Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9

Tema: Gj

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Gj

    Ajo tani eshte nje ishull fjalesh, rrethuar e lagur nga dyshimi, ndersa une gjithmone e me shume kam deshire te humbas oret e mija me te.
    Ne fakt ato s'jane ore.
    Ato jane monologje, qe deklamoj ne prezencen e saj, ndersa ajo thjeshte qendron aty, si nje dekor i vjeter, aspak i pershtatshem per pjesen time.
    Syte i ka te bardhe, ndersa erresira e hutimit tim rrudhet nga veshtrimi i saj.
    Sa shume peremra ka ne jeten time, dhe aspak lidheza.
    Do te me pelqente ti vija nje emer ASAJ.
    Percartjet jane bere si stacione autobuzesh.
    Te qellon te takosh aty gjithkend, e disa here edhe te dremisesh, por kjo e fundit ndodh vetem atehere kur nuk ke gje per te thene.
    Do te ishte shume me e thjeshte kjo bote sikur gjithcka te reduktohej ne nje ishull fjalesh, dhe ne nje percartje te mbushur me peremra.
    Gjysem bote.
    Nje gjysem bote do te me mjaftoje, se paku per te mbeshtetur koken.
    Ajo hesht.
    Pastaj degjohet zeri i saj si krisja e levores se vezes.
    Tregon gjera pa lidhje, qe kane ndodhur ne vende te huaja, ne kohera te rrjedhura, e qe kane te bejne me njerez te panjohur, me nje fjale, nje tjeter bote, nje tjeter gjysem.
    Ajo eshte nje ishull fjalesh, rrethuar e lagur nga malli ndersa une nje robinso kruzo ne kete gjysem bote qe sme mjafton te mbeshtes as koken.
    Po me mbysin peremrat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 23-02-2005 mė 18:44

  2. #2
    e kesthe Maska e xhulia
    Anėtarėsuar
    30-10-2002
    Vendndodhja
    mbi nje dallge...
    Postime
    194
    Hmmmmmmmmmmmm.....me pelqeu,
    Ja gjete emrin ASAJ???
    Gjysma e gjerave qe them nuk ka kuptim, por ti them, qe gjysma tjeter te te arrije...
    K.G

  3. #3
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    ajo eshte gjysma e plote. e imja. e jotja?
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Nuk ka me keq se vdekja e "muzes". Fatkeqsisht cdo njeri e ka ne dore muzen e tij (ngjall, vret, rilind) ... eshte shume zakonisht te kerkosh nga njerzit manipulimin e dickaje kaq te madhe.

    Shkrimi me lart me duket pak i ndikuar nga ai shkrimi i Zenel Zeqos.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    A sikur ta njihje ti zenel zeqon sa mire do te ishte.
    Eshte mik i ngushte i Faik Qyqes, dhe qe te dy gezojne respekt te madh per ty.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Shikoj burra qe qajne, e te tjere qe vetem qajne.
    Ne kete rruge paemer, ne kete qytet paemer, njerez paemer, shkelin ditet e tyre. Zbathur.
    Nuk ka me asgje te re, vec fundeve qe qetesisht shtrihen mbi vetet.
    Mjegullueshem.
    Perseriten kthimet dhe ditet e gjyshes sime ndersa ajo e ka te njejtin emer te vjeter.
    Te vjeter sa veten.
    Nje emer qe rritet cdo dite, cdo dite plaket bashke me vdekjen e saj.
    Ka dhe nje erresire qe nuk di te flere, por qe vec na pergjon kur ne shtrihemi mbi qepallat e mbyllura te drites.
    Ah sikur te mund te shikonte serish.
    Te zbuste egersirat e vetmise sime, te me bente femije.
    Magje.
    Ajo vetem ul perden e verberise se saj, e shaq si filma pa ze kujtimet.
    Flasin duart e saj.
    Flasin per kete rruge paemer, te ketij qyteti paemer, ku jetojne njerez paemer, e shkelin ditet e tyre.
    Degjojne burrat qe vdesin, e te tjere qe vetem vdesin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 05-03-2005 mė 20:25

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Kur

    Nje tjeter nga zenel zeqoja


    Kur nata mpikset
    e mendimet nudo te zena per dore
    ne nje rreth
    si ne nje aureol mbi koken e kohes
    kercejne vrrullin e frymes tende,
    Kur veshtrimet trumcezohen
    ne kete horizont te huaj
    te rrenqethur nga malli dhe largesite e pamata,
    Kur emrat shnderrohen ne currila qumeshti
    qe cajne erresiren e frikes sime
    ne kete bote perralle
    ku jeten smund ta jetoj vetem,
    Kur ngjyrat e duan aq shume njera tjetren
    sa e bardha dehet mbi konture shprese
    e vellot e nuserise skuqin gjurme vrapi,
    Kur gjithe erresira lakuriqe e botes te kerceje vec ne syte e tu
    e dita ime te mos jete as mall, as dhimbje e as shprese
    por nje ecejake e hutuar, pafundesisht perplasur me veten,
    atehere koken dua te ta mbeshtes mbi gju
    te fle ne ninullen e verber te frymarrjes tende
    deri ne zanafillen e thelbit tim burim thare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 08-03-2005 mė 18:33

  8. #8
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    cben keshtu more zenel
    per nje i qe ti harrove
    fjala ikur
    behet kur

    lilth
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Ti rend drejt vdekjes
    friken e zhvesh si nje enderr te keqe
    puthem me ikjen tende kur ti sje
    kaq gjate puthemi.......
    une shterrur jam nga malli per ty.

    ti rend drejt vdekjes
    e bukur si rinia e fjaleve te mija.
    qe kaq shume flasin me heshtjen e tyre
    si ky shi memec vjeshte.
    sajesa te trembura egersirat e perrallave te tua
    kane frike te dalin ne rrugen e lagur.

    te djegura nga malli per ty
    jane castet e harrimit.
    si negativet e fotove
    qe digjen nga drita e diellit.
    dhe historite e tua modeste
    skan deshire te dalin ne faqet e gazetave.

    Ti rend drejt vdekjes
    friken zhvesh si nje enderr te keqe
    fryma jote e fundit
    vesh me avull syte e mij
    gjumi yt me perkedhel
    tek shikoj enderra me delfine

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •