Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Vëzhguesit e OSBE/ODHIR-it japin përfundimet e raportit paraprak për zgjedhjet e 3 korrikut

    ODHIR: Zgjedhjet, standardet u përmbushën pjesërisht

    “Probleme me listat e votuesve, identifikimin e votuesve, numërimin dhe strategjia e Dushkut”

    Darina Tanushi

    TIRANË – Zgjedhjet në Shqipëri përmbushën pjesërisht standardet ndërkombëtare. Kështu janë shprehur dje në një konferencë për shtyp të paralajmëruar, përfaqësuesit e misionit vëzhgues të OSBE/ODHIR-it në Shqipëri. Shefi i misionit të ODHIR-it, Jorgen Grunet, tha se, “mendimi ynë i përbashkët në lidhje me zgjedhjet e djeshme dhe në lidhje me procesin deri rreth mesditës, është se që të dyja i kanë përmbushur deri në një farë shkalle angazhimet ndërkombëtare si dhe standardet për zgjedhje demokratike. Disa prej këtyre standardeve ndërkombëtare thuajse u plotësuan, disa thuajse nuk u plotësuan, ndërsa disa të tjerë ishin diku në mes”. Zgjedhjet, tha Grunet, ishin konkurruese dhe votuesve u është ofruar një shumëllojshmëri informacionesh, çka i ka pajisur ata me një bazë për të marrë vendime në kutinë e votimit. Por, sipas tij, vëzhguesit e misionit kanë vënë re edhe vështirësi në shumë vende, në lidhje me fillimin e votimit. Sipas Grunet, ka patur numër të madh njerëzish gjatë procesit, ka patur paqartësi me identifikimin e votuesve dhe të gjitha këto dhanë përshtypjen e një lloj çorganizimi. “Megjithatë deri tani, theksoi ai dje pasdite, shumë pak pretendime në lidhje me parregullsi të rënda janë përsëritur. Kjo ka lidhje edhe me frikën që shprehën edhe disa parti politike edhe përpara zgjedhjeve sidomos në lidhje me çertifikatat e lindjeve”. Nga ana tjetër, edhe përfaqësuesi i Asamblesë së Këshillit të Evropës, Morten Ostergaard, përfaqësues i kryesuesit të këtij delegacioni, Jerzy Smoravinski, tha prerë se, “ka patur një përmbushje të pjesshme të standardeve”. Na mbetet të shikojmë edhe rezultatet përfundimtare të votimit, tha Ostergaard. Nga ana pozitive, Kodi Etik e bëri mjedisin e fushatës më të mirë, më të ekuilibruar dhe më konkurrues. Unë kam qenë në 20 qendra votimi, ku e kam parë se rreth 96% e komisioneve kanë bashkëpunuar mirë, ka thënë përfaqësuesi i Asamblesë së Këshillit të Evropës.
    Vërejtjet
    Përfaqësuesit e misionit vëzhgues të OSBE-ODHIR-it renditën edhe një sërë vërejtjesh mbi këtë proces. Sipas shefit të ODHIR-it, Grunet, “disa prej fushave ku standardet u plotësuan janë; përgatitja e zgjedhjeve. Për herë të parë për këto zgjedhje u ngrit Kolegji Zgjedhor në mënyrë eficente, rregullimi i mjeteve të komunikimut në fushatën zyrtare zgjedhore, më së fundi u respektua”. Sipas Grunet, stnadardet nuk u plotësuan në problemin e listave të votuesve. Një problem tjetër ishte sistemi i identifikimit, ku Grunet tha se ka patur një mungesë të vullnetit politik të forcave politike, si dhe të autoriteteve për të krijuar kuadrin e duhur për një proces të qetë, normal zgjedhor. Procesi i reformimit filloi tepër vonë, mund të kishte filluar më përpara zgjedhjeve. Gjithashtu edhe në lidhje me procesin e numërimit të votave. Edhe Ostergaard, theksoi se, “në anënt negative të procesit ishte fakti se, forcat politike kanë shfrytëzuar dobësitë e sistemit. Votimi strategjik të tipit “Dushk“ tregojnë vullnetin e keq politik për të kompromentuar dispozitat kushtetuese për proporcionalitetin. Listat e votuesve qysh në fillim kanë qenë një problem. Reformat e nevojshme kanë nisur tepër vonë dhe kanë kompromentuar besueshmërinë e procesit zgjedhor“, - tha ai. Por, vijoi përfaqësuesi i Asamblesë së KE-së, “reformat duhet të vazhdojnë menjëherë në drejtim të regjistrimit të besueshëm përpara zgjedhjeve lokale të vitit që vjen. Stanadardet u përmbushën pjesërisht. Procesi që ne kemi parë nuk e ndalon vullnetin e popullit që të transferohen në një rezultat përfundimtar, por reformat duhet të vazhdojnë medoemos. Populli shqiptar ka përqafuar demokracinë dhe ne duhet të kemi mundësinë që t’i ndihmojmë ata në këtë proces”, - tha ai. Por, vijoi përfaqësuesi i Asamblesë së KE-së, “reformat duhet të vazhdojnë menjëherë në drejtim të regjistrimit të besueshëm përpara zgjedhjeve lokale të vitit që vjen. Standardet u përmbushën pjesërisht. Procesi që ne kemi parë, nuk e ndalon vullnetin e popullit që të transferohen në një rezultat përfundimtar, por reformat duhet të vazhdojnë medoemos. Populli shqiptar ka përqafuar demokracinë dhe ne duhet të kemi mundësinë që t’i ndihmojmë ata në këtë proces”, - tha ai. Edhe parlamentarja Doris Pak ka thënë se “sistemi zgjedhor mbetet i hapur ndaj abuzimeve. Listat e zgjedhësve ende të pasakta krijojnë acarim dhe zhgënjim te zgjedhësit”.
    Raporti i misionit vëzhgues të OSBE-ODHRI-it thekson se pas përvojës së zgjedhjeve për Kuvendin e vitit 2001, procesi zgjedhor i vitit 2005 konfirmon se sistemi zgjedhor aktual do të mbetet i hapur nga abuzimeve derisa të reformohet. Kodi Zgjedhor nuk arrin të sigurojë transparencë dhe siguri në shpërndarjen e mandateve për listat shumemërore të partive, thuhet në raport. Po kështu, sipas këtij raporti, menaxhimi i zgjedhjeve në ditën e zgjedhjeve tregoi vetem progres të kufizuar krahasuar me zgjedhjet e mëeparshme nëe Shqipëeri. Dispozitat e Kodit Zgjedhor që detajojnë sistemin zgjedhor, nuk sigurojnë realizimin e objektivit kushtetues për të arritur një proporcionalitet “në raport sa më të afërt” midis votave të marra nga listat e partive dhe përbërjes së përgjithshme të Kuvendit. Ky sistem, thuhet në raport, lejoi shumë pjesëmarrës në zgjedhje të përdorin strategji zgjedhore që sfiduan caqet e ligjit dhe venitën dallimet midis partive politike.

