Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    tmerrsisht i embel
    Anėtarėsuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291

    Question Zgjedhjet dhe e ardhmja e Shqiperise

    Ka dite qe rrugeve te tiranes ndihet nje tjeter atmosfere qe i perngjan atmosferes qe ndjen ne mengjes pas nje nate te stuhishme, kur mendoje se dielli i kish lene vendin pergjithmone erresires.nje sensacion hareje e pajustifikueshme, sepse dielli qe ndricon sot rruget e tiranes ka pak ndryshim nga stuhia qe e kishte pushtuar mbreme, por sidomos nuk ngroh dhimbjet e njerzve, por nxjerr vetem akoma me ne dukje plaget e tyre dhe sidomos amnezine totale qe ka goditur keta njerez qe shpejt harruan, shume shpejt harruan se si ky diell dikur, jo shume kohe me pare, 8 vjet, kishte djegur shpirtat e shume prej tyre,iu kishte thelluar plaget ne vend qe ti mbyllte
    Atyre qe iu pelqente stuhia jane mbyllur ne shtepite e tyre, te cuditur dhe te deshperuar nga rikthimi i ketij dielli qe sado i zbehte mjafton per te thare lotet e tyre ende pa dale mire duke mos i lejuar as te shfryhen mire. Kishin menduar se ishin te perjetshem. po kishin menduar se pushteti i tyre do te kishte qene i perjetshem, si cdokush qe padronizon fronin ne vendin tone, e si pasoje kishin harruar te rikembenin ata qe aq shume e kishin invokuar kete stuhi pas ustionimeve qe kishte lene dielli i meparshem. jo as ata nuk kuruan plaget e atyre qe me lutjet e tyre i transformuan ne padroner, por diten ti degjonin dhimbjet e njerzve e me pas barbarisht te mbyllnin veshet e te kthenin koken nga ana tjeter sikur asgje nuk kishte ndodhur.
    Kjo eshte atmosfera qe ndihet sot ne tirane, nje tirane qe eshte sinteze e asaj atmosfere qe ndihet ne gjithe vendin tone,nje tirane qe i perngjane atij studentit ende adoleshent qe rikthehet tek dashuria e tij e pare, duke harruar se sa ajo e kishte lenduar, se sa kohe i ishte nevojitur te mbyllte plaget qe ajo kishte lene, por sidomos duke mos duke u u iluzionuar qe ajo serish e dashuronte, nderkohe qe ajo nuk e ka dashuruar kurre me pare e as tani...
    Po kjo eshte atmosfera qe ndjehet tani rrugeve te tiranes, atmnofere nostalgjie dashurish te vjetra, atmpsfere dielli te zbehte...por ne fund te fundit c'eshte dielli me shume se sa nje yll mengjezor ne pritje te stuhise?

  2. #2
    Mund te themi dhe kete : se Shqiptarėt njė gjė duhet ta kenė kuptuar se qeveritė nė kėto 15 vjet, nuk kanė qeverisur, por kanė sunduar. Ato, jo vetėm e kanė mjelė, por edhe e kanė rjepur pa mėshirė kėtė popull. Strategjia djallėzore e sundimtarėve tinzarė aktualė ėshtė: “Kėtė popull sa mė shumė ta shtypėsh dhe ta shtrydhėsh aq mė shumė tė do dhe tė duartroket. Mashtroje se mashtrohet lehtė…”. Kjo ėshtė dhe filozofia e programeve tė tyre. Shpesh nga tė ashtuquajtur “liderė ndryshe” tė PS-sė, propagandohet, “Kush ka sy shikon, kush ka vesh dėgjon, dhe kush ka hundė nuhat”, pėrsa i pėrket ndryshimeve tė Shqipėrisė nė kėto 9 vjet. Ėshtė e vėrtetė se ka ndryshime pozitive. Por, ėshtė vetėm arsyeja ajo qė vlerėson ndryshimet dhe jo sytė, veshėt dhe hunda.
    C'do gje eshte nje gje , dhe asgjeja eshte nje gje !

    DYNJAJA pa FUND....

  3. #3
    Kurjozitet :

    Nė pėrfundim tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme pėr tė caktuar qeverisjen e vendit dhe pas ftohjes sė emocioneve elektorale, tė tėrheq vėmendjen kostoja monetare e fushatės. Pa asnjė dyshim zgjedhjet e korrikut 2005 mund tė konsiderohen mė tė shtrenjtat e historisė 15-vjeēare pluraliste. Mjaft elemente tė rinj tė marketingut u pėrdorėn nė kėtė fushatė zgjedhore, qė pa dyshim sollėn me vete edhe shpenzime marramendėse. Sipas disa vlerėsimeve tė shpallura nė media, por edhe nga informacioni i ofruar prej disa kandidatėve pėr deputetė, vlerėsohet se kostoja e pėrgjithshme e fushatės elektorale ka arritur nė 70 milion euro. Ndėrsa shuma e parave e shpenzuar vetėm nga kandidatėt qė garonin pėr 140 vendet e Kuvendit tė Shqipėrisė vlerėsohet nė rreth 40 milion euro.
    Njė fushatė zgjedhore tepėr luksoze. Me 70 milion euro mund tė ndėrtoheshin, siē u shpreh z. Blendi Fevziu nė TV “Klan”, 70 km autostradė. Njė Zot e di se sa nevojė ka Shqipėria edhe pėr 1 km autostradė. Ēdo shqiptar ka paguar rreth 1.2% tė tė ardhurave pėr frymė vjetore tė tij pėr fushatėn elektorale. Me njė shumė tė tillė mund tė ishin ndėrtuar pėr tė pastrehėt e vendit rreth 2,000 apartamente banimi (me njė vlerė mesatare modeste prej 35 mijė eurosh). Me kėtė shumė mund tė ishte pėrballuar paga mesatare e punonjėsve tė administratės shtetėrore pėr dy vjet; ose me fjalė tė tjera do tė ishte mundėsuar dyfishimi i saj nė krahasim me nivelin aktual. Me kėtė shumė mund tė ishte financuar ½ e projektit pėr trenin elektrik. Kjo shumė ėshtė rreth 47 herė mė e lartė se burimet e jetesės sė 25% tė popullsisė shqiptare, e cila jeton nė kushtet e varfėrisė ekstreme (me mė pak se 2 dollarė amerikanė nė ditė). Mund tė gjenden edhe shumė shembuj tė tjerė kuptimplotė, qė nxjerrin nė pah marrėzinė e kėtij shpenzimi elektoral. Dhe gjithė kėto miliona euro tė shpenzuara pėr 1.6 milion shtetas (ose 56% e zgjedhėsve), tė cilėt u paraqitėn nė qendrat e votimit.
    Kosto e lartė e fushatės elektorale ngre disa probleme, tė cilat kanė nevojė tė trajtohen me seriozitet nga politikanėt dhe institucionet pėrkatėse. Sė pari, pėr hir tė injektimit tė pastėrtisė financiare nė klasėn politike shqiptare, duhet tė verifikohen burimet e financimit tė fushatės pėr individė apo parti politike. Dhe kjo detyrė i pėrket forcės qė do tė qeverisė pas zgjedhjeve tė 3 korrikut 2005, e cila ka si pikė qendrore tė programit tė saj luftėn kundėr korrupsionit. Pa dashur tė paragjykojmė burimet e financimit, ėshtė e domosdoshme tė sigurohemi pėr pastėrtinė e tyre. Pėrveē kėtij aspekti, ka rėndėsi, pėr hir tė demokracisė dhe mundėsive tė barabarta pėr qytetarėt shqiptarė, qė klasa politike shqiptare tė pėrcaktojė standarde dhe rregulla strikte mbi burimet e financimit dhe nivelit tė financimit tė fushatave elektorale. Kjo nuk do tė vinte nė pozita diskriminuese ata individė qė realisht e meritojnė pėr cilėsitė e tyre tė jenė tė ulur nė karriget e Kuvendit, me ata individė qė i kanė krijuar vetes pėrparėsi me forcėn e parave. Mbi tė gjitha, financimi i njė fushate duhet tė kontrollohet para ditės sė zgjedhjeve, jo pas saj. Ėshtė mėse e nevojshme qė sa mė shpejt tė trajtohet ky aspekt, sepse pėr njė vit do tė kemi zgjedhjet pėr pushtetin vendor, fushata pėr tė cilat edhe nė mos u bėftė shumė e shtrenjtė, patjetėr qė do tė imitojė fushatėn pėr zgjedhjet e korrikut 2005.
    C'do gje eshte nje gje , dhe asgjeja eshte nje gje !

    DYNJAJA pa FUND....

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    20-05-2005
    Postime
    153
    Iken kanibalet.
    by everteta on July 6, 2005 10:33PM (EDT)
    Iken kanibalet.

    Erdhen tregtaret e gjakut.

    Te pa fat qelluan kanibalet e PS-se kete radhe. Vrane por nuk munden ta coptonin dhe hanin viktimen e tyre te fundit, vezhguesin e partise “me te madhe” shqiptare ate te PR-se.

    Gjakeshitesit e PD-se dhe PR-se bene ritualine radhes, e shtiten ate. Asnje “madhor” nga koalicioni per fitore nuk ishte prezent dje ne procesionin mortor te atij qe po perpiqej ti hypte ne pushtet.. Te ndjerin e mbuloi balta ndersa shampanjat e fitores se koalicionit coptonin qiellin. Rrofte pushteti. Rrofte parraja. Rrofte Ramizi.

    Tashme kjo skeme, PS-ja vra dhe PD-ja shite, eshte bere nje tradite. Ajo eshte futur ne vitin e saj te 16-te.

    Te paret ishin antikomunistat shkodrane qe hengren plumbin e cila pasoi nga nje hetim dhe gjykim farse i cili nuk nxori asgje ne drite vecse mbuloi.

    “Feste” e madhe 1997. Kishte gjak per te gjithe. Ne zonen ku doli deputet president Mejdani 7-te nepunes te shtetit te pjekur te gjalle. Qindra te vrare dhe te plagosur.

    Nepunes te pjekur, te vrare, te torturuar kishte dhe ne Sarande por orgjite e gjakut i takojne Vlores. Kryeqendres se asaj kohe. Punonjesit e SHIKU-t u coptuan dhe u hengren te gjalle. Asgje nuk vajti dem. Edhe gjakun ja pine deputet e ardhshem te PS-se. Dhe c’fare? PD-ja? Shiti, shiti, shiti gjakun.

    Shteti, Nano, Gjinushi, e vrane Azem Hajdarin, bertiten nga ballkoni i PD-se ne Tirane. Tempi ka rene, gjaku u shit. Berisha me Nanon na bene dhe tre muaj dashuri. I ndjeri u vra per “motive te dobta”. Asgje nuk flitet per gjetjen e urdheruesve te masakres dhe motivin e verete politike te saj. I harruar tashme eshte kujtimi i tij. Idealet, per te cilat e vrane? As qe nuk behet fjale.

    Kjo eshte demokracia shqiptare. Rotacion kanibalesh dhe tregetaresh gjaku nepermjet krimit dhe manipulimit. Ndaj dhe me shume se 75% e inteligjences shqiptare qe i eshte dhene rasti ka marre lemerine neper bote.

    Zoti i heqte mallkimin Shqiperis.

    Petrit Kola
    http://everteta.myblogsite.com

    Leave Comment | Permanent Link | Cosmos

  5. #5
    Kur lexon se Berisha po fton nė qeveri ekstremin e majtė, Milon, Xhuvelin etj. - sahanlėpirėsit e Nanos, dhe se si kryeminister, Berisha paska deklaruar /nėse nuk ėshtė gėnjeshtėr/ se vizitėn e parė do e bėjė nė Greqi, del se ai ėshtė dhe do tė mbesė injorant politik, pasi vizitėn e parė duhe ta bėjė nė Vashington, por ai do tė jetė vazal i grekėve... Votuesit e Shqipėrisė nė kėto zgjedhje u treguan mė kombėtar dhe mė tė kthjellėt politikisht se Berisha, pasi nuk i votuan tė ftuarit e miqtė e Berishės, antishqiptarėt, A. Imamin, G. Pashkon etj. Nuk janė tė djathtė tė vėrtetė blloku i Berishės as LZHK-ja...
    Do bėhet mirė mė vonė...
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Bollano: Vorio-Epiri tė jetė i pavarur si Kosova
    Nga forum126 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 25-01-2010, 10:38
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Janullatos: Nuk ka pėrparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •