaret..
Ne rastin tone ..kemi ekipin-PD (lVotuesit ose lojtaret pra) ... kemi trainerin Sali ..kemi menyren e Votimit si taktike..
Votimi eshte votim ..dhe pa Votim ska form tjeter te levizjes se pushtetit.. pra TAKTIKA nuk ndryshon..
Lojtaret..pra populli jan po ata..pra ska si ndrrohet populli..
Mbetet Trajneri i Ekipit te ndryshoje...pik..
Pra Saliu nuk ka me ftyre te rrije ne krye te PD-se..
Pushtetin ja morren.. Azemij ja vrane.. Votimet ja fitojne.. Gratacielat, Trojet, Butiket, Vilat, Benzat i kane po ata Socialistet..
Pra kujt i duhet ky rryp ?
PD -se i duhet nje TRIM qe nuk i lpin mullaqet ambasadoreve te huaj... nje i mencur qe nuk shkon ne votime si pi..i ne dasem.. nje Human qe del nga zyrat e shkon njiher ne vit e i shef ato mijra familje qe detyrohen te pijne fotoksine..e qe i japin Voten kti Doktorri te pa shpirt e magar me te cilin tallen gangot e Tiranes e Tepelenes..
Saliu u kujdes per ELITEN.. pra krijoi nje elit biznesmenesh qe sot i sherbejne NANOS..
Saliu beri cifligare me tok te tjetrit Fshataret qe voten ja dhan PPSH-se..
Saliu i la pa buk e banese mijra e mijra fatkeqe qe ja dhan Voten me shpirt..
Le te mendoj per Sali Berishen Kurt Kola e Marsel Skendo.. gjinushi e Lush Perpali..Koc Kokdhima e Altin Arapi.. e Resulet e Nanos e Frrokat e Lesit e Pollot e Tritanet e Pashko Rulat..
Ai per ata Punoi...
Populli i mjere nuk mund te prese me asgje nga Sali Berisha..
POPULLI Shqiptar tashme eshte ndare me dysh..ne Popull Socialisto-specialisto miliarder e ne Popull fukara Fotoksin dh-jer..
Soc-spec- Milioneret e kane liderin e Tyre..ata kane jo nje lider por nje batalion me lidera...qe nga Nano e M-uto-Meta e Zabit-Dokle Gjinushi e deri tek Mejdan Edushi..
Po kta fukarenjte ke kane???
ASNJI..realisht..
A mos eshte valle me mire qe as me Letra te mos figurojne se Fukarejt ne Shqiperi kan ndoj Parti e Lider??
Te pakten ndoshta BRUKSEL-LONDER -Vashingtoni i sjell ndonji Borxh..
Jetim qe jetima le ti marri dikush per dore..se sa te figurojne se kan nje Sali me 7 tituj Shkencor e qe e rreh nje far m-ut celibashi..sa her i teket.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt