Close
Faqja 21 prej 22 FillimFillim ... 1119202122 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 212
  1. #201
    PS, 31 kėrkesa pėr ripėrsėritjen e zgjedhjeve

    Zgjedhjet tė pėrsėriten nė 54 zona

    Socialistėt kėrkojnė shpalljen e zgjedhjeve tė pavlefshme nė 31 zona, ndėrsa demokratėt nė 7

    Anila Rama

    TIRANĖ- Ėshtė mbyllur dje afati i depozitimit nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve i kėrkesave pėr pavlefshmėri tė procesit zgjedhor nė zona tė ndryshme tė vendit. Sipas burimeve zyrtare nga KQZ-ja, janė 54 kėrkesa tė ndryshme tė ardhura gjatė kėtyre ditėve, nėpėrmjet tė cilave subjektet zgjedhore apo kandidatėt kanė kėrkuar pavlefshmėri tė pjesshme apo edhe tė plotė nė zona tė caktuara tė zgjedhjeve parlamentare tė 3 korrikut. KQZ-ja ka rrėzuar 3 ankesa, pėr shkak se ankuesi nuk legjitimohej si dhe 4 tė tjera pėr shkak tė formės sė parregullt tė ankimimit. Pra, siē shihet, subjektet zgjedhore kanė kėrkuar pavlefshmėri nė gjysmat e zonave elektorale nė vend. Nė listėn e kėrkesave pėr pavlefshmėri, bie nė sy fakti se PS-ja ka depozituar numrin mė tė madh tė tyre, pėrkatėsisht 31 tė tilla, qė janė bėrė nė emėr tė subjektit dhe vetėm njė pjesė prej tyre nga kandidatėt, tė cilėt nė tė shumtėn e rasteve kėrkojnė pavlefshmėrinė e zgjedhjeve nė tė gjithė zonėn. Ndėrsa kandidatėt e PD-sė dhe ky subjekt zgjedhor ka depozituar kėrkesė pėr pavlefshmėri pėr 7 zona zgjedhore dhe pjesa tjetėr u pėrket subjekteve dhe kandidatėve tė PBDNJ-sė, LSI-sė, e ndonjė kandidati tė pavarur. Ndėr ankesat ku PS-ja kėrkon pavlefshmėrinė ėshtė edhe zona 31 nė Tiranė, ku ka fituar kandidati i PD-sė, Bamir Topi, me 53,35 % tė votave, pėrballė pėrfaqėsueses socialiste Mimi Kodheli, e cila ka marrė 33,36 % tė votave. Pėr Tiranėn ėshtė kėrkuar pavlefshmėria nė zonėt 33, 34 e pjesėshme, 43, 32, 41 dhe zonėn 45.
    Rastet
    Institucioni zgjedhor do tė fillojė shqyrtimin e kėrkesave pėr pavlefshmėri gjatė javės sė ardhshme, vetėm pasi tė kenė pėrfunduar shqyrtimi i ankesave pėr kundėrshtimin e tabelave tė rezultateve pėr kandidatėt dhe pėr proporcionalin. Zona qė rrezikon seriozisht pėrsėritjen e zgjedhjeve pėr shkak tė parregullsive tė shumta qė u vėrejtėn nė 3 korrik, por edhe gjatė numėrimit tė votave, ėshtė zona elektorale 2 nė Malėsinė e Madhe. Nė kėtė zonė, nė 17 qendra votimi nuk ėshtė zhvilluar votimi, pasi anėtarėt e komisioneve tė qendrave tė votimit nuk tėrhoqėn materialet zgjedhore, duke bllokuar pa shkak zhvillimin normal tė procesit zgjedhor. Por edhe kandidati i PS-sė qė kandidon nė kėtė zonė, Pal Lera, ka kėrkuar nė KQZ qė edhe nė ato qendra ku ėshtė zhvilluar votimi, tė shpallet pavlefshmėria. Lera kandidon pėrballė demokratit Astrit Bushati, kryetar i PD-sė sė Shkodrės, i cili nga votimi i pjesshėm qė ėshtė zhvilluar, ėshtė nė avantazh me vota. Pėr kėtė zonė zgjedhore KZZ-ja nuk ka marrė asnjė vendim as pėr votimin e pjesshėm tė zhvilluar, pasi komisionerėt nuk kanė pranuar tė firmosin tabelat e rezultateve. Ndėrkohė edhe disa anėtarė tė KQZ-sė kanė pohuar jozyrtarisht se ka shumė gjasa qė nė kėtė zonė tė ribėhen zgjedhjet nga e para, pėr shkak tė problemeve tė mėdha qė u vėrejtėn si gjatė votimit, ashtu edhe gjatė numėrimit. Edhe disa zonė tė tjera problematike, siē ėshtė zona 64, 73, 90, 92 apo edhe nė ndonjė zonė tjetėr tjetėr, mund tė ketė pavlefshmėri tė pjesshme, gjė qė e kanė kėrkuar subjektet zgjedhore dhe kandidatėt. Nė rast se KQZ-ja apo Kolegji Zgjedhor do tė zyrtarizojė pavlefshmėrinė nė ndonjė zonė, kjo do tė zgjasė pafundėsisht procesin zgjedhor dhe shpalljen e rezultateve pėrfundimtare. Madje kohėzgjatja mund tė jetė e njėjtė si nė vitin 2001, kur zgjedhjet parlamentare u zhvilluan nė disa zona, me 5 raunde votimesh.

    Kėrkesat e PS-sė pėr pavlefshmėri:
    Kandidati Pal Lera pėr zonėn 2.
    Kandidati Igli Toska pėr zonėn 34, tė pjesshme
    Kandidati Zef Preēi pėr zonėn 13
    Kandidati Maqo Lakrori pėr zonėn 86
    Kandidati Artan Lame pėr zonėn 49, tė pjesshme
    Kandidati Asllan Dogjani pėr zonėn 12
    Kandidati Fehmi Xhemo pėr zonėn 84
    Kandidati Ahmet Hoxhallari pėr zonėn 81
    Kandidati Bujar Derveni pėr zonėn 23
    Kandidati Agim Isaku pėr zonėn 87
    Kandidati Shyqyri Duraku pėr zonėn 43
    Kandidatja Mimi Kodheli pėr zonėn 31
    Kandidati Lekė Ēukaj pėr zonėn 3
    Kandidati Ali Berbati pėr zonėn 10
    Kandidati Luan Rama pėr zonėn 32
    Kandidati Arben Ahmetaj pėr zonėn 33
    Kandidati Qazim Sejdini pėr zonėn 54
    Kandidati Hasan Hoxha pėr zonėn 47
    Kandidati Bashkim Habilaj pėr zonėn 96
    Kandidati Ramadan Hasanaj pėr zonėn 5
    Kandidati Mark Nikolli pėr zonėn 15
    Kandidati Agron Dibra pėr zonėn 50
    Kandidati Lulėzim Traga pėr zonėn 27
    Kandidati Gjergji Koja pėr zonėn 29
    Kandidati Myzelejen Hoxha pėr zonėn 71
    Kandidati Rexhep Ukperaj pėr zonėn 11
    Kandidati Kastriot Islami pėr zonėn 73
    Kandidati Spartak Poēi pėr zonėn 41
    Kandidati Mehmet Hasanlami pėr zonėn 45
    Kandidatja Makbule Ēeēo pėr zonėn 90, tė pjesshme
    Kandidati Viktor Doda pėr zonėn 9


    Kėrkesat e PD-sė pėr pavlefshmėri:
    Kandidati Edi Paloka pėr zonėn 37
    Kandidati Bexhet Uruēi pėr zonėn 58
    Kandidati Luftim Ahmetaj pėr zonėn 46
    Kandidati Ilir Bano pėr zonėn 64
    Kandidati Shaban Memia pėr zonėn 36
    Kandidati Neshat Fana pėr zonėn 22
    Kandidati Ismail Hoxha pėr zonėn 82


    Tė tjera
    Kandidati Anton Gurakuqi pėr zonėn 8, tė pjesshme
    Kandidatja Esmeralda Uruēi pėr zonėn 3, LSI
    Kandidati Spiro Ksera pėr zonėn 92, PBDNJ
    Kandidati Thoma Miēo pėr zonėn 100, i pavarur


    Neni 117 “Pavlefshmėria e zgjedhjeve”
    1. Subjektet zgjedhore, brenda 10 ditėve nga data e zgjedhjeve ose brenda 10 ditėve nga data e pėrsėritjes sė zgjedhjeve, kanė tė drejtė tė kėrkojnė nė KQZ shpalljen e pavlefshme tė zgjedhjeve nė qendra tė caktuara votimi, nė njėsi tė veēanta zgjedhore ose nė tė gjithė vendin.
    2.KQZ-ja i shpall zgjedhjet tė pavlefshme nė rase se:
    a) Kanė ndodhur shkelje tė ligjit
    b) Kanė ndodhur fatkeqėsi natyrore nė pėrmasa tė tilla qė pengojnė pjesėmarrjen e zgjedhėsve nė votim
    c) Votimi nuk ka filluar ose ėshtė pezulluar pėr mė shumė se 6 orė ;
    dhe pėr cilindo nga kėto shkaqe ėshtė cėnuar procesi zgjedhor nė njė masė tė tillė qė mund tė ketė ndikuar nė ndarjen e mandateve nė nė njėsitė zgjedhore ose nė shkallė vendi.
    3. Kėrkesa pėr shpalljen e pavlefshme tė zgjedhjeve duhet tė pėrmbajė shkaqet ligjore, pėrshkrimin e rasteve tė shkeljeve dhe arsyetimin e detajuar pėr pasojėn e tyre.
    4. KQZ-ja merr vendim pėr pavlefshmėri pas konsultimeve me KZZ-tė pėrkatėse. Nė arsyetimin e vendimit tė KQZ-sė duhet tė pėrshkruhet shkaku ligjor, rastet e vėrtetuara tė shkeljeve dhe arsyetimi i detajuar pėr pasojėn e tyre.
    5. KQZ-ja ka tė drejtė tė vendosė mospėrsėritjen e zgjedhjeve nė rast se vėrteton se shkeljet nuk mund tė kenė ndikuar mbi ndarjen e mandateve nė njėsitė zgjedhore nė shkallė vendi.




    shekulli
    Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  2. #202
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Sekretari socialist pėr ēėshtjet elektorale pranon humbjen e PS-sė nė 3 korrik

    Sherifi: PD i ka fituar zgjedhjet
    “Ne do t’u tregojmė shqiptarėve se si bėhet opozita”

    Luljeta Progni

    Sekretari socialist pėr ēėshtjet elektorale, ėshtė zyrtari i parė i Partisė Socialiste, i cili pranon humbjen e partisė sė tij nė zgjedhjet e 3 korrikut dhe kėrkon analizimin e shkaqeve dhe pėrgatitjen e platformės opozitare.

    Deputeti i certifikuar, sekretar pėr burimet njerėzore dhe ēėshtjet elektorale nė PS, Elmaz Sherifi, ka pranuar dje fitoren e PD-sė, nė zgjedhjet e 3 korrikut. Ai ka dhėnė mesazh pėr kolegėt e tij qė tė pranojnė fitoren e PD-sė dhe t’i kthehen pozicionit qė i ka dhėnė elektorati PS-sė, qėndrimin e saj nė opozitė. Sherifi ka kėrkuar dje qė PS-ja tė kėrkojė shkaqet e humbjes brenda vetes dhe ėshtė shprehur se PS-ja do tė jetė modeli i opozitės shqiptare.

    Deklarata
    Elmaz Sherifi deklaroi se rezultati duhet parė me syrin kritik dhe pėr kėto rezultate duhen mbledhur forumet pėr tė bėrė analizat pėrkatėse. “Eshtė njė rezultat jopozitiv, unė do ta shikoja me sy kritik nė aspektin se ne e kishim tė mundshme marrjen e mandateve tė nevojshme pėr tė bėrė qeverinė”, tha dje Sherifi. Ai ka deklaruar dje se PD-ja ka fituar duke theksuar se megjithatė ende nuk ka njė qeveri. Sekretari socialist ka bėrė thirrje qė kolegėt e tij socialistė tė mos vazhdojnė tė pengojnė mbylljen e procesit zgjedhor, por tė pranojnė pozicionin qė u ka dhėnė elektorati nė 3 korrik, atė tė opozitės. Sherifi tha se PS-ja do t’u tregojė shqiptarėve modelin e njė opozite konstruktive pėr tė arritur njė qeverisje sa mė tė mirė pėr shqiptarėt. “PD-ja ka fituar zgjedhjet, por ende nuk kemi njė qeveri. Unė prirem jo drejt vėshtirėsive dhe ngritjes sė pengesave, por drejt luajtjes sė rolit qė tė takon nė bazė tė votave qė tė ka dhėnė elektorati, pėr tė bėrė opozitėn pėr njė qeverisje sa mė tė mirė. Nė qoftė se ne do tė jemi nė opozitė do tė jemi modeli i opozitės konstruktive dhe do t’u tregojmė shqiptarėve sesi bėhet opozita”, tha dje Sherifi.

    Pėrgjegjėsitė
    Nė mėnyrė tė tėrthortė ai ka sulmuar njerėzit e forumeve tė kėsaj partie, tė cilėt kanė humbur nė garėn e tyre me demokratėt pėr postin e deputetit. Sherifi tha dje se individėt qė humbėn nė kėto zgjedhje janė tė parėt qė duhet tė reflektojnė. “Kur ka humbje pėrgjegjėsitė janė tė tė gjithėve. Nė radhė tė parė PS-ja duhet tė shikojė pėrgjegjėsitė brenda vetes, duke iu drejtuar kandidatėve tė humbur pėr arsyet qė sollėn kėtė humbje”, tha dje Sherifi. Ai ka reflektuar nė lidhje me marrėdhėniet e PS-sė me aleatėt e saj, duke theksuar se njė marrėveshje e mirė parazgjedhore me ta nuk do tė ēonte nė humbjen e sė majtės nė zgjedhjet e 3 korrikut. “Mė pas duhet tė shikojmė rezultatin e humbjes nė njė plan mė tė gjerė tė tė gjithė faktorėve qė ishin tė nevojshėm pėr tė bėrė tė mundur fitoren me aleatėt tanė”, tha dje Sherifi.



    Anėtari i kryesisė socialiste sulmon aleatėt e PS qė shkojnė tek Berisha

    Koēi: Bashkėpunimi i aleatėve me PD, i pamoralshėm
    “E djathta ėshtė e pasigurt nė fitoren e saj”


    Anėtari i kryesisė sė PS-sė, Petro Koēi, ka vlerėsuar dje tė pamoralshme qėndrimet e tri partive aleate me PS-nė, tė cilat janė shprehur pėr bashkėpunim tė mundshėm me PD-nė. Koēi tha dje se PAA-ja, PDS-ja dhe PAD-ja kanė marrė votat e elektoratit tė majtė dhe nė kėto kushte, ata nuk mund tė marrin vendime pėr bashkėpunim me njė qeverisje tė djathtė. “Qėndrimet e aleatėve tė PS-sė pėr pėrafrim me PD-nė nė qeverisje tė lėnė njė shije jo tė mirė morale, pasi votat e fituara prej tyre janė nga elektorati i majtė”, tha dje Koēi. Anėtari i kryesisė socialiste ka deklaruar dje se gatishmėria e PD-sė pėr tė pranuar tri parti tė majta nė koalicionin e ardhshėm qeverisės, dėshmon pėr krizė brenda sė djathtės, pėrderisa kėrkohet bashkėpunim me tri parti tė majta. “Pėrderisa PD-ja ėshtė duke kėrkuar aleatė tė rinj nė spektrin politik, kjo tregon qė nuk ndjehen tė sigurt se i kanė fituar zgjedhjet ashtu, siē nuk ndjehen tė sigurt me aleatėt qė kanė aktualisht nė bllokun e tyre politik”, tha dje Koēi.
    Anėtari i kryesisė socialiste vazhdon t’i qėndrojė idesė se ende nuk mund tė flitet konkretisht pėr humbje tė PS-sė, duke theksuar se rezultatet pėrfundimtare qė do tė shpallen nga KQZ-ja do tė vėrtetojnė humbjen dhe fitoren e dy krahėve. “E majta nuk realizoi dot objektivat qė kishte parashikuar megjithėse nuk mund tė themi akoma se PS-ja dhe aleatėt e saj kanė humbur nė kėto zgjedhje. Duhet tė presim rezultatet pėrfundimtare qė do tė shpallen nga KQZ-ja, megjithėse paraprakisht mund tė themi se moskoordinimi i taktikave elektorale me aleatėt ka shkaktuar mosrealizim tė objektivave tė PS-sė nė kėto zgjedhje”, tha dje Koēi. Ai ka ritheksuar kėrkesėn e tij pėr njė mbledhje urgjente tė kryesisė sė PS-sė, pėr tė bėrė njė analizė tė situatės politike paszgjedhjore, si dhe pėr rezultatet me tė cilat u paraqit PS-ja nė kėto zgjedhje.

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KJ
    --
    E Premte, 15 Korrik 2005


    ZYRTARE, PD-JA I FITOI ZGJEDHJET

    Tedi Blushi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli dje rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve parlamentare per 97 zona zgjedhore si dhe 40 mandatet e deputeteve per sistemin proporcional. Vendimet per kandidatet fitues u publikuan nga kreu i ketij institucioni, Ilirjan Celibashi mbeshtetur ne procesverbalet e depozituara nga KZZ-te perkatese.

    "Ne 55 zona zgjedhore jane shpallur fitues kandidatet e Partise Demokratike,
    ne 40 zona kandidatet e Partise Socialiste,
    ne 1 zone kandidati i Levizjes Socialiste per Integrim dhe
    ne 1 zone tjeter nje kandidat i pavarur",

    ... komunikoi per mediat kryekomisioneri duke sqaruar se

    tre rezultatet e munguara iu perkasin respektivisht zonave 2, 64 dhe 100.

    Sipas tij per ecurine e zgjedhjeve ne keto zona, KQZ-ja do te vendose gjate shqyrtimit te ankimimeve per pavlefshmeri te procesit zgjedhor.
    Persa i perket vendimeve te KZZ-ve per sistemin e proporcionalit, Celibashi ka bere publike vetem ato per 98 zona per partite e koalicionet.
    Zonat e munguara jane respektivisht ato me numrin 2 dhe 92, rezultatet e te cilave nuk do te ndikojne ne konfigurimin e mandateve plotesuese per Parlamentin e ardhshem.
    Nje fakt te tille e pohoi dhe kryekomisioneri, qe deklaraten e tij e mbeshteti pikerisht ne llogaritjet paraprake.

    "Shperndarja e mandateve nga proporcionali tregon se

    Partia Republikane do te perfitoje 11 deputete,
    Partia SocialDemokrate 7 deputete,
    Partia Demokrate e Re 4 deputete,
    Levizja Socialiste per Integrim 4 deputete,
    Partia Agrare Ambjentaliste 4 deputete,
    Aleanca Demokratike 3 deputete,
    Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut 2 deputete,
    Partia Demokracia Sociale 2 deputete,
    Partia Demokristiane 2 deputete dhe
    Bashkimi Liberal Demokrat 1 deputet",

    .. u shpreh Celibashi.
    Gjithashtu ai beri me dije se po dje KQZ-ja nisi punen per shqyrtimin e kerkesave per pavlefshmeri te procesit zgjedhor te 3 korrikut ne disa zona elektorale te vendit.
    Ky institucion do te marre ne shqyrtim 107 ankimime per 60 zona elektorale respektive nga kandidatet per deputete, nga ku 40 kerkesa i ka paraqitur PS e 11 prej tyre PD.

    "Procesi i ankimeve paszgjedhore ka perfunduar megjithese ka qene nje proces mjaft voluminoz dhe intensiv.
    KQZ-ja ka shqyrtuar 303 kerkesa ankimore, nga te cilat ka marre vendime per 108 ceshtje, pjesa tjeter eshte kthyer per plotesim dhe nuk eshte ridepozituar me ne KQZ. Afati per dorezimin e kerkesave per pavlefshmeri ka perfunduar dhe kane mberritur 107 kerkesa te tilla ne zona te ndryshme te territorit zgjedhor", sqaroi Celibashi.
    Bazuar ne te gjitha rezultatet e siperpermendura nga kreu i KQZ-se, konstatimi i pare qe vlen per t"u permendur eshte fitorja e se djathtes ne zgjedhjet e 3 korrikut, e certifikuar kjo ne 55 zona zgjedhore. Shto ketu edhe 18 mandatet e fituar ne proporcional numri i pergjithshem i deputeteve te djathte, momentalisht shkon ne 73.
    Megjithese keto rezultate pritet te pasohen nga nje sere ankimimesh ne Gjykaten Kushtetuese, kjo nuk mund te ndikoje per konstituimin e Parlamentit te ri, c"ka praktikisht nenkupton dhe celjen e "drites jeshile" per krijimin e qeverise postzgjedhore.
    Mbeshtetur ne kete hapesire ligjore dhe njekohesisht ne nje nga kompetencat e tij kushtetuese, Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu ka lene te kuptohet se shume shpejt do te therrase mbledhjen e pare te Kuvendit.
    Konstatimi ne fjale ka ardhur para dy ditesh per "Koha Jone" nga institucioni qe ai drejton nepermjet nje njoftim zyrtar sqarues per afatet ligjore te mbledhjes te legjislativit dhe te qeverise ku mes te tjerash thuhet se "ne eventualitetin e nje ankimi ne Gjykaten Kushtetuese, Presidenti i Republikes nuk pengohet per te thirrur mbledhjen e pare te Parlamentit".

    --

  4. #204
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Mandatet shtesė janė 22 pėr tė majtėn dhe 18 pėr tė djathtėn

    KQZ: PD ka maxhorancėn, fiton 73 deputetė nė total

    Bledar Hoti

    Pas shumė pėrplasjesh me anė tė deklaratave nga ana e PS-sė dhe PD-sė pėr ndarjen e 40 mandateve shtesė, KQZ-ja i ka dhėnė fund kėtyre qėndrimeve, duke shpallur rezultatin e saktė. Partitė e djathta do tė pėrfitojnė 18 mandate shtesė, ndėrsa ato tė majta 22 mandate.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bėrė dje publike ndarjen zyrtare tė 40 mandateve shtesė tė Kuvendit, nga votat e proporcionalit pėr 98 zona zgjedhore. Nė bazė tė pėrllogaritjeve tė bėra nga ana e KQZ-sė, rezulton se blloku i majtė do tė pėrfitojė 22 mandate, ndėrsa blloku i djathtė do tė pėrfitojė 18 mandate. Sipas kreut tė KQZ-sė, Ilirian Celibashi, rezultatet e subjekteve dhe koalicioneve politike pėrfshijnė 98 KZZ, duke mos pėrfshirė zonėn nr. 2 tė Shkodrės dhe zonėn nr. 92 tė Gjirokastrės. “Kėto dy zona nuk ndikojnė nė totalin e votave tė pėrgjithshme tė proporcionalit”, theksoi kreu i KQZ-sė. Me kėto tė dhėna, Partia Demokratike dhe partitė aleate tė saj kanė siguruar maxhorancėn pėr formimin e qeverisė, me 73 deputetė, ndėrsa e majta do tė pėrfaqėsohet deri mė tani me 64 deputetė. Kėtu nuk pėrfshihen tri zonat e maxhoritarit, 2, 64 dhe 100.

    Tė majtėt
    Nė bazė tė formulės sė pėrllogaritur nga ana e KQZ-sė, nga partitė e majta pėrfiton mė shumė vende nga 40 mandatet shtesė PSD-ja e Gjinushit. Socialdemokratėt, me 12.7% tė votave, do tė pėrfaqėsohen nė Kuvendin e ri me shtatė deputetė. Lėvizja Socialiste pėr Integrim do tė ketė nė Parlamentin e ardhshėm katėr deputetė nga lista shumemėrore. LSI-sė, nė bazė tė formulės, pėrfiton pesė vende nga proporcionali, por njė mandat shtesė i ėshtė hequr, pasi kjo forcė politike ka fituar nė sistemin maxhoritar. Po kaq deputetė do tė ketė edhe Partia Agrare Ambientaliste. Partia Aleanca Demokratike ka marrė 3 deputetė, ndėrsa Partia Demokracia Sociale ka marrė 2 vende nė Kuvendin e ardhshėm. Partia Bashkimi pėr tė Drejtat e Vangjel Dules do tė marrė dy deputetė.

    Tė djathtėt
    Nga 18 mandatet shtesė, qė u takojnė partive tė djathta, 11 prej tyre do t’i marrė Partia Republikane. Nė sistemin proporcional, ajo ka dalė partia e parė, me 20 pėr qind tė totalit tė votave, ose 271729 vota. Partia Demokrate e Re, nė bazė tė pėrqindjes sė marrė, do tė pėrfitojė 4 deputetė, ndėrsa demokristianėt do tė pėrfaqėsohen me dy deputetė nė Parlamentin e ardhshėm. Nga ndarja e mandateve shtesė do tė pėrfitojė edhe Partia e Bashkimit Liberaldemokrat, 1 deputet.

    Maxhoritari
    KQZ-ja ka shpallur dje rezultatet pėr 97 zona zgjedhore, duke nxjerrė se PD ka fituar 55 deputetė, ndėrsa PS-ja 40 deputetė. Njė zonė ėshtė fituar nga Lėvizja Socialiste pėr Integrim, ndėrsa njė tjetėr nga i pavaruri, Spiro Peēi. Pritet qė KQZ-ja tė japė vlerėsimet e saj pėr tri zonat e mbetura, pasi deri mė tani nuk ka asnjė vendim tė Komisioneve tė Zonave Zgjedhore pėr votimet e 3 korrikut. Pėr kėtė ēėshtje, kreu i KQZ-sė, Celibashi, theksoi se “mund tė priten vendime edhe pėr ripėrsėritje zgjedhjesh nė kėto zona, ku nuk ėshtė nxjerrė rezultati pėrfundimtar”. Pėrsėritje tė votimeve mund tė ketė nė zonėn nr. 2, pasi mė datėn 3 korrik nuk u votua nė 17 Komisione tė Qendrave tė Votimit. Pėr zonėn 64 tė Lushnjės, KZZ-ja pėrkatėse nuk ka marrė vendim pėrfundimtar, si dhe nuk ėshtė vendosur pėr numėrimin e tre KQV-ve. Nė kėtė zonė, kandidati i PD-sė, Ilir Bano, ėshtė 100 vota pėrpara. Ndėrsa nė zonėn numėr 100, edhe pse Stefan Ēipa i PS-sė ėshtė fitues, KZZ-ja pėrkatėse nuk ka shpallur asnjė rezultat pėrfundimtar. Kreu i KQZ-sė, pas shpalljes sė kėtyre rezultateve, theksoi se mble-dhja ose jo e Parlamentit ėshtė njė ēė-shtje ekskluzive e presidentit Moisiu dhe se vetė nuk mund tė japė ndonjė vlerėsim pėr kėtė situatė. Tė njėjtin qėndrim, Celibashi mbajti edhe pėr faktin nėse duhet tė hyjė nė lojė Gjykata Kushtetuese pėr animimet qė kanė partitė politike pėr procesin zgjedhor tė 3 korrikut. “Unė, si kryetar i KQZ-sė, nuk jam nė gjendje qė tė jap pėrgjigje pėr njė ēėshtje tė tillė, pasi nuk kam tagėr qė tė flas, nėse duhet tė ndėrhyjė ose jo Gjykata Kushtetuese”, theksoi Celibashi. Ndėrsa nėnkryetari i PD, Bamir Topi, pas shpalljes sė rezultateve nga KQZ, i kėrkoi Presidentit tė mbledhė Parlamentin.


    E majta
    40 deputetė PS nga maxhoritari
    1 deputet LSI
    1 i pavarur
    22 deputetė nga proporcionali
    7 PSD
    4 LSI
    4 PAA
    3 PAD
    2 PBDNJ
    2 PDS
    Totali 64 deputetė

    E djathta
    55 deputetė PD nga maxhoritari
    18 deputetė nga proporcionali
    11 deputetė PR
    4 deputetė PDR
    2 deputetė PDK
    1 deputet PBL
    Totali 73 deputetė



    FITUESIT

    1 Paulin STERKAJ PSSH 6724
    3 Ramiz ĒOBAJ PD 5167
    4 Gilman BAKALLI PD 6561
    5 Arenca TRASHANI PD 5896
    6 Jozefina TOPALLI PD 6261
    7 Tom DOSHI PSSH 7333
    8 Nard NDOKA PD 7670
    9 Rexhep UKA PD 5368
    10 Aleksandėr BIBERAJ PD 9000
    11 Jemin GJANA PD 6500
    12 Fatos HOXHA PD 7162
    13 Aldo BUMĒI PD 7538
    14 Preē ZOGAJ PD 7165
    15 Gjovalin PRENGA PD 4645
    16 Gjoke VUKSANI PD 7139
    17 Pal DAJCI PD 6323
    18 Qemal TAHIR PSSH 6048
    19 Idriz XHOMARA PD 6813
    20 Sali SHEHU PD 7590
    21 Rahim KALECI PD 7443
    22 Sadri ABAZI PSSH 7564
    23 Shkelqim ZIRI PD 7705
    24 Ndriēim BABASI PD 7537
    25 Sami GJERGJI PD 8514
    26 Sokol Olldashi PD 7369
    27 Flori Bajramaj PD 8205
    28 Ferdinad XHAFERRI PD 8489
    29 Gazmend OKETA PD 7147
    30 Genc JUKA PD 6913
    31 Bamir TOPI PD 9756
    32 Besnik MUSTAFAJ PD 8643
    33 Lulzim BASHA PD 7870
    34 Bujar NISHANI PD 6735
    35 Ermelinda MEKSI PSSH 7364
    36 Andis HARASANI PSSH 7263
    37 Shpėtim IDRIZI PSSH 7092
    38 Ylli PANGO PD 8418
    39 Majlinda BREGU PD 8259
    40 Gėzim KARAPICI PD 6044
    41 Spartak NGJELA PD 5299
    42 MUSA ULQINI PSSH 6339
    43 Safet SULAJ PD 9126
    44 Astrit PATOZI PD 6978
    45 Leonard DEMI PD 6464
    46 Durim LAMAJ PSSH 7428
    47 Baki SHEHI PD 4918
    48 Sali BERISHA PD 7419
    49 Engjell CARA PD 7123
    50 Luan SKUQI PD 5552
    51 Dashnor SULA PD 9353
    52 Durim HUSHI PSSH 6144
    53 Taulant DEDJA PSSH 6282
    54 Aurel BYLYKBASHI PD 5753
    55 Bukurosh STAFA PSSH 6316
    56 Valentina LESKAJ PSSH 7208
    57 Namik DOKLE PSSH 5595
    58 Ndriēim HYSA PSSH 5998
    59 Elmaz SHERIFI PSSH 5455
    60 Taulant BALLA PSSH 7102
    61 Rrapush TOLA PSSH 6603
    62 Blerim ĒELA PD 4025
    63 Mevlan XHINDOLI PD 5899
    65 Arta DADE PSSH 6387
    66 Albert ĒAĒI PSSH 7113
    68 Fatmir XHINDI PSSH 6701
    69 Ylli BUFI PSSH 4811
    70 Blendi KLOSI PSSH 5656
    71 Fatos BEJA PD 4916
    72 Rajmonda STEFA PSSH 5216
    73 Artur SHEHU PD 5090
    74 Mehmet XHEKA PD 6281
    75 Erion BRAĒE PSSH 5213
    76 Marko BELLO PSSH 6355
    77 Luan MEMUSHI PSSH 4998
    78 Bashkim FINO PSSH 6071
    79 Ilir Meta lsi 6218
    80 Ben BLUSHI PSSH 7337
    81 Ridvan BODE PD 7212
    82 Pandeli MAJKO PSSH 6256
    83 Ilir RUSMALI PD 7482
    84 Edmond SPAHO PD 6185
    85 Fatmir XHAFAJ PSSH 6400
    86 Besnik JAĒELLI PD 5415
    87 Mehmet HOXHA PD 7789
    88 Alfred DALIPI PSSH 6643
    89 Flamur HOXHA PSSH 5150
    90 Genci RULI PD 6438
    91 Gramoz RUĒI PSSH 7316
    92 Vangjel TAVO PSSH 5232
    93 Arben MALAJ PSSH 5315
    94 Bujar LESKAJ PD 6272
    95 Arben ISARAJ PSSH 5820
    96 Ardian KOLLOZI PD 6158
    97 Besnik DERVISHI PSSH 6857
    98 Spiro PEĒI I PAVARUR 5234
    99 Fatos NANO PSSH 6784



    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis shqyrtimin e 107 ankesa

    “Duam pėrsėritje nė 37 zona”
    Ankesat e PS pėr pavlefshmėri tė rezultateve


    Partia Socialiste kėrkon pavlefshmėrinė e rezultatit tė votimit nė 37 zona zgjedhore.

    Pranė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve janė depozituar 53 ankimime nga ana e subjekteve politike, tė cilat kėrkojnė pavlefshmėrinė e rezultatit tė votimit pėr disa Komisione tė Qendrave tė Votimit apo nė tė gjithė zonėn. Kryetari i KQZ-sė, Ilirian Celibashi, bėri tė ditur se janė depozituar 107 ankimime nga partitė politike, pėr pėrsėritje votimesh nė 60 zona zgjedhore. Sipas burimeve pranė KQZ-sė, procesi i shqyrtimit tė kėtyre kėrkesave mund tė zgjasė dhjetė ditė. Pjesa mė e madhe e ankimimeve tė bėra nga PS-ja, si dhe njė pjesė e kandidatėve pėr deputetė pėrfshijnė zonat zgjedhore tė fituara nė Tiranė dhe Durrės nga ana e Partisė Demokratike. Nė ankimimet e socialistėve kėrkohet pavlefshmėria totale e zgjedhjeve pėr ato zona, ku kanė dalė fitues Bamir Topi, Lulzim Basha, Bujar Nishani dhe Besnik Mustafaj. Ndėr zonat e kontestuara tė socialistėve pėrfshihet edhe ajo e Vlorės, e fituar nga kandidati i PD-sė, Kollozi, si dhe ajo me numėr 54, e fituar nga demokrati Aurel Bylykbashi. Ndėrsa nga ana e PD-sė, ankimimet kanė ardhur nga Edi Paloka pėr zonat e fituara nga socialistėt Shpėtim Idrizi, Luftim Ahmetaj. Gjithashtu, socialistėt kėrkojnė pavlefshmėri tė zgjedhjeve edhe nė tre zonat e Korēės, ku kanė fituar demokratėt Hoxha, Spaho dhe Jaēelli. Ndėrsa Lėvizja Socialiste pėr Integrim kėrkon pėrsėritje tė votimeve nė zonėn nr. 59, ku ka fituar socialisti Elmaz Sherifi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka mbyllur tė gjitha ankimimet e bėra nga ana e subjekteve politike, pėr tė rishikuar votat e proporcionalit. Shtatė anėtarėt e KQZ-sė kanė hedhur poshtė ēdo pretendim tė partive politike pėr rishikimin e votave tė proporcionalit. Tė gjitha kėto kėrkesa janė rrėzuar me nga shtatė vota tė anėtarėve tė KQZ-sė, Celibashi, Zguri, Gjata, Prenga, Subashi, Varfi dhe Malaj, me arsyen se nuk ekzistojnė prova dhe argumente tė besueshme ligjore, tė cilat mund t’i detyronin ata pėr rinumėruar fletėt e votimit pėr subjektet politike.



    zgjedhje 2005

    ankimimet

    Zona 34 Igli Toska pavlefshmėri nė 7 KQV
    Zona 59 LSI pėrsėritje zgjedhjesh
    zona 49 PS, pėrsėritje votimi nė 7 KQV
    zona 12 PS, pavlefshmėri totale
    zona 84 PS, pavlefshmėri totale
    Zona 81 PS, pavlefshmėri totale
    Zona 23 PS, pavlefshmėri totale
    zona 87 PS, pavlefshmėri totale
    zona 43 PS, pavlefshmėri totale
    zona 31 PS, pavlefshmėri totale
    zona 3 PS, pavlefshmėri totale
    zona 10 PS, pavlefshmėri totale
    zona 32 PS, pavlefshmėri totale
    zona 54 PS, pavlefshmėri totale
    zona 33 PS, pavlefshmėri totale
    zona 47 PS, pavlefshmėri totale
    zona 96 PS, pavlefshmėri totale
    zona 5 PS, pavlefshmėri totale
    Zona 73 Kastriot Islami, PS


    Panorama

  5. #205
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    BE: Zgjedhjet nė tėrėsi paqėsore

    Tiranė

    Ministrat e jashtėm tė Bashkimit Evropian thirrje qė qeveria e re dhe parlamenti tė pėrshpejtojnė reformat

    BE: Zgjedhjet nė tėrėsi paqėsore

    D.T

    TIRANĖ – Bashkimi Evropian kėrkoi dje, nėpėrmjet njė deklarate tė Kėshillit tė Ministrave tė Punėve tė jashtme qė politikanėt shqiptarė tė tregohen tė pjekur dhe tė pėrmbajtur duke respektuar plotėsisht procedurat ligjore tė procesit zgjedhor. Nė kėtė deklaratė theksohet se qeveria e re, sė bashku me Parlamentin, duhet tė punojnė me ngulm pėr pėrmbushjen e axhendės sė reformave tė integrimit nė BE, ku vend tė rėndėsishėm zė respektimi i ligjit. Nė ditėn e parė tė takimit tė tyre nė Bruksel, 25 ministrat e jashtėm tė BE-sė kanė firmosur dhe miratuar konkluzionet pėr Shqipėrinė. "Kėshilli i Ministrave tė Punėve tė jashtme Europiane mirėpret zhvillimin nė tėrėsi paqėsor tė zgjedhjeve nė Shqipėri, proces i cili ėshtė njė provė e rėndėsishme pėr gatishmėrinė e vendit pėr integrimin e mėtejshėm evropian",- thuhet nė kėtė deklaratė, pas takimit tė ministrave, i cili ėshtė i fundit pėr 6- mujorin e parė tė kėtij viti. "BE vuri re njė numėr parregullsish, tė cilat duhet tė trajtohen dhe pėrmirėsohen nė mėnyrė qė tė mos pėrsėriten nė tė ardhmen",- thuhet nė deklaratė, ku vlerėsohet gjithashtu puna e OSBE-ODHIR. BE ėshtė nė pritje tė raportit pėrfundimtar tė kėtyre organizmave vėzhguese tė zgjedhjeve nė Shqipėri. "Kėshilli u bėn thirrje tė gjithė liderėve politikė si edhe partive shqiptare qė tė tregojnė pėrgjegjėsi dhe tė respektojnė plotėsisht termat e Kushtetutės Shqiptare, Kodit Zgjedhor dhe atij tė Sjelljes, nėpėrmjet procesit zgjedhor dhe formimit tė njė qeverie tė re. Pasi tė jetė formuar qeveria e re dhe Parlamenti, duhet tė fillojnė punė pa humbur kohė pėr pėrmbushjen e reformave pėr integrimin evropian, nė veēanti nė fushėn e respektimit tė shtetit ligjor", thuhet mė tej nė deklaratė, ndėrsa kėtė vjeshtė Kėshilli do tė pėrgatisė raportin vjetor mbi procesin e Stabilizim- Asociimit me Shqipėrinė. "Ky do tė jetė edhe rasti i duhur pėr tė vlerėsuar nėse do tė mund tė pėrmbyllen negociatat pėr kėtė marrėveshje apo jo, dhe kjo nė bazė tė pėrparimeve tė pėrgjithshme nė lidhje me standardet demokratike dhe reformat kyēe",- shprehen ministrat e jashtėm tė BE-sė. Nė konkluzionet e ministrave thuhet se Shqipėria do tė vazhdojė tė ketė mbėshtetjen e BE-sė nė lidhje me ambicjet e vendit pėr afrimin me Bashkėsinė Evropiane, duke theksuar se pėr kėtė "ēelėsi pėr pėrparime tė mėtejshme mbetet gjithmonė nė duart e autoriteteve shqiptare".

    19/07/2005 ( Shekulli )
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  6. #206
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Zgjedhėsit e zonave 2, 64 dhe 90 do tė pėrsėrisin 3 korrikun. KQZ do tė shpenzojė 15 milionė lekė

    KQZ: Rivotimi do tė bėhet mė 21 gusht

    Celibashi: Po marrim masat qė tė mos ketė ankesa tė reja



    Blerina sinani
    Pėrsėritja e zgjedhjeve tė 3 korrikut nė tri zona zgjedhore do tė zhvillohet nė datėn 21 gusht. Ky ka qenė vendimi i djeshėm i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve lidhur me korrigjimin e gabimeve tė konsideruara gjatė procesit zgjedhor nė zonat zgjedhore 2, 6 dhe 90.

    Vendimi i KQZ-sė erdhi pas mbylljes sė shqyrtimit nga ana e Kolegjit Zgjedhor e tė gjitha ankesave pėr 3 korrikun nga kandidatėt dhe subjekte tė ndryshme zgjedhore. Kolegji Zgjedhor mbylli dje shqyrtimin e tė gjitha apelimeve pėr zgjedhjet e 3 korrikut dhe mori vendimin qė zgjedhjet tė pėrsėriten edhe nė zonėn zgjedhore 90. Tė paktėn 83 mijė zgjedhės do t'u drejtohen sėrish kutive tė votimit nė kėto zona. Nė lidhje me pėrsėritjen e zgjedhjeve nė kėto tri zona, kreu i KQZ, Ilirian Celibashi, u shpreh dje se, nga ana e institucionit qė ai drejton do tė bėhen pėrpjekjet maksimale qė tė shmangen parregullsitė dhe problemet. Kjo, sipas tij, pėr tė mos lejuar qė kandidatėt tė kenė ankesa pas pėrfundimit tė procesit zgjedhor.

    Deklarata
    Pas vendimit qė ribėrja e zgjedhjeve nė 3 zona zgjedhore tė jetė data 21 gusht, kreu i KQZ ka dhėnė njė prononcim pėr mediat. "Nė bazė tė vendimit tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, zgjedhjet do tė ribėhen nė kėto tri zona nė datėn 21 gusht. Ne do tė bėjmė disa ndryshime qė lidhen me elementėt e sigurisė dhe me pamjen e jashtme tė fletės sė votimit. Kuptohet qė pėrmbajtja e saj nuk ndryshon, por do tė jenė pėrsėri tė njėjtėn kandidatė nė fletėn e votimit", tha dje Celibashi. Nga ana tjetėr, kryetari i institucionit qė administron zgjedhjet theksoi se, ky institucion do tė punojė shumė nė mėnyrė qė tė mos ketė asnjė parregullsi nė kėto zgjedhje, me qėllim qė edhe kandidatėt pas pėrfundimit tė procesit zgjedhor, tė mos kenė arsye pėr tė ngritur pretendime apo ankesa ndaj procesit zgjedhor apo dhe rezultatit tė zgjedhjeve nė kėto tri zona zgjedhore. Gjithashtu, Celibashi tha dje se nuk ka mundėsi pėr pėrsėritjen e zgjedhjeve nė asnjė zonė tjetėr, pasi edhe nė zonėn ku kandidon pėr PS-nė, Kastriot Islami dhe Artur Shehu pėr PD-nė, KQZ-ja do tė shqyrtojė vetėm tabelėn e rezultateve tė Komisionit Zonal Zgjedhor. "Z.Islami ka paraqitur njė kėrkesė qė lidhet me rezultatin e zgjedhjeve nė kėtė zonė zgjedhore. Nuk ka asnjė mundėsi tjetėr pėr pėrsėritjen e zgjedhjeve nė zona tė tjera zgjedhore", tha dje Celibashi.
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do tė nisė qysh nė javėn qė vjen pėrgatitjet pėr zhvillimin e zgjedhjeve nė kėto zona. Nė tri zonat zgjedhore, ku do tė ribėhen zgjedhjet votojnė gjithsej rreth 83 mijė zgjedhės dhe shuma qė do tė shpenzojė KQZ-ja pėr procesin zgjedhor ėshtė mbi 150 milionė lekė tė vjetra.


    Valentina Leskaj
    Sekretarja pėr Marrėdhėniet me Publikun nė Partinė Socialiste, Valentina Leskaj, dha dje vlerėsimin e saj pėr sa i pėrket vendimit tė Kolegjit Zgjedhor pėr pėrsėritjen e zgjedhjeve nė zonėn zgjedhore 90. Leskaj ka vlerėsuar si mjaft pozitive vendimin e Kolegjit Zgjedhor pėr ēėshtjen nė fjalė dhe shtoi se kjo ėshtė rrjedhojė e marrjes nė konsideratė tė provave tė parregullsive nė zonėn zgjedhore 90. Nga ana tjetėr, Valentina Leskaj theksoi se vėmendja e socialistėve nė ditėt nė vijim do tė pėrqendrohet nė tri zonat zgjedhore, ku do tė pėrsėriten zgjedhjet, nė mėnyrė qė fitorja tė jetė nė anėn e selisė rozė. Mė pas, shtoi ajo, nė PS mund tė bėhet analiza e rezultateve tė gjithė procesit zgjedhor.


    Jozefina Topalli
    Nėnkryetarja e Partia Demokratike, Jozefina Topalli, ėshtė shprehur e sigurt pėr fitoren e zgjedhjeve nga PD-ja nė zonėn 90. Sipas saj se edhe kjo zonė do t'i shtohet fitores sė demokratėve, duke u bėrė pjesė e ndryshimit tė madh. Kolegji zgjedhor ka vendosur njė ditė mė parė qė tė pėrsėrisė zgjedhjet nė zonėn 90 ku kandidon pėr PD-nė Genc Ruli. Gjithashtu demokratėt nuk kanė dashur tė komentojnė vendimin e marrė nga gjyqtarėt e Kolegjit Zgjedhor, por e kanė vlerėsuar si diēka pozitive punėn e tyre dhe tė KQZ-sė. As tėrheqja e forcave tė tjera politike nga gara elektorale nuk pėrbėn ndonjė problem tė madh, pasi e djathta e ka fitoren tė sigurt dhe zona 90 nė Gjirokastėr do tė bėhet pjesė e kėsaj fitoreje.


    Pėllumb Xhufi
    Nėnkryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Pėllumb Xhufi, tha dje se LSI-ja nuk do tė jetė pjesė nė pėrsėritjen e zgjedhjeve nė zonėn zgjedhore 90, por edhe nė zonat zgjedhore 2 dhe 64. Ai theksoi se kjo tashmė nuk lidhet me LSI-nė pėr sa kohė qė nuk janė rinumėruar votat e saj nė proporcional. Madje Xhufi shtoi se LSI-ja nuk do t'i bėjė asnjė orientim elektoratit tė saj nė zgjedhjet qė do tė ribėhen mė 21 gusht, duke qenė se, sipas tij, LSI-ja nuk mund tė marrė pjesė nė njė shtojcė tė masakrės elektorale. Xhufi shtoi se votat e LSI-sė nė Gjirokastėr nuk duhet tė llogariten nė bazė tė njėrės apo tjetrės parti. "Ne kemi votat tona e nuk bėjmė pjesė nė llogaritė e tė tjerėve", tha ai.


    Odisea elektorale mes kandidatėve tė PD dhe PS

    Kutia e Manalatit riktheu zonėn 90
    Kolegji Zgjedhor vendosi pas ankesės sė Ēeēos

    Zona zgjedhore 90 ka qenė njė nga zonat qė ėshtė kontestuar mė shumė pėr sa i pėrket mėnyrės sė si janė zhvilluar zgjedhjet aty, si dhe rezultatet e dala nga procesi i votimit. Ankesat nė lidhje me procesin e zgjedhjeve tė 3 korrikut nė kėtė zonė janė diskutuar pėr njė kohė tė gjatė nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve. E gjithė "odisea" e kėsaj zone zgjedhore nė fakt ka qenė vetėm njė kuti votimi, e cila i pėrkiste qendrės sė votimit 4244 nė lagjen Manalat tė Gjirokastrės. Kjo kuti votimi ka qenė e parregullt dhe nga kandidati demokrat, Genc Ruli, qysh nė fillim ėshtė kėrkuar qė ajo tė mos numėrohej. Nga ana tjetėr, kandidatja e Partisė Socialiste, Makbule Ēeēo, ka kėrkuar numėrimin e votave qė gjendeshin nė atė kuti. Kjo pasi, sipas socialistes Ēeēo, lagjja Manalat ka qenė historikisht njė zonė e majtė dhe votat e numėruara aty mund tė pėrmbysnin diferencėn qė ndanin atė me kandidatin e PD-sė. Gjatė diskutimeve nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve pėr numėrimin apo jo tė votave qė gjendeshin nė kėtė kuti votimi, nuk ėshtė arritur qė njė gjė e tillė tė ndodhte. Nė votimin qė bėnė anėtarėt e KQZ-sė, rezultati doli katėr pro dhe tre kundėr, rezultat qė nuk mjaftonte pėr tė marrė njė vendim, pasi duheshin pesė vota. Mė pas ēėshtja ėshtė ndjekur nė Kolegjin Zgjedhor tė Gjykatės sė Apelit, ku pas disa seancave tė gjykimit, ėshtė vendosur vetėm dy ditė mė parė qė zgjedhjet nė zonėn zgjedhore 90 tė pėrsėriten nė tėrėsi. Kolegji Zgjedhor pasi ka bėrė ekspertizėn e tė gjitha provave dhe pasi ka dėgjuar pretendimet e dy kandidatėve nė fjalė, Genc Ruli dhe Makbule Ēeēo ka vendosur qė procesi i zgjedhjeve tė 3 korrikut tė pėrsėritet. Nė tė vėrtetė tė dy kandidatėt kryesorė kanė pranuar qė gjatė procesit zgjedhor tė zgjedhjeve tė 3 korrikut ka pasur parregullsi nė zonėn ku ata kandidonin. Ashtu si dhe kandidatja socialiste, Makbule Ēeēo, edhe kandidati demokrat, Genc Ruli, ka paraqitur pretendimet e tij pėr sa u pėrket parregullsive tė vėrejtura gjatė zgjedhjeve tė 3 korrikut. Pas vendimit tė Kolegjit Zgjedhor dy kandidatėt do tė pėrballen pėr herė tė dytė mė datėn 21 gusht.

  7. #207
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    PS-ja deklaron se komisionerėt do tė jenė tė lirė tė ushtrojnė funksionet e tyre

    Sherifi: Po pati presione nuk do tė njohim zgjedhjet

    D.Tanushi

    TIRANĖ – Nėse komisionerėt nuk do tė jenė tė lirė tė ushtrojnė funksionet e tyre nė zonat ku do tė zhvillohen zgjedhjet, atėherė socialistėt nuk do tė njohin rezultatin e zgjedhjeve. Kėshtu ėshtė shprehur dje sekretari pėr burimet njerėzore nė PS, Elmaz Sherifi, nė njė prononcim pėr gazetarėt. Ai hodhi poshtė zėrat qė thonė se komisionerėt socialistė do tė tėrhiqen nga Lazarati. ”Kam parė vetė me sytė e mi falanga qė demonstronin nė qendėr tė qytetit me flamuj dhe qė do tė jenė suport nė Lazarat dhe e theksoj nė Lazarat, sepse rezultati nė qytetin e Gjirokastrės do tė jetė shumė mė i thellė nė favor tė PS-sė, nė favor tė kandidates Makbule Ēeēo. Kjo komunė qė ka qendra votimi, duhet tė monitorohet dhe unė do t’i ftoja tė gjithė tė shkojnė nė Lazarat ta monitorojnė procesin qė tė mos ketė mė deklarata pėr njohje apo mosnjohje rezultati”, - deklaroi Sherifi. Sipas tij, “nėse nuk do tė ketė njė klimė tė tillė qė vetė komisionerėt tė jenė tė lirė pėr tė ushtruar funksionet e tyre ligjore, do tė thotė qė nuk ka se si tė njihet rezultati nė kėtė zonė zgjedhore”. Partia Socialiste nuk ka paralajmėruar bojkot apo mosnjohje rezultati, por ka kėrkuar prezencė tė madhe monitoruesish nė zgjedhjet e 21 gushtit, ka thėnė mė pas Sherifi. Ai ka denoncuar faktin se ka tendecė nga PD-ja pėr presion mbi komisionerėt. "Nuk ėshtė e vėrtetė qė socialistėt do tė bojkotojnė rezultatin e zgjedhjeve tė 21 gushtit. Ne vetėm kemi kėrkuar qė tė gjithė monitoruesit, pėrfshi dhe ata tė OSBE/ODIHR-it, tė jenė prezent pėr tė treguar sa i pėrmbushin standardet kėto zgjedhje", - tha Sherifi. Sekretari pėr ēėshtjet elektorale nė PS, Sherifi, deklaroi dje se fitorja nė zonėn nr. 90 nė Gjirokastėr ėshtė e sigurt dhe i vetmi shqetėsim nė kėtė zonė ėshtė Lazarati. “Besoj qė tė tėrė shqiptarėt duhet tė kuptojnė rrezikshmėrinė qė sjellin kėto kontigjente. Besoj qė tė gjithė shqiptarėt duhet tė kuptojnė se ēfarė sjell nė mentalitet, nė vizion dhe shkallėn e rrezikshmėrisė qė sjellin kėto kontigjente tė inkurajuara ngaqė mendojnė se PD-ja erdhi nė pushtet. Sjellja e tyre politike ėshtė qė tė mos lejojnė tė futet kėrrkush nė zonėn qė ata e konsiderojnė pronė tė tyre. Ėshtė dėshmia mė e mirė qė tregon ēfarė pėrfaqėson PD-ja dhe sa larg mentalitetit demokratik ėshtė dhe standardeve pėr tė cilat flasim”, - sqaroi Sherifi. Ndėrkohė bėhet e ditur se nė Lazarat, pėrveē vėzhguesve tė OSBE-ODIHR-it, do tė jetė edhe vetė shefi i misionit, Jorgen Grunet.

  8. #208
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Kreu i PD-sė shprehet se socialistėt janė kthyer tek ideja e tyre e vjetėr e bojkotit

    Berisha: Ēeēo do qė tė bllokojė zgjedhjet nė Lazarat

    D. T

    GJIROKASTER – Ēeēo kėrkon tė bllokojė zgjedhjet nė Gjirokastėr, ėshtė shprehur dje kryetari i PD-sė, Sali Berisha. Ai ka zbritur nė zonėn nr. 90 njė ditė para heshtjes elektorale dhe ka akuzuar kandidaten socialiste, Makbule Ēeēo, se janė komisionerėt socialistė tė kandidates socialiste, qė nuk duan mbarėvajtjen e procesit. Kreu i PD-sė, Berisha, ėshtė shprehur se socialistėt e Lazaratit i kanė dėrguar listat e komisionerėve tė tyre, por ėshtė vetė Ēeēo ajo qė nuk i pranon kėto lista me idenė e bojkotit. Ashtu si edhe gjatė kėtyre ditėve, por siē kanė bėrė edhe socialistėt, Berisha i ka ftuar institucionet ndėrkombėtare tė monitorojnė procesin e 21 gushtit nė kėtė zonė, duke shprehur bindjen se KQZ-ja do tė veprojė nė pėrputhje me ligjin. “Duhet gjetur se ku fle “lepuri” i socialistėve, qė, sipas meje, ai ėshtė kthyer tek ideja e vjetėr e bojkotit dhe te dhunimi i votės sė lirė tė qytetarėve. Nga informacionet qė unė kam, socialistėt e Lazaratit i kanė dėrguar listat e komisionerėve tė tyre, por ėshtė Ēeēo ajo qė nuk i pranon ato lista, me idenė e bojkotit tė zgjedhjeve nė kėtė fshat, por unė shpresoj qė KQZ-ja nė kėtė rast do tė zbatojė ligjin. Unė nga ana ime, ftoj sot zyrtarisht OSBE-ODIHR-in, KQZ-nė, Ambasadėn e SHBA-sė dhe tė gjithė faktorėt e tjerė ndėrkombėtarė qė tė monitorojnė procesin e 21 gushtit”, - ėshtė shprehur Berisha. Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, gjatė njė konference pėr shtyp, tė zhvilluar dje nė Gjirokastėr, nė mbėshtetje tė kandidatit tė kėsaj partie nė zonėn elektorale nr. 90, Genc Ruli, ka premtuar ta kthejė Gjirokastrėn nė njė bizhu tė kulturės kombėtare. Kam ardhur kėtu, tha Berisha, "t'ju siguroj se qeveria do tė bėjė ēdo pėrpjekje pėr ta shndėrruar kėtė qytet nė lartėsinė e vlerave qė i takon, duke e kthyer atė nė njė bizhu tė kulturės kombėtare". Ai garantoi se "fondet e UNESKO-s do tė jenė simbolike nė krahasim me fondet qė qeveria dhe zoti Ruli do tė garantojnė pėr kėtė qytet". Berisha ka garantuar nė kėtė konferencė mė shumė liri dhe tė drejta pėr tė gjitha minoritetet gjatė qeverisjes sė tij, dhe nė veēanti pėr atė grek, nė bazė tė standardeve tė BE-sė. Gjithashtu ai ka siguruar opinionin e gjerė se zgjedhjet mė 21 gusht nė Komunėn e Lazaratit do tė jenė tė ndershme dhe tė lira. “Qėndrimi ynė ndaj pushtetit vendor do tė jetė respektimi dhe vlerėsimi i tij. Qeverive vendore ne do t’u japim tė gjitha kompetencat, pavarėsisht se cilės forcė politike i pėrket, pasi ne jemi nė gjendje tė dallojmė opozitarizmin nė qendėr me veprimtarinė e strukturave tė qeverisjes vendore. Ne do tė shtojmė fondet publike pėr tė gjitha bashkitė dhe komunat pa dallim, do tė aplikojmė procedura transparente, por natyrisht “lupa” e kontrollit mbi pėrdorimin e fondeve publike do tė funksionojė dhe do tė intensifikohet. Ne nuk do tė lejojmė qė fondet publike tė tenderohen dhe tė fitohen nga firmat qė i japin ryshfete kryetarit tė bashkisė”, - ėshtė shprehur Berisha.

  9. #209
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Partia Socialiste dorėzon njė ditė pas afatit ligjor shifrėn e harxhimeve gjatė fushatės elektorale

    PS: Fushata, shpenzuam 2 milionė $

    Deklarimi zyrtar i socialistėve nė KQZ: Harxhuam 198 170 000 lekė tė reja nė fushatė

    A.Rama

    TIRANE - Edhe pse pjesės mė tė madhe tė shqiptarėve fushata elektorale e socialistėve mund t’u jetė dukur shumė e shtrenjtė dhe superluksoze, shifrat zyrtare flasin pėr tė kundėrtėn. Nė formularin e dorėzuar nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve nga kryefinancieri i PS-sė, Shpėtim Kaēi, ėshtė paraqitur shifra totale e shpenzimeve qė kandidatėt e saj kanė shpenzuar nė tė gjithė vendin. Kėshtu PS-ja deklaron zyrtarisht se sė bashku me paratė qė ka marrė nga buxheti i shtetit, ka shpenzuar pėr tė mbuluar aktivitetet elektorale gjithsej 198 170 000 lekė tė reja. Ndėrkohė, sipas burimeve zyrtare nga KQZ-ja, nė formularin qė socialistėt kanė dorėzuar 1 ditė pas afatit zyrtar tė parashikuar nė Kodin Zgjedhor, nuk janė dhėnė shifra tė detajuara pėr shpenzimet qė 100 kandidatėt e PS-sė kanė harxhuar nė zonat ku ata kandiduan pėr garėn elektorale tė 3 korrikut. Thjesht aty janė paraqitur nė mėnyrė formale tė dhėnat e shpenzimeve tė pėrgjithshme pėr aktivitetet kryesore dhe takimet e tjera tė kandidatėve nė mėnyrė tė pėrmbledhur. Ndėrkohė shifra nė fjalė prej gati 200 milionė lekėsh tė reja, shpenzime pėr njė fushatė qė zgjati gati dy muaj, duket e pabesueshme, pasi vetėm kongresi elektoral i PS-sė, takimi hapės i fushatės dhe ai i mbylljes i saj, mund tė ketė harxhuar 1/3 e kėsaj shume. Pėr tė mos pėrmendur faktin se mitingjet kryesore elektorale janė shoqėruar me koncerte tė kėngėtarėve tė ndryshėm, tė cilėt kanė marrė jo pak lekė pėr praninė e tyre gjatė ditėve tė fushatės. Ajo qė duket paksa e ēuditshme nė shifrat e deklaruara nga PS-ja, ėshtė se aty janė pėrfshirė edhe paratė qė ky subjekt zgjedhor ka pėrfituar nga fondi i akorduar nga buxheti i shtetit. Konkretisht, gjatė llogaritjes nė KQZ tė parave tė akorduara nga Ministria e Financave, ka pėrfituar 24 850 854 milionė lekė tė reja, ose gati 40 % tė shumės totale tė akorduar nga buxheti i shtetit. Pra, edhe pse pėr kėtė proces zgjedhor, pėr herė tė parė Kodi Zgjedhor kishte tė pėrcaktuar njė dispozitė qė i detyron partitė tė deklarojnė shumat e sponsorizimeve tė pėrftuara gjatė fushatės zgjedhore, si dhe vendos limitin qė dhuratat nuk duhet tė kalojnė vlerėn e 100 milionė lekėve tė vjetra, kjo duket se nuk ka zgjidhur asgjė. Ashtu siē edhe pritej, shuma e shpenzimeve qė do tė deklarohej nė KQZ do tė ishte shumė larg asaj qė ka ndodhur nė realitet pėrgjatė dy muajve qė zgjati fushata zyrtarisht dhe jozyrtarisht. E kjo mund tė thuhet pa frikė pėr PS-nė, forcė politike qė ishte pėr 8 vite nė pushtet, dhe qė ka zhvilluar njė fushatė spektakolare, tė ngjashme me konventat amerikane. Luksi qė mbuloi aktivitetet e PS-sė, ku vetėm pėr mitingun pėrmbyllės tė zhvilluar te sheshi “Nėnė Tereza”, ėshtė marrė regjia, efektet e dritave dhe gjithēka tjetėr nga Greqia, nuk i justifikojnė aspak shifrat e shpenzimeve tė deklaruara nga kjo parti. Kėtu nuk po pėrmendim shpenzimet marramendėse tė njė pjese tė mirė tė kandidatėve tė PS-sė, qė nė disa zona shlyen edhe listat ushqimeve tė papaguara tė banorėve nė gjendje tė vėshtirė ekonomike.


    198 170 000 lekė
    Kjo ėshtė shifra zyrtare e shpenzimeve e kandidatėve socialistė gjatė fushatės elektorale tė zgjedhjeve tė 3 korrikut


    24 850 854 lekė
    Kjo ėshtė shifra zyrtare qė Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akordoi pėr Partinė Socialiste njė muaj para zgjedhjeve pėr shpenzime elektorale

    12%
    Sipas deklarimit zyrtar tė PS-sė pėr shpenzimet, del se vetėm 12% e parave kanė qenė nga buxheti i shtetit, pjesa tjetėr prej 88% janė sponsorizime

  10. #210
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Kryefinancieri i PD-sė shprehet se kjo parti do tė publikojė shpenzimet

    Ēela: Zgjedhjet nuk kanė pėrfunduar, jemi nė kohė

    Shekulli

    TIRANE - Kryefinancieri i PD-sė, Blerim Ēela, ėshtė shprehur dje se secili prej kandidatėve tė PD-sė qė konkurroi nė zgjedhjet 3 korrikut, ka marrė formularin pėrkatės pėr tė bėrė deklarimin e shpenzimeve tė kėsaj fushate. Sipas tij, tė gjitha kėto tė dhėna 100 kandidatėt e PD-sė do t’i dorėzojnė pranė selisė dhe mė pas do tė pėrcillen drejt KQZ-sė. “Ne jemi marrė vetėm me shpėrndarjen e fondit qė ka marrė partia nga buxheti i shtetit, dhe jo me sponsorizimet e gjetura nga kandidatė tė ndryshėm nė mėnyrė individuale. Kjo ka qenė ēėshtje individuale”, - tha Ēela. Sipas tij, ka ende kohė qė PD-ja tė dėrgojė nė KQZ formularėt pėr shpenzimet e fushatės zgjedhore, pasi zgjedhjet ende nuk kanė pėrfunduar dhe fushata vazhdon pėr 3 zonat ku do tė rivotohet. Ai shtoi se PD-ja do tė dėrgojė tė plotė informacionin nė KQZ, ashtu siē e parashikon Kodi Zgjedhor, vetėm kur fushata zgjedhore tė kėtė pėrfunduar. “Ne do tė dėrgojmė informacion nė KQZ pėr fushatėn e tė 100 kandidatėve dhe jo pėr njė pjesė”, - tha Ēela. Ai vėrejti se afati i pėrcaktuar nga Kodi Zgjedhor qė deri nė datėn 18 duhet tė ishin dorėzuar tė dhėnat pėr shpenzimet jopublike tė fushatės, ishte i vlefshėm nė rast se zgjedhjet do tė kishin pėrfunduar nė tė gjithė vendin qė mė 3 korrik. PD-ja ka pėrfituar nga buxheti i shtetit shumėn 17 836 800 lekė tė reja, ndėrkohė qė ka zhvilluar njė fushatė goxha tė kushtueshme si ish-parti opozitare. Madje PD-ja pėr organzimin e fushatės zgjedhore lidhi kontratė me kompaninė amerikane BG&R. Por vlera e kėsaj kontrate nuk ėshtė bėrė ende publike. Vlen tė pėrmendet mėnyra e organizimit tė Kuvendit Kombėtar tė kėsaj partie si dhe fillimi i fushatės publikisht 10 ditė para se ajo tė fillonte sipas Kodit Zgjedhor, dhe ėshtė e qartė se demokratėt nuk mbeten pas socialistėve pėr shpenzimet marramendėse tė kėsaj fushate.

Faqja 21 prej 22 FillimFillim ... 1119202122 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  3. Godo: Zgjedhjet, pėrgjegjėsi e Berishės
    Nga Albmaster nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 15:55
  4. Komentet tuaja pėr zgjedhjet e 3 korrikut
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 02:47
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •