Close
Faqja 22 prej 22 FillimFillim ... 12202122
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 212 prej 212
  1. #211
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    PDR-ja deklaron se ka shpenzuar 1 713 000 lekė, mori nga shteti 2 408 473 lekė

    PDR-ja shpenzon gjysmėn e shumės sė akorduar nga KQZ-ja

    A.R

    TIRANE - Reformatorėt kanė deklaruar dje pranė KQZ-sė tė dhėnat pėr shpenzimet e fushatės elektorale tė qershorit. Nga formulari i dorėzuar nga ky subjekt zgjedhor nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve rezulton se shpenzimet e PDR-sė pėr tė gjithė fushatėn arrijnė nė 1 713 000 lekė tė reja. Sipas tė dhėnave tė deklaruara nga PDR-ja, nė kėtė shifėr ėshtė pėrfshirė edhe fondi qė ky subjekt zgjedhor ka pėrftuar nga buxheti i shtetit. Pėrkatėsisht reformatorėt kanė marrė nga fondet e ndara nga KQZ-ja shumėn prej 2 473 408 lekė. Ndėrkohė, pavarėsisht se PDR-ja konsiderohet si njė parti e vogėl, gjatė fushatės zgjedhore tė qershorit ka qenė aktive duke zhvilluar takime e mitingje tė ndryshme, por edhe duke pasur kandidatė tė drejpėrdrejtė nė maxhoritar, shpenzimet kanė qenė jo pak tė vogla. Pėrveē PDR-sė, nė KQZ ka mbėrritur edhe formulari me tė dhėnat pėr shpenzimet e Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar, qė ėshtė nė shuma simbolike, edhe pse ky koalicion ka kandiduar nė tė 100 zonat me kandidatė mė vete. Po kėshtu edhe PKSH-ja ka deklaruar shpenzimet pėr fushatėn elektorale, duke konfirmuar nė formularin e saj se nuk ka marrė asnjė sponsorizim gjatė fushatės. Po kėshtu edhe kandidatja e pavarur, Elizabeta Dosti, qė kandidoi, dorėzoi pranė KQZ-se deklaratėn mbi shpenzimet e fushatės elektorale tė 3 korrikut, ku rezulton se ajo ka shpenzuar pėr fushatėn e saj gati 2 milionė lekė tė reja. Dosti kandidoi nė zonėn 42 nė Tiranė, pėrballė kandidatit tė PD-sė, Spartak Ngjela qė ėshtė shpallur fitues dhe atij tė PS-sė, Spartak Poēi.

  2. #212
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    KQZ shpall rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve parlamentare

    -----------------------------------------------------------

    Eshte miratuar me 6 vota pro dhe asnje kunder vendimi per shpalljen e rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve te 3 korrikut. 60 dite pas zhvillimit te zgjedhjeve te pergjithshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi listen e fituesve ne proporcional, listen e fituesve ne maxhoritar si dhe 40 emrat e deputeteve qe do te marrin mandatin nga lista shumeemerore. Duke iu referuar rezultatit perfundimtar Partia Demokratike ka 56 deputete fitues nen siglen e saj, nderkohe qe socialistet kane marre 42 mandate nga sistemi i drejtperdrejte, republikanet vetem nga listat proporcionale marrin 11 deputete, PBDNJ-ja 2 deputete, LSI 4 deputete, PSD 7 deputete, PAD 3 deputete, PDS 2 deputete, PAA 4 deputete, PDK 2 deputete, PDR 4 deputete, PBLD 1. Pas zhvillimit te mbledhjes nga KQZ-ja dhe shpalljes se rezultatit perfundimtar para medias, syte e opinionit politik dhe atij publik do te perqendrohen te institucioni i Presidences, institucioni i vetem qe detyrohet nga kushtetuta e vendit per te dekretuar daten e mbledhjes se parlamentit te ri. Pas takimit te zhvilluar 3 dite me pare me perfaqesues te koalicionit te djathte, Moisiu ka premtuar se nuk do te konsumoje afatin 20-ditor qe e parashikon kushtetuta.

    -----------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

Faqja 22 prej 22 FillimFillim ... 12202122

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  3. Godo: Zgjedhjet, pėrgjegjėsi e Berishės
    Nga Albmaster nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 15:55
  4. Komentet tuaja pėr zgjedhjet e 3 korrikut
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 02:47
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •