Close
Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 106
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Solana shpreh rezerva pėr mbarėvajtjen e zgjedhjeve nė Shqipėri

    Bruksel, 19 korrik - Shefi i politikės sė jashtme tė Bashkimit Evropian, Havier Solana nė takimin e djeshėm tė ministrave tė Jashtėm tė Bashkimit nė Bruksel ėshtė shprehur me rezerva pėr mbarėvajtjen e zgjedhjeve tė pėrgjithshme nė Shqipėri.
    Zgjedhjet nė Shqipėri nė bazė tė komenteve tė OSBE-sė dhe tė vėzhguesve tė tjerė, tha Solana, plotėsuan minimumin e pranueshėm nė bazė tė standarteve pėr zgjedhje tė lira dhe tė drejta. Zgjedhjet u fituan nga Berisha, i cili ka siguruar njė shumicė qė ndoshta nuk ėshtė e mjaftueshme qė t'i sigurojė partisė sė tij qeverisjen e vetme, shtoi shefi i politikės sė jashtme tė bllokutevropian.
    Bashkimi Evropian, tha mė tej Solana, shpreson qė kushdo qė vjen nė qeveri do tė vazhdojė nė rrugėn e reformave, njė proces qė do tė ēojė vendin drejt mundėsisė pėr negociatat e marrėveshjes sė asociim stabilizimit.

  2. #82
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Solana/OSBE/ODIR, tani thone qe KQZ-ja po nxitohet ne vendimet e tyre, tani keto to kurva europiane e drodhen. Ne fillim kerkuan certifikimin sa me te shpejte te zgjedhjeve, me shprese se KQZ do bente ashtu si beri 4 vjet me pare.
    Tani qe nuk po i hiqen mandatet PD dhe fitorja eshte e sigurte, keto bushtra , armike te perjetshme te shqiperise dhe shqiptarve, po na cajne b***** me "keshillat" e qelbura te tyre.
    Sapo Sala filloje me e trash zerin per Kosoven, Solana e kompani filluan te kercejne si pleshtat.
    Apo nuk i pelqen lufta e deklaruar e Sales per kreret e droges!!!????
    Mos merrnin dhe keta hipokrit ndonje cope???!!!!!!
    Apo e duan shqiperine e varfer, si shkaktare per kalbesite e tyre.
    Shkoni ne hell, ju kurva. Populli shqiptar e zgjodhi rrugen dhe liderin e vet.
    Po keshtu do ta gjeje dhe buken qe i duhet per te mbajtur frymen gjalle, qe ne fakt, do jete shume me e shishme se ato thermijat tuaja te mykura.

    Qashtu.....

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Breshka ,me kenaqe!

    Bukur e nxorre kajmakun nga reagimi i kumares se Serbis(alias Solana)!
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  4. #84
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga Breshka
    Solana/OSBE/ODIR, tani thone qe KQZ-ja po nxitohet ne vendimet e tyre, tani keto to kurva europiane e drodhen. Ne fillim kerkuan certifikimin sa me te shpejte te zgjedhjeve, me shprese se KQZ do bente ashtu si beri 4 vjet me pare.
    Tani qe nuk po i hiqen mandatet PD dhe fitorja eshte e sigurte, keto bushtra , armike te perjetshme te shqiperise dhe shqiptarve, po na cajne b***** me "keshillat" e qelbura te tyre.
    Sapo Sala filloje me e trash zerin per Kosoven, Solana e kompani filluan te kercejne si pleshtat.
    Apo nuk i pelqen lufta e deklaruar e Sales per kreret e droges!!!????
    Mos merrnin dhe keta hipokrit ndonje cope???!!!!!!
    Apo e duan shqiperine e varfer, si shkaktare per kalbesite e tyre.
    Shkoni ne hell, ju kurva. Populli shqiptar e zgjodhi rrugen dhe liderin e vet.
    Po keshtu do ta gjeje dhe buken qe i duhet per te mbajtur frymen gjalle, qe ne fakt, do jete shume me e shishme se ato thermijat tuaja te mykura.

    Qashtu.....

    Se pari urime PD dhe kualicionit te djathte per fitoren...Mendoj se kesaj radhe populli shqiptar reagoi me maturi dhe fitorja e PD-se eshte nje ndryshim pozitiv per te ardhmen e vendit....Se sa sukses dhe sa do ti realizoje premtimet e dhena eshte ende heret per te folur dhe le tia leme faktorit kohe...Shpresoj qe Shqiperia te ndryshoje, per mire kuptohet....
    Persa i perket kritikave qe na adresohen nga Evropa ne drejtim te mbarevajtjes se zgjedhjeve mendoj se Evropianet kane cdo te drejte qe te na kritikojne pasi me te vertete e meritojme...
    Eshte per tu falenderuar pjesmarrja e popullit shqiptar ne votime si dhe qetesia ne diten e votimit por nga ana tjeter eshte per te ardhur turp me numerimin dhe zvarritjen e rezultatit te zgjedhjeve....Ne asnje vend te Evropes nuk ndodh ajo qe ndodh me votimet ne Albani...Rezultatet kudo publikohen shume shpejt kurse ne Albani duhen 2jave e me teper qe shpallet rezultati perfundimtar...

    Persa i perket militanteve te PD te cilet shajne dhe mallkojne Evropen keta duhet ta kuptojne nje here e pergjithmone se pa bashkepunim me Evropen Albania nuk asnje te ardhme...Kjo gje eshte e padiskutueshme...

    Qashtu.....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga tani_26 : 19-07-2005 mė 07:17
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Nano Godet Ps-ne Nepermjet Lames

    E Marte, 19 Korrik 2005



    NANO GODET PS-NE NEPERMJET LAMES

    Me doren e njeriut te tij te besuar zv/ministrit te Turizmit, Artan Lame, kryetari i Partise Socialiste, Fatos Nano, kerkon te godase bazen e partise se tij duke ja faturuar asaj humbjen e socialisteve ne zgjedhjet parlamentare. Dalja e ketyre diteve e Nanos ne baze dhe kontaktet e tij me kete te fundit kane si qellim ne vetvete te perligjin faktin se humbja nuk i perket drejtuesve socialiste por strukturave te partise ne baze, dhe per ta bere sa me te besueshme kete teori te Nanos, ai gjeti ne mesin e kandidateve humbes njerin prej tyre, Artan Lamen. Per te treguar se eshte njeri besnik i kryetarit Nano, pasi mori pergjigjen negative nga KQZ-ja, Lame doli perpara kamerave per te bere publike filozofin e kryetarit te vete, se humbja nuk erdhi nga drejtuesit socialiste, por ajo ishte produkt i paaftesise se strukturave vendore kete dukuri filozofike te kryetarit te vete Lame e motivoi me arsyetimin se peshku qelbet nga koka, ne sistemet diktatoriale dhe shthurja dhe korrupsioni vjen nga lart-poshte, ndersa ne sistemet demokratike ndodh e kunderta keto fenomene vijne nga poshte-lart. Sipas Lames, strukturat vendore nuk qene te afta per te zhvilluar nje fushate me mentalitetin e fituesit, madje ai akuzoi strukturat vendore se u bene pale me kundershtarin. Sipas Lames, humbesit nuk jane drejtuesit e Partise Socialiste dhe kryetari Fatos Nano, por baza e partise qe eshte pergjegjese per kete humbje qe pesuan te majtet ne zgjedhjet e tre korrikut. Te gjitha keto argumenta qe paraqiti pas daljes nga KQZ-ja, Artan Lame, socialistet e ndershem kavajas i hodhen poshte duke i cilesuar keto argumenta te shokut Lame te pa mbeshtetur ne realiteti e perditshem te jetes se bazes socialiste, tashme pergjegjesia pqr humjen eshte mese e qarte se kujt i perket, kete pergjegjesi sipas tyre e artikuloi fare mire kryetari i socialdemokrateve kur tha se peshku qelbet nga koka, dhe beri pergjegjes Nanon per humbjen e te majteve. Pavarsisht se Lame ka koncepte dhe perceptime te tjera per qelbjen e kokes se peshkut, kjo nuk i pengon strukturat vendore socialiste te mendojne se humbja ka vetem nje emer ai eshte Fatos Nano, sepse ishte ai i cili duke mos marre ne konsiderate mendimet e bazes vuri per kandidate ata qe deshi dhe tashme pasojat dihen. Me teper se cdo njeri tjeter per kete rezultat qe arriti PS-ja ne keto zgjedhje, pergjegjesite i takojne kreut te PS-se, ndersa deklaratat aspak te mbeshtetura te humbesit Artan Lame. Ky vajtim i Lames me teper per humbjen e socialisteve i trembet ndonje paudhesie qe ai ka bere kur ka drejtuar ministrine e Turizmit, dhe rishikimi i te gjithe ketij aktiviteti ndoshta i nxjerr petet lakrorit dhe Lamja nuk ka se kujt t'i qahet. Tashme ai eshte kapur fort pas Nanos, mendon se e ka gjetur barken e shpetimit, se duke shpetuar Nanon, shpeton dhe vetveten. Kandidimi i Lames dhe Hushit ne Kavaje nga kryetari socialist Nano, gjate gjithe fushates kaloi ne formen e nje barcalete se Nano duke udhetuar per ne Elbasan, ne rruge e siper i hodhi ata ne Kavaje dhe rradhen tjeter, u kishte thene varteseve te tij do t'i coj ne Elbasan. Tani qe tashme fitorja e Partise Demokratike eshte nenshkruar nga elektorati shqiptar, Lame, Nano, dhe Gjinushi te merren me analizen e humbjes se tyre e te mos tallen me popullin e Kavajes qe sipas Lames ben lloqe, te mos luajne lojen e kungulleshkes se kush e ka fajin por te pranojne verdiktin e popullit shqiptar, dhe te mos e lodhin ate me certifikime, sepse certifikimin me te mire Partise Demokratike dhe aleateve te saj, ia beri elektorati shqiptar.

    Agron Shima


    Koha jone.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “Peshku qelbet nga koka”

    “Peshku qelbet nga koka”


    Shpėtim Nazarko


    Nė diktaturė “peshku qelbet nga koka”, nė demokraci, qelbet nga kėmbėt, d.m.th. nga baza. Kjo ishte fraza qė pikė pėr pikė, tha njė pėrfaqėsues i ri i Partisė Socialiste, nė njė si punė konference shtypi. Pa diskutim, njė marrėzi e vlefshme pėr Ginesin. Nė tė vėrtetė djali i mirė dhe njohės i mirė i historisė qė doli sot nė kėtė konferencė pėr tė mbrojtur kryetarin, tregohet - nėse thellohet nė tezėn qė pėrcolli, - besnik i filozofisė sė re kineze, tė pėrfaqėsuar dikur nga kryetari Mao. Pėr arsye se i pėrket brezit tė ri nė politikė, mbrojtėsi mė i ri i kryetarit Nano, ndoshta nuk e di se megjithė miqėsinė qė shqiptarėt treguan ndaj sovjetikėve, tė metat i morėn dhe i pėrvetėsuan shkėlqyeshėm, vetėm prej kinezėve. Dihen mirė iniciativat e kryetarit Mao, tė cilat nė themelin e tyre kishin tezėn “fshati tė rrethojė qytetin”: Inkursione tė frymėzuara nė kohė tė kėqia, qė i dėrgonin udhėheqėsit nė bazė pėr tė gjetur atje dhe shkaktarėt e gabimeve, por dhe mbėshtetjen pėr ata lart.
    Pse po merrem nė njė shkrim me kėtė pėrfaqėsues politik, tė cilin e kam njohur nė rrethana jopolitike, dhe po e paragjykoj tani qė po merret me politikė? Pasi ėshtė shumė e thjeshtė, se ai nuk ėshtė ngritur nga gjumi njė ditė dhe ka thėnė “do tė bėj avokaturėn e PS-sė”, pėr tė cilėn nuk ka asnjė rol institucional. Kėtė mund ta bėnin zėdhėnėsat e partisė, figura qė u konsumuan shpejt, pėr shkak tė imitimit tė kryetarėve, shto kėtu dhe humbjen e tyre nė zgjedhje. Jo duket se ky djalė ėshtė zgjedhur pėr tė dhėnė idenė e gjakut tė ri tė partisė, pėr tė marrė nė kurriz njė pjesė tė pėrgjegjėsive qė i takojnė kryetarit, pasi me shumė siguri, dhe iniciativa e daljes sė tij nė publik nė rolin e avokatit ėshtė e kryetarit Nano. Pra, analiza pėr fjalitė e kėtij, tė thėna dje, nė fakt i drejtohet kryetarit Nano dhe strategjisė sė tij pėr tė gjetur koka turku, pa dalė nga vrima ku ėshtė futur dhe bėrė viktimėn.
    Pėr tė folur mė seriozisht, avokati i ri i PS-sė, nuk e di qė diferenca midis njė partie tė tipit komunist, pra tė vjetėr, dhe njė partie tė tipit perėndimor, ėshtė shumė e thjeshtė: nė pėrfundim tė njė fushate humbėse, kryetari i njė partie perėndimore, jep menjėherė dorėheqjen. Ndėrsa kryetari i njė partie tė tipit komunist fillon analizat nė bazė, nė bazė dhe kudo pėr tė gjetur fajtorėt jashtė vetes. Ose kokat e turkut. Histori e pėrsėritur disa herė nga kryetari Nano, e ēuar deri nė pėrmasat e njė anabasi tė denjė pėr “Ushtarin e Mirė Shvejk”. Nė tė vėrtetė, ka njė pėrmasė ku deklarata e zotit Lame do marrė seriozisht dhe, kjo lidhet me kongresin e fundit tė Partisė Socialiste. Njė nga militantėt mė tė vjetėr tė saj thotė shprehjen: “Ėshtė cakranizuar Fieri”, ndėrsa njė tjetėr thotė se ”Ėshtė belshizuar Elbasani”, duke ju referuar dy zonave nga vijnė disa deputetė mbėshtetės tė Nanos nė atė kongres, pikėrisht Cakrani dhe Belėshi. Figura e re politike e dalė nė mbrojtje tė zotit Nano, nuk e di se Belėshi duhet tė rrijė nė Belėsh apo tė ridėrgohet nė Belėsh, dhe jo tė vazhdojė tė rrijė nė Elbasan. Pra, Nano pagoi rėndė fitoren e vet nė kongres me njė pėrqindje mbėshtetje tė denjė pėr kongrese kineze; ai cėnoi imazhin intelektual tė partisė mė tė madhe tė sė majtės, duke u mbėshtetur tek figura tė dyshimta. Pikėrisht, mėkatet mė tė mėdha tė tij filluan dy vjet mė parė, kur Nano ndryshoi atė qė kishte qenė pika mė e fortė e karrierės sė tij politike, ndarja e pushtetit me rivalėt. Ai u pėrpoq ti nxirrte jashtė ata me ndihmėn e figurave tė diskutueshme politike, qė provincializuan politikėn e partisė mė tė madhe qeverisėse. Ishin figura tė nivelit tė dhjetė tė partisė sė punės, me tė cilėt Enveri nuk mbajti dot diktaturėn, jo tė mbanin Nanon nė kėmbė nė konditat e njė sistemi tė hapur.
    Pasojat e humbjes duhen kėrkuar tek Nano, dhe pėr njė mijė e njė arėsye tė tjera. Nano e bėri fushatėn i vetėm, duke hedhur nė njė bast tė rėndė tė ardhmen e vet politike, megjithė aftėsitė e tij pėr lojėrat e fatit: shmangu nga tribunat ata qė i konsideronte rivalė; tha “Unė dhe Partia Socialiste”, zvogėloi rolin e partive luajale me tė si, Partia Socialdemokrate qė e kishte mė shumė frikė se partinė e Metės, dhe u mbėshtet tek ato parti qė po e shesin sot. “Hipokriti Nano”, siē e quajti baza e Beratit zotin Nano, arriti tė humbte njė garė qė e kishte pothuaj tė sigurt, sapoqė populli ka votuar nė shumicėn e vet majtas. Ėshtė tragjikomike se ata “udhėheqės” qė ja detyrojnė mbijetesėn e tyre politike manovrave nė zunkth tė Nanos si Milo dhe Xhuveli, janė duke e shitur pa ju dridhur syri, duke ju ofruar Berishės qė po tallet me tė dhe me ta.
    Ka shumė e shumė arsye pse Nano humbi dhe pėr pasojė, shumė e shume arsye qė Nano tė ikė. Pse nuk mund tė jetė ai, qė do tė largojė ata qė solli nga Belėshi apo nga Cakrani; pse koka e turkut nuk gjendet nė bazė dhe vėshtirė se atje do gjenden njerėz qė do ta mbėshtesin nė kėtė anabas tė ri. Nuk ka mė doganierė si ata tė fushatės pėr katarsis, ku shtunė mendjen gjysma a mė shumė e shtypit, e profesorėve, apo tė tjerė pėr ta mbėshtetur nė kėtė sprovė. Njė kategori e tillė e lė karrocėn e kalit humbės shumė shpejt. Sepse koka e turkut, meqė zoti Nano ka filluar ta ketė qejf Turqinė, kėto kohėt e fundit, ėshtė vetė ai.

    19/07/2005
    KATEGORIA: Analiza.Shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Blushi: Kandidatet Tane Me Rroba Banjo, Tani Shajne Bazen

    E Merkure, 20 Korrik 2005


    BLUSHI: KANDIDATET TANE ME RROBA BANJO, TANI SHAJNE BAZEN

    "Per sa kohe qe zoti Berisha kerkon numra majtas pse nuk do te duhej qe edhe ne te kerkonim numra djathtas per te bere nje qeveri te mundshme. Ketu sigurisht kalohet edhe ne planin e aleteve dhe kjo eshte nje gje qe ne e kishim parashikuar, qe eventualisht nje fitore e Sali Berishes ne zgjedhjet e 3 korrikut do te fillonte te minonte institucionet e krijuara. Institucionet e para qe po vihen ne rrezik jane partite e vogla aleate". Ne kete menyre, u shpreh dje ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ben Blushi, lidhur me qendrimet e aleateve te majte pjese e Koalicionit per Integrim. Nderkaq, Blushi duke mbrojtur punen e bere nga baza socialiste pergjate gjithe procesit zgjedhor theksoi se "eshte e papranueshme dhe qesharake qe kandidate qe kane humbur sepse diten e zgjedhjeve ishin me roba banjo ne plazh, fillojne dhe bejne analiza per nje parti qe ne fund te fundit ka treguar se ka nje koshience politike per te ndryshuar atehere kur mendon se duhet te ndryshoje. Besoj se deklarata te tilla qe fajesojne te gjithe bazen socialiste jane te nxituara dhe te paarsyeshme, pasi nuk mund te besh me faj struktura te gjitha te cilat kane bere te pamunduren per fitoren e kandidateve te vecante, pavaresisht nga vlerat qe ata perfaqesonin". Sipas tij, eshte e vertete qe PS-ja ne perfundim te ketij procesi te zgjatur dhe te lodhshem do te kete nevoje te reflektoje dhe te rishikoje veten per gjithcka ka ndodhur, per menyren se si ka funksionuar apo qe nuk ka funksionuar partia.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Qendrimi I Lames Kunder Bazes

    E Merkure, 20 Korrik 2005



    QENDRIMI I LAMES KUNDER BAZES

    Zv/ministri i Turizmit, Artan Lame deklaroi dy dite me pare se pergjegjese per humbjen e PS-se ne zgjedhje, nuk ishte lidershipi i partise, por baza e saj. Per te treguar se eshte njeri besnik i kryetarit Nano, pasi mori pergjigjen negative nga KQZ-ja, Lame doli perpara kamerave per te bere publike filozofine e kryetarit te vet, se humbja nuk erdhi nga drejtuesit socialiste, por ajo ishte produkt paaftesise se strukturave vendore kete dukuri filozofike te kryetarit te vete Lame e motivoi me arsyetimin se peshku qelbet nga koka, ne sistemet diktatoriale dhe shthurja dhe korrupsioni vjen nga lart-poshte, ndersa ne sistemet demokratike ndodh e kunderta keto fenomene vijne nga poshte-lart. Sipas Lames, strukturat vendore nuk qene te afta per te zhvilluar nje fushate me mentalitetin e fituesit, madje ai akuzoi strukturat vendore se u bene pale me kundershtarin. Sipas Lames, humbesit nuk jane drejtuesit e Partise Socialiste dhe kryetari Fatos Nano, por baza e partise qe eshte pergjegjese per kete humbje qe pesuan te majtet ne zgjedhjet e tre korrikut. Te gjitha keto argumenta qe paraqiti pas daljes nga KQZ-ja, Artan Lame, socialistet e ndershem kavajas i hodhen poshte duke i cilesuar keto argumenta te tij, te pambeshtetura ne realitetin e perditshem te jetes se bazes socialiste. Pavarsisht se Lame ka koncepte dhe perceptime te tjera per qelbjen e kokes se peshkut, kjo nuk i pengon strukturat vendore socialiste te mendojne se humbja ka vetem nje emer ai eshte Fatos Nano, sepse ishte ai i cili duke mos marre ne konsiderate mendimet e bazes vuri per kandidate ata qe deshi dhe tashme pasojat dihen. Me teper se cdo njeri tjeter per kete rezultat qe arriti PS-ja ne keto zgjedhje, pergjegjesite i takojne kreut te PS-se, ndersa deklaratat aspak te mbeshtetura te humbesit Artan Lame. Ky vajtim i Lames me teper per humbjen e socialisteve i trembet ndonje paudhesie qe ai ka bere kur ka drejtuar ministrine e Turizmit, dhe rishikimi i te gjithe ketij aktiviteti ndoshta i nxjerr petet lakrorit dhe Lamja nuk ka se kujt t'i qahet. Tashme ai eshte kapur fort pas Nanos, mendon se e ka gjetur barken e shpetimit, se duke shpetuar Nanon, shpeton dhe vetveten.

    Koha Jone.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #89
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Sdine cfare arsyesh te gjejne dhe shkojne i nxjerrin te palarat njeri tjetrit ...... sa qesharake qe jane bere

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Pashe sot te Top Channel Agjelin Anastas qe po zihej me Ylli Pangon ne KQZ.

    Nuk kishte gje me te forte.

    Angjeli i thoshte Yllit--''hajdut votash''

    Po kjo fjala ''hajdut'' ne gojen e te dhjamurit Angjeli qe me komikja.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 20-07-2005 mė 14:06

Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i shkurtėr i LDK-sė, 1989-2004
    Nga Arb nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  3. Vetėm shqiptarėt mund t'i fitojnė zgjedhjet
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24
  4. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •