Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    Edhe një kandidat nga forumi për zgjedhjet e 3 korrikut

    Përshëndetje,
    kam kënaqësinë t'ju njoftoj se kandidoj në zonën 95 në Vlorë për partinë Balli Kombëtar.

    Ja webfaqja ime:
    http://www.xhemil-meco.com/

    Nëse e keni mundësinë ta përkrahni kandidaturën time dhe të më votoni, ju falenderoj paraprakisht.

    Sa për kuriozitet: a ka të tjerë kandidatë në forum?
    E drejta vonon, por nuk harron!

  2. #2
    ¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb

    ¤¤ Suksese Ballit Kombëtar në zgjedhjet parlamentare
    më 3 korrik 2005!



    PrInCiPiEl



      • " Të bëhemi të zotit të ruajmë të drejtat tona,
        të jemi të zotët që të kuptojmë detyrat tona ..."


      Lumo Skëndo (Mid'hat Frashëri)

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Inshalla e fiton ate post me merite dhe do te sherbesh kombit me intelektualitetin tend...
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Me gjithe renien e Komunizmit ideja e formuar tek Shqiptaret per Ballin Kombetar nuk eshte me pozitive se ajo per Komunizmin. Nuk eshte vendi i duhur per te diskutuar, partine, kandidatet e platformen.
    I uroj suksese kandidateve te dobishem per Shqiperine e shqiptaret, asnje partie te caktuar, asnje emri te caktuar.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Zoti t`ju ndihmoje !

    Te fitoni sa me shume vota !

    Njerez te tille i duhen Shqiperise.

    ps. Ku e ke qeleshen e Ballit Kombetar
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qerim : 10-06-2005 më 06:10

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Karaburuni..


    Ne zonen ku kandidon me cilet do jesh ne rivalitet nga Partite e tjera?

    Karaburun.. sic e di ti dhe gjithe populli.. eshte nje Parti qe elektoratin e saje e ka grusht celiku rreth partise.. pra te patundur..

    se ja hoqi lop e pul bahce e dele e ja beri tallon e Lata 50 vjet.. kjo kategoria qe them nuku u tund nga istikami..e Votonte PPSH-ne qe ne 5 te mengjezit.. me qejf.. Pamvaresisht se te gjithe votonim athere per PPSH-ne.

    Kjo u vu re edhe kur duall nje Parti e re pra dy alternativa.. perseri ne votimet e para zyrtarisht pluraliste ..pra me 91-shin perseri fitoi ajo PPSH-ja..

    u be cu be me 92.. qe fitoj Pd.. perseri sa po u vu ne prove Pd me referendumin.. ajo Humbi.. Pra elektorati i PPSH-se u luhat pak me 92..ose vet i thane..mo na votoni me se nuk mund te mbajm pushtetin.. dhe mbas 2 vites perseri fituan PPSH-ja me referendumin i cili nuk ju aprovua PD-se gje qe fare qarte tregoi se Elektorati Punist e Socialist eshte Shumice ne Shqiperine me 50 vjet enverizem ne Gene..

    Dhe ja erdhi dita me 96-97 dhe PD duall se nuk e kish mbeshtjen ne popull ashtu si Pd-ja..

    Vlora eshte shembull per kete..

    Kur Ps ne opozite i tha popullit dil e kija mamanë Saliut ata duallen..dhe e ben pluhur e hi Shtetin e Saliut..

    Pra ndersa Ps mundi ta nxjerre pjesen e vet per tja kire mamanë Saliut.. Pd nuk mundi te nxjerre barrikaden me te vetet qe tu thosh pjeses PS-iste ik o p.irdhu se nuku ju lem ne te beni ju hatanë..
    Pra Ps fitoi fizikisht dhe politikisht.. Kjo u vertetua dhe ne 97 dhe ne 2001 ..

    Pra dua te them se Ps eshte kuceder e forte..

    Kur PD-ne ajo e ha me dhembe ..mendo si ju ben juve degzat e Ballit.. Juve ju ka buk me djathe.. nje Sus tju thote dhe ju nuk dini nga te veni..

    Pra mendohu mire..
    Mos harro se lideri nr 1 i Ballit ne Emigracion Prof Abazi.. erdh e u be vegel e Namik Dokles ne 97-ten..per te rrezuar Saliun..
    Mos valle kjo tregon se e ka pasur dhe e ka mire PPSH-PS-ja politiken?

    Joooooooooooooooooooooooooooooooooooo...

    Mjaftojne Vaporrat e Durresit mbushur me miza dheu..me fal njerez.. dhe Zisat e Kooperativave kthyer ne Skafe ne Radhime.. qe perdori mileti Labo-Heroik per tja mbathur me ose pa mbathje ne Itali.. qe tregojne se ai EKSOD apo IKJE.. kishte arsye pikerisht regjimin gjakatar skllaverues te Partise se Punes mbi popullin Shqiptar..

    Pra PPSH e PS as kane qene te mira e as do jene.. pik..
    Por Kucedra PPSH e PS kane elektorat qe i gjindet sa here ajo e therret me buri e daulle dikur e sot me celolular..
    Pra kjo Kuceder duhet mundur se eshte kuceder..
    Por qe te mundet kjo Kuceder ka vetem nje RRUGE..
    BASHKIM i te gjithe atyre qe nuk e kan dashur kte kuceder ..

    ketij Bashkimi i eshte Trembur PPSH-PS-ja gjithmone.. prandaj ne strategjine e saje gjithmone ka qene.. primare.. Ta fragmentarizoje.. ANTI-KUCEDREN.. Pra ti bej lesh arapi ata qe asnjehere nuk e kan dashur kte Kuceder apo qe ne vite i kane berem.unë kesaj kucedre..

    Pra.. Dalja ne Skene.. e Partive qe fragmentarizonin PD-ne pra frontin anti-Kuceder.. eshte thjesht pjese e strategjise PPSH_PS-oiste..
    Pra per fat te keq ..pamvaresisht nga emrat qe perdor .. faktori fragmentarizues.. i pas 1990-91.. e deri me sot.. jo Mithad frasherlijas.. jo Ahmet Zogollas jo Abas Ermanas jo Xhuvelas jo Milo-shas jo Polloiste Jo Sabri Godo iste jo pro ligjit 1000 e ca ca quhet jo kunder..jo e djathte Shkodrane jo e qendres Neritan cekojane.. jo Dash Shehase jo po sadedin ballase apo ekremase.. jo po.. Ball nr 1 jo Ball nr 2 e 3.. te tera jane shu.rrtare qe shpien sh.urren ne Kazanin e PPSH-PS qe kjo ta perdor per pleh organik ne te mire te Bahces se vet..

    Ka vetem nje Koke (per shum arsye kjo) qe duhet ta drejtoje Bashkimin qe ben Fuqine e kesaj duhet ti bashkohen te gjithe qe nuk e duan kucedren PPSH-PS.. dhe kjo eshte PD-ja e Sali Berishes.. .. e mire apo e jo shum e mire..

    Cdo mëk mëk tjeter hipokrizije e llafollogjije eshte .. "te bec shu.rren ne kazanin " e Nano Enver Ramiz Kucedrave.. ose te shtypc ullinjte ne govaten e PPSH-PS-se..pra Vaji te dale per te mbushur shishet Ruco Fino Nano Zhejo Zano Zabito Ceko Mafia..

    I dime te gjitha historie e Ballit ..edhe Te Zogut.. por ato lerjani Historise.. sot luhet ndeshja mes Kucedres PPSH e PS.. dhe Te MJEREVE..

    Bashkojuni PD-se.. ne se nuk jeni dallkauke te pergatitur per qitje te larget ..

    se ndryshe e mbyllni me turp sic e mbilli prof Ermeni... qe u be.. nje cop vegel ose kal i qelbur.. sa me kalu lumin Kulshedra PPSH-PS ne 97-ten..

    Tulla nuk tregon asgje..as kollarja..
    As Masterat e diplomat..

    bjerini drejt ..jeni vegla apo Burra..pike..

    Nuk e kam me ty personalisht po me te gjithe Rajane qe i sherben Skllavepronarit 65 vjecar.. 1942-2005..

    qashtu..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Une mbram i percolla pak lajmet ne ALSAT ku u preken shume probleme sociale si ato pagat e punetoreve ne industri dhe ndertimtare qe ta luanin kapakun e kokes .Gjithashtu u potencua edhe problemi i penzioneve...te gjitha
    keto,u tha,se nuk jane prekur ne programin e tyre nga asnje parti!


    Pra,kerkoni te voton populli per ju
    mendoni mire e mire para se ta vendosni emrin tuej ne kandidature
    nuk eshte lehte o njerez
    se duhet punuar shume,duhet studiuar shume
    duhet ndjersitur trurin shume

    andaj,nese premtoni ndryshime,ateher sillni nje program te duhun
    e jo nje faqe programi te formatit A4

    Edhe po konkurove per pune,te kerkojne me shume informate se kjo!


    Respekt
    rtp-ja
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Se pari, vleresoj shume kthimin tend ne atdhe dhe vullnetin per te ndihmuar e cuar perpara proceset atje.

    Edhe une mendoj se duhet te punosh pak me shume ne:
    - CV-ne tende, te japesh me shume te dhena per karrieren tuaj profesionale deri tani, dhe jo vetem te dhena keshtu, por te dhena te prekshme e te verifikueshme, sepse duket qe keni karriere te pasur, por shpjegojeni ate me me shume te dhena te prekshme dhe verifikueshme,
    - Platformen tuaj, duke dhene me shume detaje ne lidhje me ate cfare premton, dhe menyrat si mendon ti realizosh ato,

    Duke pasur parasysh edhe kundershtaret e tu, qe nuk besoj te kene as webfaqe se pari e masnej ndoshta as CV e platforma te tyre personale, ke shansa te medha ne keto zgjedhje. Por, une mendoj qe po i bere ato korrigjime qe ti sugjerova, do keshe edhe me shume shansa, dhe me te sigurte fitoren ne keto zgjedhje.

    Gjithsesi, te uroj suksese jo vetem ne keto zgjedhje por edhe ne gjithe karrieren tuaj profesionale si ne sistemet e informimit ashtu edhe ne politike. Ne duhet te kemi informaticiene edhe ne politike. Keshtu qe, gjithe te mirat prej meje.

    Sinqerisht dhe miqesisht

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    "Oj Shqiper e mjera Shqiperi,
    kush te ka qitur me krye ne hi"

    Pra mjere e mjere shqipetaria qe mbetur ne duart e analfabeteve dhe kriminelve,por te angazhohemi ne teren o burra se jo ne web e faqe interneti se ketu ka vetem fjale e atje duhen vepra.
    Pra me majko,nana e berisha nuk ka shkurje perpara njashtu edhe me emra te demoduar partish,me emra kamuflazh se do kete demokraci nuk shkohet perpara,pra ne ten e jo ne forume.
    Pra pa buje pa shume fjale ne teren ta bindim popullin se jemi per ndryshime,e jo per krime.
    Perpara.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Urime Karabrunit per kandidimin

    Dhe shume ketu ne forum QE NUK NJOHIN REALITETIN po BAZOHEN NGA PROPAGANDA E PS se

    Vlora eshte pare si e PSse

    Kjo nuk eshte e vertete

    Vlora ka qene baza e NACIONALIZMIT NE JUG po keshtu dhe e Ballit

    Ata qe jane nga jugu i njohin me emra kush kane qene secili.

    Kuptohet PSja 50 vjet pushtet e ka pasur shume oficer e sigurimsa na vlora---po ata njihen kush jane e ca kane qene te paret e tyre--qe enveri i veshi me parudhen---hiq nga dhite e vish zabite.

    Brarit.....

    Qe me siper ka shkruar 'populli voton PSne '

    JE PREKUR DHE TI NGA PROPOGANDA KOMUNISTE

    Se komunistet e te majtet SISTEMIN E kishtin dhe e kane ---me modelin e diktatures---DHUNA + PROPAGANDE---pra ben propagande e ai qe kundershton mbylli gojen me dhune-----sot eshte e njejta gje po ne kushte te tjera eshte VJEDHJE VOTE MANIPULIM + PROPAGANDE e te dyja plotesojne njera tjetren.

    PSja O Brar

    Qe nga 92 deri me sot ka mare numur te njejte votash te 600 mishi

    Pra 25% te elektoratit--ky eshte elektorati i saj
    Ne 92 shin me kaq vota morri 25 %
    Ne 97 nga qe ra numri i votusve 25% u be 53%--e numri i votave qe i njejte

    PSja NUK VOTOHET NGA ELEKTORATI NE SHQIPERI

    MORRI PUSHTITN ME REVOLUCION NE 97 E VJEDH ZGJEDHJET ME RRADHE

    PD ja morri 60% ne 1992 me 1 milion e 400 mije vota
    PSja mori 60% me aleatet ne 1997 me 700 mije vota [600PS +100 aleatet][pa llogaritur ketu sa vota jane vjedhur--ja jap dhe ato]

    Nuk eshte cuar asnje here PSja mbi ate numer votash qe morri ne 1992 shin.

    Qe ne zgjedhjet e para parlamentare ne 1991 PDja MORRI TE 4 DEPUTETET E QYTETIT TE VLORES.Dhe ka fituar ne Vlore deri ne revolucionin komunist.

    Elektorati ka pasur momente qe ka bojkotuar , momente qe ka reaguar jo mire per PDne momente qe e ka votuar PDne---po PDja nuk e ka te mbyllur mundesine.

    PSja 70% e elektoratit eshte ndare nga ajo qe ne 1992 shin e nuk voton me per te.
    Pasi ne popull shihet mire , dhe me emra nje per nje , qe eshte parti mbeturine e partise diktatures--sic qene mbeturinat e pative Naziste[ nacional-socialiste] te hitlerit ne gjermani apo komuniste staliniste ne rusi.

    ME VJEN KEQ QE SHUME VETA INFEKTOHEN NGA PROPOGANDA E MAJTE

    QE DO TE FSHEH ZGJEDHJET E VJEDHURA
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 10-06-2005 më 10:30

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i shkurtër i LDK-së, 1989-2004
    Nga Arb në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  3. Komentet tuaja për zgjedhjet e 3 korrikut
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 02:47
  4. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •