Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Boshllëk i pafundtë

    "Kam frike" me thoshte
    se nuk jam une
    dikush tjeter fshihet brenda meje
    dhe here pas here e nxjerr koken e skrupullt
    Qeshja me lote ne sy, kur e degjoja
    isha i vogel nuk dija shume gjera
    une isha bota, bota ishte une
    parajsa ishte djathtas dhe ferri majtas
    kurse Zoti, gjithmone siper
    Cdo gje ishte e thjeshte
    gajasja zevendesonte gajasjen
    qefi qefin, loja lojen
    cdo gje ishte e bukur
    Pastaj, pastaj filloi nata
    filloi lufta per te gjetur shpirtin
    te gjithe thonin se kam shpirt
    po une askund nuk e shikoja
    "Kerkoje, kerkoje se do e gjesh"
    me inkurajonin te gjithe
    dhe une i shkreti u perpiqja
    me kishin genjyer rende
    Keshtu i genjyer u futa ne erresire
    oh sa shume po me sulmonin
    me sulmonin dhe nuk me linin te qete
    nje thes i madh me iluzione
    Po une si gjithmone tip luftarak, vazhdoja perpara
    caja erresiren per te kaluar ne erresiren tjeter
    dhe therrisja "shpirt ku je"
    po asgje
    Nete pa gjum zevendesonin ditet pa jete
    Diellin nuk e linin rete te dukej
    kurse Hena, si gjithmone
    u mundonte te cante erresiren por asnjeher nuk i'a dilte
    C'dhimbje, gjithe kjo drite
    drite shperthyese
    drite e pamundur
    te shuaj erresiren
    Sa kohe u be qe nuk te kam pare
    sa kohe u be qe po te pres
    sa kohe u be qe po mendoj
    per ty shpirtin tim qe harxhoj cdo mendim
    Te lutem eja edhe shfaqu
    mos me ler vetem
    nuk mundem me
    me lodhi ky boshlleku pa mbarim
    Futem ne thellesirat me te medhaja te mija
    kerkoj, perpiqem pastaj kerkoj dhe perpiqem perseri
    po ajo erresira duket e pamposhtur
    pastaj vjen fundi, vec boshllek
    As etje, as uri, as ftohte, as nxehte
    nete pa gjume, dite pe jete
    erresira dhe boshlleku jane bashkuar bashke
    po bejne seks
    Ashtu duke u perqafuar dhe duke u levitur kane krijuar nje univers te ri
    boshlleku mbi erresiren, erresira mbi boshllekun
    diku aty ne mes do jet ngatruar edhe shpirti im
    jam ende duke e kerkuar, ne boshllekun e pafundte

  2. #2
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    erresira dhe boshlleku jane bashkuar bashke
    po bejne seks
    Ashtu duke u perqafuar dhe duke u levitur kane krijuar nje univers te ri
    boshlleku mbi erresiren, erresira mbi boshllekun
    diku aty ne mes do jet ngatruar edhe shpirti im
    jam ende duke e kerkuar, ne boshllekun e pafundte



    me pelqeu...
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  3. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    PA SHPIRT


    Me vrull morra edhe une rrugen e tatepjetλ
    me shpaten prej druri u hodha matan
    doja edhe une te luftoja per kete jetλ
    me front gjarperinjte dhe diajte qe vec helm kanλ

    Gjysem i vrare vashdova te luftojλ
    aleancen e xindeve dhe magjistarλve
    ne Ferr te gjithe doja ti dergojλ
    ata qe Ferrin mbollen, mes λndλrimtarλve

    Me vrane qenat me vrane, shpirtin ma hoqλn
    qelbesine e ligeshtise ma hodhen ne sahan
    me marifetet e tyre zemren ma poqλn
    mi bene pershesh dhe per ti ngrene mi dhan

    Pastaj ne nje ane te erresires me hodhλn
    "vashdo jeto" me thane, megjithese gjysmak isha
    gjithe njerezit qe doja avash-avash mi vodhλn
    me morren edhe shpresen, te vetmen gje qe kisha

    Foshnje dhembegjakosura me versulin ne cdo cep
    nje cope prej meje te shkulin cdo herλ
    ta lyejne me kripe dhe ta hedhin ne ndonje hendek
    hendek akrepash qe zjarr te helmosur nxjerrλ

    Pastaj me goditen atje ku se prisja
    mbi trupin tim hodhen rrufe dhe shkreptimλ
    "cohu i ngordhur" kurse une po vdisja
    per tu mbajtur me drejtuan nje qefinλ

    Me syte e tyre levizen male
    me fjalet e tyre me versulen edhe Iblisin
    akoma edhe rrufene ma hodhen ne hale
    qellimi tyre, qe te me vdisnin

    Dhe une i pashpirt ja tek qendroj
    shikim te skrupull hedh gjithandej
    zgjidhje nuk pres as qe e enderoj
    e vetmja gje qe mundem, pa fund t'i urrej!

  4. #4
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    dhoma vrasese:

    Muri, muri,
    muri dhe muri
    kater muret dhe pasqyra
    me iku nuri,
    me iku fytyra
    asaj dhomes kur i hyra.
    Karrige magnetike
    u ula dhe nuk u cova
    ne tavolinen skeptike
    dite, muaj, vite kalova.
    Te shkretet libera
    c'i punova
    i lexoja, i lexoja
    pastaj i grisa dhe i dhunova.
    Asgje nuk me thoshte asgje
    as librat, as gazetat, as televizori
    pas enderave tru u mundova te ve
    u bera vet nxenesi, vet profesori.
    Pasqyra
    ju lutem ma hiqni sysh
    me iku nuri, me iku fytyra
    siper saj rash krysh.
    Ah pasqyre e poshter
    mi lodhe syte
    mi vrave enderat moster
    me tregove cfare fshinin syte.

    Pastaj vendosa te dale
    te gjithe habiteshin
    nje dore dhe nje dosje qe levizte
    te gjithe cuditeshin.
    Nje laps fluturonte
    me balonen,
    xhepin tim
    as shkruante as pikturonte
    thjesht fluturonte
    ne hulumtim.
    Ajri u ndot
    gjethet rane
    trupi u lodh
    koka dhembi.
    Doren me dosjen diku pane
    tek kthehej me nxitim
    lapsi e gjimonte si hajvan
    per te gjetur nje strehim.

    Hapa deren, perballe pasqyra
    me iku nuri, me iku fytyra!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •