Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Kreu i OSBE: Zgjedhjet u shoqëruan me parregullsi dhe dhunë

    ENEMO "Procesi zgjedhor u zhvillua ne menyre te drejte

    Shekulli online - 04-07-2005 - 02:36


    Rrjeti Europian i Organizatave për Vëzhgim të Zgjedhjeve (ENEMO) vlerësoi përmes një deklarate shtyp, se “procesi zgjedhor i 3 Korrikut në Shqipëri u zhvillua në mënyrë të drejtë”. "Vlerësimet e vëzhguesve të kësaj organizate janë pozitive përsa u përket njohurive të procedurave të votimit nga ana e zgjedhësve, pavarësisht një numri parregullsish, të raportuara për anën teknike të këtij procesi", thuhet në deklaratën e ENEMO-s, një rrjet që monitoroi zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë me 60 vëzhgues, përfaqësues të 10 shteteve dhe 12 organizatave europiane.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    OSBE-ODIHR raport paraprak per zgjedhjet 2005: Jane permbushur pjeserisht standartet nderkombetare

    "Ne procesin e votimit qe perfundoi dje dhe deri ne procesin e numerimit qe vazhdon edhe sot, konstatuam se jane permbushur pjeserisht standartet nderkombetare". Keshtu ka deklaruar ne nje raport paraprak OSBE ODIHR, sot ne nje konference per shtyp te zhvilluar ne hotel Tirana International. "Mendimi yne i perbashket eshte se jane permbushur standartet demokratike nderkombetare deri ne nje fare shkalle, disa u plotesuan ,disa te tjera jo e disa ne mes. Vezhguesit tane kane vene re veshtiresi ne fillimin e votimit, ka pasur nje numer te madh njerezish per nje qender votimi, paqartesi ne numrin e identifikimit te votuesve. Listat e votimit kane qene nje ceshtje e madhe. Reformat e nevojshme kane nisur teper vone dhe kane kompromentuar procesin. Ende jemi te paqarte per skemen" Dushk" e sesa ndikoi kjo ne zgjehdhje", thane perfaqsues te OSBE-ODIHR. Sipas zotit Jurgen Grunnet, reformat duhet te nisin intensivisht pasi per nje vit do te zhvillohen zgjedhjet lokale ne vend, dhe zgjedhesi shqiptar nuk duhet te parballet me me keto veshtiresi. Ne raport vleresohet pjesmarrja e madhe e popullit shqiptar, i cili pavarsisht nga veshtiresite qe hasi ne procesin e votimit, tregoi vullnet per te shprehur voten e tij. "Doris Pak deshironte te nenvizohej argumenti, qe (sistemi i zgjedhjeve mbetet i hapur ndaj abuzimeve). Listat e votuesve ende te pasakta krijojne acarim tek votuesit. Do te shtoja se qe autoritetet shqiptare dhe partite politike duhet te futin nje sistem uniform te adresave te qyetareve ne vend, dokumentave identifikuese qe te mos kete probleme me procesin zgjedhor", u shpreh Ostengard, nje tjeter perfaqsues i OSBE-ODIHR, duke u shprehur se dita e zgjedhjeve ka kaluar pergjithesisht e qete pervec nje vdekjeje "qe hodhen nje hije ne kete proces". Raporti vleresoi rolin e Presidentit te Shqiperise me Kodin e Etikes, vleresoi punen e komisionereve dhe te nepunesve qe ende vazhdojne te numerojne votat. Sipas OSBE-ODIHR, ky ishte nje raport paraprak, pasi nje raport i hollesishem dhe perfundimtar do te dale pasi te jene shpallur rezultatet e procesit zgjedhor.

    Balkanweb

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Eliot Engëll vlerëson ecurinë e procesit të votimit në Shqipëri

    Armand Mero, Ilirian Agolli

    Përfaqësuesi i Kongresit amerikan Eliot Engëll vlerësoi sot ecurinë e procesit të votimit të djeshëm në Shqipëri. Populli shqiptar tha ai në një konferencë për shtyp në Tiranë ushtroi të drejtën e tij për të votuar në një masë të madhe. Sipas zotit Engël e rendësishme është që vëzhguesit dhe komuniteti ndërkombëtar të njohin se zgjedhjet ishin të drejta e të lira.

    Para se të nisej për të vëzhguar nga afër zhvillimin e zgjedhjeve të së dielës kongremeni Eliot Engëll ishte shprehur se Shqipëria ndodhej në një udhëkryq. Sot ai deklaroi se për Shqipërinë nuk ka kthim prapa: "Shqipëria po ecën përpara për të qenë pjesë e kombeve demokratike në mbarë botën dhe besoj se Shqipëria i bashkohet radhëve të vendeve demokratike shumë gjëra të mira do të vijnë për të ardhmen e Shqipërisë perfshirë anëtarësimin eventual në Nato dhe BE. Populli shqiptar e kërkon këtë dhe e meriton plotësisht"

    Zoti Engëll tha se kishte vërejtur megjithatë disa probleme si njerëz që nuk gjenin veten në lista, megjithatë shtoi ai: "Asgjë nuk shkon 100 përqind pa asnjë lloj problemi. Por dicka që unë e di nga vëzhgimi që kam bërë vetë është se populli i këtij vendi ushtroi të drejtën e tij për të votuar në një masë të madhe dhe demokracia shqiptare është e gjallë"- tha zoti Engëll duke shtuar se kishte parë shumë njerëz duke votuar dhe se kishte vërejtur një demokraci në veprim.

    Sipas kongresmenit amerikan në përfundim të këtij procesi më shumë se sa fakti që humbësi e pranon apo jo rezultatin është e rëndësishme që vëzhguesit të njohin se zgjedhjet ishin të lira e të ndershme: "Nuk mendoj se është shumë e rëndësishme që partia që humb zgjedhjet I konteston ato. Nuk mendoj se një zhvillim i tillë është i dobishëm por nuk mendoj se është fatale. Mendoj se cka është e rëndësishme është se nëse rezultati certifikohet, nëse vëzhguesit ndërkombëtar thonë se standartet ishin ato për zgjedhje të lira e të ndershme, kjo është e rëndësishme. Nëse një parti bën aludime për mashtrime tha zoti Engëll, kjo mendoj se e con pak prapa kauzën e Shqipërisë për zgjedhje të lira e të ndershme se njerëzit do të thonë po ndodh edhe një herë si më parë.”

    Zgjedhjet në Shqipëri u ndoqën nga numëri më i madh i vëzhguesve që ka monitrouar ndonjëherë zgjedhjet. Shenjë e rëndësisë që komuniteti dhe organizmat ndërkombëtare i dhanë votimeve të së dielës si sfida më e madhe e vendit për të përcaktuar të ardhmen e tij.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-07-2005 më 11:37

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Koalicioni Shqiptar Kunder Korrupsionit: Procesi zgjedhor i lire dhe i ndershem

    "I lire e i ndershem" . Keshtu e kane vleresuar procesin e djeshem zgjedhor Koalicioni Shqiptar Kunder Korrupsionit (ACAC). "Gjate procesit te votimit nga vezhguesit e ACAC, u verejten disa parregullsi, si vonesa ne hapjen e qendrave te votimit, ndersa numerimi i votave po ecen shume ngadale", tha Drejtori Ekzekutiv i ketij Koalicioni, Pjerin Marku. Koalicioni Shqiptar Kunder Korrupsioni, Instituti Shqiptar per Zhvillimin e Sistemit te Zgjedhjeve, Shoqata per Kulture Demokratike, Levizja Mjaft, Shoqata "Grate per Zhvillim Global", Qendra e Grave "KRIIK", me mbeshtetjen e Institutit Demokratik Amerikan, monitoruan procesin zgjedhor gjate dites se djeshme ndersa po vezhgojne ate te numerimit te votave gjate dites se sotme.

    BalkanWeb

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Vacek: "Zgjedhjet u shoqeruan me parregullsi dhe dhune"

    Shekulli online - 05-07-2005 - 15:08



    Ambasadori i OSBE-se ne Tirane, Pavel Vacek, ne nje interviste per Zerin e Amerikes, ka deklaruar se zgjedhjet ne Shqiperi u shoqeruan nga parregullsi serioze dhe dhune, ne te cilen te pakten nje zyrtar zgjedhor mbeti i vrare. Vacek u shpreh per zerin e Amerikes se dhuna dhe tensioni i ketyre zgjedhjeve nuk ishte i atij niveli si ne zgjedhjet e meparshme, madje, Vacek u shpreh se ishte i zhgenjyer qe 15 vjet prej rrezimit te regjimit komunist, Shqiperia eshte ende e paafte te mbaje zgjedhje qe te permbushin standarded demokratike. "Mund te flasim per nje fare progresi, por nuk kemi pare ndonje diferencim nga keq-praktikat e te kaluares. Diten e zgjedhjeve u vune re nje numer parregullsish." u shpreh Vacek. Ambasadori i OSBE-se ne Shqiperi ka akuzuar dhe ata qe ai i ka quajtur ekstremiste te Partise Socialiste dhe Demokratike per kercenim te votuesve dhe zyrtareve ne zgjedhjet parlamentare te se dieles.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    SHBA, vlereson pjesemarrjen e larte te shqiptareve ne votime

    Shekulli online - 05-07-2005 - 15:17

    Departamenti amerikan i Shtetit pershendet zgjedhjet politike te 3 korrikut. Ne deklaraten zyrtare thuhet se Amerika mirepret perkushtimin ndaj zhvillimit demokratik, treguar nga shqiptaret diten e zgjedhjeve. Departamenti amerikan vlereson pjesemarrjen e larte te shqiptareve per te ushtruar te drejten e votimit per udheheqjen e vendit te tyre dhe mbajtjen e zgjedhjeve ne nje atmosfere pozitive. Raporti perfundon me thirrjen drejtuar partive, qe te punojne se bashku ne frymen e bashkepunimit per te formuar nje qeveri te re, e cila te ndermarre reformat e integrimit.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Misioni frankofon i vezhgimit: "Zgjedhjet paraqesin progres"

    Shekulli online - 05-07-2005 - 15:02

    Misioni Frankonfon i Vezhgimit te Zgjedhjeve ne Shqiperi vleresoi sot permes nje deklarate per shtyp, se "zgjedhjet parlamentare te 3 Korrikut ne Shqiperi paraqesin nje progres real ne raport me zgjedhjet e meparshme". Vezhguesit e ketij Misioni konstatuan "vetem disa veshtiresi teknike, qe kishin si burim pasaktesite ne listat zgjedhore dhe mungesat ne proceduren e identifikimit te zgjedhesve, qe sollen dyshimin per vota te shumefishta". "Disa lista zgjedhore nuk ishin te plota dhe ndonjehere ishte e veshtire te kryhej korrigjimi, ndersa konstatuam ne disa raste edhe votimin familjar. Megjithate, keto parregullsi nuk mund te vene ne dyshim, ne menyre te pergjithshme, besueshmerine e zgjedhjeve parlamentare ne Shqiperi", thuhet ne raport. Misioni Frankofon i Vezhgimit drejtohej nga Simeon Anguelov, ish-ambasador i Bullgarise ne France dhe prane UNESCO-s dhe Drejtor Ekzekutiv i Klubit Politik te Ballkanit, me qender ne Sofje.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Engell: Demokracia shqiptare eshte e gjalle

    E Marte, 05 Korrik 2005

    Kongresmeni amerikan vlereson ecurine e procesit te votimit ne Shqiperi

    Perfaqesuesi i Kongresit Amerikan, Eliot Engell vleresoi ecurine e procesit te votimit te dates 3 korrik ne Shqiperi. Gjate nje konference per median, kongresmeni amerikan theksoi se populli shqiptar ushtroi te drejten e tij per te votuar ne nje mase te madhe. Sipas Engell, e rendesishme eshte qe vezhguesit dhe komuniteti nderkombetar te njohin se zgjedhjet ishin te drejta e te lira.

    Nje dite para zhvillimit te zgjedhjeve te se dieles, kongremeni Eliot Engell ishte shprehur se Shqiperia ndodhej ne nje udhekryq. Ndersa dje, ai deklaroi se per Shqiperine nuk ka kthim prapa. "Shqiperia po ecen perpara per te qene pjese e kombeve demokratike ne mbare boten dhe besoj se Shqiperia i bashkohet rradheve te vendeve demokratike shume gjera te mira do te vijne per te ardhmen e Shqiperise perfshire anetaresimin eventual ne NATO dhe BE. Populli shqiptar e kerkon kete dhe e meriton plotesisht". Perfaqesuesi amerikan nenvizoi se kishte verejtur megjithate disa probleme si njerez qe nuk gjenin veten ne lista, por megjithate shtoi ai: "Asgje nuk shkon 100 perqind pa asnje lloj problemi. Por, diçka qe une e di nga vezhgimi qe kam bere vete eshte se populli i ketij vendi ushtroi te drejten e tij per te votuar ne nje mase te madhe dhe demokracia shqiptare eshte e gjalle", tha Engell, duke shtuar se kishte pare shume njerez duke votuar dhe se kishte verejtur nje demokraci ne veprim.

    Sipas kongresmenit amerikan ne perfundim te ketij procesi me shume se sa fakti qe humbesi e pranon apo jo rezultatin eshte e rendesishme qe vezhguesit te njohin se zgjedhjet ishin te lira e te ndershme. "Nuk mendoj se eshte shume e rendesishme qe partia qe humb zgjedhjet i konteston ato. Nuk mendoj se nje zhvillim i tille eshte i dobishem por nuk mendoj se eshte fatale. Mendoj se çka eshte e rendesishme eshte se nese rezultati çertifikohet, nese vezhguesit nderkombetar thone se standartet ishin ato per zgjedhje te lira e te ndershme, kjo eshte e rendesishme. Nese nje parti ben aludime per mashtrime, kjo mendoj se e çon pak prapa kauzen e Shqiperise per zgjedhje te lira e te ndershme se njerezit do te thone po ndodh edhe nje here si me pare", perfundoi Engell.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    LZHK: Procesi zgjedhor kaloi mire

    E Marte, 05 Korrik 2005

    Kryetari i Keshillit Ekzekutiv i Levizjes per Zhvillim Kombetar, Dashamir Shehi, u shpreh se, me perjashtim te incidentit te rende ku u vra nje vezhgues i Partise Republikane, pergjithesisht procesi zgjedhor kaloi mire. LZHK-ja, ka deklaruar Shehi, duke mos patur pretendime ne te gjitha zonat mazhoritare, pret qe te dalin votat e proporcionalit. Sipas tij, LZHK-ja eshte nen nivelin e asaj qe pritej. "Ky eshte nje realitet qe vret dhe qe duhet shpjeguar ne te ardhmen", tha Kryetari i Keshillit Ekzekutiv i Levizjes per Zhvillim Kombetar.

  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Mediat e huaja dhe zgjedhjet në Shqipëri


    Zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri janë komentuar dje nga një sërë agjencish ndërkombëtare lajmesh, si dhe nga gazeta të përditshme, që nga ato amerikane e deri te mediat kineze e ruse. Shkrimet e mediave të huaja për Shqipërinë janë bazuar kryesisht në raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE-së në lidhje me procesin zgjedhor- i konsideruar si testi kryesor për aspiratat e këtij shteti ballkanik për anëtarësim në NATO ashtu edhe në BE. Ky proces, sipas këtyre mediave, ka rezultuar jo krejtësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare, pavarësisht se liderët e dy partive kryesore politike në deklarimet e tyre janë përpjekur të bindin të gjithë komunitetin ndërkombëtar se këto zgjedhje ishin më të mirat që nga rënia e komunizmit. Fakti që përmendet më tepër dhe që e cënon qetësinë e këtyre zgjedhjeve, ka qenë vrasja e një prej zyrtarëve të komisionit zgjedhor në kryeqytetin e Shqipërisë.

    Po kështu e përbashkëta e shkrimeve të mediave të huaja ka qenë triumfi i dukshëm i opozitës demokratike, duke mos harruar të përmendin në ‘background’-in e tyre dhe të kaluarën e hidhur të qeverisjes së kësaj partie. Mediat nuk kanë lënë pa përmendur edhe faktin se të dy liderët e partive kryesore, Fatos Nano i Partisë Socialiste dhe Sali Berisha i Partisë Demokratike kanë fituar pa asnjë problem në zonat ku ata kanë kandiduar. E ndërsa vlerësohet shumë qetësia e qytetarëve në votimet e së dielës dhe pjesëmarrja e madhe e shqiptarëve në këto zgjedhje, kritikohen deklarimet për fitore të dy partive kryesore, para dhënies së rezultateve zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

    Pjesën e fundit të artikujve të mediave ndërkombëtare për Shqipërinë e zë e kaluara e turbulluar e këtij vendi, ku etapat kryesore që përmenden janë rënia e komunizmit dhe viti ‘97- rënia e skemave piramidale dhe kaosi që pasoi në të gjithë vendin.
    Agjencitë kryesore që kanë mbuluar me lajme të shpeshta zgjedhjet në Shqipëri dhe ecurinë e ngjarjeve pas mbylljes së kutive të votimit, ka qenë agjencia britanike Rojter, si dhe ato franceze “Associated Press” dhe “AFP”. Këtyre agjencive u janë referuar një pjesë e mediave në Azi e SHBA, ndërkohë që mediat greke dhe ato italiane kanë qenë pak a shumë të pranishme në Shqipëri me reporterët e tyre. Ndërsa në mediat greke theksohet më tepër ‘incidenti’ me Karamanlisin, ku kritikohet deklarata e nxituar e PD-së për mbështetje nga kryeministri grek, në mediat italiane ndihet që në tituj rëndësia e ndryshimit në Shqipëri, me triumfin e Partisë Demokratike. Eva Kushova

    CNN
    Monitoruesit kritikojnë zgjedhjet në Shqipëri

    Monitoruesit ndërkombëtarë kanë kritikuar zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, të cilat ishin një test për aspiratat e këtij vendi ballkanik për anëtarësim në NATO dhe lidhje më të ngushta me BE-në. “Dita e zgjedhjeve ishte në përgjithësi paqësore, por disa incidente të pakta, një prej të cilëve fatal, ka hedhur hije mbi procesin”, - thuhej në raportin e OSBE-së. OSBE-ja citoi përmirësie nga zgjedhjet e mëparshme, por tha se zgjedhjet e së dielës janë dëmtuar nga probleme organizative dhe zëra për parregullsi. Kutitë e votimit mbetën të hapura për më shumë se tre orë pas orës së mbylljes dhe një zyrtar i zgjedhjeve u qëllua për vdekje në Tiranë. Rezultatet e para tregojnë se Partia Demokratike e Sali Berishës kryeson zgjedhjet, por rezultatet përfundimtare priten të martën.

    **
    Radio Evropa e Lirë
    Dy partitë shqiptare deklarojnë fitoren

    Lideri i Partisë Demokratike opozitare, Sali Berisha, dhe kryeministri socialist, Fatos Nano, kanë deklaruar secili fitoren në zgjedhjet e 3 korrikut, pavarësisht nga thirrjet e autoriteteve që të mos bëjnë njoftime të tilla deri sa të jepen rezultatet përfundimtare. Mediat shqiptare thonë se pavarësisht se procesi i votimit në përgjithësi ka ecur i qetë, një zyrtar zgjedhjesh është vrarë në Tiranë. Policia ende nuk është në gjendje të përcaktojë nëse politika ishte motivi kryesor i vrasjes.

    **
    Los Angeles Times
    “Opozita shqiptare ka fituar zgjedhjet”

    Shqiptarët kanë votuar në zgjedhjet parlamentare dhe të dhënat e ‘exit poll’ tregojnë se Partia Demokratike e ish-presidentit Sali Berisha është në avantazh. Pavarësisht se votimi ishte i qetë, një zyrtar i zgjedhjeve është vrarë; disa qendra votimi kanë mbetur të hapura për tre orë më tepër dhe monituruesit e zgjedhjeve po hetojnë lajmet për parregullsi në zonat rurale. Partia Demokratike e Berishës dhe socialistët qeverisës mbështesin lidhjet e ngushta me SHBA-në dhe dislokimin e trupave në Afganistan, Irak e Bosnje Hercegovinë. Të dyja mbështesin integrimin në NATO dhe BE.

    Corriere della Sera
    Zgjedhjet në Shqipëri, avantazh për Berishën
    Opozita demokratike e drejtuar nga ish-presidenti Sali Berisha do të jetë në krye të politikës shqiptare, sipas të dhënave të para nga “exit poll”. Qendrat e votimit kanë mbetur të hapura në disa zona elektorale edhe pas orës 19.00. Janë denoncuar disa parregullsi, kryesisht në zonat rurale. Pasditja e zgjedhjeve u acarua edhe nga një vrasje - jashtë një qendre votimi në kryeqytetin e Tiranës, një komisioner u vra me armë zjarri. Personi, Tonin Vasi, ishte përfaqësues i listës së Partisë Republikane. Partia Demokratike akuzoi për plagosjen vëllain e një eksponenti lokal të Partisë Socialiste. Policia deri tani nuk ka një version zyrtar për ngjarjen. Rezultatet ndërkohë janë kontradiktore. Socialistët ia atribuojnë fitoren anës së tyre, ashtu si opozita. “Fitorja jonë është e thellë. Kemi fituar në pjesën më të madhe të vendit’, - ka deklaruar lideri demokrat, Sali Berisha, ish-presidenti shqiptar. Nuk ishin më ndryshe fjalët e një prej liderëve të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi: “Kemi fituar, fitorja jonë është e thellë”, duke deklaruar 60-70% të votave të marra nga partia në pushtet.

    ANSA“Berisha në avantazh”

    Rezultatet e para të zgjedhjeve të zhvilluara në Shqipëri i japin avantazh Partisë Demokratike të ish-presidentit Sali Berisha. Këto rezultate janë konfirmuar edhe në të dhënat e televizionit të Tiranës “News 24”, ndërkohë që numërimi i votave po vazhdon me shumë ngadalësi. Komisioni qendror zgjedhor ka arritur deri tani të mbrojë vetëm të dhënat e pjesshme.


    **
    Kathimerini
    Greqia sytë nga Shqipëria

    Greqia ka vëzhguar me interes shqiptarët që janë dyndur drejt kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e tyre. Këshilltarëve të kryeministrit Kostas Simitis, madje u është dashur të mohojnë zërat se kryeministri ka falënderuar para kohe njërin prej kandidatëve. Gara mes Partisë Sosialiste të kryeministrit Fatos Nano dhe Partisë Demokratike, të kryesuar nga Sali Berisha, është ndjekur nga Athina me shumë vëmendje për disa arsye. Të paktën gjysmë milion shqiptarë jetojnë në Greqi. Ka një minoritet të përafërt grek që jeton në këtë vend fqinj ballkanik dhe Greqia është investitori më i madh atje. Turma të mëdha votuesish u dyndën në kutitë e votimit dhe zyrtarët u detyruan t’i mbanin hapur qendrat edhe pas orës 7, për shkak të numrit të madh të votuesve në minutën e fundit. Dy partitë kryesore deklaruan fitoren disa orë para se kutitë e votimit të mbylleshin. Ndërkohë Karamanlis u detyrua të nxirrte veten nga një situatë tepër e sikletshme, pasi një anëtar i Partisë Demokratike deklaroi se kryeministri grek kishte shprehur kënaqësinë e tij me fitoren e opozitës- shumë para se votuesit të përfundonin hedhjen e votës së tyre dhe para se të dilnin rezultatet e para zyrtare. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste u përgjigjën duke i etiketuar këto deklarime si ‘gënjeshtra të tmerrshme’ dhe duke thënë se Karamanlis nuk do të përfshihej në çështjet e brendshme të Shqipërisë në një fazë kaq të ndjeshme. Pak pas kësaj, zyra e shtypit e Karamanlisit në Athinë gjithashtu i mohoi këto deklarime se kryeministri kishte bërë një deklaratë të tillë.

    **

    “Shqipëria shpreson të marrë miratimin nga Perëndimi”Rojter, Douglas Hamilton
    Shqipëria nisi numërimin e votave të zgjedhjeve të përgjithshme, duke shpresuar që Perëndimi do të japë vulën për miratimin e asaj që zyrtarët thonë se ishin zgjedhjet më të rregullta që kur u vendos demokracia 15 vite më parë. Presidenti Alfred Moisiu u tha shqiptarëve se rezultati më i mirë do të ishte deklarimi nga vëzhguesit e huaj se për herë të parë zgjedhjet ishin të lira e të ndershme, duke hequr pengesën e madhe për anëtarësim në BE. Duke mbajtur parasysh paralajmërimin se aspiratat e Shqipërisë janë varur nga shfaqja e pjekurisë politike që nuk është treguar në të kaluarën, partitë i shmangën deklarimet për manipulimin e votave dhe liderët rivalë u vetëpërmbajtën, edhe pse gjuha e tyre nuk iu bind. Ndërsa nuk pati të dhëna për dhunë të përhapur dhe kërcënime që kanë karakterizuar votimet e mëparshme që kur ra komunizmi më 1990-ën, të dyja partitë shpallën me modesti fitoren kur duheshin edhe disa orë para se të mbaronin votimet. “Të dyja partitë thyen ligjin, duke thënë se kishin fituar”, - citohet kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Presidenti Alfred Moisiu tha se këto deklarime rrezikojnë numërimin e votave dhe, për rrjedhojë, rezultatin final’. Zgjedhjet u errësuan nga një e shtënë fatale mbi një zyrtar të zgjedhjeve jashtë një qendre në kryeqytet, por policia nuk mund të pohojë nëse politika ishte motivi i vrasjes. Dy orë pasi u mbyllën votimet, por përpara se të niste numërimi, ish-presidenti Sali Berisha i Partisë Demokratike deklaroi sërish një fitore historike. “Më vjen keq, por Berisha nuk e kupton që pjesëmarrja e madhe nuk favorizon atë”, - tha kreu socialist Fatos Nano. Ndërsa Celibashi u shpreh: “Mund t’u tregoj me 100% garanci se kanë fituar votuesit shqiptarë, pavarësisht se cila parti ka triumfuar. “Këto janë zgjedhjet më perfekte që Shqipëria ka zhvilluar në këto 15 vite”, - tha analisti politik Blendi Fevziu. Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Rendit, Florion Serjani, tha se atmosfera ka qenë “shumë më e mirë se votet e tjera”.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  2. Godo: Zgjedhjet, përgjegjësi e Berishës
    Nga Albmaster në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 15:55
  3. Kërcënime me armë në qëndrat e votimit në zgjedhjet e 1921
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 20:27
  4. Vetëm shqiptarët mund t'i fitojnë zgjedhjet
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24
  5. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •