te flm eagle
te flm eagle, e ky eshte vazhdimi ( ndonese ndoshta nuk kishte nevoje per nje te tille)...jo, ti nuk je e bukur! Buzeqeshje me te embla e sy me te shndritshem kane shenuar ditet e netet e mia, e megjithate, ti si askush tjeter i jep ngrohtesi shtrengimit te duarve te mia, ndersa ecim pa nje destinacion rrugicave te ketij qyteti. Nuk te pelqen te flasesh, mendja jote eshte gjithnje gjetke, e here pas here te degjoj qe kendon nen ze, gjithnje nje motiv melodik qe nuk eshte kurre i njejti, por qe eshte gjithnje shume i kendshem e megjithate une nuk ndihem asnjehere i huaj perpara dimensionit te panjohur te cilit ti i perket.
Ti nuk ndalon perpara vitrinave, ti nuk komenton asnje kalimtar, madje ti edhe pyetjeve te mia shpesh here kufizohesh ti pergjigjesh me nje levizje spontane koke, por gjestet e tua shpesh i japin nje shpjegim dilemave te mia e nuk ke kurre arrogancen te kesh gjithnje nje zgjidhje per problemet ekzistenciale te njerezve qe te rrethojne. Ti nuk ankohesh kurre, ty nuk te bezdis as fakti qe nganjehere je e detyruar te ndjesh shijen e hidhur te nikotines te buzet e mia, e megjithate asnjehere kur shfaqem nen deren tende teksa me perqafon nuk harron te me pyesesh "Si je?". Ti nuk beson ne Zot, ti nuk enderron te ndryshosh boten, e megjithate menyra si me shtrengon teksa sheh dike qe lyp a nje femije qe qan me tregon se si ti mallengjehesh perpara tyre. Ah po, ti ke dobesi femijet, ty te pelqen te luash, madje une e di qe ty te cmend veshtrimi i yjeve, mund te qendrosh me ore te tera duke i soditur pafolur, e pastaj te kthehesh nga une e te me pershperitesh duke buzeqeshur "ti je ylli im!me i shemtuari, por te pakten je imi". Ty te pelqen te ngacmosh hunden time te skuqur nga te ftohtet, te shtrengosh ne duar filxhanin e cajit teksa me sheh ne sy e te me pyesesh " Me do?". Ti ke deshire gjithnje te sfidosh me pagjumesine tende kronike naten, ty te pelqen te me ngacmosh me puthje gjithnje teksa qendroj mbi libra, e nuk e di perse te pelqen te fshihesh gjithnje nen carcaf e nuk me lejon te te shoh menjehere pasi i ke dhene nje kuptim nates time duke mermeritur e lodhur "pse nuk vjen te shtrihesh serish prane meje?". Por ajo qe te cmend totalisht eshte te veshtrosh nga dritarja gjithe ciftet e moshuara qe kalojne poshte pallatit tend. " Cfare sekreti njohin ata, qe ne nuk dime?" me pyet duke i soditur me adhurim derisa ata zhduken e me pas me hidhesh ne qafe e duke me kafshuar me thua " Ti do te jesh bastuni i pleqerise time!" "Kurre" pergjigjem i vetdijshem qe do te me kafshosh me forte. "Kurre" perseris, por ne te vertete nuk do desha gje tjeter...
...jo, ti je krejt ndryshe nga si te kisha imagjinuar une! Fytyreza jote nuk ka ato tiparet engjellore, qe une mendoja se pretendoja domosdoshmerisht, syte e tu nuk kane ate thellesine enderrimtare, qe une cmendesha sa here e gjeja tek nje kalimtare apo pasagjere autobusi, hundesez tende i mungon ajo majuca e mprehte e drejtuar nga qielli, e megjithate ato vrimezat qe formohen ne mollezat e faqeve te tua sa here qe ti buzeqesh, bejne xheloze kete imagjinaten time dhe e lejojne te kuptoje se sa e varfer eshte ajo nganjehere.
Ti ke gjithnje ate hijen e qeshur qe mua me cmend, syte e tu kane gjithnje ate shprehine feminore qe te karakterizon, e ndonese ti je totalisht e padjallzuar, eshte e pamundur te rezistosh e te mos iu thuash te verteten, aq depertues dine te jene ata, aq vrasese eshte ideja se si ato nje dite mund te te veshtrojne te zhgenjyer, aq terrorizues eshte mendimi qe shkaku i perlotjes se tyre mund te jem une, ndonese me pak egoizem me duhet te pranoj qe nuk te kam pare kurre me te bukur se sa ne momentet kur perlotesh tek stacioni i trenit, apo perpara ndonje filmi te dhimbshem.
Jo ty, nuk te pelqen aspak muzika ime, shume e embel dhe demode per shijet e tua, e megjithate nuk perton asnjehere ti afrohesh stereos, ta ndezesh ate e ndersa dhoma pushtohet nga notat e para te kenges, qe ti vetem nje nate me pare perbuze,e me pas te drejtohesh nga une e te me terheqesh nga duart, sa here me sheh se si tymos trishtueshem nje cigare pas nje dite te lodhshme, e te me ftosh te vallezojme perqafuar ne mes te dhomes, pikerisht si ne nje skene filmi, sikur te ishe e ndergjegjshme qe une konsideroj si nje film te mrekullueshem cdo fragment te dites time qe kaloj prane teje. E per te perkryer kete skenar, qe edhe i tille do te ishte perfekt sipas fantazise time te limituar, ti nuk harron te me pyesesh duke pershperitur "T., a te kam thene ndonjehere qe te dua?", e une nuk di perse nuk gjej dot forcen te te pershperis, gjithe lemshin qe krejt papritur me eshte formuar nen gryke e qe me le pafryme, por mjaftohem duke iu afruar buzeve te tua ku i corientuar humbas me deshire; mbase sepse nje "Jo, nuk ma ke thene, por ti nuk di sa te dua une", do te shkaterronte gjithe atmosferen rrenqethese qe ti si regjizore e mrekullueshme ke krijuar, e ndoshta sepse kam bindjen qe ti lexon keshtu levizjen e buzeve te mia me qarte, pa qene e nevojshme qe ato te nxjerrin tinguj.
E nje Zot e di perse, ndonese destinacioni final i ketyre neteve eshte gjithnje i njejti shtrat me carcafet e hedhur shkujdesshem ne nje cep te dhomes, ne nuk shkojme asnjehere pertej nje perqafimi, qe perfundon ne momentin kur une ndjej se krahet e tua, qe deri pak caste me pare shtrengonin trupin tim, fillojne te mos japin me shenja jete. Ne ate cast une rihap syte, e ndersa konstatoj qe nata ime ka fituar nje tjeter dimension, teksa qendroj pamarre fryme duke te veshtruar, zbuloj se sa embel vetem ti di ti falesh botes se endrrave,e kuptoj qe je pikerisht ti cka une kam kerkuar gjithnje, edhe atehere kur une nuk njihja ekzistencen tende, e mendoj qe kur ti te mos jesh pjese e pandare e ketij shtrati, e ketyre mbremjeve, e jetes time, nese do te mundesha do doja te shnderrohesha ne nje nga ato qukezat e hundes apo te mollezave te faqeve tua, si gjithnje te kuqe, per te te qendruar perjetesisht... prane...
Krijoni Kontakt