Close
Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 106
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Presidenti Rugova pėrgėzoi Sali Berishėn pėr fitoren e PD-sė nė zgjedhjet e 3 korrikut

    Prishtinė, 7 korrik - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, me njė mesazh urimi ka pėrgėzuar sot kryetarin e Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, Dr. Sali Berisha, pėr fitoren nė zgjedhjet pėrgjithshme qė u mbajtėn tė dielėn nė Shqipėri.

    "Me rastin e fitores tė Partisė Tuaj nė zgjedhjet nacionale tė Shqipėrisė, Ju shpreh urimet e mia tė pėrzemėrta dhe tė popullit tė Kosovės.
    Zgjedhjet nacionale tė Shqipėrisė tė 3 korrikut 2005 treguan vullnetin demokratik tė qytetarėve dhe janė shenjė e mirė e konsolidimit tė demokracisė nė Shqipėri.

    Jam i bindur se marrėdhėniet midis Kosovės dhe Shqipėrisė do tė thellohen edhe mė shumė dhe do tė pėrshpejtohet integrimi i dy vendeve tona nė BE, nė NATO dhe nė miqėsi permanente mė SHBA tė", thuhet nė fund tė mesazhit tė pėrgėzimeve tė Presidentit Rugova drejtuar kryetarit tė PD-sė Sali Berisha.

    QIK-u
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #42
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Nje gje qe s'duhet te perserisi PD ja kete here eshte te rrafi gjtihe kundershtaret jo per gje po ul personalitetin e vete ...shpresoje qe kete here kjo eshte pika kyce per te mos deshtuar ky ne fakt esh nje ligj universal vlen dhe per forument ndonjehere hapi rruget atyre qe te flasin se s'a kane me te keq

  3. #43
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Ministrat e Nanos bėjnė gati valixhet

    Humbja e beftė e gjashtė ministrave socialistė nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė 3 korrikut nuk u ka lėnė kohė tė “fshehin” dokumentat, tė cilat opozita i quan “kompromentuese” pėr veprimtarinė e dyshimtė tė tyre. Pėrjashto Agron Dukėn, i cili pranoi humbjen, ministrat e tjerė po bėhen gati tė “arratisen”. Ministri i Financave, Arben Malaj, nė komunikimet me stafin e tij, u ka thėnė qė tė marrin lejen, ndėrsa hera-herės po kėrkon informacione mbi ecurinė e punėve nė dikaster, pa u saktėsuar nėse ky informacion lidhet me interesa personale, pėr tė cilat opozita e ka pasur nė qendėr tė akuzave pėr korrupsion tė pamatė, pėrfshi lidhjet me firmat piramidale. Mė e frikshmja, sipas burimeve dytėsore, ėshtė rikthimi i veprimtarisė sė fajdeve nė rastin e njė transferimi kesh parash nė kufirin me Greqinė nė vitin 1997 tė firmės “Cenaj & Co”.Ndėrkohė, Anastas Angjeli i Ekonomisė, ėshtė marrė mė shumė me punėt e tij duke u ankuar te ndėrkombėtarėt mbi procesin qė e vlerėson tė manipuluar. Burime tė afėrta me Angjelin thonė se ai nė pėrgjithėsi ėshtė takuar pak me bashkėpunorėt, por ata e paraqesin ministrin si tė “marrė fund” dhe tė “befasuar” nga humbja. I njėjti burim tha mbrėmė se askush nuk e priste kėtė humbje, sepse gjykonte se Angjeli ishte i mirėorganizuar. “As qė besonim se ata (PD) do tė ishin bėrė aq tė fortė! Ministri duket se nuk e do veten dhe gjithė ditėn ėshtė marrė me takimet me OSBE/ODIHR-in pėr t’u parashtruar manipulimet. Mė duket se e ka kot dhe gjithēka ėshtė e mbaruar”-tha njė tjetėr burim pranė Angjelit. Ndėr ēėshtjet themelore pėr rishikim pėrfshihet shitja e hotel “Tiranės” dhe e Albtelekomit, pėr tė cilat opozita ka vlerėsuar se kanė shkuar nė interes tė qeveritarėve, veēanėrisht tė Angjelit dhe Nanos. Ministri i Rendit Publik, Igli Toska gjithashtu ka pasur kontakte tė shpeshta me bashkėpunėtorėt e tij, pėrfshi ata me tė cilėt ka qenė i lidhur nė vitet universitare. Burime pranė PD-sė thonė se Toskės mund t’i rikujtohen disa veprime kur ka qenė anėtar i KQZ-sė dhe kur ka qenė i pėrzier me ēėshtje korruptive qė nga koha e KLD-sė. Burimet opozitare janė tė rezervuara tė pohojnė nėse nė kėtė linjė ministri aktual i rendit i druhet problemeve me vizat. Kryetari i PD-sė, sipas informacioneve tė gazetės “Sot”, ka kėrkuar informacione tėrėsore pėr dokumentacionin nė administratė dhe institucione, sidomos nė ato qė lidheshin me titujt pronėsorė, privatizimet, shėrbimet doganore e tatimore. Mė pas Berisha e paraqiti kėtė shqetėsim publikisht ku konstatoi se dokumentacioni po zhduket nga doganat dhe hipotekat. Materialet e ministrive vlerėsohen nė PD si shumė tė rėndėsishme pėr tė hetuar mbi aferat korruptive tė drejtuesve tė dikastereve. Pėr kėtė ata i referohen disa deklaratave tė mėhershme tė Nanos mbi pamundėsinė pėr tė ndėshkuar korrupsionin pėr shkak tė mungesės sė votave. Doganat, Hipoteka, Zyra e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme si dhe kryeministria, thanė se ishin tė pėrgjegjshme nė detyrė dhe se hodhėn poshtė qėndrimin e PD-sė

    Celibashi, “mina” e procesit zgjedhor

    Ndėrkohė qė shpresat pėr fitore po shkojnė drejt fikjes pėrfaqėsuesit e kupolės socialiste i kanė kthyer sytė e shpresės tek Ilirian Celibashi, ushtari tė cilin ata e kanė rritur pikėrisht pėr kėtė ditė. Sipas burimeve tona konfidenciale, mėsohet se Kryetari i Komisionit Qėndror Zgjedhor asnjėherė nuk i ka humbur kontaktet me bazėn e vet edhe pse ėshtė nė qendėr tė vėmendjes tė opozitarėve, tė cilėt presin ta zėnė me “presh nė dorė” duke kryer akte antiligjore. Pėrveē mbylljes sė djeshme dhe bisedės “kokė mė kokė” me kandidat-deputetin socialist “mandatmohuar” Kastriot Islami, Ilirian Celibashi ka ruajtur kontakte tė vazhdueshme nėpėrmjet rrjetit tė telefonisė edhe me Fatos Nanon e Gramoz Ruēin, tė cilėt e kanė instruktuar mjaftueshėm rreth skemės qė duhet tė ndjekė deri nė pėrfundim tė procesit zgjedhor.Njė nga “gurėt nė rrota” qė ai ėshtė informuar t’i vėrė kėtij procesi ėshtė zgjatja e numėrimit tė votave proporcionale, deri nė kufijtė maksimalė (rikujtojmė se afati ligjor ėshtė dhjetė ditė), edhe pse kjo gjė mund tė mos jetė e domosdoshme, edhe pse vonesa nuk ėshtė tjetėr veēse precedent pėr daljen nga dora tė situatės. Burimet tona konfidenciale thanė se njė hap i tillė i duhet humbėsve socialistė tė pushtetit pėr dy qėllime. Sė pari, pėr tė fituar kohė qė tė pastrojnė sirtarėt e zyrave nga dokumentet kompromentuese, njė pjesė tė veprimtarisė sė tė cilėve e denoncoi dje kreu i pozitės sė re Berisha dhe, sė dyti, pėr tė realizuar njė skemė manipuluese tė marrjes sė qeverisjes nė rast se Berisha nuk arrin tė formojė atė me tė vetėt. Kjo e fundit ėshtė njė “ėndėrr nė diell” pėr t’u realizuar por tė mos ia presim hovin “komplotuesve” dhe tė theksojmė se pėr t’i realizuar kėto dy opsione, humbėsve tė majtė u duhet patjetėr njė zgjatje e afatit, gjė tė cilėn e ka nė dorė kreu i KQZ-sė Ilirian Celibashi, i cili, as mė shumė e as mė pak, po pėrpiqet tė bėjė tė njėjtin veprim qė bėri nė vitin 2001, kur me urdhėr tė Fatos Nanos u hoqi mandatin tė gjithė atyre kandidatėve qė i prishnin humorin kryetarit tė PS-sė. Nuk po pėrmendim mė tepėr, pasi dihen publikisht tashmė mandatet e kontestuara tė 2001, sikurse dihet edhe nga kush i merrte urdhėrat Celibashi dhe miku i tij Toska, i cili, pėr hatėr tė vrullit manipulues tė zgjedhjeve tė viti 2001 u shpėrblye me postin e lartė tė Ministrit tė Rendit.

    Gazeta "Sot"

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shkallnurokratet e Krrabokratet e Dubajokratet nuk do ikin lehte..

    Ka nje mbeshtetje kjo Mafie..
    Eshte ambasadorja amerikane e cila u lodh se dali ne Tv gjat fushates duke u kruajtur sa me Malajn sa me Poc Cac Nanot..

    Po te pranohet humbja nga Ps do te thote HETIm MAfies.. pra do te dalin horrllleqe te tmerrshme.. e kjo do te thote se kjo Mafie ka pasur nje Tutor te fuqishem... Departamentin e Shtetit Amerikan..
    athere do dali se qe pas Rajersonit.. e ketej Ambasada amerikane ka perkrahur brutalisht Nomenklaturen enveriste..

    Pra vota e popullit perball nje Tutori superfuqi..

    Te mos ngaterrojme kombin amerikan me nje zyre ...ku kan bere fole ca Kim Filba..


    Ne se Berisha zyrtarizohet Kryeminister duhet te kerkoje largimin si te pa deshirueshem te Raises.. per mbeshtjen e felliqur qe i dha kkrabo-shkallnurasve te PS-se..


    Ta dine ata ne USA.. se ata ushtar tane ne Kabul e Bagdad nuk i ka pjelle Nas Nano e as Poc Cac Ruci.. me Edvin Ramo hajdutin..

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    O Brari ke filluar te me pelqesh keto kohet e fundit. I ke rene kokes. Kur te theme une qe kupola ka aq para sa te bleje edhe ca diplomate te huaj te dores se dyte. E aq me teper specialista si ato qe edhe une po ti coja nje leter do ta nxirrnin ne gazete se amerika po na mbeshtet. Mire pra po nje gje nuk ma shpjegon ti, se kam qelluar ca i trashe, si ka mundesi te tregohen kaq te urte ne lenien e pushtetit?

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22
    Ju thoni shume gjera, dhe kjo eshte e keqja, qe kur njeriu flet e shkruan, nuk ka kohe te degjoje e lexoje. Po nuk degjove dhe lexove do te shkruash vetem budalleqe.

    Pjeter Arbnori, pas largimit nga kupola e PD u caktuar ne ate zone, pasi ai eshte figure e konsumuar ne Shkoder, dhe moshe teper e madhe per te vazhduar ne politike, keshtu qe ajo gare e Arbnorit ishte bileta per te dale ne pension, nje gje qe Arbnori duhet ta bente vete me deshire pa ia kerkuar njeri tjeter. Vendin e tij ne PD tani e kane zene zerat e rinj.


    Pyetja ėshtė kjo: si ka mundėsi qė gjithandej nė Shqipėri, nė rrugė, nėpėr shtėpi, dyqane, kafe etj., konstatojmė njė pakėnaqėsi tė madhe ndaj ēiftit PD-PS dhe pėrsėri nė votime kėto dy forca ose aleatėt e tyre fitojnė?
    Ne pergjigjen qe i jep pyetjes tende, ben dy gabime. Gabimi i pare eshte qe kujton se rezultati i zgjedhjeve nuk eshte vullneti i popullit. Ndryshe nga zgjedhjet e meparshme, ne keto zgjedhje vota e cdo shqiptari u numerua! Kjo eshte risia e ketyre zgjedhjeve. Po, mund te kete patur manipulime me voten e proporcionalit ose ndonje manipulim lokal, por as qe behet fjale per nje manipulim te gjere ne shkalle vendi. E di pse? Sepse gati cdo qender zonale ku behej numerimi i votave kish vezhgues te huaj dhe vendas. Vezhgimi i ketyre zgjedhjeve ka qene me i madhi ne keto 15 vjet.

    Gabimi i dyte qe ben eshte kur thua se shqiptaret jane te lodhur nga PD-PS dhe se gjoja ata nuk votojne per ta, por votat e tyre manipulohen. Nuk ka nevoje qe te mbahen zgjedhje fare, mjafton te shikosh tubimet elektorale te PD dhe PS dhe tubimet qe mbajne partite e tjera per te pare se cila parti ka strukturen organizative dhe mbeshtetjen me te madhe ne popull. Prandaj mos u perpiq te shfajesosh humbjen e partive te djathta me "manipulimet e binomit", pasi parti si BK apo PL nuk kane patur ndonje elektorat tradicional ne Shqiperi qe nga krijimi i tyre.

    Per ti dhene pergjigjen pyetjes tende, une do te thosha se zhgenjimin me binomin eshte nje farse mediatike qe shqiptaret marrin nga faqet e shtypit dhe mediave. Kur nje parti ne pushtet nuk ka arritje me te cilat te mburret ne popull, del me formulen qe ai kundershtari im nuk eshte me i mire se mua. Nese me pyet mua, shqiptaret jane me te zgjuar se kalemaxhinjte e mediave shqiptare qe kujtojne se ruajne pavaresine e tyre duke i nxirre palet njesoj. Shqiptaret ne keto zgjedhje shkuan te kthjellet dhe esell, kishin ne mendje 5 vjetet qe PD ishte ne pushtet dhe 8 vjetet qe PS ishte ne pushtet, dhe secili beri krahasimin e te dyjave ne mendjen e tij. Kjo e ka emrin vote e ndergjegjshme.


    Akoma nuk me mbushet mendja se PS dhe kasta ne fuqi do te zbythet kaq kollaj. Mos valle po luhet ndonje loje? Vertete qe do ishte e mira qe PD te vinte ne pushtet, kjo ishte e bere e domosdoshme. Po kaq lehte!?
    Pyetja qe ti ben eshte "po kaq lehte?" Te duket e lehte qe te sensibilizosh te gjitha institucionet nderkombetare qe te vene nje embargo mbi qeverine e Tiranes ne cdo aspekt dhe tia kushtezosh heqjen e embargos me mbajtjen e zgjedhjeve te lira dhe demokratike? Te duket e lehte te sjellesh ne Shqiperi 450 vezhgues te huaj, me shume se sa ne zgjedhjet qe u mbajten ne Angli pak muaj me pare? Te duket gje e lehte te krijosh nje koalicion opozitar te tille, me te madhin ne historine e atij vendi? Te duket gje e lehte qe firma lobiste me e madhe ne Washington te shkoje ne Shqiperi e te organizoje fushaten e demokrateve? Te duket gje e lehte kur shikon qe OSBE u investua dhe impenjua aq gjate per permiresimin e kodit elektoral, ne menyre qe te evitonte skenare te mundshme manipulimesh qe ishin dokumentuar ne te shkuaren? Dhe se fundmi, te duket e lehte te mbash nje fushate elektorale te tille, qe mesazhi qe ti percjell ne popull te beje te mundur qe 56% e votuesve, ose 81% e popullsise qe jeton ne Shqiperi ti drejtohet kutive te votimit ne 3 korrik? Asnje nga keto nuk eshte e thjeshte dhe vetem pjesmarrja e madhe e votuesve deshmon deshiren e popullit per ndryshim.


    Po te shikoni rezultatet e votimeve per cdo deputet shihet qarte se ne shum zona ku ka fituar PD ,kane me shum vota LSI dhe PS por per mos bashkpunim ato humben te dyja dhe fitoj PD.
    Ata qe bejne aritmetike votashe duke i shtuar votat e kandidatit te LSI atij te PS, mashtrojne vetveten. Se pari, ne nje gare kandidatesh, faktori kryesor qe dikton se kujt i jepet vota eshte vete kandidati, jo partia nen flamurin e te se ciles ai kandidon. Prandaj partite politike shpenzojne nje kohe te gjate per te zgjedhur njerezit me te spikatur per nje zone. Se dyti, LSI fushaten e saj e ngriti mbi pakenaqesine midis dy partive te medha ne vend, midis pakenaqesise se Nano dhe Berishes, dhe me kete mesazh ata i apelonin elektoratit te zhgenjyr qe ne te shkuaren kane votuar si PD edhe PS. Pra votat e LSI si parti e re ne keto zgjedhje nuk jane vetem votat e elektoratit te majte, por edhe vota te elektoratit te djathte. Se treti, fakti qe LSI arriti te fitoje vetem nje kandidat ne maxhoritar, tregon se mbeshtetja e kesaj partie ne keto zgjedhje nuk buronte tek mesazhi apo arritjet e saj, buronte nga reputacioni dhe mirenjohja e kandidateve te saj. Po te shikosh rezultatet e Beratit qe ka qene tradicionalisht elektorat i majte, edhe pse votat jane ndare midis LSI dhe PS, perseri kandidatet e PS kane fituar ne shume nga ato gara.


    Problemi me i madh me keto zgjedhje eshte ne forum, se tani qe PD dhe Berisha i fituan zgjedhjet, brarit i duhet ti lepije te gjitha ato qe ka vjelle ne kete forum.

    Albo

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nuk po e len aq urte pushtetin .. PS-ja..

    Ata do i luajn 9999 gure qe te minimalizojne fitoren e Pd-se..

    I tekej ndonjehere drejtorit ton ne shqiperi qe Roja te na kontrollonte xhepat kur dilnim nga puna.. meqe ne punen tone kishim gjera te imta por me vlere..
    Ata qe protestonin e turfullonin me zemrim ne kto raste ishin tipat hajdute..
    Ne tjeret qe nuk vidhnim kthenim astarin e xhepave e urt e but ja tregonim rojes..
    Keshtu dhe puna e ikjes nga pushteti. Ata qe kan shir lėmė nuk ikin kollaj sepse mendja e tyre punon shume.. Mo na del puna e x tenderi..mo na del puna e Krrabes.. (thesari dhe Eva) ..mo na del puna e miljardave qe i cuam ne x kasafort jashte e na del mashtrimi se berisha i vuadh.. (vodhi) ..mo na del shkallnuri.. mo na del 97-ta se si u kopsitem punet qe te benim ate gjullurdin e madhe.. mo na del se x rruge nuk beri 700 meleone por 200 e kusurin e futme ne xhepat tane..
    Pra jan mijra arsye qe mafia nuku do te ike na pushteti..

    Nejse ..
    Ja cthosh gazeta:

    Kryetari i Partisė Aleanca Demokratike le tė hapur mundėsinė e bashkėpunimit me PD

    Ceka: PS dhe PSD na vodhėn votat

    Kryetari i Partisė Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, ka lėnė tė hapur mundėsinė e pjesėmarrjes nė qeverisjen e ardhshme tė koalicionit tė djathtė. Ceka tha se ky ėshtė njė vendim qė merret nga organet e Aleancės Demokratike, nė raport me tė ardhmen e politikės shqiptare dhe jo nė raport me interesat e ngushta tė momentit. Lidhur me zgjedhjet, kreu i Aleancės Demokratike tha se janė manipuluar votat e proporcionalit. Ai shtoi se numėrimi i votave tė proporcionalit po manipulohet. Duke iu referuar rezultatit tė kėtyre zgjedhjeve, Ceka tha se Partia Socialiste doli e humbur, pasi nuk diti tė menaxhojė kėtė proces jo vetėm brenda saj, por edhe nė raport me aleatėt. "Ka pasur njė degradim tė ngadalshėm, deri nė njė degjenerim tė procesit tė numėrimit tė votave, veēanėrisht nė disa zona tė caktuara dhe nė mėnyrė totale pėrsa i pėrket proporcionalit", u shpreh ndėr tė tjera Ceka. Ai tha se e konsideronte procesin zgjedhor tė kompromentuar dhe tė papranueshėm pėr rezultatin e tij pėrsa i pėrket proporcionalit. "Dua tė them se Partia Socialiste ka qenė jo korrekte ndaj Aleancės Demokratike, pasi janė dhėnė udhėzime tė hapura pėr tė mos votuar Aleancėn Demokratike nė disa zona dhe mund tė themi se Partia Socialiste na ka njė borxh tė madh rreth 60 mijė vota qė u kemi dhėnė kandidatėve tė saj nė mazhoritar, dhe nga ana tjetėr na ka fundosur me transferimin e votave vetėm drejt Partisė Social Demokrate, duke zhvlerėsuar votat e Aleancės", shpjegoi mė tej kreu aleancist. Ai sqaroi se partia e tij nė vend qė me 4.5 % tė merrte 6 deputetė ose deri nė 7 pėr tė formuar grupin parlamentar, kjo parti merr vetėm 3 deputetė. Ceka e cilėsoi kėtė si pasojė e politikės jo korrekte tė Partisė Socialiste nė lidhje me aleatėt e saj. Dy ditė mė parė, kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, ftoi nė mėnyrė tė veēantė Partinė Bashkimi pėr tė Drejtat dhe Liritė e Njeriut, ndėrkohė qė la tė hapur ftesėn pėr tė gjitha ato parti tė qendrės qė nuk pajtohen me moralin qeverisės tė kabinetit Nano.




    ........

    di llafe..



    Meqense u tha se Pd kete radhe do qeveris me duar te pastra...nuku besoj se vjen puna sa te afrohet ne kete epoke te re qe besojme se do vije nje bande hipokritesh si neritani me shoke..

    askush nuk qe aq servil i mafies shkallnuro-krate (sic e quan and bushati PS-ne) sa Neritani..e askush nuku qe aq cinik kunder PD-se sa Neritani..

    gjithashtu nuk duhet harruar se Neritani ka gisht ne vrasje.. sikunder mitralimi qe ju be Azemit me gjith femije kur kthehejnga Shkodra nga Policet e Neritan Cekes..
    Neritanin e ka demaskuar Kateshi.. si organizator atentatesh..

    Fakti se ne Elbasan..ku i pi uje fjala Neritanit.. fituan ujqer te Ps-se.. sikunder bidon-thes- Valentina apo Hush gangsterri apo Dokle kapterri.. apoTaulant Jaho Salih Dedja..
    Larg Pd nga Neritanet..

    bile bile Neritani duhet te largohet dhe nga monopoli qe ka ai mbi arkeologjine..

    Plus ketyre kurre te mos harrohet roli kyc i Neritanit ne Kasaphanen e 97-tes..


    ...

  8. #48
    Brari,

    Drejte e ke, por politika nuk njeh kete gjuhe.
    Politika eshte k...e ti e di kete shume mire dhe politikanet jane k...a!
    Mos u cudit nga asgje, sepse shume ke pare e me shume do te shohesh.

  9. #49
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Sic duket PD do kete 55-58 deputete nga mazhoritari dhe rreth 20 nga proporcionali bashke me aleatet. Keshtu qe do kete 74-80 deputete. Une nuk do te kisha pasur deshire te shihja nje koalicion te PD-se as me PBDNJ-ne e as me Aleancen Demokratike. Keto dy parti duhet te korrigjohen e te largohen njerez si Neritan Ceka etj. Koalicioni apo aleanca me PDS-ne e Paskal Milos mendoj qe do ishte me interes per PD-ne dhe shqiptaret.

    Procesi i votimit duhet te perfundoje sa me pare dhe te krijohet qeveria e re e te filloj punen sa me pare.

    Tu-tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #50
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Nuk e prisja kete pafytyresi te ish- komunisteve ...

    Lexova para ca ditesh ne nje gazete italiane , qe Nano i kishte telefonuar Berishes dhe pranonte humbjen e i jepte urimet !!! Thashe shyqyr zotin...te pakten beri daljen me nder nanushi...
    Ja paska futur kot ai gazetari....

    Me siguri PS do te zbehe sa te jete e mundur fitoren e PD...nderkohe shpreson qe me manipulime te fitoje sa te munde ...I trembet nje shumice absolute te PD ne parlament...Mos harroni qe do vije koha e heqjes se imuniteteve te disa mafiozeve qe akoma do jene ne parlament ...


    Kur degjon Ilir Tosken , qe ankohet per parregullsi....!!!! Kulmi...
    Prite ndonje dite kur te dale e te thoje qe me beri presion policia ne zgjedhje...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i shkurtėr i LDK-sė, 1989-2004
    Nga Arb nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  3. Vetėm shqiptarėt mund t'i fitojnė zgjedhjet
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24
  4. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •