Close
Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 106
  1. #21
    Brari,

    Sinqerisht ke nje kujtese fantastike!
    Shumica ne forum jane mosha te reja qe pak ose aspak i kane provuar disa gjera qe ti i permend.
    Zonat kufitare te dikurshme kane qene cerdhe pushkataresh komuniste e ...me mire nuk po e them fare se i ke thene e nuk kam se cfare te shtoj.
    Eshte nje mesim i mire per Arbnorin, per PD dhe per gjithe shqiptaret!
    E sa uje duhet te rrjedhe nga ato bjeshke qe te pastrohet turbullsia e poshtersia...ndoshta edhe 50 vjet te tjera...ndoshta me shume.

  2. #22
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Shpresoja per nje rezultat ku asnje parti te mos merrte me shume se 40-45% . Me vjen keq qe do te udhehiqemi edhe per 4 vjet nga politikane te skaduar . Shof si shume pozitive faktin qe PBDNJ-se ju thyen hundet ne keto zgjedhje , shpresoj qe Tosi te largohet njer e pergjithmone nga politika Shqiptare . Ne fund urrime PDs , te shpresojme qe mos bejne te njejtat gabime si ne 92-97 .

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Athina e lashte votonin vetem 100 apo 1000 paria---ata qe komunistet i vrane apo i futen ne burgje per 50 vjet---per te sjelle injorancen kudo---ate injorance qe nuk kishte fuqi mendore te kalonte kufite e dogmes partiake.

    Modeli i mesiperm eshte jo i Athines po i Enverit e Stalinit ku sundonte injoranca me DOKUN KINEZ te SEKRETAREVE TE PARTISE.

    Modeli i 1997 kur njerez me arme ne dore e benin Vloren baze te tyre-----kjo Vlore nacionaliste e Flamurit---qe kur eshte e lire nga bandat e--haduteve te Causheve e Gjinusheve---e tregoi per ke voton.

    Para 1990 nuk pranohej te fitonte parti tjeter pervec PPSH sot PSSH ------akoma ka mendje arkaike qe nuk e kane kaluar 1990 ten-----po mendojne si ne kohen e Xhaxhi Enverit ---akoma.

    Njihen keto gjera--e nuk habitet njeri.

  4. #24
    Freedom Maska e Bianconero
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263
    Humbjen e Pjetrit e mundesoi Sala sic e permend Skuthi vogel. Ndoshta zeri i ''cjerret'' i Pjeter Arbnorit nuk mjaftonte te ngrinte ''zerin e pupullit'' ne parlamentin e ardhshem?! Sportistet kur kalon nje fare moshe e lene futbollin...!

    Te jesh kandidat i PD-se nuk do te thote qe ke zbritur nga qielli dhe duhet te votojne se sben ate (nuk flas per rastin Arbnori). Edhe ne gjirin e PS-se ka njerez me vlere dhe nuk duhen perbuzuar vetem per faktin se jane te partise se punes (Socialiste). Per Shkodren sic e dine te gjithe, asgje s'ka bere Sala ne kohen qe ishte ne pushtet, sic nuk ka bere as Fatosi por gjithmone eshte votuar PD ne pjesen dominuese dhe deri tani per Shkodren ka mjaftuar shpirti demokratik i qytetareve te saj duke votuar vetem nje cope ''sigel fantazme'' persa i perket territoreve te saj.

    Rendesi ka qe fitoi PD dhe tani ka ne dore ''cekicin'' per te riparuar ''deformimet'' e se kaluares. Eshte e pafalshme nese nuk realizon te pakten 70-80% te premtimeve qeveria Sala dhe te riktheje nderin e humbur. Kete here PD fitoi nga meshira qe kishte populli shqiptar, por dhe nga ''fatkeqesia'' e kundershtareve me ngjyre si ''flamuri i femres'', qe nuk e fshine mjerimin shqiptar, por kjo nuk mjafton, nuk te ben te lumtur, nuk ta lejon krenarine. Duhet shume pune qe heren tjeter populli mos te votoje me per meshire, por te votoje plot ''egersi', te votoje per qeverine qe dha maksimumin per kete popull te stervuajtur.
    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.

    Frederik Rreshpja

  5. #25
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ne pergjithesi, zgjedhjet ishin me te mira se ato te Maqedonise, por mbetet ende shume per tu bere ne kete drejtim. Besoj se qeveria e PD-se do i rregulloj edhe keto defekte dhe zgjedhjet e tjera te jene ashtu sikur edhe ne vendet e zhvilluara demokratike. Kur Kosova ka mundesi te bej zgjedhje sipas te gjitha standardeve demokratike, edhe Shqiperia e ka kete mundesi, pa asnje dyshim. Pra, jam plotesisht i bindur qe edhe keto defekte nuk do paraqiten me. Megjithese, keto defekte nuk kane ndikuar ne rezultatin perfundimtar por ishin me shume te anes organizative, per c'gje me se paku mund te fajesohet PD-ja.
    Poashtu, numerimi i votave duhet te behet brenda 24 oreve, e jo tre dite nga zgjedhjet dhe ne ende nuk kemi rezultatet perfundimtare. Duhet punuar edhe ne dy turne po qe nevoja dhe rezultatet perfundimtare te dalin sa me shpejt.

    Sidoqofte, PD sipas te gjitha parashikimeve, arriti nje fitore te bujshme ne keto zgjedhje, keshtu qe, ne i urojme fitoren dhe pune sa me te mbare.

    Tu-tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    heshtja e KQZ

    Sec kam nje parandjenje te keqe sikur po pregatitet dicka nen rogoz dhe kur te dali rezultati perfundimtar zyrtar do kete te papritura , dhe pastaj mund te fillojn trazirat rremujat etj,
    Kete e them se nuk heqin dore kollaj ata nga pushteti keshtu me votime
    Pastaj po plasen remujat na mori lumi na mori shkoni e shkruani te tema Sa krenar jeni ...

    Shpresoj ta kem gabim.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Filluan gafat e Sales

    Do jete me mire qe Sala te flase pak ose aspak pasi ben shum gafa te trasha si ajo telefonata e fundit me amerikanen kjo vjen edhe ngaqe nuk kupton mire anglishten lere pastaj per te folur .

    e nis diskutimin me tregu se sa esht i rendesishem , kush e ka telefonu dhe i ka uruar per fitoren ,pa pritur ende rezultatin zyrtar , mentalitet medjemadhi vuan per te qen dikush dhe kjo e con ne gabime

    Nejse nder dy te keqiat zgjodhem te keqen me te vogel per momentin me von nuk i dihet, te shohim njehere lereni te punoj ca vjet ,pastaj populli te ul prap sic te ngriti, prandaj do ti thoja pun dhe vetem pune per te miren e popullit dhe te vendit., dhe jo te bjere viktime e korrupsionit apo krimit.

  8. #28
    kunder racizmit
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215
    kush i fitoi zgjedhjet
    Po ndjek me interes zhvillimin e zgjedhjeve ne Shqiperi. kam tre dite qe ndjek te gjitha lajmet ndermjet internetit (e vetmja mundesi qe kam). Po ndjej me te vertet keqardhje se si po shkojne gjerat. Mbas tre ditesh nuk dihen akoma 8 zona se kush i ka fituar.
    Ne faqen e KQZ (qe per cudi i kane vene emrin e domino-s anglisht CEC sikur eshte per te huajt dhe jo per shqiptare), prej 24 oresh rrezultati i propocianalit ka ngelur ne 50%.
    Dje ne edicionin e lajmeve te BBC degjova nje sherr me ulerima qe me la goje hapur. Nuk arrij te kuptoj pse eshte kaq e veshtire te numerohen votat ne shqiperi. nuk besoj se duhet ndonje universitet.
    Pastaj duke degjuar deklaratat e te huajve shikon qe gjerat nuk kane shkuar ashtu sic duhet.
    Kaq e veshtire eshte ti shpjegohet njerzve qe ne zgjedhje votohet nje nga nje dhe jo familiarisht.

    E vetmja gje qe degjohet jane klithma militantesh per fitore. Arrihet deri ne piken qe Nikolle Lesi e Lufter Xhuveli deklarojne se i ka demtuar Dushku. Nje fallsitet i tille, i thene ne keto menyre, te ben te vjedhesh, kur dihet qe keto forca s'do arrinin as 1%. Keto fallsifikatore do bejne ligjet per ne.

    Nuk me rruh&t se cila force politike fiton zgjedhjet. Por po vertetohet ideja se zgjedhjet i humben Shqiptaret.
    Me vjen keq

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Kam degjuar shume njerez qe thone "Dua te iki Nano po s'dua te vije Sala" (???) Paradoksale...Ne shqiptaret, akoma vazhdojme te shohim endrra me sy hapur. Po keta kemi dhe keta meritojme...Keshtu qe s'do presim qe te na vijne nga qielli..Kesaj i thone zgjedhje, e ne do zgjedhim njeren. Populli zgjodhi PD-ne (Berishen). Shpresojme te jete nje zgjedhje e mire dhe qeveria qe do vije te mos beje gabimet qe beri e meparshmja.


    Shume njerez shpetimin e Shqiperise e shohin te zhdukja e dyshes Nano-Berisha nga skena politike. E pare e punes, ky nuk eshte me teper se nje muhabet kafeneje se ne politike ka realitet. Kush eshte ai person (sado intelekutual i zoti qofte) qe mund t'u zere vendin ketyre dhe mund te kete mbeshtetje ne partine e tyre? S'ka. Liderat, pra, nuk ikin nga politika kshu me abrra-kadabrra...Hiqeni mendsh!
    Perkundrazi, une mendoj se nuk duhet te ikin. Per mendimin tim largimi i Nanos nga politika ne keto momente do ishte nje humbje shume e madhe per Shqiperine. PSE? Sepse nje opozite me nje lider te tille dhelper do ishte nje rrezik shume i madh per poziten dhe kjo do e vinte para pergjegjesise per ta marre me seriozisht punen se nuk do e kishin te gjate...Nje opozite me ndonje lider tjeter pa eksperience politike, qe nuk do ishte i zoti te bente ndonje gje te madhe, do ishte thjesht nje grrumbull njerezish qe flasin kot...Po Nano te tmerrona ama...lol... E njejta gje vlen edhe ne kampin tjeter. Po te mos kishte qene Berisha ne krye te opozites shume me ndryshe mund te kishin qene punet... Ndonjeri thote me mire. Perkundrazi, shume me keq do kishin qene...

    Perfundimisht them se ky ka qene nje ndryshim i domosdoshem dhe nje shans i mire i Berishes ne rradhe te pare per te rregulluar imazhin e tij te prishur ne '97-en...Nese ndershmerise dhe vullnetit te mire te tij qe e karakterizojne do i bashkengjise edhe zotesine ne menaxhimin e ekzekutivit te ri do fitoje gjithe Shqiperia.... Le te shpresojme....Shpresa eshte gje e madhe

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Xeni
    te lumte goja te lumte!

Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i shkurtėr i LDK-sė, 1989-2004
    Nga Arb nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  3. Vetėm shqiptarėt mund t'i fitojnė zgjedhjet
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24
  4. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •