Close
Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 106
  1. #51
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22
    Rezultati i fitores se opozites eshte e i thelle, nuk behet me fjale per te kaluar nje 50%, por behet fjale 58%, dhe me shume nese numeron edhe parti te vogla qe Berisha mund ti futi ne koalicion qeveritar. Keshtu qe cdo perpjekje e socialisteve per te shpresuar tek mandatet e vjedhura me ane vendime gjykatash e kolegjesh, nuk ka per ti dhuruar nje fitore socialisteve, vetem sa ka per te ngushtuar diferencen. Kjo do te thote, qe edhe sikur te ndodhnin manipulime me mandatet ne procesin e kontestimit, perseri qeveria e re do te krijohet nga te djathtet e jo nga e majta. Pa harruar qe nderkombetaret jane vene ne levizje tashme duke ushtruar presion mbi socialistet qe te njohin humbjen. Prononcimi i ambasades amerikane dje dhe dalja e Nanos nga vrima e tij per te thyer heshtjen pas elektorale, ishte ne ate fryme.

    Arsyet perse une mendoj se nuk do te kete manipulime post-elektorale jane dy:
    - Ne krahun e KQZ ka monitorues nderkombetare qe po monitorojne gjithcka dhe po e asistojne ate nga afer.
    - Kush eshte ai simpatizant socialist ne KQZ apo gjykata qe tani qe mesoi qe PS i humbi zgjedhjet, do te behet trim e te vere dore mbi mandatet e deputeteve, kur e di shume mire qe kryeministri i ardhshem do ta kete emrin Berisha? Te gjithe do mendojne per koken e tyre dhe idealin do ta lene te fundoset me te humburit e zgjedhjeve.

    Albo

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-08-2004
    Postime
    148
    Nuk e kuptoj, Dje lexova ne gazete se Nano kishte thene se do pranonte rezultatet e votimeve sido qe te ishin, kurse sot lexova se ka thene, do i kundershtojme ne 30 zona!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli

    --

    Makiavelizėm apo Neronizėm?


    Feti ZENELI

    Zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 duket se po bėhen gazi i botės, po aq sa dhe fatkeqėsia jonė penguese pėr tė ecur pėrpara. Mbi 200 ankesa, kryesisht nga kandidatėt nanoistė pėr deputetė kanė mbėrritur nė Komisionin Qendor tė Zgjedhjeve pėr “rinumėrim votash” dhe “pėrsėritje votimi”, ndėrsa krerėt e majtė kanė shpikur me shpjetėsi “matematikėn zgjedhore” tė pamundėsisė sė formimit tė qeverisė sė re nga Sali Berisha, qė nė analizė tė fundit ėshtė llogaria e shkatėrrimit tė sė ardhmes sonė tė pėrbashkėt. Duke predikuar “pushtet me ēdo kusht”, kjo kategori politikanėsh tė kujtojnė Ēezar Borxhian e Niccolo Machiavelli-t, ndėrsa duke “mos e lėnė matematikisht Berishėn tė qeverisė”, tė kujtojnė dialogun e njė qytetari romak me Neronin: “Digje tė gjithė botėn, kur unė tė kem vdekur, -iu drejtua dikush qė po kalonte rrugės, Neronit. -Pėr mua s’do tė ketė asnjė rėndėsi. -Kurse mua, pėrkundrazi, -tha Neroni -do tė mė pėlqente ta shikoja duke u djegur tani qė jam ende i gjallė”. Dhe siē dihet, disa ditė mė vonė shpėrtheu zjarri i madh nė Romė, ndėrkohė qė perandori romak i viteve 37-68 e.r., kėndonte kėngėn e djegies sė Trojės…
    Sjelljet mė tė fundit politiko-administrative tė kryeministrit Fatos Nano, pas zgjedhjeve parlamentare tė 3 korrikut 2005, tė cilat e degdisėn nė opozitė Partinė Socialiste dhe aleatėt e saj, po e portretizojnė gjithnjė e mė negativisht kėtė politikan buzuqesh qė, sipas zonjės Doris Pack, “nuk ka qenė njė adhurues tepėr i madh i punės dhe se nuk i ka kryer tė gjitha punėt e duhura”. Ndėrkohė qė shumica dėrrmuese e shqiptarėve presin njė moment reflektimi prej kėtij politikani problematik, ai vazhdon tė provokojė qytetarinė dhe durimin tonė njerėzor, duke u sjellė akoma si “numri njė”, tė paktėn me ministrat e tij humbės tė mandatit dhe vasalėt e tjerė mjeranė, duke i ndėrsyerė ata paturpėsisht drejt Komisionit Qendor tė Zgjedhjeve pėr t’u ankuar nė stilin komik tė njė tė rrituri qė e paska rrahur njė fėmijė (!?). Nė kėtė mėnyrė, Nano dhe nanoistėt socialistė dėshmojnė edhe njė herė se edhe nė tempullin e qytetėrimit dhe integrimit tonė mbarėkombėtar kėrkojnė t’i pėrkasin kategorisė shoqėrore tė shoqes nga Berati dhe ruralo-punistėve tė tjerė shqiptarė, ku “uniteti ėshtė mbi gjithēka”. Kėtė ushtri militantėsh tė armatosur me prapambetjen dhe moralin leninist “njė pėr tė gjithė e tė gjithė pėr njė”, ai na e servir si njė matematikė bllokuese pėr zhvillimin dhe kryerjen e reformave tė ndryshme integruese, nė interes tė tė gjithė shoqėrisė shqiptare. Ky s’ėshtė njė konstatim pėrēmues, por ėshtė njė fakt diskretitues pėr pengmarrėsit tetėvjeēarė tė demokracisė dhe zhvillimit tonė tė pėrbashkėt. Nė 3 korrik 2005, thirrjet pėr ndryshim nuk kanė ardhur nga ekstremet dhe thellėsitė e pabanueshme tė vendit, por nga zemra e atdheut; nga shumica dėrrmuese e kryeqytetasve, shkodranėve, korēarėve, vlonjatėve, prej tė gjithė durrsakėve e tė tjerė. Edhe sikur nė njė rast tė tillė numrat parlamentarė tė ishin tė barabartė, njė politikan i zgjuar dhe atdhetar i falet qytetarisė dhe jo filozofisė maoceduniste, “fshati tė rrethojė qytetin”. Nė kėtė rast nuk duhet tė rrinė indiferentė edhe njė pjesė e faktorit ndėrkombėtar, qė shikohen si perėndi prej shqiptarėve, por duhet t’i gjenden nė krah qytetarisė shqiptare dhe jo monopoleve qeveritare apo mesjetės shqiptare. Tė paktėn pjesa e qytetarėve shqiptarė qė kanė votuar mė 3 korrik pėr ndryshimin e qeverisjes, janė aq inteligjentė sa t’i kuptojnė si duhet mesazhet qė vijnė prej Perėndimit, pasi vazhdimi i mėtejshėm i qeverisjes “Nano”, qoftė edhe “derisa tė shprehen institucionet legjitime pėr zgjedhjet” ėshtė mė shumė se sa njė arbitraritet.
    Jo mė vonė se dje Nano mblodhi qeverinė dhe mė shumė se ēdo herė tjetėr, “gjuha i shkoi atje ku i dhemb mė shumė dhėmbi”: te privatizimet dhe koncesionet problematike tė periudhės parazgjedhore, tė mbetura nė proces shqyrtimi. Siē u mor vesh edhe nėpėrmjet njoftimit mediatik pėr njė ēėshtje tė tillė, shqetėsimi kryesor i Nanos dhe nanoistėve tė tjerė nė mbledhjen e djeshme tė qeverisė ishte “ratifikimi i marrėveshjes pėr privatizimin e Albtelekomit”, ndėrkohė qė njė procedurė e tillė ėshtė kundėrshtuar ashpėr nga juristė, specialistė tė ndryshėm tė ekonomisė dhe analistė tė kėsaj fushe pėr pėrregullsitė e shumta ligjore dhe vlerėn e ulėt tė shitjes. Shqyrtimi nė kėtė mbledhje i disa problemeve tė tjera mė shumė sesa “qeverinė nė punė”, tregon karshillėkun kryeministror pėr t’u shkuar deri nė fund prej tij disa vendimeve tė shumėdiskutuara. Nė rastin e “Albtelekomit” njė ngutje e tillė fakton akuzat e ndryshme mbi interesat private tė Nanos nė kėtė ēėshtje mjaft tė debatueshme publikisht. Sė pari, tenderi pėr privatizimin e Albtelekomit u zhvillua me njė ofertues, ku konsorciumi “Turk Telekom/Ēalik Enerji Telekomunicasyon-Turqi” konkurroi me vetveten (!), gjė e cila pėrbėn njė shkelje tė rėndė tė ligjit pėrkatės. Mė parė gjatė azhornimeve publike tė institucioneve qeveritare pėr ecurinė e privatizimit tė Albtelekomit ishte thėnė se, pėr blerjen e njė ndėrmarrjeje tė tillė strategjike pėr kushtet ekonomike tė vendit tonė kishin shprehur interes plot 11 shoqėri tė huaja nga mė tė njohurat nė botė nė fushėn e telekomunikacioneve, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės e duke pėrfunduar nė Korenė e Jugut. Por ditėn e zhvillimit tė tenderit nuk u dukėn nė skenė as 5 prej kėtyre shoqėrive tė pėrzgjedhura pėr tė vazhduar mė tej konkurrimin, njė fakt ligjor i mjaftueshėm ky pėr ta shtyrė procedurėn e privatizimit. Sė dyti, vlera e privatizimit tė Albtelekomit ėshtė gati 65 milionė euro mė pak sesa vlera e aseteve tė trupėzuara tė kėsaj ndėrmarrjeje, duke iu referuar pėr kėtė shifėr bilancit financiar tė vtit 2004. Sipas legjislacionit shqiptar, i cili pėrmban rregulla tė sakta pėr mosshitjen e shoqėrive tė tilla nėn vlerėn e tyre kontabile, ky fakt tregon se vlera e shitjes sė “Albtelekomit”, pa pėrfshirė nė tė licensėn e “Eagle Mobile”, nuk mund tė ishte mė pak se sa 200 milionė euro. Por specialistėt mendojnė se licensa e GSM-sė dhe pozicioni monopol nė treg i “Albtelekomit” nuk mund tė shiten asnjėherė mė pak se sa 100 milionė euro, qė sė bashku me vlerėn kontabile tė ndėrtesave, trojeve, centraleve, linjave e tė tjera asete tė trupėzuara tė kompanisė shkojnė nė rreth 300 milionė euro. Nga ana tjetėr, njė ēmim i tillė, pėrsėri ėshtė shumė poshtė vlerės qė mund tė arrihej nė kushtet e konkurrencės sė lirė nė treg tė paktėn e tre pjesėmarrėsve, e cila gjithsesi duhej t’i kalonte tė 400 milionė eurot, tė paktėn aq sa u shit telekomi maqedonas Sė treti, ishte momenti i papėrshatshėm moralisht dhe juridikisht pėr privatizimin e “Albtelekomit”, pasi pėrkonte me fushatėn zgjedhore, kur procese tė tilla degjenerojnė nė vende tė stabilizuara e jo mė nė kushtet e destabilitetit tė pėrgjithshėm politik e ekonomik tė Shqipėrisė.
    Ndėrpreja nė mes e procedurės pėr privatizimin e Albtelekomit nga zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut dhe garancia qė u ka dhėnė Nano matrapazėve tė huaj pėr ta pėrmbushur nėpėrmjet qeverisjes sė tij njė detyrim tė tillė, ėshtė ndoshta njė ndėr arsyet mė tė forta qė e shtyn kryeministrin shqiptar tė mos dorėzohet si humbės i kėtyre zgjedhjeve, pėrkundrazi, tė hiqet si “i barabartė” apo “fitues” i tyre. Me sa duket, qėllimi i tij ėshtė ta zvarrisė deri sa tė mundet krijimin e qeverisė sė re, nė mėnyrė qė Nano dhe nanoistėt e tjerė nė qendėr dhe nė bazė tė pėrfundojnė misionin e shitjes “pėr pesė lekė”, tė pasurive tona kombėtare nė proces dhe shtimin me miliarda lekė tė borxheve shqiptare. Fatos Nano dhe qeveritarėt pro tij kanė lėnė shumė investime (pazare) tė tillė nė proces, pasi ishin tė bindur se do t’i rifitonin manipulueshėm edhe kėto zgjedhje parlamentare, por bllokimi rastėsor i mbi 300 mijė ēertifikatave false ua prishi tė gjitha planet nė kėtė drejtim. Pėrveē “Albtelekomit” ata kanė pa mbyllur ende “trenin elektrik”, “parkun energjetik”, “koncesionin e plehrave” etj. Por edhe sikur pėrditė tė bėhen mbledhje qeverie, deri nė dorėzimin e detyruar tė pushtetit, nuk ka mundėsi t’u shkohet deri nė fund kėtyre pazarllėqeve. Gjithkush qė ka dy pare mend, e kupton fare mirė se “matematika zgjedhore e Nanos” ėshtė matematika e vjeljes aksionere tė vjedhjeve tė pėrvitshme tė pasurive tona kombėtare, qė fatkeqėsisht s’po e kuptojnė disa ministra mendjelehtė tė cilėt penalizojnė “si me le” veten, duke firmosur symbyllur kėto dokumente kompromentuse. Mėnyra se si po e trajton situatėn Fatos Nano, tregon se mė shumė se pa pėr humbjen politike tė zgjedhjeve, ai ėshtė i dėshpėruar pėr humbjen e postit kryeministror, tė cilin e ka shpėrdoruar nė ekstrem gjatė kėtyre 2-3 viteve tė fundit. Nanoistėt dhe socialistėt e thjeshtė duhet tė jenė mėse tė bindur qė kryeministri dhe kryepartiaku i tyre po nxiton nė pėrmbushje tė planeve tė tij grabitqare, para se t’ia mbathė pėrfundimisht nga politika, duke i lėnė nė mėshirė tė fatit tė gjithė idealistėt e majtė.
    Nano dhe qeveritarėt e tjerė socialistė do tė mbahet mend gjatė nga shqiptarėt jo vetėm pėr keqpėrdorimin e ligjit, por edhe tė fjalės publike nė favor tė kundėrshtarėve tė vet politikė, pėr rrjedhojė, edhe pėr njė pėrēmim tė mbarė opinionit qytetar, duke shfrytėzuar pėr interesat e veta pushtetin e popullit dhe besimin e “kongresmenėve”. Katarsisi demaskues, por edhe bashkėqeverisja korruptuese me “Naēi-Baēėt”, kongresi pėrjashtues i dhjetorit 2003, vendimet e shumėdiskutuara nė pėrdorimin e fondeve publike dhe privatizimin zhvleftėsues tė pasurisė kombėtare, sidomos gjatė 2-3 viteve tė fundit, uikend-et e shtrenjta pėrballė varfėrisė ekstreme tė qytetarėve shqiptarė gjatė tė gjithė mandatit tė tij qeverisės etj., pėrbėjnė momentet kryesore tė amoralitetit qeverisės tė kryeministrit Fatos Nano, por njėherėsh edhe kulmin e kundėrreagimeve publike ndaj kundėrshtarėve politikė, nė tentativat pėr vetėmbrojte amorale dhe pushtet tė pamerituar. Ndaj nė fund tė kėtij shkrimi, pėr tė mos vazhduar tė besohet mė tej “ndershmėria” e veseve, do t’u kujtoj socialistėve shqiptarė njė ndodhi nga jeta e Aristidhit, veprimtarit politik dhe strategut tė Greqisė sė Lashtė nė vitet 540-467 p.e.s, kur ai gjykonte njė ēėshtje midis dy personave: Njėri prej tyre, pėr tė mikluar gjykatėsin, i kujtoi tė gjithė tė kėqijat qė kundėrshtari i tij kishte bėrė kundėr vetė Aristidhit. Por ai e ndėrpreu, duke i thėnė: “Tani kėtu po gjykohet ēėshtja jote dhe jo imja…”






    09/07/2005

  4. #54
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Koha Jone .

    Kapiteni Nano nė anijen e mbytur

    Ish-kryeministri mund tė jetė sė shpejti edhe ish-kryetar partie. Paradoksi, mbledh ministrat e flet pėr prioritetet e qeverisjes!

    Kryetari i PD-sė, Sali Berisha deklaroi dy ditė mė parė se vetėm 3 veta nė Shqipėri nuk e dinė se e djathta i ka fituar zgjedhjet. Por, ngjarjet evoluan dhe dje mbeti vetėm njė njeri nė kėtė vend, i cili nuk e dinte se socialistėt e humbėn pushtetin mė 3 korrik. Ky njeri ėshtė Fatos Nano. Kryetari i PS-sė mblodhi dje qeverinė dhe i bėri thirrje ministrave tė shtrėngojnė rradhėt dhe "tė vazhdojnė punėn me njė axhendė tė programuar prioritetesh". Nė fjalimin e djeshėm ai pėrngjante kryekėput me Ramiz Alinė e vitit (91, tė cilit, era e ndryshimeve nuk i lėvizte as fijet e pakta tė flokėve e jo mė ta ndėrgjegjėsonte pėr realitetin.



    Ore keta socilAistet me Rucin ne krye po flasin percart ....

    Dalin ne konfernca shtypi dhe fillojne e bejne hesapet jo me rezultatet zyrtare qe ka miratuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve , por me kontestimet e tyre ...
    E meqenese zoterinjte ish - komuniste kane ankesa , patjeter qe duhet te nderrohet rezultati ne zona ku PD ka fituar bindshem ...Kaq siguri kane tek Komisioni ?


    U tha dhe me lart ...PD dhe Berisha beri nje veprim te zgjuar , qe doli direkt nje dite pas zgjedhjeve me deklarata fitoreje te paster....
    Nuk perfillen ''zhurmuset'' e huaj qe thoshnin prisni ...e mire bene ...
    Ky veprim u dha kurajo komisionereve te PD , qe te mbronin votat e popullit dhe trembi komisioneret manipulatore te Nanos per te zbatuar pislleqet me shumice ...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    QUK
    8/07/2005

    Hashim Thaci uron Fatos Nanon

    Hashim Thaci uron Fatos Nanon per fillimin e punes te Kabinetit te Qeverise se Mire, e suksese ne keto 4 vjet qe vine.
    Per kete Thaci i afron eksperiencen e tij , ndoshta te shkurter, po te sukseshme duke drejtuar nje kabinet te tille.

    PS; kujdes ne perdorimin e fjales 'Kabinet' , se ka disa perdorime.

  6. #56
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Me aq sa kam lezuar une deri tani PD i ka marre zgjedhjet me rreth 3 deputete me shume, diku 72 apo dicka e tille, dhe nqs rezultati perfundimtar del me 3 ose 4 deputet para , per mendimin tjeter pas nje viti do kemi zgjedhje te parakohshme sepse , eshte e veshtire te aprovosh nje ligj me tre deputet me shume, plus qe ne 2007 duhet zgjedhur dhe presidenti per te cilin duhen te pakten 2/3 e votave te parlamentit......
    Liberté, égalité, fraternité

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Keshtu jane mazhorancat qeverisese kudo ne bote.

    Fitoria e PDse eshte akoma me e madhe---po te mos ndikonin ato qe PSja qe ne qeveri e perdori gjithe gjerat qe kishte ne dore.\
    Bile u vra nje vezhgus i opozites nga nje njeri qe donte te votonte me certifikat te fallcifikuar.

    Bile Sala e theksoi te fitoj opozita zgjedhje qe jane cilesuar jo te lira e te ndershme ---kjo eshte fitore akoma me e madhe.

    Po me mire per PDne qe nuk ka diferenc te madhe.

    Ne ndryshim nga vendet e tjera ku deputetet ka me shume dinjitet e gjendje te mire 'ne pergjithesi'ne shqiperi--- deputet e opozites me shume tentojne te bashkohen me poziten .
    Po keshtu PD mund te bej, e u ka hapur dyert per aleanca disa partive te vogla te rreshtuara me PSne para zgjedhjeve.Gje qe do risi mazhorancen e saj.

    Kjo eshte dhe bukuria e demokracise e politikanet tane duhet te mesohen te luajne artin e politikes qe baze ka kompromisin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 09-07-2005 mė 11:00

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KQZ dhe Kolegji Zgjedhor nuk mund tė pėrmbysin rezultatin e thellė tė sė djathtės

    Topi: PD, bashkė me aleatėt, nė mazhorancė tė thellė

    Lidershipi socialist ėshtė tėrėsisht i dėshtuar nė pėrpjekjet mjerane pėr tė transformuar rezultatin e zgjedhjeve tė 3 korrikut nė favor tė PS dhe tė aleatėve tė saj. Nėnkryetari i Partisė Demokratike, Bamir Topi, rikonfirmoi dje pėr mediat mazhorancėn bindėse tė PD dhe tė aleatėve tė saj.

    "Sidoqė tė pėrpiqen drejtuesit e Partisė Socialiste, KQZ dhe Kolegji Zgjedhor nuk mund tė pėrmbysin rezultatin e thellė tė sė djathtės. Kur kanė ngelur edhe pesė zona tė paēertifikuara, siē i pėlqen ta quajė Nano, PD ka 55 mandate nė mazhoritar, ndėrkohė qė aleatėt tanė kanė siguruar tashmė 19 vende nė proporcional", tha Topi. Drejtuesi i lartė demokrat u shpreh gjithashtu se vėmendja e ndėrkombėtarėve ėshtė e pėrqėndruar tek rezultati i zgjedhjeve.

    "Pėrgjegjėsia pėr manipulimin nuk bie nga opozita, kjo ėshtė absurde, ėshtė qesharake. Kjo vjen nga shteti, nga nėpunėsit e shtetit qė edhe pas tetė vitesh nė pushtet, nė njė pushtet tė deformuar totalisht dhe pėr asnjė moment pushtet i qytetarėve kėrkojnė me ēdo kusht tė krijojnė njė psikozė sikur nuk e kanė humbur pushtetin", shprehet Topi. Nėnkryetari i PD-sė dėnon pėrpjekjet e lidershipit socialist pėr tė tėrhequr vėmendjen e opinionit sikur gjoja nuk janė ato qė kanė manipuluar. Gjithsesi, Topi beson qė nuk mund tė jenė ata qė vendosin, qoftė edhe duke i kontestuar, apo duke i ēuar nė kolegjin zgjedhor, sepse fatmirėsisht Shqipėria, pėrveē faktorėve politikė tė brendshėm ka njė monitorim tė kujdesshėm nga institucionet ndėrkombėtare, qė po e shohin realisht se si shkon situata.

    Mė tej, nėnkryetari i PD-sė shprehet se po plotėsohet njė dokumentacion ku janė evidentuar manipulimet dhe parregullsitė e procesit edhe nė ato zona ku PD ka fituar.

    RD

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2002
    Postime
    59
    Partia Demokratike ka fituar zonat e qyteteve (jo te fshatrave ) te jugut pra me sakte ka fituar edhe ne Gjirokaster,Berat,Korce dhe Vlore plus te gjitha qytetet e tjera ne qender dhe veri.

  10. #60
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar mė parė nga bledi gjokaj
    QUK
    8/07/2005

    Hashim Thaci uron Fatos Nanon

    Hashim Thaci uron Fatos Nanon per fillimin e punes te Kabinetit te Qeverise se Mire, e suksese ne keto 4 vjet qe vine.
    Per kete Thaci i afron eksperiencen e tij , ndoshta te shkurter, po te sukseshme duke drejtuar nje kabinet te tille.

    PS; kujdes ne perdorimin e fjales 'Kabinet' , se ka disa perdorime.
    Hahhahaha, Fore e forte kjo Bledi

    Eksperienca e Thacit me Qeverine e Territ sic njihet ndryshe, qe i dha Fatos Nanos, menjehere solli frytet e saja, zhdukja e kryetarit te PD-se se Hasit, Behar Kastratit.

    Uroj qe te lirohet shendoshe e mire dhe te kapen autoret e ketij kidnapimi sa me pare.

    Tu-tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i shkurtėr i LDK-sė, 1989-2004
    Nga Arb nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  3. Vetėm shqiptarėt mund t'i fitojnė zgjedhjet
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24
  4. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •