Close
Faqja 14 prej 14 FillimFillim ... 4121314
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 138 prej 138
  1. #131
    tmerrsisht i embel
    Anėtarėsuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291
    te flm eagle

    ...jo, ti nuk je e bukur! Buzeqeshje me te embla e sy me te shndritshem kane shenuar ditet e netet e mia, e megjithate, ti si askush tjeter i jep ngrohtesi shtrengimit te duarve te mia, ndersa ecim pa nje destinacion rrugicave te ketij qyteti. Nuk te pelqen te flasesh, mendja jote eshte gjithnje gjetke, e here pas here te degjoj qe kendon nen ze, gjithnje nje motiv melodik qe nuk eshte kurre i njejti, por qe eshte gjithnje shume i kendshem e megjithate une nuk ndihem asnjehere i huaj perpara dimensionit te panjohur te cilit ti i perket.
    Ti nuk ndalon perpara vitrinave, ti nuk komenton asnje kalimtar, madje ti edhe pyetjeve te mia shpesh here kufizohesh ti pergjigjesh me nje levizje spontane koke, por gjestet e tua shpesh i japin nje shpjegim dilemave te mia e nuk ke kurre arrogancen te kesh gjithnje nje zgjidhje per problemet ekzistenciale te njerezve qe te rrethojne. Ti nuk ankohesh kurre, ty nuk te bezdis as fakti qe nganjehere je e detyruar te ndjesh shijen e hidhur te nikotines te buzet e mia, e megjithate asnjehere kur shfaqem nen deren tende teksa me perqafon nuk harron te me pyesesh "Si je?". Ti nuk beson ne Zot, ti nuk enderron te ndryshosh boten, e megjithate menyra si me shtrengon teksa sheh dike qe lyp a nje femije qe qan me tregon se si ti mallengjehesh perpara tyre. Ah po, ti ke dobesi femijet, ty te pelqen te luash, madje une e di qe ty te cmend veshtrimi i yjeve, mund te qendrosh me ore te tera duke i soditur pafolur, e pastaj te kthehesh nga une e te me pershperitesh duke buzeqeshur "ti je ylli im!me i shemtuari, por te pakten je imi". Ty te pelqen te ngacmosh hunden time te skuqur nga te ftohtet, te shtrengosh ne duar filxhanin e cajit teksa me sheh ne sy e te me pyesesh " Me do?". Ti ke deshire gjithnje te sfidosh me pagjumesine tende kronike naten, ty te pelqen te me ngacmosh me puthje gjithnje teksa qendroj mbi libra, e nuk e di perse te pelqen te fshihesh gjithnje nen carcaf e nuk me lejon te te shoh menjehere pasi i ke dhene nje kuptim nates time duke mermeritur e lodhur "pse nuk vjen te shtrihesh serish prane meje?". Por ajo qe te cmend totalisht eshte te veshtrosh nga dritarja gjithe ciftet e moshuara qe kalojne poshte pallatit tend. " Cfare sekreti njohin ata, qe ne nuk dime?" me pyet duke i soditur me adhurim derisa ata zhduken e me pas me hidhesh ne qafe e duke me kafshuar me thua " Ti do te jesh bastuni i pleqerise time!" "Kurre" pergjigjem i vetdijshem qe do te me kafshosh me forte. "Kurre" perseris, por ne te vertete nuk do desha gje tjeter...
    te flm eagle, e ky eshte vazhdimi ( ndonese ndoshta nuk kishte nevoje per nje te tille)

    ...jo, ti je krejt ndryshe nga si te kisha imagjinuar une! Fytyreza jote nuk ka ato tiparet engjellore, qe une mendoja se pretendoja domosdoshmerisht, syte e tu nuk kane ate thellesine enderrimtare, qe une cmendesha sa here e gjeja tek nje kalimtare apo pasagjere autobusi, hundesez tende i mungon ajo majuca e mprehte e drejtuar nga qielli, e megjithate ato vrimezat qe formohen ne mollezat e faqeve te tua sa here qe ti buzeqesh, bejne xheloze kete imagjinaten time dhe e lejojne te kuptoje se sa e varfer eshte ajo nganjehere.
    Ti ke gjithnje ate hijen e qeshur qe mua me cmend, syte e tu kane gjithnje ate shprehine feminore qe te karakterizon, e ndonese ti je totalisht e padjallzuar, eshte e pamundur te rezistosh e te mos iu thuash te verteten, aq depertues dine te jene ata, aq vrasese eshte ideja se si ato nje dite mund te te veshtrojne te zhgenjyer, aq terrorizues eshte mendimi qe shkaku i perlotjes se tyre mund te jem une, ndonese me pak egoizem me duhet te pranoj qe nuk te kam pare kurre me te bukur se sa ne momentet kur perlotesh tek stacioni i trenit, apo perpara ndonje filmi te dhimbshem.
    Jo ty, nuk te pelqen aspak muzika ime, shume e embel dhe demode per shijet e tua, e megjithate nuk perton asnjehere ti afrohesh stereos, ta ndezesh ate e ndersa dhoma pushtohet nga notat e para te kenges, qe ti vetem nje nate me pare perbuze,e me pas te drejtohesh nga une e te me terheqesh nga duart, sa here me sheh se si tymos trishtueshem nje cigare pas nje dite te lodhshme, e te me ftosh te vallezojme perqafuar ne mes te dhomes, pikerisht si ne nje skene filmi, sikur te ishe e ndergjegjshme qe une konsideroj si nje film te mrekullueshem cdo fragment te dites time qe kaloj prane teje. E per te perkryer kete skenar, qe edhe i tille do te ishte perfekt sipas fantazise time te limituar, ti nuk harron te me pyesesh duke pershperitur "T., a te kam thene ndonjehere qe te dua?", e une nuk di perse nuk gjej dot forcen te te pershperis, gjithe lemshin qe krejt papritur me eshte formuar nen gryke e qe me le pafryme, por mjaftohem duke iu afruar buzeve te tua ku i corientuar humbas me deshire; mbase sepse nje "Jo, nuk ma ke thene, por ti nuk di sa te dua une", do te shkaterronte gjithe atmosferen rrenqethese qe ti si regjizore e mrekullueshme ke krijuar, e ndoshta sepse kam bindjen qe ti lexon keshtu levizjen e buzeve te mia me qarte, pa qene e nevojshme qe ato te nxjerrin tinguj.
    E nje Zot e di perse, ndonese destinacioni final i ketyre neteve eshte gjithnje i njejti shtrat me carcafet e hedhur shkujdesshem ne nje cep te dhomes, ne nuk shkojme asnjehere pertej nje perqafimi, qe perfundon ne momentin kur une ndjej se krahet e tua, qe deri pak caste me pare shtrengonin trupin tim, fillojne te mos japin me shenja jete. Ne ate cast une rihap syte, e ndersa konstatoj qe nata ime ka fituar nje tjeter dimension, teksa qendroj pamarre fryme duke te veshtruar, zbuloj se sa embel vetem ti di ti falesh botes se endrrave,e kuptoj qe je pikerisht ti cka une kam kerkuar gjithnje, edhe atehere kur une nuk njihja ekzistencen tende, e mendoj qe kur ti te mos jesh pjese e pandare e ketij shtrati, e ketyre mbremjeve, e jetes time, nese do te mundesha do doja te shnderrohesha ne nje nga ato qukezat e hundes apo te mollezave te faqeve tua, si gjithnje te kuqe, per te te qendruar perjetesisht... prane...
    Gjerat me te rendesishme jane me te veshtirat per tu thene, jo se mungojne fjalet,por mungojne zemrat qe ta dine ta kuptojne

  2. #132
    tmerrsisht i embel
    Anėtarėsuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291
    Citim Postuar mė parė nga Teddy Lexo Postimin

    (vazhdon pjesa e trete)

    ...jo, ty nuk te pelqejne aspak skicat apo pershkrimet e mia, teper banale e te shqeresora per shijet e tua, qe vjen e me shpurpuris floket e kerkon te me terheqesh vemendjen, sa here me sheh te humbas perpara nje blloku te vjeter ne skrivanine ne cepin tjeter te dhomes. E ndersa me ulesh ne preher e me terheq butesisht cigaren e rradhes nga buzet, per ta fikur ne tavllen e mbushur perkrah, fillon te me puthesh embelsisht per te me terhequr drejt shtratit, e nuk di se si, perpikshmerisht shkaterron cdo deshire time per ti dhene nje fund atyre rrjeshtave e zgjon brenda meje nje tjeter tip fantazie, me pak te pafajshme mbase, por qe ti fal ngrohtesise se trupit tend di ta shnderrosh ne me engjellore.
    E megjithese nuk aprovon apo nuk arrin te kuptosh deshiren time per te fotografuar mbi nje copez letre me disa fjale te shkruara shtrember e plot zhgarravina, cdo moment qe kaloj prane teje, une e di qe here pas here, mengjezeve pa mua, ti i afrohesh sirtarit e fshehurazi lexon cka une kam shkruar. Keshtu ka ndodhur, fal kuriozitetit tend morboz, qe ke njohur S., J., E. , F., e gjithkend tjeter perpara teje ka tentuar me kot, ti dhuroje nje kuptim te jetes time. Ja perse, me ato syte qe vishen me ate vellon magjie sa here shprehin habi, kur me sheh aty te kerrusur, duke kafshuar stilolapsin, qe lekundem teksa perpiqem te gjej fjalet, afrohesh e me pyet butesisht ”Nuk, kuptoj perse ndjen nevojen te me ndash me ate sirtar. Perse, kerkon te me mbyllesh brenda tij?”. Une buzeqesh, e duke te perkedhelur mollezat, pakuptuar se ku gjej forcen, ate moment, te mbaj buzet e mia te shkeputura nga te tuat, perpiqem te te shpjegoj se si, kjo eshte e vetmja menyre qe njoh per te te rikthyer pas ne ato rrugica ,ne ate dhome, ne ate shtrat, sa here do te deshiroj, kur ti te mos jesh me pjese e pandare e botes time. “Vertet?!”, pershperit e ti me nje mantel te holle trishtimi qe ka pushtuar tashme syte e tua vazhdon te me pyesesh ”Vertet ke nevoje te shkruash,e nuk arrin te kuptosh, qe kujtimi me i bukur eshte cdo moment qe perjetoj prane teje?”.E teksa me sheh ashtu pafjale, pasi me rremben frymemarrjen me nje te puthur, teksa vendos koken ne supin tim me pershperit, me ate embelsine qe te karakterizon “ Te lutem T., mos lejo kurre, qe une per ty, te shnderrohem thjesht...ne nje emer. Asnjehere... te lutem!”.
    Por kesaj here je ti qe nuk kupton, qe nuk do te mundesha , edhe sikur ta deshiroja...kurre. Sepse,ndonese ti nuk e di, por neteve, kur ty te duhet te flesh ne dhomen tende, ne ate shtratin tone, ngjitur pas murit, sa here shtrihem, perpara se te pergjumem i derrmuar, me teper prej mungeses tende sesa prej lodhjes se dites qe pergatitem te le pas, nuk harroj kurre te le nje hapesire bosh mids trupit tim dhe murit, ne menyre qe teksa te te therras ne endrrat e mia, ti engjelli im te kesh ku te prehesh...”Mos vono, te lutem”...

  3. #133
    tmerrsisht i embel
    Anėtarėsuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291
    Humb,
    ne perkedheline e carcafeve
    e shijo ngrohtesine
    sikur te ishin
    duart e mia.

    Admiro,
    erresiren perreth.
    Pa frike
    eshte vec fillimi
    i nje tjeter dielli
    me mua.

    E nese ende
    s'ke gjume...

    Ngrihu,
    e veshtro pertej yjeve,
    me pas
    provo te fluturosh
    ne universin e pafund
    te kesaj dashurie
    Gjerat me te rendesishme jane me te veshtirat per tu thene, jo se mungojne fjalet,por mungojne zemrat qe ta dine ta kuptojne

  4. #134
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Urime Teddy! Mondi

  5. #135
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-06-2008
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    11
    sikur te ishe e ndergjegjshme qe une konsideroj si nje film te mrekullueshem cdo fragment te dites time qe kaloj prane teje.

    shume e bukur kjo fjalia i jep nje kuptim tė veēant gjithė paragrafit

  6. #136
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    ...jo, ti nuk je e bukur! Buzeqeshje me te embla e sy me te shndritshem kane shenuar ditet e netet e mia, e megjithate, ti si askush tjeter i jep ngrohtesi shtrengimit te duarve te mia, ndersa ecim pa nje destinacion rrugicave te ketij qyteti. Nuk te pelqen te flasesh, mendja jote eshte gjithnje gjetke, e here pas here te degjoj qe kendon nen ze, gjithnje nje motiv melodik qe nuk eshte kurre i njejti, por qe eshte gjithnje shume i kendshem e megjithate une nuk ndihem asnjehere i huaj perpara dimensionit te panjohur te cilit ti i perket.
    Ti nuk ndalon perpara vitrinave...
    Teddy, dyshoj ne TY. Kaq embel, kaq qarte, kaq thelle, kaq drejte, nuk mund te shikojne syte e nje mashkulli.
    Fitova dhe nje cik diabet ne kete teme te tmerresisht te embel.
    • The rest is silence.

  7. #137
    tmerrsisht i embel
    Anėtarėsuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291
    Citim Postuar mė parė nga Teddy Lexo Postimin
    (vazhdon pjesa e trete)

    ...jo, ty nuk te pelqejne aspak skicat apo pershkrimet e mia, teper banale e te shqeresora per shijet e tua, qe vjen e me shpurpuris floket e kerkon te me terheqesh vemendjen, sa here me sheh te humbas perpara nje blloku te vjeter ne skrivanine ne cepin tjeter te dhomes. E ndersa me ulesh ne preher e me terheq butesisht cigaren e rradhes nga buzet, per ta fikur ne tavllen e mbushur perkrah, fillon te me puthesh embelsisht per te me terhequr drejt shtratit, e nuk di se si, perpikshmerisht shkaterron cdo deshire time per ti dhene nje fund atyre rrjeshtave e zgjon brenda meje nje tjeter tip fantazie, me pak te pafajshme mbase, por qe ti fal ngrohtesise se trupit tend di ta shnderrosh ne me engjellore.
    E megjithese nuk aprovon apo nuk arrin te kuptosh deshiren time per te fotografuar mbi nje copez letre me disa fjale te shkruara shtrember e plot zhgarravina, cdo moment qe kaloj prane teje, une e di qe here pas here, mengjezeve pa mua, ti i afrohesh sirtarit e fshehurazi lexon cka une kam shkruar. Keshtu ka ndodhur, fal kuriozitetit tend morboz, qe ke njohur S., J., E. , F., e gjithkend tjeter perpara teje ka tentuar me kot, ti dhuroje nje kuptim te jetes time. Ja perse, me ato syte qe vishen me ate vellon magjie sa here shprehin habi, kur me sheh aty te kerrusur, duke kafshuar stilolapsin, qe lekundem teksa perpiqem te gjej fjalet, afrohesh e me pyet butesisht ”Nuk, kuptoj perse ndjen nevojen te me ndash me ate sirtar. Perse, kerkon te me mbyllesh brenda tij?”. Une buzeqesh, e duke te perkedhelur mollezat, pakuptuar se ku gjej forcen, ate moment, te mbaj buzet e mia te shkeputura nga te tuat, perpiqem te te shpjegoj se si, kjo eshte e vetmja menyre qe njoh per te te rikthyer pas ne ato rrugica ,ne ate dhome, ne ate shtrat, sa here do te deshiroj, kur ti te mos jesh me pjese e pandare e botes time. “Vertet?!”, pershperit e ti me nje mantel te holle trishtimi qe ka pushtuar tashme syte e tua vazhdon te me pyesesh ”Vertet ke nevoje te shkruash,e nuk arrin te kuptosh, qe kujtimi me i bukur eshte cdo moment qe perjetoj prane teje?”.E teksa me sheh ashtu pafjale, pasi me rremben frymemarrjen me nje te puthur, teksa vendos koken ne supin tim me pershperit, me ate embelsine qe te karakterizon “ Te lutem T., mos lejo kurre, qe une per ty, te shnderrohem thjesht...ne nje emer. Asnjehere... te lutem!”.
    Por kesaj here je ti qe nuk kupton, qe nuk do te mundesha , edhe sikur ta deshiroja...kurre. Sepse,ndonese ti nuk e di, por neteve, kur ty te duhet te flesh ne dhomen tende, ne ate shtratin tone, ngjitur pas murit, sa here shtrihem, perpara se te pergjumem i derrmuar, me teper prej mungeses tende sesa prej lodhjes se dites qe pergatitem te le pas, nuk harroj kurre te le nje hapesire bosh mids trupit tim dhe murit, ne menyre qe teksa te te therras ne endrrat e mia, ti engjelli im te kesh ku te prehesh...”Mos vono, te lutem”...
    (vazhdim pjesa e katert)

    jo, ti nuk do ti lexosh kurre keto rrjeshta, por edhe sikur rastesisht nje dite te kesh perpara syve keto zhgarravina nuk do te dish ti deshifrosh kurre keto jeroglife, sepse ti ne gjuhen time, qe te ben shpesh te qeshesh embel sa here me degjon ta flas me nje te panjohur ne telefon, di vetem te pershperisesh pak cuditshem "Te dua", te cilen nuk harron kurre te ma shkruash sa here, mengjeseve te duhet te largohesh perpara se une te zgjohem, sic nuk harron te "mbytesh" dhomen tone me parfumin tend, sikur te deshiroje qe rizgjimi im te ishte edhe me i dhmibshem edhe me bosh.
    jo, ti nuk ke per ti njohur kurre ekzistencen ketyre fjaleve, qe u renditen aq lehtesisht ne kete copez letre...e ndoshta me mire keshtu, sepse per aq sa jam i lidhur pas teje, do te ishte tejetmase e veshtire, te pranoja perpara teje, qe kam pershtypjen se qe ne momentin qe kam ardhur ne kete bote, kam lindur me ty ne zemer. Vecse do doja ti te kujtoje, cdo nate qe do te ndihesh e vetme ne dhomen tende, teksa do te jesh duke perqafuar jastekun si zakonisht, ti afrohesh dritares e te shohesh lart. e nuk ka rendesi nese qielli do te jete me yje apo jo, e rendesishme eshte qe ti te kuptosh qe pafundesia e tij eshte e vetmja gje, qe ekziston me madheshtore se sa qenia jote...mbase...

    ...e megjithate,une humbas me me lehtesi e me me deshire ne pafundsine tende...
    Gjerat me te rendesishme jane me te veshtirat per tu thene, jo se mungojne fjalet,por mungojne zemrat qe ta dine ta kuptojne

  8. #138
    tmerrsisht i embel
    Anėtarėsuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291
    Gjithmone kam menduar se sezoni i pushimeve eshte i karakterizuar nga disa faza. E nuk i referohem vetem euforise fillestare, e cila zevendesohet ne fund nga plogeshtia qe sjell mendimi qe pas pak te duhet ti rikthehesh rutines. Jo, midis tyre ka edhe disa nenfaza te cilat ne dallim nga te parat, kane aftesine te jene te ndryshme nga viti ne vit.
    Aktualisht ne kete moment mendoj se gjendem ne fazen romantike te pushimeve. Ne fazen ku tavlla e duhanit mbushet me shpejtesi marramendese e megjithate gryka jote mbetet e etur ne menyre kostante per ate gerricjen e lehte qe cdo e thithur me e thelle se zakonisht e nje cigareje te dhuron. Ne fazen kur nga skedaret e mendjes tende shpluhrosen disa motive muzikore te cilave u kishe harruar ekzistencen, qe kane aftesine te te kthejne ne dimensione kohore per te cilat ti ke dyshime ne i ke perjetuar realisht. Ne ate faze ku edhe kafeja, sado pa sheqer te jete, te duket shume e embel, ose ku edhe shija e konjakut me te tharte e me ekonomik ngjason me ato lengjet e frutave per te cilat nuk ke dyshim se mund te jene prodhuar ne ndonje bodrum pallati periferie. Ne ate faze ku edhe diskutimet e tavolinave, ndonese vertiten rreth te njejtave tema prej vitesh, te duken me thella e me kuptimplota ose ku kryqezimi me ndonje kalimtar, per te cilin koha ka mbetur prej shekujsh, prova e se ciles eshte fakti qe ai nuk njeh ende ekzistencen e dushit ose te berberit, takimin e fundit me te cilin e ka patur ne fillim te viteve 90' kur vendosi ti dhuronte vetvetes modelin e flokeve te nje shpendi mergimtar, nuk ndihesh i pushtuar nga e zakonshmja ndjesi neverie, por perkundrazi sa me thartuar te jete aroma e tij bulmetore aq me shume te vjen te buzeqeshesh.
    Aq e pafajshme eshte kjo faze, sa te autorizon te rinxjerresh ne siperfaqen e shpirtit tend kujtime dashurish te vjetra, emocionesh dritheruese e te zbulosh qe ndonese te shgroposura nga varrezat e kohes ato kane te njejtin efekt dritherues si dikur ne mos me teper, e ti ndonese gjendesh prej disa vitesh lidhur sentimentalisht me dike qe i fal dashuri diteve te tua, nuk e ndjen veten aspak fajtor per kete. Perkundrazi nganjehere do doje pikerisht te ndaleshe e ti tregoje se si nje nate me pare kishe enderruar nje buzeqeshje, qe tani nuk di kujt i dhurohet e nese ka shkelqimin e dikurshem, i bindur ne menyre arrogante se ajo jo vetem do ishte ne gjendje te kuptoje kete deshiren tende per te perqafuar te shkuaren, por perkundrazi do te degjonte me deshire ato detaje te cilat ti kishe vendosur se do tia fshihje pergjithmone te ardhmes tende.
    Jam i ndergjegjshem,qe pas pak midis nje kafeje e nje cigareje edhe kjo faze romance do perfundoje shume shpejte, e sa me shume te tentoj ta mbaj gjalle artificialisht aq me shpejt ajo do te largohet, ja perse nuk me mbetet gje tjeter vecse te mjaftohem e te gezohem me faktin, qe kam ende aftesine te perjetoj brenda meje te tilla atmosfera horizontesh te pafundme e asfiksuese njekohesisht, duke i treguar vetes qe ndonese vitet ikin, diku thelle ne identitetin tim mbetem ende nje adoleshent i perjetshem...fatmiresisht.
    Gjerat me te rendesishme jane me te veshtirat per tu thene, jo se mungojne fjalet,por mungojne zemrat qe ta dine ta kuptojne

Faqja 14 prej 14 FillimFillim ... 4121314

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •