Close
Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 106
  1. #91
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Keta vijne kot si i thone llafit "si pordha neper breke". BERISHA I FITOI ZGJEDHJET, dhe kete nuk e luan as topi. Panvaressiht se si i fitoi, per hir te Metes apo aleateve te PS, kjo nuk ndryshon asgje dhe tashme nuk ka rendesi. PD duhet te qeverise dhe te lejohet te qeverise per 4 vitet e ardhshme. PS nuk duhet ta bllokoje kete proces, dhe e vetmja gje per te cilen duhet te kembegule eshte zgjedhja e nje presidenti konsesual.

    Keto zgjedhje vertetuan trashjen e PS dhe mosllogaritjet e vogla dhe te holla qe i sollen asaj humbjen. Nano vet nuk doli dhe aq i humbur kur merr parasysh faktin se jo vetem fitoi bindshem ne Sarande, per edhe qe pas 8 vitesh ne pozite dhe me nje figure personale kaq te akuzuar dhe nxire, perseri arriti te siguroje 43 deputet te drejtperdrejte ne parlament dhe ta ruaj voten totale nga e majta. Ne keto zgjedhje e majta ne total mori rreth 5% me shume se e djathta, gje qe e ben qeverisjen e PD shume te paqendrueshme dhe delikate. Ja pse Saliu kerkon edhe votat e Agrareve dhe PDS, - qe ne fakt jane votat e PS - per ta ndihmuar te qeverise. PD-ja beri nje kalkulim mjaft preciz, dhe ndoshta te ndihmuar edhe nga fakti qe Nano nuk i lozi bukur kartat me Meten, fitoi shumicen minimale per te qeverisur. Ndoshta zgjidhje dhe rezultat me te mire se ky nuk do kishte. Pse?

    PS-s i kishte ardhur koha te bente nje rishikim te plote te vetes. Ajo ne fakt duhet te dilte nga situata dhe ta shikonte ate nga jashte per te kuptuar realitetet shqiptare. Humbja e PS, do sjelle levizje jo te vogla brenda saj, dhe padyshim ngritjen e Rames ne krye qe vazhdimisht ka kerkuar aleance me Meten dhe metodike tjeter qeverisjeje. Rama patjeter qe fiton perseri vitin qe vjen dhe ne 2009 - vit me dy zgjedhje, vendore dhe lokale - ai nuk mund te konkuroje me per kryetar bashkie, keshtu qe e ka te hapur synimin e postit te kryeministrit. Sic u pa nga shume sondazhe Rama ngelet politikani me popullor dhe me i dashur i shqiptareve.
    Nga ana tjeter systemi i "check and balances" ne shqiperi tashme aplikohet me mire. PD dhe Sala e di shume mire qe po qeveris duke mos gezuar vullnetin e shumices se shqiptareve, sepse e majta ne vote popullore mori me shume vota dhe kandidatet e PD ne shumicen dermuese te tyre nuk moren 50+% te votave neper zona. Ne sistemin e vjeter zgjedhor psh PD do ti kishte humbur zgjedhjet pasi shume zona qe do shkonin ne balotazh ku do perballeshin vetem 2 kandidate PS - PD dhe votat e LSI e shume aleateve te PS do shkonin kete here per PS. Te tilla ishin plot 20 zona.

    Kjo e ben PD te vetedijshme dhe shkakton shume presion tek ajo pasi moralisht PS dhe e majta ka te drejte te kerkoje zgjedhje te reja sapo te krijohet pak pakenaqsi, dhe kjo sidomos nqs ndryshohet kodi zgjedhor. Ja pse Saliu dhe PD tashme flasin per reforma te zbutura, kerkojne aleanca imorale me parti qe moren votat e PS, dhe koalicione nga me te pakuptimta. Te pakuptimta sepse PD do qeverise me 7 programe politike dhe jo me vetem nje - ate te sajin. PS pra e ka mberthyer per "ko****" qeverisjen e PD, duke garantuar aplikimin e politikave me ekuilibruese dhe te balancuara nga qeveria e PD. Kjo ne fakt eshte mjaft pozitive per te gjithe shqiptaret qe e dine mire se cfare mund te bej Berisha dhe PD me nje pushtet absolut. Por nderkohe demton qeverisjen e PD qe duhet ti kenaqe te gjithe, keshtu duke mos pasur shume liri ne aplikimin e vizionit te saj qeverises.

    Megjithate keto zgjedhje ishin te rendesishme me kete perfundim edhe sepse i treguan botes se me se fundi qe prej 92, shqiperia mund te bej nje rotacion politik te qete dhe te civilizuar. Keto zgjedhje treguan se akuzat e PD per vjedhje votash nga ana e PS ishin fallco, pasi edhe sot e majta gezon shumicen absolute te votes se shqiptareve dhe prape se prape ajo lejoi humbjen e pushtetit. Sikur keto vota te ishin ndare keshtu si u ndane ne 3 korrik por me kodin zgjedhor te 2001 dhe PS te ishte e pandare nga LSI si ne 91, PS i fitonte prape zgjedhjet.

    Le ti urojme pra pune te mbare qeverise se re, dhe rikuperim sa me te shpejte PS.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zarathustra. : 21-07-2005 mė 00:59

  2. #92
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Eshte vertete qejf kur flisni si Skender Gjinushi..

    e majta , e majta...


    Cfare te majte kupton ti me Agron Duken, Cacin apo Bashkim Finon?

    Absurditeti me i madh eshte se "te majtet" qeverises ne Shqiperi jane dhe njerezit me te pasur..

    prandaj, injorantet neper rrethe (sidomos andej poshte) hutohen dhe ngazellehen kur degjojne "e majta, e majta"..

    Leshator, Edvinit si do ja beni tani? ka dosje qe i jane derguar ne prokurori nga shoku Luan Rama dhe Esmeralda Uruci (me urdhrin e Tosit, sigurisht.. atehere kur ishte ajo epoka e "pastrimit gjeneral").. dhe thuhet se abuzimet ne letra jane skandaloze.

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-07-2005
    Postime
    6
    ky popull e tregoi me te vertete qe e dashuron dhunen dhe rremujen. si mund tja japesh voten personit qe e ktheu shqiperine permbys. njeriut qe i mbushi lulishtet me kjoska dhe ai qe futi ne shqiperi firmat piramidale. Enver Hoxha te ishte gjalle dhe te kishte votime te lira ky popull ai do ja jepte prap voten.

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    "Mosmbyllja e zgjedhjeve destabilizon"

    INTERVISTE/Bob Hand kreu i Helsinkit Amerikan: Pavarėsisht problemeve standartet u arritėn

    "Mosmbyllja e zgjedhjeve destabilizon"
    Bob Hand: Jepini fund nė tė mirė tė Shqipėrisė

    Kryetari i Komitetit amerikan tė Helsinkit nė njė intervistė dhėnė dje pėr Zėrin e Amerikės paralajmėroj se mosmbyllja e zgjedhjeve destabilizon vendin. Ai bėn thirje qė ky proces tė mbyllet sepse rezultati ėshtė i qartė pavarėsisht parregullėsive. Bob Hand ishte vetė vėzhgues i zgjedhjeve tė zhvilluara nė Shqipėri mė 3 korrik dje nė intervistėn e tij thotė se: Pavarėsisht nga problemet, nė fund tė fundit do tė arrihet nė pėrfundmin se zgjedhjet pėrmbushėn standardet ndėrkombėtare. Hand vėren se Nano nuk do tė largohet duke mosnjohur zgjedhjet dhe Berisha nxiton tė formojė qeverinė, duke e vendosur kėtė nė kontekst tė problemeve qė janė krijuar nė Shqipėri nė momentet e ndryshimit tė pushtetit.

    Zoti Hand, ju ishit nė Shqipėri si vėzhgues. ODIHR-i nxori raportin e dytė pas zgjedhjeve, nė tė cilin nuk jepen vlerėsime pozitive pėr procesin zgjedhor. Para 3 korrikut, zgjedhjet u cilėsuan si shumė tė rendėsishme pėr ecurinė e demokracisė nė Shqipėri, pėr integrimin e saj nė institucionet evropiane. A mendoni ju se e kaloi Shqipėria kėtė prove?
    "Mendoj se deri diku ėshtė tepėr herėt tė thuhet nė se Shqipėria e kaloi kėtė provė. Mė shumė se 2 javė nga dita e zgjedhjeve procesi i pėrcaktimit tė fituesit vazhdon dhe ky proces nuk duhet tė konsiderohet i pėrfunduar deri sa tė mblidhet parlamenti i ri dhe tė formohet qeveria e ardhshme. Prandaj mendoj se ėshtė tepėr herėt tė thuhet nė se Shqipėria e kaloi kėtė provė. Ndėrkohė ekzistojnė disa probleme si pėr shembull numėrimi i votave dhe vetė procesi i zgjedhjeve, siē ėshtė theksuar nė raportin e ODHIR-it. Gjithashtu ka shqetėsime qė kėto ēėshtje nuk u diskutuan mė herėt. Megjithatė shumė pėrmirėsime janė vėnė re dhe kėto pėrmirėsime do tė identifikohen jo me ankesat, qė po i paraqiten komisionit qėndror tė zgjedhjeve, por nga mėnyra se si komisioni do t'i zgjidhė ato nė mėnyrė tė ligjshme dhe jo me tendenca partiake. Megjithėse nuk mund tė them pėrfundimisht nė se zgjedhjet pėrmbushėn standardet ndėrkombėtare, ekziston mundėsia qė nė fund tė fundit tė arrihet nė pėrfundimin se kjo ndodhi. Tani pėr tani ekziston njė farė zhgėnjimi qė nuk mund tė themi se zgjedhjet u zhvilluan nė bazė tė standardeve ndėrkombėtare sepse kjo ishte pikėrisht ajo qė donim tė shikonim tė ndodhte nė Shqipėri".

    Siē e pėrmendėt edhe ju rezultati pėrfundimtar i zgjedhjeve nuk ėshtė konfirmuar. Shqipėria nuk ka shumė pėrvojė pėrsa i pėrket kalimit tė pushtetit nga njė parti tek tjetra. Sa i pėrgatitur ėshtė vendi pėr kėtė kalim tė pushtetit?
    "Shqipėria ka pėrjetuar kalimin e pushtetit nga njė parti nė tjetrėn edhe mė parė; nė vitin 1992 e 1997. Asnjėri prej kėtyre kalimeve tė pushtetit nuk ishte i qetė dhe i pastėr dhe deri sa njė gjė e tillė tė ndodhė vendi nuk ėshtė gati pėr kalimin normal tė pushtetit, prandaj edhe po shohim pengesa. Nga njėra anė zoti Berisha dėshiron tė veprojė me shpejtėsi pėr formimin e qeverisa, ndėrsa Fatos Nano pėrpiqet ta ndalojė atė, duke mos qenė i gatshėm tė pranojė rezultatin, i cili megjithė parregullsitė, ėshtė mė se i qartė. Shpresoj qė tė dy udhėheqėsit tė arrijnė nė pėrfundim se mos mbyllja e procesit zgjedhor do tė ishte destabilizues pėr vendin dhe se pėr tė mirėn e Shqipėrisė dhe pėr hir tė pėrparimit ata do ta mbyllin kėtė proces. Vakumi politik krijon kushte qė tė ndodhin disa gjėra negative pėr shoqėrinė, me tė cilat, mendoj se Shqipėria ėshtė pėrballur mė parė. Populli shqiptar meriton mė shumė. Me tė vėrtetė shpresoj qė kėto ēėshtje tė zgjidhen, KZQ-ja tė shpallė rezultatin me integritet dhe rezultati tė respektohet. Pas kėsaj tė vazhdohet me formimin e qeverisė dhe me trajtimin e ēėshtjeve tė tjera, si integrimi nė Evropė, ērrėnjosja e korrupsionit, ngritja e standartit tė jetesės, e tė tjera ēėshtje qė janė tė rėndėsishme pėr Shqipėrinė".

    Para zgjedhjeve, nė botėn perėndimore pati disa zėra qė mbėshtetėn Partinė Socialiste dhe zotin Fatos Nano si alternativa mė e mire pėr tė udhėhequr Shqipėrinė nė njė kohė kritike si pėr vetė vendin ashtu edhe pėr gjithė rajonin. Si i shikoni ju kėto argumente nė mbėshtetje tė njėrės parti apo tjetrės?
    "Gjithnjė ka pasur akuza se komuniteti ndėrkombėtar mbėshtet partinė nė pushtet dhe deri diku kjo ėshtė e vėrtetė sepse komuniteti dhe diplomacia ndėrkombėtare nė pėrgjithėsi i shikojnė me shqetėsim ndryshimet. Ndėrkohė, institucione tė ndryshme qė mbėshtesin tė drejtat e njeriut dhe demokracinė pėrpiqen tė ndikojnė nė politikėn e Shteteve tė Bashkuara dhe tė komunitetit ndėrkombėtar se ndryshimet janė pozitive. Megjithatė fjalėn e fundit e patėn votusit shqiptarė dhe nuk mendoj se ka pasur ndonjė mbėshtetje tė hapur pėr njė parti apo tjetėr. Pas 8 vjet tė qėndrimit nė pushtet, nė ēdo vend demokratik, njerzit duan ndryshime. Dhe kjo ėshtė mė se e vėrtetė pėr Shqipėrinė pėr shkak tė korrupsionit, qė duket qartė se ekziston nė vend, qė shtrihet deri nė qeveri e qė ėshtė shumė problematik".

    Dhe pikėrisht ajo qė thatė ju rreth votės sė vetė shqiptarėve mė ēon mua tek pyetja tjetėr. Shqipėria megjithėse ka ende shumė pėr tė bėrė qė tė konsiderohet njė vend demokratik, ajo po ecėn drejt demokracisė. Nė zgjedhjet e 3 korrikut, megjithėse ka pasur parregullsi, zgjedhėsit shqiptarė hodhėn votėn e tyre pėr kandidatin e preferuar. Me ēfare mandati vjen Sali Berisha nė postin e kryeministrit?
    "Mendoj se ai vjen nė pushtet kryesisht me njė mandat pėr tė luftuar korrupsionin, qė ka pllakosur Shqipėrinė nė gjitha nivelet dhe qė pengon pėrparimin e vendit. Korrupsioni ėshtė gjithashtu edhe njė prej sfidave kryesore, me tė cilat do tė pėrballet qeveria e tij. Korrupsioni ėshtė aq i pėrhapur duke u shtrirė edhe nė qeveri, sa qė votuesit arritėn nė pėrfundimin se ky fenomen duhet ē'rrėnjosur. Pra zoti Berisha ka njė mandat tė fortė pėr ta luftuar korrupsionin dhe pėr ta ēuar vendin drejt integrimit evropian. Gjithashtu ai pėrballet me njė detyrė tė vėshtirė qė tė mos e kthejė luftėn kundėr korrupsionit nė njė gjueti shtrigash me motive politike. Ai duhet tė veprojė kundėr zyrtarėve me tė vėrtetė tė korruptuar dhe jo t'u qepet njerzve pėr motive politike. Ashtu si pėr ēdo ēėshtje, edhe nė luftėn kundėr korrupsionit, ai duhet tė respektojė shtetin ligjor nė luftėn kundėr korrupsionit dhe nė tė njėjtėn kohė tė sigurohet qė ky fenomen nuk prek qeverinė e tij. Dua tė them gjithashtu se megjithėqė komuniteti ndėrkombėtar vuri standarde tė larta pėr zgjedhjet e 3 korrikut, procesi zgjedhor nė Shqipėri ėshtė pėrmirėsuar dhe vullneti i popullit do tė pasqyrohet nė rezultatin e zgjedhjeve, tė cilat do tė tregojnė pėrfundimisht se u fituan nga demokratėt, tė cilėt me partitė aleate do tė formojnė qeverinė. Mendoj se ēėshtja mė e rėndėsishme pėr komunitetin ndėrkombėtar e ndoshta edhe pėr popullin shqiptar ėshtė se Berisha do tė kishte njė mandat edhe mė tė fortė nė se do tė ishte e qartė se ai ishte me tė vėrtetė alternativa mė e mirė ndaj socialistėve, dhe se ai kishte mėsuar nga e kaluara dhe se do tė ndjekė rrugėn e reformave demokratike pėr t'i bėrė tė mundur Shqipėrisė qė tė arrijė potencialin e saj tė plotė. Ndėrsa kam shpresė se do tė arrihet nė pėrfundimin se Shqipėria ka bėrė pėrparim tė mjaftueshėm pėr tė ndėrmarrė hapat e ardhshėm tė nevojshėm drejt integrimit evropian, kjo nuk do tė thotė nė asnjė mėnyrė se vendi nuk ka nevojė pėr tė pėrmirėsuar formėn se si zhvillohen zgjedhjet. Komuniteti ndėrkombėtare deshi qė Shqipėria tė zhvillonte zgjedhje tė sukseshme, prandaj edhe pati zhgėnjime qė kjo dėshirė dhe shpresė nuk u pėrmbush. Shpreson qė pas formimit tė qeverisė, tė gjitha palėt tė arrijnė nė pėrfundimin se ėshtė nė tė mirėn e vendit qė tė bashkėpunojnė mes tyre dhe me OSBE-nė dhe organizatat e tjera pėr tė bėrė edhe mė shumė pėrparim nė mėnyrė qė zgjedhjet e ardhshme tė jenė edhe mė tė sukseshme dhe tė pėrmbushin pa dyshim standartet ndėrkombėtare".

    Gazeta Shqiptare.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    LEKSIONI I 3 KORRIKUT


    Skėnder Shkupi


    Tashmė, kur po bėhen tri javė qė nga dita e zgjedhjeve tė 3 korrikut, secili nga ne mund tė gjykojė mė qetėsisht pėr atė qė ndodhi, dhe tė evidentojė mėsimet e ēmuara qė na dha elektorati shqiptar me votėn e tij gati plebishitare.
    Zgjedhjet e fundit, pėr Kuvendin Popullor ishin tepėr tė ngjashme, pėr nga kėndvėshtrimi agonistik, me ato tė 22 marsit tė vitit 1992. Atėhere shqetėsimi i madh i shqiptarėve, i shndėrruar gati nė ankth, ishte pėrmbysja e komunizmit dhe lufta pėr t'u ndarė nga fataliteti ynė qė pėr 1500 vjet me radhė, na la robėr tė Lindjes. Mė 3 korrik 2005 shqiptarėt tė pushtuar nga ndjenja e njė frike tė skajshme, se sistemi i korrupsionit tė plotė i vendosur nė Shqipėri, mund tė sillte katastrofėn ekonomike e bashkė me tė edhe atė politike, duke errėsuar pėrfundimisht tė ardhmen e tyre dhe tė tė gjithė vendit, votuan masivisht kundėr zotit Nano, domethėnė pro zotit Berisha.
    Zgjedhėsit shqiptarė, sado e ēuditshme qė tė duket, tanimė kanė bėrė tė tyren, mentalitetin e votuesve anglosaksonė, qė praktikisht janė tė ndarė nė vetėm dy parti. Realisht turi i vetėm i zgjedhjeve tė 3 korrikut, ndonėse ravijėzohej si kryesisht mazhoritar, u konceptua nė thelb si proporcional. Votuesit nuk shihnin mė se pėr kė votonin. Ata kėrkonin kush ishte i PD-sė apo i PS-sė, pėr t'i vėnė kryqin pėrbri. Po marrim si shembull vetėm zonėn 40 nė Tiranė. Pas ballafaqimit televiziv ndėrmjet kandidatėve pėr deputet tė katėr grupimeve mė tė mėdha politike, PS, PD, LSI dhe LZHK, epėrsia e Dashamir Shehit nė debat dhe nė argumentim tė tezave tė hedhura pėr diskutim, ishte aq e madhe sa tė nesėrmen, shumė dashamirės tė PD-sė e tė PS-sė mė thanė nė Tiranė se ishin tė detyruar tė pranonin qė nė atė zonė Dashi nuk kishte konkurentė. Befasia e papėrfytyrueshme ndodhi pas votimit: kandidati demokrat, z. Karapici, njė pedagog i nderuar i Universitetit Politeknik tė Tiranės dhe njėherėsh njeri pozitiv pėr ata qė e kanė njohur por shumė larg pėr nga formimi politik e kulturor ndaj z. Shehi, mori 13-fishin e votave tė drejtuesit tė grupimit LZHK. Nė zona tė tjera nė Tiranė, familjarė tė kandidatėve tė grupimit LZHK kanė votuar pėr PD-nė, duke ndjekur njė linjė logjike krejtėsisht pragmatike: Fatosin mund ta rrėzojė vetėm Saliu e askush tjetėr. Ndėrkohė, nė jug tė vendit shumė socialistė qė ndiqnin vijėn e re politike tė z. Meta, por qė trembeshin nga riardhja e z. Berisha nė qeverisje, ia dhanė votėn Nanos sepse vetėm ai - mendonin ata - mund tė ndalonte rikthimin e PD-sė nė pushtet. Sigurisht kjo ėshtė vetėm njera anė e medaljes. Ndėrkohė, si rrjedhojė e ligjit zgjedhor tė miratuar nga dy partitė e mėdha, komisionerėt e tė dyja palėve kanė dhėnė njė ndihmesė jo tė vogėl pėr rrjedhjen e votave tė LZHK-sė e tė LSI-sė pėrkatėsisht nė pronėsi tė PD-sė e tė PS-sė. Sidoqoftė, kjo dukuri e shėmtuar nuk ka mundur tė ndryshojė nė mėnyrė tė ndjeshme raportin real tė forcave nė elektoratin shqiptar i cili, siē e thamė mė sipėr, sheh vetėm kuq e blu.
    Ky fakt kėrkon t'i pėrshtatemi realitetit. Krijimi i grupimeve politike rivale me PD-nė e PS-nė, me sa duket nuk ėshtė produktiv pėr kushtet e Shqipėrisė. E vetmja zgjidhje mbetet riorganizimi i plotė dhe demokratizimi i gjerė i tė dyja partive tė mėdha. Brenda tyre duhet tė ekzistojnė e tė pėrfshihen tė gjitha rrymat e sė djathtės apo tė sė majtės nėpėrmjet legalizimit dhe zyrtarizimit tė fraksioneve. Ėshtė njė detyrė e vėshtirė por njė domosdoshmėri tė cilėn e dikton vetė elektorati shqiptar. Njė zgjidhje e tillė, ka edhe njė pėrfitim tė madh ekonomik. Nėse do tė mbeteshim nė kornizat e dy partive tė mėdha edhe shpenzimet per zgjedhjet do tė ishin shumė mė tė vogla, edhe elektorati do tė ishte mė i qartė por edhe mbajtja nė kėmbė e infrastrukturave tė partive tė veēanta nė tė gjithė vendin, do tė ishte barrė shumė mė e lehtė pėr ekonominė publike dhe atė private tė strukturave partiake tė mbi 70 partive qė gėlojnė nė Shqipėri. Nė tė tilla kushte, Dushku do tė mbetej pa kuptim, sepse nuk do tė kishte dushkarė. Riciklimi i PS-sė e PD-sė do tė bėhej gjithashtu me mė pak probleme sepse, askush nuk do tė merakosej qė tė retushonte programin e vet pėr tė afruar parti tė vogla qė mund tė kėrkonin shpėrblime tė mėdha, duke vėnė kushte pėr pjesėmarrjen e tyre nė bashkėqeverisje.
    Njė mėsim i dytė qė del nga leksioni i 3 korrikut ėshtė fakti, jo aq i papritur, qė drejtuesit e partive politike nė Shqipėri, quajnė mė tė rėndėsishėm njė pozicion ēfarėdo nė kabinetin e fituesit, kushdo qoftė ai, se realizimin e njė programi qė materializon idealin e tyre politik. Ky fakt pėrbėn njė argument tjetėr tė rėndėsishėm sipas tė cilit ekzistenca e partive tė vogla antagoniste ndaj PD-sė apo PS-sė, nuk pėrligjet. Nėse tė qenit pranė majės sė qeverisjes del mė e rėndėsishme se tė bėrėt e asaj pune, pėr tė cilėn ėshtė krijuar partia atėhere pėrse duhet partia? Le tė atashohen personat drejtues tė atyre partive tė vogla pranė komiteteve drejtuese tė partive tė mėdha dhe tė gjithė shqiptarėt e mbledhin mendjen (njė pohim i tepėrt ky i fundit sepse siē treguan votimet ata e kanė tė mbledhur atė mendje). Kur njė drejtues partie nuk le gjė pa thėnė pėr njė kundėrshtar potencial dhe vetėm pas njė jave, kur e sheh qė ai ka dalė fitimtar, shpreh gatishmėrinė pėr tė bashkėqeverisur me tė, ai nuk ka kurrfarė tė drejte morale tė ekzistojė si subjekt politik. Pėr tė shmangur aventurat e ardhshme tė "politikanėve" tė tillė mirė do tė ishte qė pragu i pėrfaqėsimit nė parlament tė ngrihej deri nė 5 pėr qind. Vetvetiu, do tė zhdukeshin edhe pretendimet pėr protagonizėm politik tė amatorėve tė politikės qė afishohen si profesionistė.
    Njė tjetėr mėsim i 3 korrikut ėshtė edhe zbulimi se jo gjithmonė paraja zgjidh problemet e "hallexhinjve". Z. Nano, dhe partia e tij e kishte njė "hall" tė madh - tė bėnte tė pamundurėn qė gogoli Berisha, tė mos u merrte qeverinė. Halli i madh kėrkonte njė shpenzim tė madh. Sipas shumė tė dhėnave socialistėt nuk u kursyen. Mirėpo paraja e derdhur ndonėse nuk shkoi fare kot - ajo arriti tė zbusė pėrmasat e humbjes - por nuk mundi ta shmangė atė. Shqiptarėt tashmė kaluan njė provė, jo tė vogėl, tė ndėrgjegjėsimit qytetar. Ata i thanė jo me zė tė lartė korrupsionit, pavarėsisht se sa tė sigurt do tė jenė nė tė ardhmen. Gjithėsesi , kjo humbje e socialistėve duhet tė jetė gjithashtu edhe njė paralajmėrim serioz pėr vetė PD-nė pasi nėse njerėzit do tė mbeteshin tė zhgėnjyer, ai elektorat tashmė tė heq ashtu siē te vuri nė krye tė tij.
    Gjatė fushatės sė zgjedhjeve liderėt kryesorė tė dy grupimeve tė mėdha, lėshuan akuza tė skajshme ndaj njeri-tjetrit. Sigurisht, llogaria bėhej pėr tė bindur elektoratin se kundėrshtari ishte krejt i padenjė pėr t'i besuar. Mirėpo shumė nga kėto akuza shkojnė nė fund tė fundit, pėr llogari tė diskreditimit tė Shqipėrisė e tė shqiptarėve si shtet e si komb duke i sjellė dėme tė pariparueshme interesave tė tyre. Kėshtu pėr shembull pohimi i z. Berisha se nėpėr Shqipėri kalon rruga kryesore e trafikimit tė drogės sė Lindjes si rrjedhojė e korrupsionit tė Fatos Nanos, nuk ėshtė nė dėm vetėm tė Nanos por tė afrimit tė Shqipėrisė me BE-nė. Nga ana tjetėr, pohimi i z. Nano se z Berisha ėshtė islamist dhe kėrkon tė lidhė Shqipėrinė me radikalėt e vendeve arabo-myslimane, ėshtė njė thikė pas shpine pėr tė gjithė shqiptarėt. Janė vėrtetė fjalė tė destinuara pėr konsum tė brendshėm por, me sa duket, pak janė menduar ata qė i formulojnė se sot teknologjia e komunikimit masiv e bėn njė proces rutinė regjistrimin e ēdo shprehjeje apo opinioni tė shprehur nga udhėheqėsit politikė tė vendeve tė ndryshme tė mėdha apo tė vogla qofshin ato.
    Mėsimi i fundit qė na dha 3 korriku, ishte qetėsia dhe normaliteti nė sjelljen e njerėzve tė nesėrmen e pėrplasjes sė madhe. Tirana ishte e zakonshme, e qetė, e qeshur, pak e vaposur por tėrėsisht normale. Njerėzit pyesnin, jo pa kureshtje, se si po shkon numrimi i votave por me njė interes tė ngjashėm me atė qė tregojnė tifozėt pėr takimet e javės sė kampionatit italian apo anglez tė futbollit. Ishte ajo pamje e kėndshme qė na ka munguar prej shumė vjetėsh, gjatė pėrmbylljeve tė zgjedhjeve politike apo vendore ku militantėt e revoltuar pėrplaseshin me shumė mllef e energji me kundėrshtarė tė tyre tė eksituar nga fitorja. Ishte njė Tiranė normale, nė njė Shqipėri normale. E ndofta vetėm kjo do tė mjaftonte qė askush pas kėtyre zgjedhjeve tė mos e ndjejė veten tė humbur.

    21/07/2005
    KATEGORIA: Analiza.Shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga Caku Nuries
    ky popull e tregoi me te vertete qe e dashuron dhunen dhe rremujen. si mund tja japesh voten personit qe e ktheu shqiperine permbys. njeriut qe i mbushi lulishtet me kjoska dhe ai qe futi ne shqiperi firmat piramidale. Enver Hoxha te ishte gjalle dhe te kishte votime te lira ky popull ai do ja jepte prap voten.
    Ky popull veproi me maturi pasi nese fitonte dhe nje here PS kjo gje do te ishte me te vertete idiotizem..Personalisht kam rezerva persa i perket aftesive te S. Berishes si politikan si dhe jam i bindur se F. Nano duhet patjeter te largohet nga kreu i PS si dhe nga politika shqiptare...Jo vetem Nano por edhe shume "Baballare" te tjere mekatare...Populli shqiptar nuk votoi Berishen por votoi per ndryshim pasi mospergjegjesia e mafiozit Nano kishte kaluar kulmin....

    Persa i perket piramidave besoj se PD kishte pergjegjesine pasi ishte ne pushtet, ndersa persa i perket '97 besoj se te gjitha palet jane mekatere....
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  7. #97
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Ti o Tano me duket mua, ke harxhuar shume kohe qebabtoreve dhe kafeneve me mezexhinj qe zanatin e tyre me te mire e kane ate te marrjes neper goje si femra te keqija.

    Jo po Nano na qenka mafioz, jo po na paska vjedhur. Edhe ne amerike po te pyesesh ndonje njeri te zakonshem apo puntor krahu, do te te thote se kongresmenet dhe qeveritaret jane njerez te korruptuar qe mendojne vetem per vete. Ideja eshte ketu qe masat e gjera mbizoterohen nga mentaliteti inferior i skllavit dhe nuk e durojne dot njeriun e suksesshem apo te fuqishem, keshtu qe mundohen ta demonizojne apo te ngrene male thashethemesh per te. Nano per ju patjeter qe eshte hajdut sepse vizioni juaj piciruk nuk mund ta imagjinoje dot se ky njeri eshte i afte per te qene i suksesshem dhe te siguroje te mira materiale per veten me shume se ju.

    Kur plasi lufta ne Irak, kontraten prej mbi 7 miliarde dollaresh per ti sherbyer ushtrise amerikane, papritur e fitoi kompania "Halliburton" ish presidenti i se ciles ishte Dick Cheney, qe sot ka nje shume mjaft te konsiderueshme te aksioneve te saj. Vetem ky shembull flet mjaft qarte per natyren e kapitalizmit qe ju e doni, por qe edhe nuk e duroni dot, ngaqe vuani nga paaftesia dhe inferioriteti per te konkuruar. Duket qarte qe per ju "cdo zog qe fluturon haet". Nqs ne shqiperi do fluturonin gomeret psh, sipas jush per kete do ta kishte fajin Nano. Por nese Nano qenka hajdut kaq i madh, atehere pse jane rritur investimet publike te shtetit me 5 here krahasuar me 1996 (shiko shifrat tek CIA Factbook), pse jane shtruar 250 km autostrade dhe 500 km rruge dytesore, pse eshte 4-fishuar fondi per bashkite dhe komunat, pse te ardhurat nga doganat dhe tatimet, objektiva keto te vendosura dhe kontrolluara nga FMN, realizohen ne masen 102%, pse jane investuar mbi 500 milione euro ne rrjetin elektrik sot ne shqiperi, nga vetem 30 milione gjate 92-97, dhe pse eksportet cdo 3-mujor rriten me 12-15%? Pse valle Berisha i ndershem mezi na shtroi 5 km rruge, dhe nuk beri absolutisht asgje tjeter??

    Ta kerkosh ndryshimin tek ai lider nen vizionin udheheqes te te cilit shqiptaret perjetuan 97-en, me duket mua se eshte si te vesh si "cjapi tek kasapi". Ndryshim nuk kerkohet nga ai lider rekordi i te cilit si udheheqes eshte "firma piramidale", ekonomi e shkaterruar, 2500 te vdekur, shtet i dezertuar, lufte civile etj etj. Ja ky ishte fundi i qeverisjes se Berishes. Sa here do ta perjetosh ti kete fund, qe te bindesh se xhahili Sale nuk di te udheheqe? Me duket mua se keto nuk te bejne aq perhtypje sa qejfet e Nanos. Ti, me sa shof une, te gerryen fakti qe njerezit nuk jane te barabarte me ty, por per 97 me 2500 te vdekur, s'ka problem- ajo eshte thjesht gabim qe ti je i gatshem ta tolerosh, dhe me tej, prej te cilit ti kerkon edhe ndryshimin!

    WOW, cfare mendje brilante!!

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    firmat piramidale jane shpikje e Partise se Punes me ne krye Ali Nano Mizin qe me 1988-90-ten e qe u modernizuan nga malo arbeni me shoke ne kohen kur ishte pd-ja zyrtarisht ne pushtet e Ps faktikisht zot hauri mbi thes te parave.

    edhe parate e atyre firmave i ka perseri Ps ne kontot e saje andej kendej.

    edhe kto dite PS po e zgjat pushtet-mbajtjen pikerisht qe te fshehe miljardat e vjedhura.
    cdo socialist nanoist keto dite eshte ne detyren "fisnike" te trasportimit te parave te zeza per dit te "bardha".

    meqense dogana-porte-aeroportet jane ne dore te militanteve nanoiste te gjithe nanoistet besnike po kalojne pa u kontrolluar traun e kufirit kinse si turiste dhe po cojne ne kontot sekrete ane kend botes thaset me euro-dollare.
    sipas ca zerave PS po u jep militanteve te vet shuma kolosale qe ti fshehin ku te mundin (natyrisht me fitim dhe per vet transportuesin) sepse Nano vet ska mundesi ti transportoje te gjitha vet miljardat e vjedhura.

    paci fat o leshatora qe te jeni dhe ju ne ato listat e besnikeve qe transportojne e mbillin miljardat ne kontot sekrete se vec parave te partise do te keni dhe pjesen tuaj.

    Vraponi pra socialist e bijo-bija mbeso nipa nano enveristesh.. e mos flini.. Ruci ka listen .. Nano vendos.. malo cac poci japin valixhet.. me ato gjerat e mira brenda.. ato gjerat pra qe behen cdo gje..

    PD do ket fatin si ne 92-shin te marre ne dorzim dhe nashi me 2005 nje shtet "Kulle bari" si te selim myrtes.. pra nje shtet me arka bosh..

    ...se ashtu rrezohet me mire.. mbas ca muajsh a 1-2 vjetesh..

    Ca thas i coj Nanua vet ne stamboll e Rodos para ca javesh e nashti kto dite.. ne Spanje i fshehu ca thase tjera..
    lum si bodi gardo-gardeshat e ciftit XHo Nano..
    sejcili e sejcila prej tyre kane ne kontot jashte miljarda euro dollare..

    bravo u qofte.. kan solidaritet te celikte..

    ..

  9. #99
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    O leshator nanos jo vec ato te kafeneve edhe piciruket por edhe ato qe kane maru nga dy akademi e njofim se si eshte e kush eshte. Po ta them edhe un ska njeri me te ndyre ne dy kembe imoral hajdut i piu gjakun shqiptarve, nuk me mjafton koha ti numeroj pislliqet e tij por mos fol kot por ti me siguri di te jesh ndonje nga bijte e bllokut. Mire thote brari agjenturat e bishes kuqe ne pushtet i hapen firmat por ato u harrun se nano me shoke e ben 100 here me zi shqiperine saqe ato meten lule ne ball.
    Cdo gje ne shqiperi shkon ne xhepin e tyre ne xhepin e krimit e bandave miqve te pushtetareve.

    Leshatoro ti thu ka shtru kaq km rruge kurse ka ana tjeter dyfisho taxat e rrit nr e papunsiimit e rrit cmimet e cdo gje e robt marrin ushqime e buke me lista por ti do jesh i bllokut e ske marr me liste.

    Un jetoj ne usa edhe si ai qe ka dy universitete si ai me shkolle mesme se rruan se kush o dick cheney apo bush, dhe mos na fol per konkurim me nanon ti, ai po lun me djerse te shqiptarit ai imoral i pa ftyre grek.
    Dhe nje gje po te fitonte ps ksaj radhe (le qe ska fitu asiher se i ka vledh me zor ) edhe gjysma e shqiptarve qe jane mrena fuifjve do iknin jashte se do e bete metropol shqiperine kelysshi i bushtres fatos nano me plerat e tjete te ish byrose.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MICHI : 24-07-2005 mė 01:08

  10. #100
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Dhe nje gje tjeter. Un isha vet ne shqiperi me 3 korrik edhe votova pashe tera emisionet televizive te te gjithe figurave atje. Organizmat nderkomtare ju kishin ven kusht qe te behen zgjedhet me standarte per te pasur shanse te hyne ne be ect. Naten e pare u bene zgjedhjet shum te mira pas asnje ekses. Kurse te nesermen dilnin kandidatet e ps duke qare e duke u andkuar na vodhi opozita votat qe nuk nodh ne asnjeven te botes. Si mund te vjedhe opozita votat kur ke ti pushtetin edhe ate lokalin me gjithe certefikata. Pastaj prishen imazhin e zgjedhejve sipas tyre do i prishnim pune pd-se por ato lane shqiperine mbrapa dhe tregon qarte qe pushtetaret e sotem jane me antishqiptar se cdo kush edhe qofshin mallkuar .

Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i shkurtėr i LDK-sė, 1989-2004
    Nga Arb nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  3. Vetėm shqiptarėt mund t'i fitojnė zgjedhjet
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24
  4. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •