www.kriik-alb.org


KRIIK-ALBANIA nė bashkėpunim me DLP Club Albania dhe IRDD nė kuadėr tė programit


"DREJT FORCIMIT TĖ LIDERSHIPIT TĖ RI, SI FORMĖ E DREJTĖPĖRDREJTĖ E CILĖSISĖ SĖ NESĖRME TĖ QEVERISJES"

me bashkėpunimin e
Qendrės pėr Politikat Publike, Shkencat Politike dhe tė Drejtėn, Programit tė Lidershipit Demokratik tė Kėshillit tė Europės dhe Programit tė Rinisė-OSFA Soros
organizojnė:
Universitetin e Verės, "Demokracia dhe Pjesėmarrja", EDICIONI IV



Edicioni 2005: "Europa Juglindore midis Globalizmit, Nacionalizmit, Demokratizimit dhe Ideologjive"
Vlorė, 21 - 28 Gusht 2005


--------------------------------------------------------------------------------

Edicioni i sivjetshėm i universitetit te verės, merr nė konsideratė dimensionin rajonal tė tij. Nė qendėr tė temave dhe debateve pėr kėtė edicion do tė jenė proceset politike dhe shoqėrore ne Europėn Juglindore dhe roli i lidershipit nė kėto procese nė vendet pėrkatėse.

Te gjithė vendet e rajonit pas njė dekade luftėrash, konfrontimesh, trazirash tė brendshme janė duke kaluar pak a shumė tė njejtat fenomene politike. Ato janė duke pėrjetuar njė tranformin drejt shoqėrive tė hapura apo pėr tė konsoliduar insitucionet demokratike. Po ashtu tė gjitha vendet e rajonit jane duke kaluar njė proces politik qe i orienton zhvillimet e tyre drejt integrimit euroatlantik tė kėtyre vendeve.

Janė tė paktėn tre procese qe ndodhin sė bashku, pra nė tė njejtėn kohė nė tė gjitha vendet e rajonit, te cilat prodhojnė me kombinimin e tyre fenomenet qė po ndodhin sot nė Europen Juglindore. Elitat politike, aktorėt shoqėrore dhe lidershipi i ri nė kėto vende ka nevojė pėr tė trajuar kėto fenomene, pėr t’i analizuar ato dhe pėr ti konsideruar kėto fenomene nė punen e tyre tė pėrditshme.

GLOBALIZMI: Vendet e rajonit janė dhe ato objekt i te gjitha transformimeve tė medha dhe tė shumėanshme, tė cilat etiketohen sot nėn siglen e Globalizmit dhe Integrimit. Ato janė duke u hapur ndaj njeri tjetrit dhe ndaj botės nė pėrgjithėsi, jane duke u perfshire nė logjikat globale dhe janė duke prekur nė shtepinė e tyre tė gjitha efektet e zhvillimet ndėrkombėtare.

NACIONALIZMI: Nacionalizmi, edhe pse e ka kaluar fazėn e tij agresive, konfrontuese qė u shfaq gjatė viteve ‘90 tė shekullit tė kaluar, mbetet serish njė gjenerator i jetės publike, njė frymėzues i aksionit politik, njė mėnyrė pėr tė mobilizuar masat tė mėdha tė njerezve dhe pėr tė ndikuar nė aksionin e elitave politike. Statusi dhe format e reja qė ka marrė nacionalizmi ne kushtet e sotme dhe prespektiva e tij, si ideologji frymėzuese pėr grupe tė tėra tė popullsisė janė mjaft me rendėsi pėr tu trajtuar.

DEMOKRATIZIM: Procesi i demokratizimit ėshtė tipari pėrbashkėt i tė gjithė hapėsirės ballkanike. Si po ecen procesi i demokratizimit nė hapėsirėn ballkanike. Cilat janė tiparet e pėrbashkėta tė procesit dhe dallimet mes tyre. Roli i ndėrkombėtarėve nė asistimin e procesit politik nė vendet e ballkanit.

IDEOLOGJITE: Ideologjitė e mėdha politike, e majta dhe e djathta janė duke u rikthyer fuqishėm nė logjikėn politike lokale nė tė gjitha vendet e rajonit. Fokusimi tek problemet e brendshme, ekonomia, papunesia, emigracioni, urbanizimi, varferia, tregtia, etj., janė kthyer ose po kthehen pak nga pak nė problemet kryesore tė aktualitetit politik nė vend. Kjo do tė thotė se ideologjite politike kryesore, e majta - e djathta jane rikthyer ne debatin politik. Ideologjite dhe riformulimet ideologjike te ligjerimit te lidershipit jane mjaft te dobishme per t’u trajtuar.