Close
Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 106
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    baba e kapa hajdutin.. tha i biri..
    mir pra sille ketu..tha i jati..
    nuk mundem ta sjell..tha i biri..
    athere leshoje pra..tha i jati..
    un e leshova po sme leshon hajduti mua..tha i biri..



    anti mafi..
    ska ber ndoj her vaki..
    qe i keqi te ndeshkohet..
    perkundrazi..
    i miri perdhunohet..
    kete na meson historia..
    o antimafia..

    Pra nuku e ke gje ate profeci..
    se Sala nuk gjen dot 5 jo 20 mi
    e 40 000 per nji sekond i gjen shok gramozi..
    theksi tek iii

    e ne vend te Klosit ha dru Saliu..
    e ne vend te Petro korabit .. lul bash ziu..

    Esht e fort Parti e punes..

    pra mos ndodht se e con gjakun si lumi bunes..

    keshtu..

  2. #72
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Ok o Brar...
    ti c'far varianti jep, une jam lodhe duke ndejte ne mbrojtje, prandaj varianti i Anti-t me pelqen dhe e aprovoj me sallaten dhe embelsiren . Du me dal ne sulm!
    Seriozisht ti si mendon????

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Breshk..

    Nano me shum se cdo gje keto dite kerkon nje "nxehje" te Demokrateve.. pra nje zbrazje a shperthim inati.. nga demokratet ne forma te dukshme.. qe ai pastaj si usta tu jape formen qe deshiron e pastaj mbasi te kete marre nje tak me sy tak me qepalle nga Lino Raisa e embajades amerikano te leshoje falangat e tij te gatshme per thyerje e terheqje kafko-kufomash e ti beje Pd-se nje qamet qe do cuditeshim..

    cfar tregon rasti "Vathi"..

    Pse valle kokona i edvinit e ulqinit e idriz dubaj-init.. nuk e dine se ne dit votimi e pran nje qendre votimi nuku duhet te duket kush me kobure?
    E dine mire por ata dine mire dhe ate se.. ata jan aty ku jane nga koburja ..dhe se vota eshte thjesht fasad e kushtezuar ne pluralizem se ajo qe vendos eshte paraja e kombinuar me kobure..
    Prandaj pran Kokonave te idriz ulqin edvinit kan qene ate dite me kobure fshehur nen zhaqete qindra e qindra nehat kull-aqer..
    Po rasti i Lushnjes..
    Pse sikur ata kanibalet e lushnjes te ishin rrezik per Ps i kish lene te lire Ps si drejtoresha e burgjeve.. joooo .. perkundrazi do i kish mbillur ne biruce 6 muaj perpara te gjithe.. por ajo ne fakt i ka lene te lire..
    Dhe Bomba qe shpertheu ne ate pallatin don bosko para ca kohesh nuk kish qene rastesi.. Kamikazi ishte Lushnjar.. dhe objekti patjeter do ket qen ndonji olldash.. lere se Ps hapi fjale se kamikazi i kanibaleve te lushnjes e kish me ndonje "polo"..polic gjoja..
    Po keshtu rasti Behar Kastratit..
    qe para Votimeve dolen llafe qe une i solla ne forum jo pa qellim se.. doganieret e pales Kosovare i bejne lesh e li tregtaret kukso-hasjane qe shkojne matane per ndonji biznes kur nuhasin se sjane te Nanos..
    Jo rastesisht imami nuk gjendet prej 1 vit e ca.. jo rastesisht u vodhene u shperndane mijra e mijra certifikata..
    Pra mafia ka qen e mobilizuar te fitoje.. me forcat e veta plus forcat mike ne kosove.. dhe Behari ..Mjeku Hasjan.. eshte pikerisht objekt i terrorit dy palesh PS-isto nanoist e Enveristo Kosovar..

    Para ca kohesh me beri pershtypje kur pash ne tv qe ne nje si festival muzikoro -folkloriko mis malsie ne Theth merrte pjese dhe Labi miljardar arben malua..
    thash cdo ki b k atje.. hmmm..
    pastaj nje dizaj sho ne tv.. nje cfaqje ne teater migjeni ku ndaheshin flet nderi e lavdata shkodranve te njohur ne sporte teatre e muzika..
    e thash.. nano i eshte qepur shkodres.. dhe ka rrezik te marri disa zona aty..dhe i morri qerratai..

    pra ps ka qen e vendosur te fitoje.. me cdo kusht.. me thas bidona fleta nderi para e kobure e aktivizim te te gjithe spiunve qe ka mbjellur ppsh ne te gjitha kohet..

    pamvaresisht se si do veje ne carta canta puna.. pamvaresisht se ndoshta nano do vazhdoje te krim-ministroje kete vend.. 3 korriku ne fakt eshte fitore e madhe historike..
    zbuluam nje gje.. qe ne kte popull ka mijra e mijra e mijra.. njerez qe nuk blihen..
    kjo e ka shokur sigurisht nano ruco caco poc-erine.. por dhe mua o breshk..
    dhe ty besoj patjeter.. dhe kta bashk-mendimtaret tane..

    Kjo eshte kapitali me i cmuar qe do te duhet te dije ta administroje PD-ja me nikoqirllekun me te madh..

    Pra kemi ne Popullin Tone nje pjese Fisnike.. qe ka ideale..qe ka pasterti morale..

    Kjo duhet ruajtur sepse Nano do te deshte tani nje "xix" qe ta asgjesoje dhe kete pjese deri ne genocid po ju dha rasti..

    Ndodhi pra nje cudi.. si ne Kosove ku megjithe Parate lume dhe bresherite e kallasheve te pabese qe derdhi Mafia atje dhe ne Shqiperi.. ku Mafia per 8 vite punoi per perjetsim pushteti.. fituan me vote te lire.. njerzit e mire..

    Pra nuk na duhet aspak keto dite ndihme "trimerie" nga askush.. pervec qetesise e mencurise.. qe duhet komanduar me pergjegjsi te larte..
    Jo 7 shkurtave apo 14 shtatorave.. ne asnji menyre..
    une kam besuar se ato i ka bere Nano nen rrogoz dhe tani ai perseri e krijon ke te "boshllekun" apo karshillekun.. e kohes gjoja te nevojshme per "certifikim".. qe Pd te nxitohet e te beje gafa.. dhe rete ne horizonte te kthehen ne "shi ne kallomoq " te Nano caco ruc Envero Ramiz zylyftaro- makbule-braco bizhgo Ceko Cup-edvinave..



    Dje ne mesin e atyre pelerin zinjve te kolegjit zgedhor qe po ben certifikime votash e ankesash duall nje.. Ina Rama.. e ne emer te grupit foli e ja dha nje PS-isti mandatin..
    Ne mesin e tyre pash dhe nje fare Vangjushi.. kacurel pe Korce.. ish operativ zone dikur.. po qe nashti eshte gjykates..
    Pra ata Nanos do ja bejne 70-ten.. duke ja ngrene PD-se cik e nga nje cike.. por kjo sdo te thote qe Pd te "cohet".. Jo aspak.. Gjakftohtesi.. sepse ata ate presin.. se pastaj.. ndodh ajo.. Ba e rraha filanin.. i thote cuni vogel te jatit.. un bamb e ai bamb bamb bamb..
    pikerisht tani duhet aktivizuar Kolegjialiteti ne Pd.. pra asnje llaf e veprim pa konsulence.. se ndryshe.. skenaret jan gati te perpunuara ne bodrumet e PS.. me ustallare qe nga Ill Popa e deri tek Ramiz Ruco ustallaret.. plus..plus.. mbeshtetja qe Ps e ka nga berlusko prodo erdogano.. lino busho teneta Riset.. e deri tek Orizet e Kines..

    qashtu..

    Ja cben Sheiku per te nxitur "revoltat"..


    KJ
    --


    E Enjte, 14 Korrik 2005


    (PORSCHE( KRYEMINISTROR DHE SUPERLUKSI I NANOS

    Kryeministri Nano u sulmua ashper pak kohe me pare politikisht dhe mediatikisht per nje makine lluksoze tip (Benz( qe sipas shume njerezve, iu be dhurate atij nga disa miq te Durresit. Kreu socialist dy dite me pare i nderpreu pushimet e tij verore ne Rodos te Greqise, pasi ne vendin fqinj bente kohe e keqe. (U ktheva se bente kohe e keqe ne Rodos(, u shpreh Nano me nje fjali te vetme, hipur mbi makinen e tij (Porsche(, te cilet e ngiste vete. Shumekush e di se nje makine (Porsche( kushton mbi 200 mije dollare ne perendim. Megjithate, askush nuk pyet, ku e gjeti kete mjet super te shtrenjte kryeministri yne? Ai gjithashtu eshte pare neper Tirane te levize me nje tjeter makine lluksoze tip (Hummer( amerikan. Edhe kjo tip makine kushton mbi 100 mije dollare. Pak dite me pare shtypi grek shkruajti se kryeministri i Shqiperise e ka mbushur garazhin me makina lluksoze super te shtrenjta. Cili eshte burimi i gjithe ketij lluksi, askush nuk e di. Tashme ka ardhur koha qe institucioni i Fatmira Laskajt te veproje realisht dhe te mos fshihet pas deklaratave klishe: (nuk ka baze ligjore per nje veprim te tille!(. Ne asnje vend te botes nuk eshte pare qe nje kryeminister te ngase makina super te shpejta, njelloj sikur te ishte nje 20-vjecar te cilit babai i ka lene nje trashegimi te majme. Ne te gjithe boten (paparazzi-t( dhe e gjithe media nuk do te kishte rreshtuar se investiguari burimin e nje luksi te tille, i denje per nje VIP Hollivudi. Me siguri, kryeministri yne keto makina nuk i ka blere me pagen e tij qe nuk shkon me shume se 300 mije leke te reja ne muaj. Patjeter, qe mjetet super te shtrenjta jane dhurata nga miq, te cilet nga perfituar maksimalisht nga (bujaria( e ketij njeriu qe do te mbetet ne historine e Shqiperise, si arkitekti i ngritjes se sistemit te korrupsionit.

    ..........

  4. #74
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    "zbuluam nje gje.. qe ne kte popull ka mijra e mijra e mijra.. njerez qe
    nuk blihen..
    kjo e ka shokur sigurisht nano ruco caco poc-erine.. por dhe mua o
    breshk..
    dhe ty besoj patjeter.. dhe kta bashk-mendimtaret tane.."

    Pikerisht per kete arsye une them se tani shqetesimi eshte me i madh se para zgjedhjeve!
    Por nqs kolegji zgjedhor ja dha nje mandat PS qysh tani, ne qoftese nderkombetaret e peshtire, tashme, nuk e duan salen pra dhe voten e miletit fukara, ti prap mendon se duhet me u ul dhe te shohesh se si numrat shkojne 70-70 ?????
    Me fal o Brar, por kjo quhet humbje, nuk ka me dinjitet, nuk ka me integritet.
    Per me shume se 45 vjet kemi thene pak a shume te njejten mendesi qe ti thua, dhe pa e zgjatur shume, ti, une e shume te tjere e dine se c'ndodhi.
    Nga frika se "dhe muret kan veshe" perfunduam te hame bare, bile bare te thate.
    EH-oja te kepuste gjuhen, kembet dhe koken, dhe ne te gjithe mbanin njeri-tjetrin nga frika per mos te humbur njeri-tjetrin, qe nga familja e deri te shoqnia.
    Dhe si rezultat vegjetuam nje jete qe dhe po te mos e kishim, nuk do kishte bere ndonje ndryshim te madh.
    Pastaj erdhi ndryshimi, erdhi drita blu, qe nuk ta vriste me syrin, dhe sa here qe kthenim koken mbrapa thonim; "si kemi duru aq shume, nuk ka popull ne bote te duroje kaq shume"
    hmm, mu kujtua dhe se si benim shaka me emrin e grupit te rrokut, e quanim "Duron Duron", te kujtohet besoj.
    Mirpo i nderuar mik, tashti ne kemi medesi tjeter, syte tone pane boten, njohe historine e njerzve te lire, megjithese ne na eshte thene qe kur kemi qene femij, fjalet e heroit kombetar Skenderbe, "Liria nuk dhurohet por fitohet", ne nuk i kishim kuptuar drejt atehere,
    tashti po.
    Vota eshte shprehje e vullnetit te popullit, dhe populli e shprehu vullnetin. Me sa duket per kete vullnet nuk pjerdh Nano dhe lakejte e tij, dhe nuk pjerdhin as nderkombetaret.....
    po bere "xix" te vrasin...... atehere ka nje perkthim:
    Populli qe nuk blihet, une ti anti e te tjeret, jane LUZERS.....destinuar te humbin.
    Pranohet kjo??????
    Ka ndonje back up plan??????
    Une nuk dua te humbim! Na u tha qe vota eshte arma me e fort, dhe voten shqiptaret e dhane!
    C'fare behet kur ti shikon qe para syve te marrin ate qe eshte tendja, i lejon qe te ta marrin te gjithe??????? Nga frika??????!!!!!!!!
    Apo behesh trim e i zgjuar dhe e mbron voten????
    Ti thua qe te forteve Nano i keput koken....pse te buteve cfare i ben.......?? te njeten gje i ben.....bile dhe peshtiroset nga to.
    Apo mos valle merita e ketij populli te vuajtur eshte vetem kaq; sa te tregoje se ne c'ane eshte, te beje surprizat, dhe me pas te shkoj ne shtepi perseri i HUMBUR!!??
    Fjala "Eshte Gjynah", nuk eshte ilaci. Une kete kuptoj!

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Duket ne PS qe sa me shume kalon koha---aq me shume i bie nervi mbeshtetesve te shfryne te Nano per humbjen----dhe pothuajse tani u ambjentuan dhe humbja nuk perben nje lajm qe ti iritoj.
    Kjo eshte mire per Nanon si kryetar.
    Mund dhe te mos bej asnje deklarate per humbjen---e te futen direkt ne sulm si opozite me pretekse te ndryshme per te ruajtur dhe unitetin mes tyre e mbeshtetesve te tyre.

    Kur te filloj reflektimi prape ai, Nano, me dredhite te modelit PPSH e enver hoxhes do jete ne pozite superiore ne PS e do pres ca koka---qe i prene votuesit shqiptare e skane vlere ose nuk jane me 'koka' ne kuptimin politik.

    Plus kush MEDNDON SE PS REFLEKTON -----OSE ZGJEDH NE VEND TE SHOKUT NANO--NJE DJALE TE RI SI MAJKO META APO RAMA
    jo vetem GABOHET po nuk di KU JETON e per cparti po flet.

    Militantet e PS po qe se DONIN NJE DJALE TE RI NE NJE FORCE TE RE---NUK DO ISHIN NE PS ---DO KISHIN IKUR NE PARTI E INDIVID TE TJERE QE NE 1990ten.
    Pra kjo eshte ajo qe i mban ata te kjo parti ---qe duhej te mbyllej e te FALIMENTONTE KUR I MBAROI KOHA NE 1990---E TE KRIJOHEJ NJE PARTI E RE SOCJALISTE EUROPJANE.

    Eshte nje fatkeqesi per Shqiperine qe akoma ka nje parti te tille---nje mbeturine e diktatures e DIREKT PARTIA E DIKTATORIT enver hoxha ---sikur te qe akoma ne gjermani partia e hitlerit na-zi [qe eshte shkurtimi i emrit te partise se Hitlerit qe per koecidenc quhej nacional socjaliste].


    Kur te mbaroj procesi qe ka nje kufi te caktuar ligjor ne KQZ e ne Kolegjin Zgjedhjor, e Moisiu deklaroi dje se ai do mbledh parlamentin e nuk do pres nqs socjalistet vene ne ndonje gjykate tjeter, se demokraci eshte e ti mund te vesh ne gjykata gjithe jeten.
    Pasi ky proces te mbyllet nga data 23, do shikojme si do zhvillohen gjerat.

    PDja ndryshe nga koleget e saj ne Ukrahine e Gjeorgje, qe procesi qe i manipuluar ne proces[e nuk dihej fitusi].

    Ndryshe nga ata , ka mandate nga populli e KQZ e eshte teper e veshtire nqa dikush qe te futet ne aventuren e diktatoreve te rene ne Ukrahine Gjeorgji e Kazakistan, tani ne kete faze, e jo ne te paren, pasi tani cdo gje eshte e qarte.

    Bile PD me zgjuarsi e durimin e fituesit pret perfundimin e procesit , sic e parashikon dhe ligji.
    Pa rene preh e provokimeve te PSse qe remuj do se rezultati e ka negative.

    Kuptohet dhe te pa mesuar jemi pak---se ne keto zgjedhje procesi eshte me i gjate, po me i sakte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 14-07-2005 mė 09:43

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    Shqiperia nuk ka patur ndonjehere zgjedhje te lira ne historine e saj. Me keto fjale The Economist hap nje artikull te titulluar "Berisha Beacon" e lexova krejt artikullin dhe mbi te gjitha me pelqeu se si e kishin cilesuar Nanon si "poor looser" me te vertete nano keto zgjedhje doli i humbur dhe i "varfer". Pak me inetreson sesa te lira ka qene keto zgjedhje, cfare me ben pershtypje eshte se si berisha e rigjeti veten, dhe e e beri popullin per vete. Cili ishte sekreti? Percarja e Ps nuk e besoj. Me te verte amerikanet i ndertuan nje imazh qe i shkoi per shtat Berishes dhe popullit. Nga i gjeti keto njerez. I vetmi president shqiptar qe ka takuar Bush (senior) dhe Klintonin. Lufta kunder Korrupsionit, ulja e taksave e bizneseve te vogla. keto ishin dy pikat kyce te fushates.
    Tani keto fjale jane per Kryeplakun, shpresoj ti lexoje.
    I vetmi politikan qe me pelqen sot eshte Bleri. Kush jeton ne UK e ka kuptuar tony blair ka bere revulocion ne politiken angleze, dhe nuk mendoj qe ka politikan sot ne bote ta interpretoje politiken sic e interpreton ai(blair). Apo jo kryeplak. Pra Berisha e rigjeti veten, per mendimin tim ai ka bere mini revulocion ne politiken shqiptare, I ka kuptuar gabimet dhe ka kerkuar falje,Piramidat, ndoshta eshte i vetmi politikan i pakorruptur ne Shqiperi, kesaj radhe gjerat kane ndryshuar dhe per mire shpresoj, pra le ta thithim te gjithe eren e ndryshimeve, dhe nano duhet ti terheqe mbrapsht ato fjalet qe me popullin shqiptar une e marr dhe e le pushtetin kur te dua. Kryeplak me optimist se gjerat nuk kane ku shkojne me poshte, vetem rritje do kene.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mateo : 14-07-2005 mė 14:40
    mateo

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KQZ sot ne darke shpalli se.. PD e doktor Profesor Sali Berishes bashk me aleatet e saje ka fituar 73 vende ne parlament kurse Ps me sorrollopin e saje ka nja 56 vende..
    LSi i ka nja 5 kurse Dash sheh Paterica doli rru e qeth.. e kusuri u muarr nga partite satelite etj..


    Pra PD ka te drejten te formoje qeverine.. tha ALSAT duke u mbeshtetur tek Shifrat e deklaruara..

    Pra 3 kOrriku u fitua nga Sali Berisha dhe Nano duke kercyer detyrohet te dorzoje pushtetin..


    Urime gjith atyre qe aspirojne Demokraci e jo krrab-shkallnuro-dubajo kraci..

    Tash mund te themi se.. Hapet nje Histori e re..

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-03-2005
    Postime
    43
    Per mateo-n:
    nano duhet ti terheqe mbrapsht ato fjalet qe me popullin shqiptar une e marr dhe e le pushtetin kur te dua.
    Panorama, E Enjte 14 Korrik 2005

    E majta shqiptare dhe fenomeni LSI
    Zamira Ēavo

    Nė 15 vite demokraci, padyshim kėto zgjedhje janė mė tė palexueshmet. Duket sikur hieroglifet e rezultateve do tė pranohen pa u deshifruar kurrė duke shpallur legjitimitetin e njė parlamenti jo vetėm ilegjitim, por edhe bufon. Sipas logjikės sė kėtyre zgjedhjeve, PD-ja do tė formojė qeverinė kur ka vetėm 7% tė votave nė proporcional! Por kur tė konfigurohet nominalisht parlamenti i ri, populli do tė kuptojė pėrfundimisht se cili do tė jetė ligjvėnėsi dhe si ėshtė pėrdorur vota e tij.

    Atėherė dhe vetėm atėherė, ndoshta dhe ndėrkombėtarėt, do tė “shijojnė” frytet e hidhura tė kėtyre zgjedhjeve qė nuk kanė shembull nė botė. Asgjė nuk do tė jetė ēudi mė. Nė emėr tė “tė mirės sė Atdheut” ka mundėsi qė Mediu tė kėrkojė tė jetė kryeministėr nesėr, dhe ėshtė njė e drejtė legjitime pasi ka mbi 20% tė votave! Por kėtė rol mund ta kėrkojė edhe Gjinushi pasi ka 17% tė votave… Madje ky i fundit mund tė kėrkojė tė jetė, mė sė paku, nėnkryetar i parlamentit, vend qė i takon sė majtės. Nė fund tė fundit, ėshtė njė kėrkesė legjitime pasi ka mė shumė vota se sa PS-ja!

    Por se ēfarė aleancash dhe ēfarė dukurish do tė kemi nė parlamentin e ri, le t’ia lėmė kohės, e cila do tė saktėsojė pėrfundimisht se ēfarė plage tė rėndė i shkaktoi Nano dhe matematika ala-Gjinush-Islami jo vetėm se majtės, por gjithė vendit.

    Duke u ndodhur para njė situate tė tillė, politikanė tė sė majtės pėrpiqen tė “luajnė” me faktorin LSI. E majta e PS-PSD-sė kėrkon tė gjejė shkaqet e rėnies nė humnerė nė fenomenin LSI. Akoma politikanė, e theksoj politikanė dhe jo analistė, pretendojnė se vota e LSI-sė solli Berishėn nė pushtet. Personalisht mendoj se rokadėn e pushtetit e kreu nė mėnyrė spektakolare Nano, i cili pas ndonjė letre tė nėnshkruar kushedi se ku ia dha Berishės pushtetin me qėllim qė ky i fundit t’ia kthejė ”nderin” atėherė kur e kėrkon Nano. Ky ėshtė njė pazar qė do tė duket pas nja dy vitesh. Prandaj zgjedhjet u shitėn nė kėtė mėnyrė dhe askush, as edhe ndėrkombėtarėt nuk janė nė gjendje tė japin pėrfundimisht vlerėsimet e tyre.

    Bindjen pėr kėtė konkluzion ma japin disa analiza, qoftė dhe sipėrfaqėsore tė situatave. Tė marrim fenomenin LSI. Kjo lėvizje u krijua nė shtator tė 2004 pas dy vitesh lufte tė brendshme nė PS. Kjo luftė, po ta shikosh nė detaje, nuk qe luftė pėr karrige, sikundėr mundohet ta trajtojė dikush, por qe luftė pėr parime. Grupi i Metės qė ishte nė pushtet dalloi nė horizont rėnien nė greminė tė kėsaj force politike qė po e pėrdorte tė majtėn nė favor tė klaneve e ku korrupsioni po i zinte frymėn ēdo ditė e mė shumė. Lufta brenda PS-sė nuk u kuptua nga shumė njerėz, tė cilėt, tė mėsuar me glorifikimin e liderit e kishin barazuar Nanon me partinė. Prandaj dhe Meta u anatemua, nuk u kuptua dhe u denigrua. Vetėm Nano e dinte rrezikun real qė pėrfaqėsonte lufta e Metės brenda PS-sė. Prandaj dhe e largoi atė dhe pasuesit e tij nga strukturat drejtuese tė partisė. Por Nano i bėn llogaritė vetėm pėr pėrfitime personale dhe nuk i dhembi as partia e as e ardhmja e saj. Nė kėto kushte, Metės dhe pasuesve tė tij nuk i mbetej gjė tjetėr veēse tė krijonin njė parti tjetėr me besimin se njerėzit e thjeshtė dhe ata me vizion do ta pėrkrahnin. Kėtu Nano nuk i bėri mirė llogaritė. Edhe me optimisti nė PS nuk besoi se kjo lėvizje do tė kishte njė forcė tė tillė qė tė mund tė rrezikonte seriozisht pushtetin e NANOS. Prandaj dhe nė muajt e parė tė krijimit tė kėsaj force politike kjo lėvizje gati u nėnēmua me shprehje tė tipit “pikė uji nė oqean” apo“ dhe Genc Pollo u kthye te shtėpia e babait” , tė cilat pėrktheheshin qartė se kjo lėvizje nuk do tė arrinte mė shumė se 2% tė votave.

    Por forcimi i LSI-sė gradualisht solli nė tė dy krahėt e politikės njė farė tensioni qė u shndėrrua nė njė frikė reale nė ditėt e fundit tė fushatės. Llogaritė e pazarit po i prishte pėrfundimisht LSI-ja prandaj dhe tė gjitha “bateritė” e sulimit u drejtuan ndaj saj. PS-ja e mbėshteti fushatėn nė “gogolin Berisha” duke sjellė nė vėmendjen e shqiptarėve vetėm ’97-ėn qė, sigurisht nuk do tė shlyhet lehtė nga kujtesa e tyre. Dhe pėrpara kėtij “gogoli” tundi kartėn LSI, e cila, sipas saj, po punonte pėr ta sjellė nė pushtet kėtė Berishė. Nuk u la mjet pa u pėrdorur kundėr LSI-sė. Me dhjetėra njerėz u pushuan nga puna, tė tjerė kėrcėnoheshin. Mediat e majta bėnin thirrje tė hapura kundėr kandidatėve tė LSI-sė. Pothuaj tė gjitha spotet e PS-sė u mbėshtetėn nė thirrje publike pėr tė mos votuar LSI-nė e pėr tė mos pėrēarė tė majtėn. Dhe socialistėt, edhe elektorati i majtė nuk po e kuptonin se Nano e kishte minuar me kohė procesin. Kandidatėt nė shumicėn e tyre ishin identikite tė korrupsionit, qė vetė socialistėt nuk donin t’ua shihnin mė fytyrėn e jo mė tė votonin pėr ta, por edhe njė pjesė tjetėr nuk i thoshin asgjė PS-sė pasi kanė milituar me kohė nė radhėt e PD-sė. Por qorrazi, askush nga e majta nuk pa qė nė shumė zona mundėsi reale pėr tė fituar kishin kandidatėt e LSi-sė, tė cilėt mbartnin vlerat reale tė sė majtės dhe tė moralit social. Askush nuk tha qė pėr hir tė mbajtjes sė pushtetit nė krahun e majtė, duhej bėrė thirrje qė atje ku kandidatėt e LSI-sė kishin kėto prioritete le tė votoheshin ata. Dikush e ka quajtur kokėfortėsi tė dy liderėve Nano e Meta. Mendoj se nuk ka vend pėr iluzion tė tillė. Pazari qė ka bėrė Nano ngrihet mbi ēdo kokėfortėsi, pasi Nano nuk ėshtė shquar pėr kokėfortė, pėrkundrazi. Me kėtė shpjegohet edhe pushimi i tij nė Turqi, apo ku e di se ku, kur vendi akoma vuan ethet e asaj murtaje qė ai injektoi kaq bukur nė politikėn e sė majtės nė pushtet.

    Realisht, Partia Socialiste ndodhet e braktisur nga lideri i saj. Tė tjerė kanė filluar “punėn” pėr tė marrė nė dorė drejtimin nėse, e theksoj nėse, do tė ndodhė, qė Nano tė largohet. Do tė duhen vetėm disa muaj qė PS-ja ta rishohė veten nė njė katrahurė disa herė mė tė rėndė se sa ajo e KPD-sė sė famshme. Kjo do tė sjellė njė thėrrmim edhe mė tė madh te kjo parti, njė pjesė e sė cilės qė tani kėrkon mbėshtetje te LSI-ja. Madje, mund tė ndodhė qė njė pjesė e deputetėve socialistė t’i bashkohet grupit tė deputetėve tė LSI-sė, pasi qė tani shumė prej tyre e ka tė qartė qė Berishės “mund t’ia dalė mbanė” vetėm njė forcė si LSI-ja me njė lider si Meta. Sigurisht qė kėtė e di mirė Nano, i cili, pavarėsisht planeve qė ka nėnshkruar, kėrkon qė partinė ta ketė nėn kontroll. Nuk ėshtė e rastit qė po lakohen emra tė tillė pėr lidershipin e ri tė partisė si Ben Blushi etj. Nano kėrkon ta mbajė partinė, aq sa mund ta mbajė nėn kontroll, me qėllim qė kur t’i duhet vota nė parlament, ajo tė mjaftojė qė Berisha tė bėjė numrat pėr tė mbajtur pjesėn e vet tė marrėveshjes.

    Aktualisht, LSI-ja ka 115 mijė vota, vota tė marra nė kushtet e njė presioni psikologjik tė paparė, por dhe tė njė deformimi politik tė pa treguar. 115 mijė vota nuk janė pak pėr ta bėrė kėtė lėvizje forcė kyēe nė politikėn shqiptare, pavarėsisht deformacioneve tė parlamentit tė ri. Mendoj se me njė forcė tė tillė dhe me njė organizim perfekt tė partisė nė qendėr dhe nė bazė, LSI-ja ka shumė mundėsi tė “djegė” ēdo marrėveshje sotto tavole qė mund tė ketė marrė edhe bekim te ndėrkombėtarėve. Ja pse fenomeni LSI kėrkon njė analizė tė ftohtė dhe shumė tė kujdesshme, pasi politika nuk ėshtė moment, por perspektivė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga asnjanesi : 14-07-2005 mė 18:40

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Me syrin nga larg me zhvillimet me te fundit ne Shqiperi, pas zgjedhjeve te 3 korrikut !


    SHQIPERIA PO RRESHQET DREJT NJE RREZIKU TE ARMIQESIVE TE VJETRA

    Ne raste se deri tani per hir te situatave brenda dhe jashte Shqiperise, eshte bere ndonje leshim, kjo, nuk do te thote se komuniteti nderkombetare, eshte pajtuar ndonjeher me pushtetaret. Paranoja nderkombetare, e perkthyer shqip i thote jo varferise, korrupsionit, kriminit te organizuar, trafiqeve klandestine e droges. Ngjarjet me te reja qe po pergatiten nga humbesit e ketyre zgjedhjeve, shihen si kthim drejt nje rreziku te armiqesive te vjetra.


    Nga - BEQIR SINA, Nju Jork



    BENSONHURST BROOKLYN(NY): Megjithe konflinktin e gjate ne opozite per 8 vjete grupet e djathta politike, treguan se ishin te perēara. Por, duke e kuptuar demin e madh qe po i sillinin vetvetes dhe te djathtes, ne keto zgjedhje u gjete nje gjuhe e perbashket ne nje bashkim ne frontin e "luftes" te fitojme zgjedhjet. Per te larguar nga pushteti kete shpurr komunistesh.




    Tani qe "lufta" mbaroi, d.m.th. zgjedhjet mbaruan dhe vendi zgjodhi udheheqjen e pare demokratike, e pushtetaret i humben karriget, po rifillojn armeqisit e me pareshme. Dhe per kete arsye Evropa dhe SHBA-s, do ti duhet te jene me te vemendeshem per te mos u dale situata nga dora dhe te nderhyjne perseri me nje tjeter konflinkt qe munde te lindi si ai i 1997.



    Kryeministri Shqiptar Fatos Nano, i gjendur perball humbjes, zemerimit brenda rradhve te te kuqve, e sheh dorezimin e pushtetit si thyerje e tij perball kundershtareve e tije qe po e marren edhe nje here fuqin e vendit, pas 8 vjeteve ne opozite te veshtire. Fatos Nano, me "kaubojsllikun" e tij qe e karakterizoj gjate ketyre vjeteve, tani po lufton me shume brenda partise sesa kushe do te vihet ne kontrolle te Shqiperis. Kjo ngjarje mendohet te mos kaloje pa pasoja per Shqiperine dhe vete Fatos Nanon, e per me gjere se kaq brenda socialisteve, duke pare gjendjen e brendeshme ne Shqiperi, i vlersuar si vendi me me pak stabilitet ne Europe.



    Ndersa, ne kete kendeveshtrim Evropa dhe SHBA-s, mbasi kane nise nje lufte globale kundra terrorizmit, te cilen duket se e kane vene nenkontroll, pret nga Shqiperia, qe ajo te veproje si nje shtet i bashkuar politikishte, e me stabilitet te brendeshem qe do te reflektohej edhe ne arenen nderkombetare. Por, siē po rrjedhin ngjarrjet e si po zhillohen kalimet pushtetit nga majtas ne djathtas, Shqiperia, me lojen qe kerkon te beje Nano dhe shpurra e tij po i kthehet nje konflikti politik i grupeve dhe nengrupeve socialiste gje qe mundet te perhapet dhe te sjell destabilitet dhe trazira te mundeshme.




    Megjithe perpjekjet e komunitetit nderkombetar per te sjellur me votat e lira e te drejta, lider qe premtojne ne fuqi, lider qe i duhen me te vertet Shqiperise sot, Fatos Nano, kerkon t'a mbaje Shqiperine me nje udheheqje ekstremiste e krahut te majte, dhe ne nje pushtet qe duket se nuk eshte ngopur me armiqesi te brendeshme me opoziten e forcat e djathta ne vende. Keto zgjedhje i sollen fitoren e padiskutueshme P.D -se dhe aleatve te saj duke zgjedhur Dr Sali Berishen, tani ne pozicionin me te larte te ketij vendi, si kryeministri i ri i vendit. Por menjeher pas perfundimit te zgjedhjeve dhe fitores se opozites, Fatos Nano, e shpurra e tij po kerkojne qe PS te mosleshojne fuqine, per te kontenstuar zgjedhjet dhe t'i manipulojne e vjedhur ato, qe t'ja faturojne vetevetes fitoren edhe me force. Si ne 1997-en qe u udhehoqen nga parrulla ekstremiste " Me gjak e morem dhe me gjak do t'a dorzojme pushtetin".



    Me e fundit ajo qe po synon Nano, eshte qe t'i shkaterroje zgjedhjet dhe vendin ta ēoje tek me e pakta qe enderron ai drejte zgjedhjeve te reja e te parakoheshme. Por, kryeministri i humbur duhet t'a pranoje humbjen se humbje me e madhe per Fatos Nanon do te jete tejzgjatja e qellimte e me pasoja te paparashikueshme . Tani qe ai humbi zgjedhjet duhet t'i therras arsyes dhe jo t'a rikthej vendin edhe njeher drejt nje rreziku evident te armiqesive te vjetra




    Mbajtja me force e pushtetit prej Nanos eshte dhe munde te rrezikoje stabilitetin politik e shoqerore ne Shqiperi, qe do te ishte me pasoja te brendeshme si per Shqiperin edhe per rajonin. Armiqesia ndermjet mbeshtetesve te tyre(nostaligjikeve) eshte me shume se nje inate. Por se gjerat kane ndryshuar largimi tani i Nanos nuk ka sesi pritet me te shtena ne ajer si ne 1997-en. Kjo, mund te tregoje se kundershtaret me teper se kundershtare nuk kane se ēfare tregojne me shume.



    Qe kjo qeveri ka vetem mbeshtejen e ish-komunisteve e nostalgjikeve, e treguan edhe keto zgjedhje me 3 korrik qe sapo u rrite numeri i votuesve, Qeveria socialiste ra. Ne kete kontekest Shqiperia, ju afrua edhe nje here demokracise dhe po troket dyert e Evropes e SHBA-s. Shqiperia, siperfaqesisht duket e qete, por ne raste se Fatos Nano nuk heq dore nga forca nga konflikti brenda saj ekziston mundesia se tani "lufta" per nje Shqiperi drejt Evropes nuk mbaroi.




    Dhe nese socialistet te udhehequr ka "kaubojsi" Nano momentalisht nuk shohin ndonje arsye per te pranuar humbjen e dorezmin e qete te pushtetit, natyralisht i jane kthyer armiqesive te vjetra. Partia Demokratike dhe aleatet e saj grupimet e djathta po veprojne te kordinuar dhe duke gjetur mbeshtje mundet te arrijne qe te eleminohet rreziku i paraljmeruar. Gje qe do te bente edhe Evropen e te gjitha strukturat e saj sbashku me SHBA-s, ashtu siē i mbeshteten gjer tani me te gjithe shqiptaret te mbeshtetin edhe stabilitetin e brendeshem shqiptar.




    Pritet te shohim ēdo te ndodhe ditet ne vijim. Pritet me shume te shihet Evropa dhe SHBA-s, kesaj rradhe midis gjithe ketyre te keqijave, ke do te zgjedhin:" Te keqen me te vogel? apo do te kete ndonje zhvillim me te ri". Dhe keshtu ne mbyllej dhe dhene fund asaj qe Shqiperia eshte vendi i korrupsionit, krimit te organizuar, trafikut ilegal e te droges nga me te lartet ne Evrope. Ose do te kthehet mbrapa, t'i kthehet armiqsive te vjetra duke shfrytezuar deri tani lojrat e pista me mos pranimin e zgjedhjeve dhe humbjen e padiskutueshme.




    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    LSi or zotni nuk eshte kerkushi..
    ata 115 000 votues te saje jane gjysem taborresh te shoqatave "vullnetare tru lare-shplare nga ato te Enverit qe na i vuri Mizi ne Tv ne kohen kur duall Parti e pare moderne Shqiptare ..PD.. e Azem Hajdareve..

    LSI e PS jane nomenklatura e felliqur anti-popullore e Partise se Punes.. ajo qe mbushi sallat e kongreseve te Rinise Grave e Partise qe ne te tera Kongreset zberi tjater vec..Shtrengo rripin thanas..

    Nje LS ist a nje Ps-ist mund te jete me BMW a Rollrojs supermodern mund te flasi anglisht e te dije vrimat e Botes por por ne shpirt eshte nje batakci ..nje xhelat a kelysh xhelati nje mbeso nip i nje perseri xhelati..

    Asnje vlere nuku ka as Ps as LS.. pervec vlerave te valixheve qe te mbushura me eurodallėr te vjedhura i kan frigoriferuar ne Zyrih e Selaniqo-Londer Istambul Milano Bari-Rodos- Paris..etj.

    Edhe ata antare te ndershem te ish partise punes.. qe kan qene pakic.. u kan thene femijve te tyre..mo u ngaterroni me me politike po shikoni punen tuaj..

    Kusuri jane ata qe jane..

    Dje pash ne Tv Art Daden e PS-se perball me Rusmalin e Pd-se..

    Nata ishte Arta.. Dita ishte Rusmali..

    Aq i madh ish ndryshimi mes ketyre dy perfaqsuesve te PS-se dhe PD-se..

    Nga syt e goj e Rusmalit dilte ndershmeri e mencuri ne te kundert .. prej Artes se Dad Nanos.. nxirrej vec helm feliqesi e mashtrim..e tarallak-ėri..

    Cfar analize mo asnje ans ti bec LSI-se?

    A eshte brenda saj e felle dhe Klos Fatosi?

    Eshte..

    Kaq mjafton..

    Lexo Biseden ne Rogner mes Abdiut dhe Nano Tosit..

    A eshte brenda saje dhe Zabiti i Brokajve??

    Eshte...

    Lexo Eren per 97-ten e mjafton..

    Keshtu..

Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i shkurtėr i LDK-sė, 1989-2004
    Nga Arb nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  3. Vetėm shqiptarėt mund t'i fitojnė zgjedhjet
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24
  4. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •