Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10

Tema: Lypesit

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e klevis2
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    87

    Lypesit

    Lypesit

    I heshtur rri
    me doren qe zgjat ngadale... perpara

    Syte, fytyra nje nenqeshje e hidhur
    tek sheh makinat qe lagen nen shi

    e capitesh baresh te zhurmshem
    duke persritur te njejtin refren te trishtueshem
    100 leke zoteri!

    Me falni pak e shkurter po lypsin e kam perballe edhe tani qe po e postoj.
    Pershendetje

  2. #2
    "ah sikur tė isha lypės"

    Mjerim qė tė shtyp
    tė ndrydh, tė shpon zemrėn
    sytė ti mbush me lot
    e kokėn plot dhimbje
    barkun bosh
    e trupin zhveshur
    kėmbėt zvarrė rrugėve tė huaja
    buzėqeshje e ngrirė
    e etur pėr shikime tė ėmbla
    fjalė tė prera, tė pėrsėritura
    tė forta kur uria tė kap
    e tė plas pėrdhe me dorėn shtrirė

    Monedha pa vlerė tringėllijnė asfalteve
    tė hedhura nga parfume tė ēuditshme
    qė vaporizohen portave tė xhamta tė dyqaneve

    Kokėn varur, flokė tė pistė bien gjunjėve
    truri i fjetur kujton...kujton...
    shokė tė humbur viteve...
    e dashura ikur ditėn kur ai...s'kish mė lek...
    nėna...larg...nė cepin tjetėr tė telefonit
    gėlltit bashkė me lotėt...
    gėnjeshtrat e oksidentit...

    Uria ngre prapė kokėn dhe kafshon thikshėm
    i ftohti bashkėpunon nga jashtė
    e tė dy
    luftojnė
    me vite, me muaj, me ditė...
    pėr tė rrėzuar kėshtjellėn 25 vjeēare
    truri bllokohet e kujtimet bien thellė
    nė humnerėn e zezė tė mpirjes
    kokėn ulur, dora shtrihet lehtė
    drejt hijes sė kalimtarit tė fundit
    buzėt hapen e zėri rrėshket i ngrohtė
    nė acarin e qytetit tė madh me drita
    "quelques monnaies pour dépanner s'il vous plaīt"*

    Asnjė tringėllimė!
    mishi dridhet nga tė ftohtėt e hapave qė kėrcasin
    largimthi
    sytė mbyllen...lehtė...lehtė
    "ėndrra e parajsės" e mbėshtjell.

    Tė nesėrmen...
    vetėm njė buzėqeshje...pa varr!




    * "mė falni dy lek sa per sot ju lutem"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Te lumte Marini...

    E mrekullueshme kjo Poezi.

  4. #4
    Te dyjat poezit kane dhene thjeshte e me force nje realiteti te hidhur.
    Urime autorve
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e syembla
    Anėtarėsuar
    16-07-2002
    Vendndodhja
    ne fund te detit
    Postime
    28
    Je i madh Marin, ...gjithcka qe ti shkruan te shfaqet para syve...dhe kur mbaron se lexuari (ndoshta pa dashur) ndien qe nga syte rrjedhin dy lote te "vrare"... me lejo te te them qe je mjeshter i poezise.
    sono cui per capire il mondo
    e non pretendo che il mondo
    mi capisca, ma solo che mi accetti,
    oppure mi ignori e non mi tolga
    la libertą di scoprire il mio mondo...

  6. #6
    Kacurrelsja Maska e Kiki
    Anėtarėsuar
    29-08-2002
    Postime
    156
    Te urrej se me ben serisht te te dua
    te urrej sa here s'rri dot pa te pare
    te urrej e serisht prape te dua
    ne kete urrejtje si e marre.....
    Mos e kruaj me tel me gjemba :D

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e klevis2
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    87
    Shqiperia

    Shqiperia eshte plage
    po po
    nje plage e rreshkur
    ngecur alpeve te ballkanit

    eshte plaga ne duart e fshatarit muratorit
    eshte varri i mbytur i otrantos
    dhe ulcera ne stomakun e biznesmenit

    eshte plaga qe renkon
    ne gjioksin e prostitutes
    dhe ndergjegjen e helmet te kriminelit
    eshte dhimbja e pambyllur e poetit shkrimtarit
    dhe isoja e pervajtshme e kurbetit

    eshte zhgenjimi i lypesit ne trotuarin e milanos tiranes
    zemerimi i studentit ne pensionin e vogel
    eshte vrazhdesia e policit ngerdheshur
    dhe shikimi i mekur i plakut te dehur

    Po SHQIPERIA eshte plage
    nje plage qe klith e dhemb parreshtur


    Marini te faleminderit per poezine me siper me pelqen stili yt.
    pershendetje

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Klevis fieraku...dhe poet qenke..shume bukur.

    Hmmmmmm..paskeni qene gjenerat poetesh juve "janaqi 1995 ".

    pra jeni bashkuar ketu ti ..henri, kiki ..dhe kuvendoni.. fantastike.


    suksese Fierit ne grure, nafte e miser hamullor...lol

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e klevis2
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    87
    Faleminderit o Brari shih mos na ben biografine tani se e di une e ke vete merak ti po nejse rrofsh per urimet sme the prej nga je mos je gje prej Lezhe se i njoh edhe ca andej une?Shoke me Idajet Beqirin e Gimcen kane qene.

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    bravo lal shuem bukur e ke qendisur

Tema tė Ngjashme

  1. Lypėsit: Pėr ne kanė ardhur ditė tė vėshtira
    Nga iliria e para nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 13-07-2006, 21:44
  2. Anomali: Lypėsit...
    Nga Davius nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 17-05-2006, 14:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •