Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Lushnje, i kërkuari i bandës vret në miting, ekzekutohet

    Përgjaket tubimi i simpatizantëve të PD-së. Leonard Prifti vret 50-vjeçarin Taullau dhe eliminohet prej njerëzve të tij

    Lushnje, i kërkuari i bandës vret në miting, ekzekutohet

    LUSHNJE-
    Tubimi i simpatizantëve të PD-së që festonin fitoren është kthyer në një masakër të përgjakshme, në qendër të Lushnjes. I akuzuari si anëtar i bandës së Lushnjes, Leonard Prifti, duket se ka shfrytëzuar situatën e rrëmujshme që sundonte në qytet për të marrë hak për konflikte të vjetra, duke ndjekur dhe më pas vrarë një 50-vjeçar. Burime nga policia e Lushnjes pohojnë për “Shekullin” se djemtë e viktimës, 50-vjeçarit Baki Taullau kanë eliminuar brenda pak minutash anëtarin e bandës së Lushnjes, duke e çuar në dy, numrin e viktimave të kësaj ngjarjeje të rëndë. Krimi i dyfishtë, i ndodhur mbrëmë rreth orës 22.30 minuta në qendër të Lushnjes ka shkaktuar panik tek shumë qytetarë që kishin dalë në shesh, për të festuar mbi atë që në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është cilësuar një fitore e Partisë Demokratike.
    Masakra

    Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, mësohet se Leonard Prifti, i njohur si njëri prej të akuzuarve si anëtar i bandës së Lushnjes, ka ndjekur 50-vjeçarin Baki Taullau, derisa ka shfrytëzuar momentin për ta ekzekutuar. Burimet e policisë lokale pohojnë se Prifti ka hapur zjarr në mes të turmës së njerëzve euforikë për fitoren, duke lënë përtokë 50-vjeçarin Taullau. Ai ka tentuar të largohet menjëherë prej vendit të ngjarjes, por kanë qenë të afërmit e viktimës ata që nuk e kanë lënë.

    Mësohet se familjarët e Taullaut kanë qenë gjithashtu të armatosur dhe janë kundërpërgjigjur në mënyrë të menjëhershme, duke eliminuar njërin prej personave më të kërkuar në vend, Priftin. Policia e Lushnjes ka konfirmuar identitetin e personit të dytë të ekzekutuar, duke thënë se ai është pikërisht anëtari i bandës së Lushnjes, Prifti. Ndërkaq, të akuzuarit si autorë të vrasjes së dytë, janë larguar nga vendi i krimit, duke lënë përtokë të vdekur të afërmin e tyre dhe Leonard Priftin.

    Motivi

    Sipas hetimeve paraprake të policisë së Lushnjes, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të konflikteve të vjetra, që dyshohet të kenë lindur vite më parë mes Priftit dhe Baki Taullau. Më 18 maj të këtij viti, karburanti i 50-vjeçarit të vrarë mbrëmjen e djeshme u trondit nga një sasi tritoli, e cila më shumë sesa një atentat u duk si një kërcënim i mundshëm.

    Asokohe, Taullau mohoi të kishte marrë ndonjë kërcënim apo të kishte hasmëri me ndonjë person, por burime të policisë që hetuan ngjarjen pohuan për “Shekullin” se pronari i karburantit kishte qënë pjesë e një atentati të ndodhur në vitin 2002, ku mbeti i vrarë 22-vjeçari Julian Kastrati. Policia e Lushnjes është në hetim e sipër, për të zbuluar armiqësinë e Taullaut me anëtarin e bandës së Lushnjes, por në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është pohuar hakmarrja, si motiv i këtij krimi të ndodhur. Ndërkaq, policia lokale ka identifikuar autorët e vrasjes së Leonard Priftit dhe është vënë në ndjekje të tyre. Gjatë orëve të vona të natës, janë shoqëruar disa persona në polici si dhe janë kontrolluar disa banesa, por nuk është bërë e mundur kapja e tyre
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ngushellime familjes se Taullaut..

    banditi i Lushnjes qellimisht eshte lene i lire nga igel Nanosi.. qe te beje terror..

    i lumte dora familjes se Taullaut qe ja hoqi lushnjes nje PIRAJe nga falangat e pirajave Socialiste caushiste..

  3. #3
    E keqja s'ka fund Maska e Henea
    Anëtarësuar
    25-05-2009
    Postime
    119

    Rikujtesë: Metingu I Kallashëve Në Lushnje Në Vitin 1997!

    RIKUJTESË: METINGU I KALLASHËVE NË LUSHNJE NË VITIN 1997!

    Është një nga ditët e tmerrshme të 97-s. "Miting" në Lushnje. Shteti ka rënë. Në pamjet që sjell kjo video amatore e hedhur në Youtube, shihen njerëz që shtijnë me kallashnikov në ajër (në një rast dallohen edhe të shtëna në lartësi njeriu). Pamje të rënda, krisma që nuk pushojnë, një kaos vrasës. Pritet të vijë, personi që ka përgjegjësinë kushtetuese për rendin dhe sigurinë në vend. Ai vjen, mban një "fjalim" mes krismave dhe zallamahisë, mbrohet nga civilë pa asnjë shenjë dalluese të shtetit, edhe këta me kallash në duar që shtijnë papushim. Fjalët janë vështirë të dallohen sepse në sfond ka vazhdimisht breshëri plumbash ndërkohë që vërdallë vijnë njerëz të armatosur, madje dhe fëmijë që mbajnë flamuj partiakë mes plumbave.Shikoni videon:


  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ngushellime familjes se Taullaut..

    banditi i Lushnjes qellimisht eshte lene i lire nga igel Nanosi.. qe te beje terror..

    i lumte dora familjes se Taullaut qe ja hoqi lushnjes nje PIRAJe nga falangat e pirajave Socialiste caushiste..
    Eu po flet naziskini brar.
    Po pse se zute ju per 4 vjet qe zhduket te gjitha bandat anekend dhe e shpallet sukses te madh?
    Apo nga qe e keni mik Nanon sja ngacmuat miqte.

  5. #5
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Ç'farë date ka ky lajmi?
    Këtij banditit mirë ja kanë bërë.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947

    Talking

    Juanito behet fjale pese vjet me pare.o shooku shif daten perpara
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Gjykata e Krimeve të Rënda: Dënimi burg përjetë për Aldo Baren
    Nga Iliriani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 202
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 18:52
  3. Shqipëria firmosi sot me KE marrëveshjen për vizat
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 09-01-2008, 04:43
  4. Aldo Bare: Dokumentat do t’i bëjmë nëpërmjet Gjermenit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 21-05-2007, 00:58
  5. Kriminaliteti shqiptar
    Nga fatmir_sh në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 01-05-2007, 19:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •