Keta vijne kot si i thone llafit "si pordha neper breke". BERISHA I FITOI ZGJEDHJET, dhe kete nuk e luan as topi. Panvaressiht se si i fitoi, per hir te Metes apo aleateve te PS, kjo nuk ndryshon asgje dhe tashme nuk ka rendesi. PD duhet te qeverise dhe te lejohet te qeverise per 4 vitet e ardhshme. PS nuk duhet ta bllokoje kete proces, dhe e vetmja gje per te cilen duhet te kembegule eshte zgjedhja e nje presidenti konsesual.
Keto zgjedhje vertetuan trashjen e PS dhe mosllogaritjet e vogla dhe te holla qe i sollen asaj humbjen. Nano vet nuk doli dhe aq i humbur kur merr parasysh faktin se jo vetem fitoi bindshem ne Sarande, per edhe qe pas 8 vitesh ne pozite dhe me nje figure personale kaq te akuzuar dhe nxire, perseri arriti te siguroje 43 deputet te drejtperdrejte ne parlament dhe ta ruaj voten totale nga e majta. Ne keto zgjedhje e majta ne total mori rreth 5% me shume se e djathta, gje qe e ben qeverisjen e PD shume te paqendrueshme dhe delikate. Ja pse Saliu kerkon edhe votat e Agrareve dhe PDS, - qe ne fakt jane votat e PS - per ta ndihmuar te qeverise. PD-ja beri nje kalkulim mjaft preciz, dhe ndoshta te ndihmuar edhe nga fakti qe Nano nuk i lozi bukur kartat me Meten, fitoi shumicen minimale per te qeverisur. Ndoshta zgjidhje dhe rezultat me te mire se ky nuk do kishte. Pse?
PS-s i kishte ardhur koha te bente nje rishikim te plote te vetes. Ajo ne fakt duhet te dilte nga situata dhe ta shikonte ate nga jashte per te kuptuar realitetet shqiptare. Humbja e PS, do sjelle levizje jo te vogla brenda saj, dhe padyshim ngritjen e Rames ne krye qe vazhdimisht ka kerkuar aleance me Meten dhe metodike tjeter qeverisjeje. Rama patjeter qe fiton perseri vitin qe vjen dhe ne 2009 - vit me dy zgjedhje, vendore dhe lokale - ai nuk mund te konkuroje me per kryetar bashkie, keshtu qe e ka te hapur synimin e postit te kryeministrit. Sic u pa nga shume sondazhe Rama ngelet politikani me popullor dhe me i dashur i shqiptareve.
Nga ana tjeter systemi i "check and balances" ne shqiperi tashme aplikohet me mire. PD dhe Sala e di shume mire qe po qeveris duke mos gezuar vullnetin e shumices se shqiptareve, sepse e majta ne vote popullore mori me shume vota dhe kandidatet e PD ne shumicen dermuese te tyre nuk moren 50+% te votave neper zona. Ne sistemin e vjeter zgjedhor psh PD do ti kishte humbur zgjedhjet pasi shume zona qe do shkonin ne balotazh ku do perballeshin vetem 2 kandidate PS - PD dhe votat e LSI e shume aleateve te PS do shkonin kete here per PS. Te tilla ishin plot 20 zona.
Kjo e ben PD te vetedijshme dhe shkakton shume presion tek ajo pasi moralisht PS dhe e majta ka te drejte te kerkoje zgjedhje te reja sapo te krijohet pak pakenaqsi, dhe kjo sidomos nqs ndryshohet kodi zgjedhor. Ja pse Saliu dhe PD tashme flasin per reforma te zbutura, kerkojne aleanca imorale me parti qe moren votat e PS, dhe koalicione nga me te pakuptimta. Te pakuptimta sepse PD do qeverise me 7 programe politike dhe jo me vetem nje - ate te sajin. PS pra e ka mberthyer per "ko****" qeverisjen e PD, duke garantuar aplikimin e politikave me ekuilibruese dhe te balancuara nga qeveria e PD. Kjo ne fakt eshte mjaft pozitive per te gjithe shqiptaret qe e dine mire se cfare mund te bej Berisha dhe PD me nje pushtet absolut. Por nderkohe demton qeverisjen e PD qe duhet ti kenaqe te gjithe, keshtu duke mos pasur shume liri ne aplikimin e vizionit te saj qeverises.
Megjithate keto zgjedhje ishin te rendesishme me kete perfundim edhe sepse i treguan botes se me se fundi qe prej 92, shqiperia mund te bej nje rotacion politik te qete dhe te civilizuar. Keto zgjedhje treguan se akuzat e PD per vjedhje votash nga ana e PS ishin fallco, pasi edhe sot e majta gezon shumicen absolute te votes se shqiptareve dhe prape se prape ajo lejoi humbjen e pushtetit. Sikur keto vota te ishin ndare keshtu si u ndane ne 3 korrik por me kodin zgjedhor te 2001 dhe PS te ishte e pandare nga LSI si ne 91, PS i fitonte prape zgjedhjet.
Le ti urojme pra pune te mbare qeverise se re, dhe rikuperim sa me te shpejte PS.
Krijoni Kontakt