Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542

    Conservative Party: Survey on Immigration

    Keta me duket se kane nder mend ta permiresojne kete sistem monstruoz qe terheq doktora e i kthen ne shofera (taksish). Jepni mendimin tuaj

    http://cp.parl.gc.ca/survey/index.asp?

  2. #2
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    Keta me duket se kane nder mend ta permiresojne kete sistem monstruoz qe terheq doktora e i kthen ne shofera (taksish). Jepni mendimin tuaj

    http://cp.parl.gc.ca/survey/index.asp?
    Nuk eshta faji i Kanadase per kete fat tonin Qafir por niveli teoriko-praktik i universiteteve tona.
    Vertete diplomohesh ne Shqiperi por sa perputhet programi qe kemi bere ne me programet perendimore?
    Se ate diplome qe merr ne Shqiperi duhet t'a justifikosh ketu ne perendim dhe une personalisht Qafir kam verejtur se shkolla jone eshte shume e lodhshme teorikisht por praktikisht eshte nje zero me bisht (krahasuar me ketu).
    Ndryshojne shume e shume gjera te tjera pervec programit qe cdokush qe jeton per nje kohe ne perendim i veren me lehtesi.
    Prandaj duhet mprehur mendja dhe holluar truri qe te mbrohet diploma dhe aty ku jeton ose perndryshe kenaqu me statusin qe ke.

  3. #3
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Qazim RUDI
    Prandaj duhet mprehur mendja dhe holluar truri qe te mbrohet diploma dhe aty ku jeton ose perndryshe kenaqu me statusin qe ke.
    Une jom ne rregull or daj. Por keta qypat e tjere qe vijne hone prej Azis e Shqipnis....po te mbledhesh gjithe demin qe u shkaktohet atyre prej mosnjohjes te kredencialeve shkon rredh $1 miliard ne vit. THIS IS HIGHWAY ROBBERY!!

    Perndryshe, le t'u thone kanadazeve boni i cik me shume seks e mos e rruni shume sa kushto femija...e te mos sjellin mo rob te kafte e te verdhe.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    Citim Postuar mė parė nga Qazim RUDI
    Nuk eshta faji i Kanadase per kete fat tonin Qafir por niveli teoriko-praktik i universiteteve tona.
    Vertete diplomohesh ne Shqiperi por sa perputhet programi qe kemi bere ne me programet perendimore?
    Se ate diplome qe merr ne Shqiperi duhet t'a justifikosh ketu ne perendim dhe une personalisht Qafir kam verejtur se shkolla jone eshte shume e lodhshme teorikisht por praktikisht eshte nje zero me bisht (krahasuar me ketu).
    Ndryshojne shume e shume gjera te tjera pervec programit qe cdokush qe jeton per nje kohe ne perendim i veren me lehtesi.
    Prandaj duhet mprehur mendja dhe holluar truri qe te mbrohet diploma dhe aty ku jeton ose perndryshe kenaqu me statusin qe ke.
    O Qazim ti si ke ardhur ne Kanada ? A e ke ardhur me dokumenta te rregullta apo jo ?

    Te gjithe ata qe kane ardhur me dokumenta te rregullta ( permanent resident ) i dine mire kushtet qe ka vene Emigracioni Kanadez neper intervista. Nje nga keto kushte eshte qe aplikuesi duhet te jete me shkolle te larte dhe sipas profesionit qe zoterojne behet dhe fitimi i pikeve. Nqs keta njerez qe jane me arsim te larte nuk gjejne dot pune ne Kanada , pse Emigracioni Kanadez i ve kushte te tilla ? Pse Aziatiket mund te vijne edhe pa ndonje arsim dhe per nje kohe shume me te shkurter sesa shqiptaret ? Cfare me shume kane aziatiket nga ne ? Apo se paguhen me $6-7 ora ?

    Per mendimin tim neve ne Kanada na mungon komuniteti qe te ngreje zerin dhe ne kete menyre shmangen edhe probleme qe mund te hasim ne te ardhmen.

  5. #5
    Newhost,

    Ne vitin 1996 dhe une plotesova te gjitha formularet dhe nenshkrova dhe kontraten per te shkuar ne Kanada.
    Mirepo aresye te tjera me detyruan qe te mos shkoj atje por te qendroj ne Evropen perendimore.
    Te shkrimi im i meparshem kam dashur te them se vertete ne jemi te diplomuar por diploma nuk eshte gjithcka.
    Une flas nga pervoja ime me mbarimin e Fakultetit te Ndertimit ne vitin 1988 dola ne pune dhe isha nga ana praktike nje zero (ndonese ne fakultet isha nje student mesatar).
    Kjo sepse te tille drejtim kishte shkolla jone e famshme qe i kushtonte shume rendesi ngarkeses se studenteve me teori te pafund,me marksizem e ushtarake e ku di une se cfare.
    Pra studenti shqiptar qe mbaronte nje fakultet nuk ishte i afte nga ana praktike te tregonte aftesite e tij profesionale sepse dhe kur benim praktike e benim ate formale.
    Ndersa ne sistemin perendimor ndryshon gjithcka sepse ne radhe te pare ndryshon sistemi dhe teknologjia as qe krahasohet me ate te perdorur ne Shqiperi e qe eshte ne perdorim dhe sot.Per kete shkrova se duhen mprehur mendja e holluar truri sepse eshte nje ndryshim shume i madh dhe i paimagjinueshem.
    Ajo qe duhet bere eshte homologimi i diplomes me ate vendase dhe me pas vazhdimi serish i fakultetit per te ecur me ritmin e kohes.
    Besoj se e ke ndjere se ketej koha ka tjeter permase me ate qe kemi lene ne vendin tone dhe per kete duhet nje pershtatje e shpejte ose mbetesh shume prapa.
    Ja p.sh. sa isha ne Shqiperi nuk pata kurre fatin te njoh dhe punoj me AutoCad ndersa ketu per nje periudhe te shkurter kohe arrita qe t'a njoh shume mire.
    Pastaj ajo qe permendimin tim eshte me e rendesishmja eshte fakti se ketu shkolla eshte e lidhur me tregun dhe i pershtatet atij dhe jo deshirave te njerit apo tjetrit politikan sic ndodh tek ne apo pranimeve ne universitete me para e per me keq blerjen e notave dhe te diplomave.Une njoh shume njerez qe nuk kane qene kurre ne fakultet e kane nje diplome te blere ne Shqiperi e per kete me vjen shume turp.
    Ne Shqiperi flitet per marreveshjen e Bolonjes e ne fakt vetem ne forme (per mendimin tim) sepse ne permbajtje nuk ka ndonje zhvillim te ri te pakten sic me tregojne te tjeret qe ndjekin sot nje fakultet atje.
    Me fal se ndoshta u zgjata shume por problemet e mesiperme nuk zgjidhen me protesta ne bllok (nje mentalitet allashqiptar) por me pershtatjen me sistemin perendimor ne menyre individuale.Sa i perket aziatikeve per sa i njoh une jane njerez qe njohin disiplinen e punes dhe jane kokeulur.
    Ndersa ne jemi mesuar te ngrihemi vone,te dalim ne kafe,te zgjidhim problemet e zyrave neper restorante etj.Lipset nje ndryshim shume i madh ne mentalitet.

    Pershendetje dhe suksese
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 25-05-2005 mė 06:55

  6. #6
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Qazo, keto qe thua ti dihen. Sidoqofte, po te jap nje shembull. Kanadaja ka nevoje per doktore. Ne Toronto ka 20,000 te tille shumica e te cileve kane kryer provimet Kanadeze per kete pune. Nderkohe, mafia e doktoreve te Ontarios hap vetem 200 vende 'residency' per keta. Nderkohe, ShBA merr nje nr te madh emigrantesh te Kanadase te cilet nuk jane ne gjendje te rregullohen ne Kanada pikerisht per mosnjohje kredencialesh. ShBA ia njeh, Kanadaja nuk ia njeh. E sheh problemin pra?

  7. #7
    Duhet te kesh parasysh Qafir se cdo shtet ndjek politiken e tij proteksioniste pra ate te mbrojtjes se produkteve te veta e ne kete rast ketu hyn dhe truri.
    Ketu ne Evrope vijne plot inxhiniere nga Rusia (qe ka nje tradite te vjeter ne shkenca) dhe shumica per te mos thene te gjithe detyrohen te kryejne pune krejtesisht te rendomta.
    A nuk the njehere tek ajo tema mbi islamistet se "i zoti i shtepise i vendos rregullat" apo jo?Bindu ose largohu!
    Megjithate ne fund te fundit cdo invid i afte di t'a gjeje rrugen e vete.
    Kanadaja per mendimin tim me shume se per tru ka nevoje per njerez qe t'a popullojne ate vend mirepo ajo e perdor kete forme per te perzgjedhur e pastaj ajo nuk mban pergjegjesi per fatin tend te metejshem.
    Nese je doktor ti apo dikush tjeter apo s'ka rendesi se cfare ne fillim gjeje veten me lloj-lloj menyrash e mos prit te te leshoje dikush rezidencen qe te punosh ti.
    Jo ate duhet t'a meritosh permes njohjes se persosur te gjuheve angleze dhe franceze e me pas duke ju nenshtruar provimeve.
    Dhe une kur erdha ketu kisha ende ne mendje ate kapadaillekun tone shqiptar te nje njeriu me "peshe" por shpejt e pashe se ketu nje i tille vdes per buke e le me te ece me perpara.
    A ka persona ne Kanada qe e kane gjetur veten deri tash?

  8. #8
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Qazim RUDI
    A ka persona ne Kanada qe e kane gjetur veten deri tash?
    Ka shume Shqiptare. Por media Kanadeze ka kohe qe jep alarmin per kete ceshtje. Pra nuk jam une qe po them por vete gazetat me te medha te Kanadase.
    Qeveria Liberale ka 10 vjet me kete program e vetem tani po kujtohet te shpenzoje para te merret me kete problem.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181
    Qazimooo qeke fiks per Kanada ti, njerez si ty i duhen atij vendi, por Universitetet Shqiptare mos i shaj se shoket e ty qe kane mbaruar te njejtin fakultet me ty jane bo milionere ne USD , tani ne Shqiperi, ndersa ti vazhdo ti pershtatesh Kanadase , krijo eksperiencen Kanadeze, me cfardolloj punesh qe ne Shqiperi ma merr mendja se do tallje te gjith ata qe i bejne. Nuk e kuptoni akoma qe Kanadaja po na perdor per skllever por me nje ndryshim nga sklleverit e tjere emigrante se ne jemi te shko(a)lluar ? Pastaj autokadi zotrote eshte shpikur shume me vone se atehere kur ke qene ti ne Fak Ndertimit. Une per vete e kam bere si lende ne 1996.
    Une e kuptova dhe ja vura vizen Canadase, temperatures -45, zezakeve, papunesise,dhe ca tipave shqiptare qe ora i ka ngel te viti 1997, dhe Shqiperine e shohin vetem virtualisht nga inerneti.
    ja kalofshi mire dhe ishalla kapni naj pune, por asnjehere mos shani vendin Tuaj, sespe i mire a i keq aty ke lin, je arsimuar dhe ne baze te ketij arsimi ke aplikuar per Canada apo jo !

  10. #10
    XimiD,

    Falemnderit per "kurajon" qe po me jep mua por per fat te mire ende nuk kam arritur te tokezohem ne Kanada e s'e besoj se do te tokezohem ndonjehere atje.
    Se pari AutoCAD ka nisur atehere kur t'i ke qene ndoshta ne klasen e pare fillore e per kete lexo: http://www.hyperpics.com/cad/AutoCAD/history.asp
    Se dyti une nuk i shaj universitetet shqiptare sepse do shaja veten por shaj thjesht mangesite qe kane qene dhe jane ne sistemin e pergatitjes se inxhiniereve nga ana praktike.Pra flas te inxhiniereve nga ana profesionale e jo te atyre qe drejtojne firmat e ndertimit ne Shqiperi.
    Sepse ndoshta nuk e di por ne Shqiperi biznesi i ndertimit drejtohet nga politika dhe nga njerez qe s'kane asnje lidhje me profesionin por ju "mbeti" licensa ne dore nga dikush ne ministri apo diku tjeter.
    E di qe jane shume prej tyre milionere ne USD por me beso se nuk kam asnje lloj xhelozie per kete sepse cdo njeri e zgjidh vete fatin e tij.
    Kam dhe shoke te mij qe jane bere te zot por kam dhe shoke te tjere qe per aresye apo nje tjeter nuk arriten te kene sukses sepse suksesi atje eshte i lidhur me politiken dhe me lidhjet mafioze te tregetareve te materialeve te ndertimit.

    Shume suksese!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Integrimi i shqiptarėve nė Evropė
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 18-01-2005, 07:36
  2. "Shifra" mbi numrin e te vrareve ne Iraq
    Nga antares nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 01-11-2004, 12:42
  3. Muslimanėt Amerikan dhe Politika e Votimit nė Bllok
    Nga PrInCiPiEl nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 04-09-2004, 13:30
  4. The food survey
    Nga Salambo nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-08-2002, 02:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •