Birmingam, alarmohet policia lokale. Vihet nė dispozicion pėr ēdo informacion njė numėr telefoni
Angli, zhduket minorenia shqiptare
15-vjeēarja Albana Rumani humbi pas njė pikniku
Nga Londra Muhamed Veliu
Policia angleze ka filluar hetime tė ethshme pėr tė mėsuar rreth fatit tė njė minorenje shqiptare e cila ėshtė zhdukur disa ditė mė parė. Albana Rumani ėshtė emri i pesėmbėdhjetėvjeēares tashmė e konsideruar e humbur nė njė piknik shkollor qė nė datėn 13 korrik. Ajo kishte pak kohė qė kishte mbėrritur nga Shqipėria si studente nė njė kolegj pranė qytetit tė Birmingamit nė veri tė Anglisė.
Humbja
Pėr tė gjithė klasėn e adoleshentėve tė shqiptares supozohej qė tė ishte njė piknik i kėndshėm. Ka filluar i tillė por fundi ka qėnė mbushur me trishtim. Shoqja e tyre, njė vajzė shqiptare, nuk do tė mund tė kthehej me ata nė konviktin e kolegjit. Albana Rumani ishte nė grupin e tyre duke vizituar qytezėn Worcestershire. Sipas policisė ajo qėndronte nė kolegjin e quajtur "Abbey College" nė zonėn Malvern. Zhdukja e saj u kuptua nga mėsueset e shkollės teksa ata kishin filluar njė shėtitje njohėse nė Ėorcester. Pėr herė tė fundit mėsohet se ajo ėshtė parė rreth orės 03:30 nė rrugėn kryesore tė qytezės "High Street", pranė njė dyqani ku shiten celularė tė kompanisė "Orange" tė mėrkurėn e datės 13 Korrik. Ndėrkohė qė tė gjithė bashkėmoshatarėt e klasės sė saj nuk kanė patur shumė se ē'tė thonė rreth zhdukjes enigmakite tė Albanės, ndėrsa mėsueseve tė saj nuk u ka mbetur gjė tjetėr veēse t'i drejtohen policisė pėr ndihmė.
Policia
"Ne e konsiderojmė humbjen e saj si njė ngjarje shumė serioze", tha njė zėdhėnės i policisė "West Mercia Police", qė po heton zhdukjen e minorenes shqiptare. Ai tha se policia ka bėrė apel pėr ēdo lloj informacioni qė ka tė bėjė me vazjėn e humbur. Nga tė dhėnat e para qė ka lėshuar policia, ėshtė mėsuar se ajo ėshtė me njė trup normal me flokė tė gjata, kafe, ndėrsa nė njėrin vesh kishte tre vathė. Sipas dėshimtarėve nė momentin e zhdukjes Albana kishte tė veshur njė T-shirt tė zezė, xhinse blu, atlete, njė kapele tė kuqe basketbolli dhe mbante njė ēantė tė vogėl shpine. Pėr momentin policia po heton njė pistė tė mundėshme, qė ka tė bėjė me shkuarjen e saj tek disa tė afėrm nė Liverpul. Por ata nuk e konfirmojnė pėrfundimisht mundėsinė e vendodhjes sė saj nė Liverpul. Policia pohon se familja e vajzės ka kontaktuar me hetuesit e ēėshtjes dhe ata po informohen me zhvillimet mė tė reja pėr kėrkimet. Njė numėr telefoni ėshtė vėnė nė dispozicion tė atyre qė kanė informacion rreth zhdukjes sė saj. "Na telefononi nė numrin 08457 444 888 nėse dini diēka rreth vajzės sė humbur", thotė policia "West Mercia Police" nė njė kominikatė shtypi. Ky ėshtė rasti i parė i zhdukjes sė njė minoreneje shqiptare nė Angli qė bėhet publik.
100 studentė studiojnė nė "Brooks" tė Oksfordit
Nė shkollat angleze vetėm fėmijėt e shqiptarėve tė pasur
Qė tė studiosh nė Angli pėr shumė studentė shqiptarė ėshtė njė mollė e ndaluar. Ata qė e kanė kėtė mundėsi javė vetėm fėmitė e elitės sė pasur sė shoqėrisė shqiptare. Djem dhe vajza biznesmenėsh, bosėsh tė kompanive tė sigurimeve apo tė llotarive sportive, vitet e fundit kanė filluar tė frekuentojnė auditorėt e Brooks University nė Oxford. Pėr njė student shqiptar vetėm pagesa e njė viti shkollor i kalon tė 6 mijė paund (mbi 10 mijė USD) pa pėrfshirė koston e lartė tė jetėsės nė shtetin ishull. Ndėrsa ēmimet e universiteteve qė shesin dije pėr njė specializim pasuniversitar (master), i kaljnė 8 mijė paundėt. Me gjithė ēmimet e kripura vitet e fundit numri i fėmive tė pasurve shqiptarė ėshtė rritur ndjeshėm. Vetėm nė universitetin Brooks tė Oksfordit nė degė tė ndryshme studiojnė rreth 100 studentė shqiptarė. Dy vjet mė parė studentėt shqiptarė tė Oxfordit krijuan shoqatėn e tyre me emėr "Zgjimi Studentor", ndėrkohė lektorė tė universitetit i rendisin ata nė rangun e studentėve me prirje pėr tė shkėlqyer nė fushat e zgjedhura. Edhe universitet e Londrės me ato tė Birminghamit nuk mbeten prapa nė frekuneitimin e pinjollėve tė klasės sė kamur gjatė viteve tė tranzicionit shqiptar. Ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktohet numri i pėrgjithshėm studentėve shqiptarė pasi vetėm nė Londėr janė gjashtė universite, ndėrkohė qė ėndėrra pėr tė studiuar nė universitetin me famė botėrtore atė tė Oksfordit tė vjetėr ėshtė njė prag i pashkelur nga shqiptarėt. Broks University ku ata po studjojnė ėshtė po i njėjtė me universitet e tjera nė tė gjithė Anglinė.
Krijoni Kontakt