    Vërejtjet
    * Turmat e njerëzve, vonesat dhe pasiguritë gjatë identifikimit të zgjedhësve pasqyruan një përshtypje çorganizimi.
    * Janë vërtetuar shumë pak pretendime për parregullsi.
    * Mosveprimi i vazhdueshëm i autoriteteve shqiptare për futjen e një sistemi uniform të adresave të ndërtesave, si dhe të dokumenteve të reja personale të identifikimit në mbarë vendin zvogëloi domethënien e përpjekjeve të ndërmarra për përmirësimin e listave zgjedhore
    * Mungesa e besimit midis partive politike çoi në vonesa për arritjen e një marrëveshjeje për kuadrin zgjedhor, si dhe ndikoi negativisht në përgatitjet dhe zhvillimin e zgjedhjeve.
    * Pas përvojës së zgjedhjeve për Kuvendin e vitit 2001, procesi zgjedhor i vitit 2005 konfirmon se sistemi zgjedhor aktual do të mbetet i hapur nga abuzimeve derisa të reformohet.
    * Votimi strategjik të tipit “Dushk“, tregojnë vullnetin e keq politik për të kompromentuar dispozitat kushtetuese për proporcionalitetin.
    * Kodi Zgjedhor nuk arrin të sigurojë transparencë dhe siguri në shpërndarjen e mandateve për listat shumemërore të partive.
    * Asnjë përmirësim në pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grave në çështje publike.
    * Zhvillimi i votimit në ditën e zgjedhjeve tregoi vetëm proces të kufizuar në krahasim me zgjedhjet e mëparshme.
    * Megjithëse votimi u zhvillua në një atmosferë përgjithësisht paqësore, disa incidente të dhunshme, duke përfshirë edhe një rast fatal, njollosën procesin.




    05/07/2005
    Gazeta Shekulli
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  2. #12
    "Cili jeni ju" zoti Vacek?

    Gjeneve

    Nderkohe qe vezhguesit e komunitetit nderkombetar, e qe permbledhin tere cka te rendesishme e me peshe aspekti i vezhgimit te zgjedhjeve (OSBE/ ODIHR-KE-PE-BE) jane shprehur te nesermen e zgjedhjeve per sa pane se si u zhvilluan zgjedhjet ne Shqiperi me date 3 korrik 2005 dhe vleresimi edhe pse i nuancuar eshte pergjithesisht pozitiv; nderkohe qe Departamenti Amerikan i Shtetit i pershendeti ato, nderkohe qe Havier Solana i pergezoi shqiptaret per zgjedhjet, nderkohe qe ekipi vezhgues i Organizates Nderkombetare te Frankofonise shprehu kenaqesine per perparimin qe ka pare ne krahasim me zgjedhjet e kaluara, nderkohe qe organizatat joqeveritare shqiptare shprehen pergjithesisht vleresimin e tyre pozitiv, kishim harruar se te gjitha keto nuk qendrojne nese ende s'ka folur edhe nje i fundit: Zoti Vacek!

    Ky zoteri, kryetari i pranise se OSBE-se ne Shqiperi, pa pike hezitimi, shpresoj te kete qene ne nje dite e mendje normale, thekso ne thelb dje, ne nje interviste per "Zerin e Amerikes", se zgjedhjet ne Shqiperi u shoqeruan "nga parregullsi serioze dhe dhune, ne te cilen te pakten nje zyrtar zgjedhor mbeti i vrare". Vacek duhet pergezuar sepse kete radhe e pikerisht per kete ceshtje, ai ia ka kaluar edhe policise shqiptare, e cila ende nuk eshte deklaruar qe vrasja te kishte motive te vertetuara politike. Natyrshem qe Vacek duhet pergezuar, pasi nuk ia njihnim kete aftesi e per me pak kete prerogative investigimi ne mandatin e tij. Por ajo qe ka rendesi te verehet eshte pesimizmin me te cilin ai pershkruan optimizmin e shqiptareve qe shkuan, votuan dhe bene zgjedhjen e tyre. Eshte i cuditshem ky vullnetarizmi i Vacek per te dale nga mandati qe i ka dhene OSBE- ja, pra edhe vete Shqiperia per nje mision afatgjate, por qe s'ka te beje fare ne kete moment me kete dosje te vezhgimit qe i eshte ngarkuar tjeterkujt. Ne intervisten e tij Vacek flet per "kercenime te ekstremisteve te te dy partive". Eshte e cuditshme qe perfaqesuesit e 400 vezhguesve te shperndare si bletet ne te gjithe Shqiperine nuk e permenden kete fakt, ndersa Vacek nga zyra e tij e rrethuar me kangjella te larta e paska vene re.

    Shqiptaret kurre s'kane munguar te shprehin mirenjohjen e duhur per komunitetin nderkombetar, i cili i ka ndenjur prane qe ne ditet me te veshtira te daljes nga tuneli i zi i diktatures. Shqiptaret kurre nuk do te mungojne te falenderojne gjithkend per ndihmen e bujarine e treguar ndaj tyre gjithe keto vite. Ata kete e kane thene, e thone e do ta thone edhe me vone kur te mos kene nevoje per ndihme, madje edhe kur Vaceket e rastesishem te mos ekzistojne.

    Zgjedhjet nuk qene perfekte! Nuk e di se ne cilin vend ka zgjedhje perfekte! Nuk e di se ne cilin vend nje perqindje e vogel e paperfillshme e crregullimeve, totalisht e parendesishme per sa i perket rezultatit final, qenka kaq e rendesishme sa te vere vulen e te okultoje gjithe pjesen tjeter, gjithe ate ndjenje qytetare te mrekullueshme qe shfaqen shqiptaret ne nje moment te rendesishem per ta.

    Te thuash sot se zgjedhjet u shoqeruan me dhune do te thote te shtosh artificialisht tensionin ne Shqiperi, edhe aq te panevojshem nga vonesat ne numerimin e votave per cka s'ka hic nevoje. Do te thote te inkurajosh kedo, qe ne praktiken e zeze shqiptare te mos pranoje rezultatin, sepse ka qene dhuna ajo qe ka predominuar dhe jo shprehja e lire edhe e vullnetshme e qytetareve. Do te thote qe edhe nje here si cdo here te vesh nje njolle te madhe e te padrejte per aftesine e shqiptareve te kuptojne kohen ne te cilen jetojne e te ecin me shpejtesine qe u kerkohet drejt aspiratave te tyre dhe projektit te perbashket europian.

    Nese zoti Vacek paska kaluar nete pa gjume duke menduar per hallin e te ashtuquajturave crregullime ne zgjedhje ai ishte krejtesisht i lire te dilte dje se bashku me vezhguesit nderkombetare, shumica e te cilave jane te mandatar nga e njejta ndertese te ciles i perket edhe ai vete. Nese ai del sot, qofte edhe rastesisht, sepse eshte i ftuar nga nje radio nderkombetare, ai duhej te ishte menduar me mire para se te fliste serbes, sepse te vesh ne dyshim rregullsine e pergjithshme te ketyre zgjedhjeve, nderkohe qe nuk rezulton ashtu, nderkohe qe nuk ke asnje mandat, asnje leje, nderkohe qe institucioni i vetem shqiptar i ngarkuar me organizimin e tyre, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mendon diametralisht kunder, do te thote se ky zotni ka dale nga realiteti, e ka bere keshtu detyren e tij te paqene, statusin e tij te pavlere dhe qendrimin e tij te panevojshem.

    Zoti Vacek, nganjehere kur s'ke asnje gje te zgjuar per te thene eshte mire te heshtet. Kete duhej t'jua kishin mesuar atehere kur benit kurset fillestare diplomatike. Sinqerisht, zoti Vacek, a mendoni se ende keni ndonje rol ne Shqiperi! Thelbesore eshte fjala e jo thashethemet!

    Korrieri - Nga Gabriel NEMO
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Vacek ka plotesisht te drejte, edhe pse zgjedhjet mund te marrin nje note kaluese ne krahasim me zgjedhjet e meparshme, ato nuk ishin as te lira dhe as te drejta.

    - Moskorrigjimi i listave te zgjedhjeve sic duhet, coi ne njerez qe nuk gjenin emrin ne lista.
    - Lenia ne fuqi e kuazoles ne kodin elektoral qe lejon "Dushkun" ne proporciona.
    - Vrasja e nje komisionieri te opozites ne mes te Tiranes mu ne qender te votimit.
    - Vonimi i numerimit dhe publikimit te rezultatitit perfundimtar le shteg per manipulime.
    - Largimet e komisionereve dhe trafiku i votave te partive ne proporcional.
    - Presioni dhe shantazhi nga njerez te armatosur prane qendrave te votimit.

    E plot si keto, nuk i bejne as keto zgjedhje si "te ndershme dhe te lira". E vetmia gje pozitive qe mund te thuhet per keto zgjedhje eshte se votat u numeruan pa u manipuluar ne mase sic ndodhi ne zgjedhjet e meparshme, dhe kjo jo fale masave te mara nga qeveria shqiptare, por fale nje prezence te madhe monitoruesish vendash dhe nderkombetare, dhe fale vemendjes qe mediat ne Tirane i dedikuan procesit te votimit dhe numerimit.

    Zgjedhjet ishin me te mira se zgjedhjet e kaluara por duhet akoma shume pune per te bere. Zgjedhje te ndershme dhe te lira jane ato kur te gjithe shqiptaret gjejne emrin ne lista, shkojne votojne te lire pa presione e kercenime majtas apo djathtas, dhe brenda 24 oresh marrin vesh rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve, ne nje proces te monitoruar mire si nga vezhuesit edhe nga mediat e vendit qe e kane per detyre te informojne publikun.

    Pergjegjesia per deshtimin e zgjedhjeve bie mbi qeverine e Tiranes dhe partise ne pushtet te ciles i mungonte vullneti per te mbajtur zgjedhje te lira e demokratike nga frika e verdiktit te sovranit. Ngelet detyre e PD qe po vjen ne pushtet qe te korrigjoje ligjin elektoral ku te varroset njehere e pergjithmone "Dushku", te kryhet rregjistrimi i sakte i gjithe popullsise ne mbare vendin, dhe te ndermerret edhe nje program emancipues i sponsorizuar nga vete qeveria per gjithe shoqerine shqiptare, ku cdo shqiptar te mesoje te vleresoje te drejten e votes se lire, dhe mbi te gjitha, te mesoje te respektoje voten e tjetrit.

    Keto zgjedhje vertetuan ate qe ata 1.6 milion shqiptare qe dolen ne votime, jane ne nje shkalle me te larte emancipimi demokratik se kryesia e partise socialiste qe e kishte ne dore te garantonte zgjedhje te lira dhe demokratike, dhe nuk e beri nje gje te tille.

    Albo

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Megjithese nuk na i pelqen ketij Gabriel Nemos (kush jeni ju zoti Nemo?) , z. Vacek ka plotesisht te drejte, madje i ka zbutur shume parregullsite.

    Keto zgjedhje jane plotesisht te manipuluara nga grupet e numerimit te votave (GNV).

    Faji i deshtimit te procesit zgjedhor nuk eshte as i KQZ-se, as i votuesve dhe i askujt tjeter. Fajtori ka vetem nje emer: partite e medha politike PD dhe PS te cilat vodhen votat me ane te komisonereve te tyre neper GNV.

    Duhet ta kete cdokush te qarte se sot ne Shqiperi NUK KA DEMOKRACI, perfaqesuesit e popullit nuk jane vullneti i popullit por jane te emeruarit nga çifti PD-PS.
    Vota e shqiptarit sot shkon kot.
    Shqiperia sot eshte nje diktature bi-cefale ku Nano e Berisha nderrohen sa here te jete e nevojshme per t'i shtuar jeten sundimit te tyre.
    Eshte e pamundur sot ne Shqiperi qe nje force e re te futet ne politike.
    Shqiperia qenka e denuar te jetoje nen kete diktature bi-cefale edhe per nja 20 vjet te tjera!!!!
    E drejta vonon, por nuk harron!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Intervistë me kryetaren e delegacionit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Federatën serbo – malazeze dhe Bosnjë – Hercegovinën, Doris Pack



    DW: Zonja Pack. Ju që i keni ndjekur të gjitha proceset zgjedhore në Shqipëri, si ndjeheni pra zgjedhjeve të ardhshme. Ç`prisni ju nga këto zgjedhje?
    Pack: „Nuk mund të jesh asnjëherë e qetë me ato që ngjasin në Shqipëri në situata zgjedhjesh. Po të vëreni me kujdes do të shikoni se 4 vjet pas përfundimit të zgjedhjeve të kaluara po konstatohen po të njëjtat parregullsi dhe shqetësime në lidhje me listat e zgjedhësve. A nuk pati 4 vjetë kohë qeveria që t’i përgatiste si duhet këto lista, por priti minutën e fundit ? ! Dhe si mos të jesh e shqetësuar kur shikon gjithë atë luftë mediatike dhe atë shqetësim që është ngjallur në popull për këtë zgjedhje. Në një vend normal këto zgjedhje do të kalonin me një situatë normale dhe jo me këtë shqetësim që vërehet sot në Shqipëri në të gjitha shtresat e shoqërisë.“



    DW: Si e spjegoni ju atëhere që edhe sot pas 13 vjetësh pluralizëm partitë politike shqiptare nuk janë në gjendje të organizojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme ? !

    Pack: „Me dëshirën e udhëheqësve të këtyre partive për të gëzuar frytet e pushtetit. Ata nuk janë të shqetësuar për përparimin e vendit dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por vetëm për interesat e tyre personale. Prandaj ngjasin vazhdimisht manipulime dhe mashtrime si ato në zgjedhjet e vitit 2001…“



    DW: Doni të thoni që këto zgjedhje kanë qënë tërësisht të manipuluara ? ! Kam përshtypjen se në atë kohë keni deklaruar se socialistët i fituan këto zgjedhje, por e frynë fitoren me mashtrime, në mënyrë që Fatos Nanos t’i plotësohej dëshira për tu bërë president… ? !

    Pack: „Eshte krejtësisht e vërtetë. E kam thënë atëhere dhe e përsëris edhe sot. Që Partia Socialiste i fitoi zgjedhjet e 2001, por e ekzagjeroi fitoren për të pasur mundësi që kryeministri aktual të bëhej president, duke i bërë kështu dëm të madh procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Nuk duhej as të përmendej sot si kusht për afrimin e Shqipërisë me BE-në, mbajtja e zgjedhjeve të lira. Vende të tjera si Bosnja apo Kosova në kushte edhe më të vështira kanë kryer procese zgjedhore ku e ku më të mira se ato në Shqipëri.“



    DW: Nuk keni frikë se mund të përsëritet një skenar i njëjtë. Pra që dikush t’i fitojë disi zgjedhjet, dhe tjetri t’i kontestojë ato duke uluritur se i kanë vjedhur votat ? Aq më shumë që zgjedhjet në Shqipëri nuk mund të jenë kurrsesi perfekte. Si mund ta parandaloni një përsëritje të këtij skenari ?

    Pack: „Ne jemi të gjithë të angazhuar që të mos lejojmë përsëritjen e këtyre farsave. Kur them ne kam parasysh Bashkimin Evropian, OSBE-në, Këshillin e Evropës etj. Por shpresën kryesore e kemi te njerëzit në Shqipëri. Te vetë votuesit të cilët nuk duhet të lejojnë tu vidhet apo nëpërkëmbet vota. Kjo ka të bëjë me të ardhmen e vetë atyre. Mbarëvajtja e zgjedhjeve për popullin shqiptar duhet të jetë më e rëndësishme se vetë rezultati i zgjedhjeve.“

    DW: Ka 13 vjet që në Shqipëri sundojnë Berisha me Nanon me rezultatet që shihen. Janë po ata të dy që po luftojnë sërisht për pushtet. A mund tu besohet përsëri atyre ? ! Pra një rotacion normal pushteti, siç ndodh në të gjitha vendet e botës, a mund të sjellë shpresë për popullin shqiptar ?



    Pack: „Unë e kam thënë me kohë çfarë mendoj për Nanon dhe Berishën. Dhe nuk kam ndërmend t’i përsëris sot këto konsiderata. Por mund të them se unë kam qënë shumë entuziaste në fillimet e demokracisë shqiptare. Sidomos në 2 vitet e saj të para dhe e kam mbështetur Berishën atëhere. Megjithatë nuk e kam kuptuar asnjëherë atë devijim që solli më pas zgjedhjet e kontestuara të 1996 si dhe katastrofën e 1997. Megjithatë mund të them se për Berishën nuk kam dëgjuar nga askush të thotë se është i korruptuar. E kundërta me drejtuesit socialistë, si Meta me Nanon që kanë akuzuar njëri – tjetrin vazhdimisht si të korruptuar…“

    DW: A mund të arrijmë atëhere në përfundimin se sipas jush, një rotacion pushteti mund të sjellë pak shpresë, ndërsa ruajtja e statukuosë do të thotë aspak shpresë ?



    Pack: „Jo nuk e thashë këtë. Mendoj se çdokush mund të ndryshojë për mirë. Mund të nxjerrë mësime nga e kaluara. Unë nuk mund dhe nuk dua të përzihem në politikën shqiptare, në zgjedhjet e popullit shqiptar. Nuk dua dhe nuk mund të influencoj zgjedhësit, të cilët e kanë treguar se janë aq të pjekur sa të bëjnë vetë zgjedhjen që u pëlqen më shumë.“

    DW: Zonja Pack, duke pasur parasysh eksperiencën e hidhur të zgjedhjeve shqiptare, duke pasur parasysh po ashtu eksperiencën e ndryshimit të pushtetit në Ukrainë, Gjeorgji dhe Kirgiztan a mund të themi se një skenar i njëjtë ka mundësi të përsëritet edhe në Shqipëri ?



    Pack: „Absolutisht jo. Shqipëria nuk ka nevojë për përsëritjen e skenareve alla ukrainase apo gjeorgjiane. Shqipëria, që po troket në portat e Evropës, duhet detyrimisht të zhvillojë zgjedhje të lira, të drejta dhe të ndershme. Çdo skenar tjetër do ta largonte një herë e mirë atë nga Bashkimi Europian. Dua ta përsëris se ky është shansi i fundit për Shqipërinë. Këtë duhet ta dinë mirë shqiptarët që nuk duhet ta lëjnë veten të manipulohen nga askush. Më me rëndësi se fitorja e njërës apo tjetër palë, për Shqipërinë, bashkësinë ndërkombëtare, Bashkimin Europian etj. janë mbarëvajtja dhe zhvillimi si duhet i zgjedhjeve dhe njohja dhe pranimi i rezultatit të tyre nga kushdo qoftë. Këtë duhet ta kenë mirë parasysh të gjithë.“


    P.s Autori i intervistes me siper, eshte Viron Gjymshana i Deutsche Welle
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    3 korriku, nje hap perpara drejt integrimit

    E Shtune, 16 Korrik 2005
    Koalicioni i Vezhguesve Vendore deklaron se ne procesin e fundit zgjedhor ka patur arritje, por qe jane shoqeruar me mangesi, te cilat nuk i kane cenuar seriozisht ato. Vleresohet roli i policise, ndersa nga 3.500 vezhgues shqiptar u mbajten "nen kontroll" rreth 40 % e qendrave te votimit

    Ergys GJENCAJ

    Zgjedhjet parlamentare te 3 korrikut jane cilesuar si zhvillim i metejshem ne plotesimin e standarteve nderkombetare, duke shenuar nje hap perpara ne aspiratat integruese europiane te Shqiperise. Ky eshte perfundimi ne te cilin ka arritur Koalicioni i Vezhguesve Vendore, i bere publik diten e djeshme. Sipas raportit te perpiluar nga tete organizma jofitimprurese, thuhet se ka patur arritje ne procesin e fundit zgjedhor, por qe jane shoqeruar me mangesi, te cilat nuk i kane cenuar seriozisht ato. "Mangesite e verejtuara gjate gjithe zhvillimit te ketij procesi, rezultuan ne nje nivel te kufizuar duke ndikuar disi ne cilesine e procesit, por qe nuk prekin ne thelb vullnetin e votuesit shqiptar", thuhet ne raportin perkates.

    Drejtori i Institutit Shqiptar per Zhvillimin e Sistemit te Zgjedhjeve, Kristaq Kume, ne raportin e mbajtur ka deklaruar se kryesore eshte qe e politika shqiptare dhe organizatat e angazhuar ne procesin zgjedhor, te marrin masa per permiresimin e te gjitha mangesive te verejtura, gje qe do te beje te mundur plotesimin e standarteve europiane. Ne raport jane analizuar te gjitha hapat e procesit zgjedhor, duke nisur qe nga procesi i votimit dhe administrimi i tij, paraqitja e zgjedhesve ne votime dhe numerimi i votave, komisionet e qendrave te votimit dhe presionet ndaj zgjedhesve dhe vete komisionereve. Ne te gjitha keto pika jane verejtur mangesi.

    Nje nder mangesite e verejtura nga vezhguesit ka qene ceshtja e listave te zgjedhesve, qe si ne zgjedhjet lokale te tetorit 2003, ka rezultuar si problem edhe me 3 korrik. Megjithese zyrat e gjendjes civile dhe gjykatat ishin te hapura gjate dites se votimit, perseri u konstatuan probleme. Gjithashtu, problem eshte piketuar edhe me dokumentet e identifikimit te zgjedhesve, votimi ne grup, procesi i numerimit, si dhe braktisja e vendit te punes pa mbaruar numerimi. Koalicioni i Vezhguesve Vendore ka publikuar edhe incidentet e hasura gjate procesit te votimit, duke dhene shembuj konkrete. Nderkohe, ne raport jane shprehur vleresime pozitive ndaj rolit te policise gjate 3 korrikut. Uniformat blu kane mbajtur qendrim korrekt dhe konform ligjit.

    Koalicioni angazhoi gjate dites se votimit 3.500 persona per te vezhguar procesin, te cilet ishin vendosur prane qendrave te votimit, komisionet zonale zgjdhore dhe qendrat e numerimit te votave. Sipas raportit, ne fokusin e vezhgimit te organizatave pjesmarrese ne kete Koalicion, ishin rreth 40% e qendrave te votimit ne te gjithe vendin dhe te gjitha Komisionet Zonale dhe qendrave te numerimit te votave.

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    "Zgjedhjet, rruga drejt standarteve nderkombetare"

    E Enjte, 21 Korrik 2005

    Interviste me zyrtarin e larte te Komisionit Amerikan te Helsinkit, Bob Hand, pas vizites ne Shqiperi

    Zamira Eduards

    Ju ishit ne Shqiperi si vezhgues. ODIHR-i nxorri raportin e dyte pas zgjedhjeve, ne te cilin nuk jepen vleresime pozitive per procesin zgjedhor. Para 3 korrikut, zgjedhjet u cilesuan si shume te rendesishme per ecurine e demokracise ne Shqiperi, per integrimin e saj ne institucionet evropiane. A mendoni ju se e kaloi Shqiperia kete prove?

    "Mendoj se deri diku eshte teper heret te thuhet ne se Shqiperia e kaloi kete prove. Me shume se 2 jave nga dita e zgjedhjeve procesi i percaktimit te fituesit vazhdon dhe ky proces nuk duhet te konsiderohet i perfunduar deri sa te mblidhet Parlamenti i ri dhe te formohet qeveria e ardhshme. Prandaj mendoj se eshte teper heret te thuhet ne se Shqiperia e kaloi kete prove.

    Nderkohe ekzistojne disa probleme si per shembull numerimi i votave dhe vete procesi i zgjedhjeve, sic eshte theksuar ne raportin e ODHIR-it. Gjithashtu ka shqetesime qe keto ceshtje nuk u diskutuan me heret. Megjithate shume permiresime jane vene re dhe keto permiresime do te identifikohen jo me ankesat, qe po i paraqiten komisionit qendror te zgjedhjeve, por nga menyra se si komisioni do t'i zgjidhe ato ne menyre te ligjshme dhe jo me tendenca partiake. Megjithese nuk mund te them perfundimisht ne se zgjedhjet permbushen standardet nderkombetare, ekziston mundesia qe ne fund te fundit te arrihet ne perfundimin se kjo ndodhi. Tani per tani ekziston nje fare zhgenjimi qe nuk mund te themi se zgjedhjet u zhvilluan ne baze te standardeve nderkombetare sepse kjo ishte pikerisht ajo qe donim te shikonim te ndodhte ne Shqiperi".

    Sic e permendet edhe ju, rezultati perfundimtar i zgjedhjeve nuk eshte konfirmuar. Shqiperia nuk ka shume pervoje persa i perket kalimit te pushtetit nga nje parti tek tjetra. Sa i pergatitur eshte vendi per kete kalim te pushtetit?

    "Shqiperia ka perjetuar kalimin e pushtetit nga nje parti ne tjetren edhe me pare; ne vitin 1992 e 1997. Asnjeri prej ketyre kalimeve te pushtetit nuk ishte i qete dhe i paster dhe deri sa nje gje e tille te ndodhe vendi nuk eshte gati per kalimin normal te pushtetit, prandaj edhe po shohim pengesa. Nga njera ane zoti Berisha deshiron te veproje me shpejtesi per formimin e qeverise, ndersa Fatos Nano perpiqet ta ndaloje ate, duke mos qene i gatshem te pranoje rezultatin, i cili megjithe parregullsite, eshte me se i qarte. Shpresoj qe te dy udheheqesit te arrijne ne perfundim se mos mbyllja e procesit zgjedhor do te ishte destabilizues per vendin dhe se per te miren e Shqiperise dhe per hir te perparimit ata do ta mbyllin kete proces. Vakumi politik krijon kushte qe te ndodhin disa gjera negative per shoqerine, me te cilat, mendoj se Shqiperia eshte perballur me pare. Populli shqiptar meriton me shume. Me te vertete shpresoj qe keto ceshtje te zgjidhen, KZQ-ja te shpalle rezultatin me integritet dhe rezultati te respektohet. Pas kesaj te vazhdohet me formimin e qeverise dhe me trajtimin e ceshtjeve te tjera, si integrimi ne Evrope, crrenjosja e korrupsionit, ngritja e standartit te jeteses, e te tjera ceshtje qe jane te rendesishme per Shqiperine".

    Para zgjedhjeve, ne boten perendimore pati disa zera qe mbeshteten Partine Socialiste dhe zotin Fatos Nano si alternativa me e mire per te udhehequr Shqiperine ne nje kohe kritike si per vete vendin ashtu edhe per gjithe rajonin. Si i shikoni ju keto argumente ne mbeshtetje te njeres parti apo tjetres?

    "Gjithnje ka pasur akuza se komuniteti nderkombetar mbeshtet partine ne pushtet dhe deri diku kjo eshte e vertete sepse komuniteti dhe diplomacia nderkombetare ne pergjithesi i shikojne me shqetesim ndryshimet. Nderkohe, institucione te ndryshme qe mbeshtesin te drejtat e njeriut dhe demokracine perpiqen te ndikojne ne politiken e Shteteve te Bashkuara dhe te komunitetit nderkombetar se ndryshimet jane pozitive. Megjithate fjalen e fundit e paten votuesit shqiptare dhe nuk mendoj se ka pasur ndonje mbeshtetje te hapur per nje parti apo tjeter. Pas 8 vjet te qendrimit ne pushtet, ne cdo vend demokratik, njerezit duan ndryshime. Dhe kjo eshte me se e vertete per Shqiperine per shkak te korrupsionit, qe duket qarte se ekziston ne vend, qe shtrihet deri ne qeveri e qe eshte shume problematik".

    Dhe pikerisht ajo qe thate ju rreth votes se vete shqiptareve me con mua tek pyetja tjeter. Shqiperia megjithese ka ende shume per te bere qe te konsiderohet nje vend demokratik, ajo po ecen drejt demokracise. Ne zgjedhjet e 3 korrikut, megjithese ka pasur parregullsi, zgjedhesit shqiptare hodhen voten e tyre per kandidatin e preferuar. Me cfare mandati vjen Sali Berisha ne postin e Kryeministrit?

    "Mendoj se ai vjen ne pushtet kryesisht me nje mandat per te luftuar korrupsionin, qe ka pllakosur Shqiperine ne te gjitha nivelet dhe qe pengon perparimin e vendit. Korrupsioni eshte gjithashtu edhe nje prej sfidave kryesore, me te cilat do te perballet qeveria e tij. Korrupsioni eshte aq i perhapur, duke u shtrire edhe ne qeveri, sa qe votuesit arriten ne perfundimin se ky fenomen duhet c'rrenjosur. Pra zoti Berisha ka nje mandat te forte per ta luftuar korrupsionin dhe per ta cuar vendin drejt integrimit evropian. Gjithashtu ai perballet me nje detyre te veshtire qe te mos e ktheje luften kunder korrupsionit ne nje gjueti shtrigash me motive politike. Ai duhet te veproje kunder zyrtareve me te vertete te korruptuar dhe jo t'u qepet njerezve per motive politike. Ashtu si per cdo ceshtje, edhe ne luften kunder korrupsionit, ai duhet te respektoje shtetin ligjor ne luften kunder korrupsionit dhe ne te njejten kohe te sigurohet qe ky fenomen nuk prek qeverine e tij. Dua te them gjithashtu se megjitheqe komuniteti nderkombetar vuri standarde te larta per zgjedhjet e 3 korrikut, procesi zgjedhor ne Shqiperi eshte permiresuar dhe vullneti i popullit do te pasqyrohet ne rezultatin e zgjedhjeve, te cilat do te tregojne perfundimisht se u fituan nga demokratet, te cilet me partite aleate do te formojne qeverine. Mendoj se ceshtja me e rendesishme per komunitetin nderkombetar e ndoshta edhe per popullin shqiptar eshte se Berisha do te kishte nje mandat edhe me te forte ne se do te ishte e qarte se ai ishte me te vertete alternativa me e mire ndaj socialisteve, dhe se ai kishte mesuar nga e kaluara dhe se do te ndjeke rrugen e reformave demokratike per t'i bere te mundur Shqiperise qe te arrije potencialin e saj te plote. Ndersa kam shprese se do te arrihet ne perfundimin se Shqiperia ka bere perparim te mjaftueshem per te ndermarre hapat e ardhshem te nevojshem drejt integrimit evropian, kjo nuk do te thote ne asnje menyre se vendi nuk ka nevoje per te permiresuar formen se si zhvillohen zgjedhjet.

    Komuniteti nderkombetare deshi qe Shqiperia te zhvillonte zgjedhje te sukseshme, prandaj edhe pati zhgenjime qe kjo deshire dhe shprese nuk u permbush. Shpreson qe pas formimit te qeverise, te gjitha palet te arrijne ne perfundimin se eshte ne te miren e vendit qe te bashkepunojne mes tyre dhe me OSBE-ne dhe organizatat e tjera per te bere edhe me shume perparim ne menyre qe zgjedhjet e ardhshme te jene edhe me te sukseshme dhe te permbushin pa dyshim standartet nderkombetare".

    Marre nga "Zeri i Amerikes"

    BOB HAND:

    "Megjithese nuk mund te them perfundimisht ne se zgjedhjet permbushen standardet nderkombetare, ekziston mundesia qe ne fund te fundit te arrihet ne perfundimin se kjo ndodhi. Tani per tani ekziston nje fare zhgenjimi qe nuk mund te themi se zgjedhjet u zhvilluan ne baze te standardeve nderkombetare sepse kjo ishte pikerisht ajo qe donim te shikonim te ndodhte ne Shqiperi"

    "Nga njera ane zoti Berisha deshiron te veproje me shpejtesi per formimin e qeverise, ndersa Fatos Nano perpiqet ta ndaloje ate, duke mos qene i gatshem te pranoje rezultatin, i cili megjithe parregullsite, eshte me se i qarte. Shpresoj qe te dy udheheqesit te arrijne ne perfundim se mos mbyllja e procesit zgjedhor do te ishte destabilizues per vendin dhe se per te miren e Shqiperise dhe per hir te perparimit ata do ta mbyllin kete proces"

  8. #18
    Wild Maska e unneceSsary
    Anëtarësuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Gostivar
    Postime
    21
    o daj ju te shqiperis nuk dini as zgjedhje me mbajt
    shum keq aaaa?

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Tema e Mero Bazes shkruan:

    POLITIKA

    Nga deklarata e 4 korrikut për zgjedhje brenda
    standardeve demokratike, te deklarata e 16 korrikut
    për manipulim të zgjedhjeve

    Si ndryshoi qëndrimi i Nanos për zgjedhjet

    Retorika politike e kryeministrit në detyrë Fatos
    Nano, ka ndryshuar nga dita në ditë që nga paraqitja e
    tij e parë publike me 4 korrik, menjëherë pas ditës së
    zgjedhjeve. Qëndrimi i kreut të PS-së për zgjedhjet ka
    pësuar një ndryshim total, nga deklarata për zgjedhje
    brenda standardeve, deri te deklarata që bandat e
    Berishës manipuluan zgjedhjet.
    Gjatë një konference për shtyp në selinë e Partisë
    Socialiste, mbrëmjen e 4 korrikut, kryetari i Partisë
    Socialiste, Fatos Nano, u shpreh se standardet e
    zgjedhjeve u realizuan dhe se për të ishin më të
    rëndësishëm standardet sesa rezultatet.
    “Dua të theksoj se ne do të vazhdojmë deri në fund të
    respektojmë ligjin dhe nuk do të lejojmë as Berishën,
    e askënd tjetër t’i thyejë standardet e këtyre
    zgjedhjeve, të cilat, e riktheksoj, për qeverinë janë
    më të rëndësishme sesa rezultati. E theksoj këtë, duke
    sjellë në vëmendje të të gjithëve, votues dhe
    administrues të votës, se ligji është mbi të gjithë
    dhe qeveria është e vendosur të mos lejojë që ligji të
    shkelet,” u shpreh kreu i PS-së Fatos Nano, rreth 24
    orë pas mbylljes së kutive të votimit.
    Gjatë kësaj konference për shtyp, kreu i PS-së tha se
    qeveria dhe institucionet e ngarkuara me administrimin
    e zgjedhjeve nuk do të lejoj që të cënohen standardet
    demokratike të zgjedhjeve. Madje ai u kërkoi
    vëzhguesve ndërkombëtarë që të njohin meritën e
    organizimit të këtyre zgjedhjeve. “Unë shpresoj që ky
    raport të njohë normalitetin dhe kontributet e
    qeverisë dhe të subjekteve dhe institucioneve që
    ngarkon Kushtetuta me detyra, në respektimin e
    standardeve për zgjedhje të lira dhe demokratike, të
    njihen dhe të vlerësohen, pra shpresoj të jenë në të
    njëjtën linjë që unë kam folur nga mbrëmë deri tani,”
    u shpreh Nano mbrëmjen e 4 korrikut.
    Mirëpo qëndrimi i kryeministrit në detyrë ka filluar
    të ndryshojë që me sqarimin e rezultatit të zgjedhjeve
    dhe konsolidimin e mazhorancës së djathtë. Pas një
    kohe shumë të gjatë mosdaljeje në publik, pas disa
    vendimeve të marra nga qeveria e tij, pa gëzuar
    legjitimitetin e nevojshëm, ai është shfaqur në një
    tjetër konferencë për shtyp në qytetin e Sarandës me
    16 korrik. Gjatë një prononcimi ai deklaroi hapur se
    ditën e zgjedhjeve ishin cënuar standardet e
    shumëpërfolura.
    “Dua t'ju siguroj se Partia Socialiste nuk do të njohë
    rezultat zgjedhjesh veç atij që do të çertifikohet nga
    institucionet ligjore dhe kushtetuese, të cilat
    përfshijnë edhe KQZ, edhe Kolegjin e Gjykatës së
    Apelit, i cili ka nisur kontestet nga prova flagrante
    të shkeljes së drejtësisë dhe të rregullshmërisë së
    procesit, në kurriz të kandidatëve, jo vetëm të PS,
    por edhe të partive të tjera opozitare,” u shpreh
    kryeministri në detyrë, Fatos Nano në një komunikim me
    median, teksa festonte fitoren e tij si kandidat.
    Kryeministri vazhdoi të shkonte edhe më tej në
    konteste duke akuzuar rivalin e tij për nxjerrje të
    bandave ditën e zgjedhjeve. “Ky proces nuk ka
    përfunduar dhe unë do t'i përgjigjem nga Saranda e
    bashkëjetesës, e sipërmarrjes, e integrimit të
    përfaqësuesve të të gjithë vendit, pretendentit për
    kryeministër, i cili ashtu siç nxiti lëvizje informale
    bandash ditën e zgjedhjeve, nga njëra zonë në tjetrën,
    ashtu siç krijoi dhunë dhe presion psikologjik mbi
    zgjedhësit dhe komisionet, mbi militantët e
    demokracisë dhe vëzhguesit, ditë pas dite vazhdon të
    tregojë padurim, pasiguri, të ushtrojë dhunë mbi
    institucionet dhe nëpunësit e paanshëm,” u shpreh kreu
    i Partisë Socialiste, Fatos Nano.
    Gjatë kësaj daljeje publike në Sarandë, kreu i PS-së u
    dha fund edhe hamendësimeve se do të largohej nga kreu
    i PS-së. Në pritje për të mbajtur fjalën e dhënë
    publikisht për largim në rast humbjeje, pak janë
    befasuar kur Nano deklaroi se ai do të jetë zëri i
    shqiptarëve që kanë votuar të majtën. “Pretendenti për
    kryeministër po i harxhon 100 ditët e tij me një shtet
    paralel dhe jo me qeverisjen e një vendi demokratik, i
    cili administrohet me kushte dhe legjislacion që po u
    afrohet standardeve europiane, në vëzhgimin e
    shtetasve të tij dhe të aleatëve që e mbështesin për
    t'u rritur akoma më shumë drejt botës moderne
    europiane. Prandaj unë do të jem zëdhënësi dhe
    përfaqësuesi juaj dhe i shumicës së shqiptarëve, të
    cilët votuan të majtën europiane për të mos lejuar që
    asnjë përfaqësues i së kaluarës të konfliktit, i
    përçarjes apo i shtypjes dhe dhunimit të të drejtave
    të njeriut, të cënojë këtë normalitet, këtë dinamikë
    dhe këtë e ecuri të mbarë të Shqipërisë drejt botës
    moderne që na rrethon,” u shpreh kryeministri në
    detyrë.


    Shfaqja e parë publike pas zgjedhjeve me 4 Korrik 2005

    “Zgjedhjet brenda standardeve, s’na intereson
    rezultati”

    “Dua të theksoj se ne do të vazhdojmë deri në fund të
    respektojmë ligjin dhe nuk do të lejojmë as Berishën,
    e askënd tjetër t’i thyejë standardet e këtyre
    zgjedhjeve, të cilat, e ritheksoj, për qeverinë janë
    më të rëndësishme sesa rezultati. E theksoj këtë, duke
    sjellë në vëmendje të të gjithëve, votues dhe
    administrues të votës, se ligji është mbi të gjithë
    dhe qeveria është e vendosur të mos lejojë që ligji të
    shkelet. Në frymë njerëzore, dhe me filozofinë
    politike që më karakterizon, këtë dua ta përkthej me
    sentencën “zëri i shqiptarëve nuk mund të mbytet”,
    votat e tyre do të numërohen. Prandaj mesazhi im në
    këtë konferencë shtypi është: Të numërohen votat.
    Faleminderit! Unë shpresoj që ky raport të njohë
    normalitetin dhe kontributet e qeverisë dhe të
    subjekteve dhe institucioneve që ngarkon Kushtetuta me
    detyra, në respektimin e standardave për zgjedhje të
    lira dhe demokratike, të njihen dhe të vlerësohen, pra
    shpresoj të jenë në të njëjtën linjë që unë kam folur
    nga mbrëmë deri tani dhe besoj se drejtuesit e këtij
    Misioni të rëndësishëm për zgjedhjet në një vend
    partner dhe anëtar të OSBE-së dhe të Organizatave të
    tjera shumëpalëshe, duke bërë detyrën do të japin
    mesazhin e duhur që procesi të administrohet deri në
    fund, në mënyrë që legjitimiteti i rezultateve dhe i
    autoriteteve që dalin nga zgjedhjet, të mos ketë asnjë
    hije dyshimi.”


    Shfaqja e dytë në mbledhjen e qeverisë me 8 Korrik

    “Unë jam kryeministri legjitim i shqiptarëve”

    “Gjatë këtyre ditëve ne kemi dëgjuar se si lideri i
    opozitës aktuale në kushtet e mungesës së plotë të
    dijenisë se si funksionon shteti, dhe se çfarë
    standardesh kemi arritur të vendosim në Shërbimin
    Civil në këto 8 vjet, ushtron presione për shthurjen e
    punes në administratën shtetërore, krahas presioneve
    absurde, por karakteristike për të, ndaj
    institucioneve të pavarura kushtetuese siç janë
    Gjykata Kushtetuese, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,
    etj.. Ne e njohim këtë presion dhe prandaj nuk kemi
    rënë kurrë pre e tij, ju ftoj të mos bini as tani në
    emocionet e kërkuara nga presionet apo në reagime ndaj
    presioneve. U kërkoj të gjitheve të rrisni ritmin e
    punës, të garantoni qendrueshmërinë dhe dinamikën e
    punës së ekzekutivit dhe të jeni transparent në lidhje
    me standardet e performancës dhe të komunikimit me të
    gjitha nivelet e administrimit publik që kemi
    demostruar deri më sot.”


    Shfaqja e tretë publike me 16 korrik në Sarandë

    “Zgjedhjet u shoqëruan nga parregullsi që dëmtuan
    PS-në”

    “Ky proces nuk ka përfunduar dhe unë do t'i përgjigjem
    nga Saranda e bashkëjetesës, e sipërmarrjes, e
    integrimit të përfaqësuesve të të gjithë vendit,
    pretendentit për kryeministër, i cili ashtu siç nxiti
    lëvizje informale bandash ditën e zgjedhjeve, nga
    njëra zonë në tjetrën, ashtu siç krijoi dhunë dhe
    presion psikologjik mbi zgjedhësit dhe komisionet, mbi
    militantët e demokracisë dhe vëzhguesit, ditë pas dite
    vazhdon të tregojë padurim, pasiguri, të ushtrojë
    dhunë mbi institucionet dhe nëpunësit e paanshëm, që
    në bazë të ligjit bëjnë detyrën e çertifikimit të
    rezultatit të zgjedhjeve dhe japin çertifikatën e
    legjitimitetit për autoritetet që votuan shqiptarët më
    3 Korrik... Dua t'ju siguroj se Partia Socialiste nuk
    do të njohë rezultat zgjedhjesh veç atij që do të
    çertifikohet nga institucionet ligjore dhe
    kushtetuese, të cilat përfshijnë edhe KQZ, edhe
    Kolegjin e Gjykatës së Apelit, i cili ka nisur
    kontestet nga prova flagrante të shkeljes së
    drejtësisë dhe të rregullshmërisë së procesit, në
    kurriz të kandidatëve, jo vetëm të PS, por edhe të
    partive të tjera opozitare.”


    Deklarata për moslargim nga PS në Sarandë

    “Unë do të vazhdoj të jem zëri i së majtës në
    Shqipëri”

    “Pretendenti për kryeministër nuk ka nevojë të ngutet,
    nuk ka nevojë të ndërtojë programe 100 ditëshe, të
    cilat nuk mund të jenë gjë tjetër, veçse programe
    emergjence dhe krize. Pretendenti për kryeministër po
    i harxhon 100 ditët e tij me një shtet paralel dhe jo
    me qeverisjen e një vendi demokratik, i cili
    administrohet me kushte dhe legjislacion që po u
    afrohet standardeve europiane, në vëzhgimin e
    shtetasve të tij dhe të aleatëve që e mbështesin për
    t'u rritur akoma më shumë drejt botës moderne
    europiane. Prandaj unë do të jem zëdhënësi dhe
    përfaqësuesi juaj dhe i shumicës së shqiptarëve, të
    cilët votuan të majtën europiane për të mos lejuar që
    asnjë përfaqësues i së kaluarës të konfliktit, i
    përçarjes apo i shtypjes dhe dhunimit të të drejtave
    të njeriut, të cënojë këtë normalitet, këtë dinamikë
    dhe këtë e ecuri të mbarë të Shqipërisë drejt botës
    moderne që na rrethon. Do të jem me shumë në shërbimin
    tuaj dhe do të pranoj çdo kontribut me iniciativë që
    do të na bëjë të gjithëve të ndihemi më mirë në
    atdheun dhe Sarandën tonë të shtrenjtë.”


    TEMA

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  2. Godo: Zgjedhjet, përgjegjësi e Berishës
    Nga Albmaster në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 15:55
  3. Kërcënime me armë në qëndrat e votimit në zgjedhjet e 1921
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 20:27
  4. Vetëm shqiptarët mund t'i fitojnë zgjedhjet
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24
  5. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •