Ollbrait: Punova per endrrat tuaja
E Marte, 05 Korrik 2005
Rugova e Thaçi e priten bashke, ne nje zyre, ardhjen e ish-sekretares amerikane te Shtetit Madeleine Albright, e cila tha se ka ardhur per te qene afer tyre ne kete vit vendimtar per Kosoven.
Bul Salihu
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, i ka gjetur bashke ne nje zyre, dy lideret kryesor te Kosoves, Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi, me te cilet gjate kohes se mbajtjes se Rambujese nuk e ka kaluar edhe aq lehte.
Jo per ndonje gje tjeter, po kryekeput per shkak te raporteve te acaruar asokohe ndermjet tyre, te cilet kane komunikuar per here te pare ne mes veti ne kete konference, komunikim, i cili nuk ka qene aspak per levdate dhe me teper ka ndodhur prej zorit per shkak te gjendjes se rende ne te cilin ishte asokohe Kosova dhe populli i saj.
Ishte fillimi i vitit 1999, kur ajo u largua nga kjo konference duke lene te ndare dhe perçare dy figurat kryesore te Kosoves.
Edhe ne viziten e saj te pare ne Kosove, pas perfundimit te luftes dhe hyrjes se forcave paqeruajtese te NATO-s, ne vitin '99- ajo i gjeti ne te njejten gjendje Rugoven dhe Thaçin, derisa Kosova ishte ne nje mase te madhe e shkaterruar dhe djegur nga forcat serbe.
Ne vitin vendimtar per Kosoven, disa muaj para nisjes se paralajmeruar te negociatave per statusin final te vendit te protektoruar gjashte vite me rradhe nga nje Mision i OKB-se, ajo gjeti nje realitet tjeter. Nje President te Kosoves dhe nje lider opozitar te cilet e prisnin ardhjen e saj se bashku.
"Eshte kenaqesi e madhe qe jam ne Kosove per here te dyte qe nga vitit 1999 dhe qe shoh te arriturat ketu ", tha Albright, me te arritur ne Aeroportin e Prishtines.
Gjate kesaj kohe, ne anen e djathte se saj qendronte lideri opozitar Hashim Thaçi dhe kryeministri Bajram Kosumi, ndersa ne anen e majte Presidenti Rugova.
Ne Aeroport ajo u prit edhe nga Shefi i Zyres Amerikane, Philiph Goldberg e shume zyrtare te institucioneve te Kosoves.
"Ishte bukur derisa po vija me aeroplan ketu, natyra dukej e bukur dhe shtepite tashme ishin ndertuar. Ishin bere ndryshime. Me vjen mire qe shume njerez jane kthyer dhe tani bejne punet e tyre. Do te qendroje disa dite ketu, kam disa aktivitete. Do te takoj miq te mi per te mesuar rreth situates dhe per t'u siguruar se procesi i rendesishem per Kosove do te ece perpara", tha ajo.
Zonja Albright tha se ne Kosove duhet te zhvillohen proceset demokratike dhe veçoi respektimin e te drejtave te pakicave.
"Qe ne fillim e kam kuptuar endrren e popullit te Kosoves dhe une personalisht jam angazhuar qe kjo te behet realitet. Une nuk jam me sekretare amerikane e shtetit, por kam nje rol jozyrtar dhe tani si shefe e Institutit Nacional Demokratik, mund te them se eshte shume e rendesishme qe proceset demokratike te shkojne perpara, qe njerezit te marrin pjese ne to dhe qe te respektohen te drejtat e pakicave".
Te marten Ish-sekretarja amerikane e Shtetit do ta mbaje nje fjalim ne Parlamentin e Kosoves si dhe do te kete takime me Presidentin Ibrahim Rugova, kryeministrin Kosumi, kryeparlamentarin Daci, lideret e PDK-se e ORA-s, Hashim Thaçi e Veton Surroi dhe me perfaqesuesit tjere politike e institucionale te Kosoves.
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit Madeleine Albright e cila ka merita te veçanta per lirine e Kosoves do te qendroje prane popullit qe i doli ne ndihme ne vitin 1999 per tri dite rresht.
Krijoni Kontakt