PS, 31 kėrkesa pėr ripėrsėritjen e zgjedhjeve
Zgjedhjet tė pėrsėriten nė 54 zona
Socialistėt kėrkojnė shpalljen e zgjedhjeve tė pavlefshme nė 31 zona, ndėrsa demokratėt nė 7
Anila Rama
TIRANĖ- Ėshtė mbyllur dje afati i depozitimit nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve i kėrkesave pėr pavlefshmėri tė procesit zgjedhor nė zona tė ndryshme tė vendit. Sipas burimeve zyrtare nga KQZ-ja, janė 54 kėrkesa tė ndryshme tė ardhura gjatė kėtyre ditėve, nėpėrmjet tė cilave subjektet zgjedhore apo kandidatėt kanė kėrkuar pavlefshmėri tė pjesshme apo edhe tė plotė nė zona tė caktuara tė zgjedhjeve parlamentare tė 3 korrikut. KQZ-ja ka rrėzuar 3 ankesa, pėr shkak se ankuesi nuk legjitimohej si dhe 4 tė tjera pėr shkak tė formės sė parregullt tė ankimimit. Pra, siē shihet, subjektet zgjedhore kanė kėrkuar pavlefshmėri nė gjysmat e zonave elektorale nė vend. Nė listėn e kėrkesave pėr pavlefshmėri, bie nė sy fakti se PS-ja ka depozituar numrin mė tė madh tė tyre, pėrkatėsisht 31 tė tilla, qė janė bėrė nė emėr tė subjektit dhe vetėm njė pjesė prej tyre nga kandidatėt, tė cilėt nė tė shumtėn e rasteve kėrkojnė pavlefshmėrinė e zgjedhjeve nė tė gjithė zonėn. Ndėrsa kandidatėt e PD-sė dhe ky subjekt zgjedhor ka depozituar kėrkesė pėr pavlefshmėri pėr 7 zona zgjedhore dhe pjesa tjetėr u pėrket subjekteve dhe kandidatėve tė PBDNJ-sė, LSI-sė, e ndonjė kandidati tė pavarur. Ndėr ankesat ku PS-ja kėrkon pavlefshmėrinė ėshtė edhe zona 31 nė Tiranė, ku ka fituar kandidati i PD-sė, Bamir Topi, me 53,35 % tė votave, pėrballė pėrfaqėsueses socialiste Mimi Kodheli, e cila ka marrė 33,36 % tė votave. Pėr Tiranėn ėshtė kėrkuar pavlefshmėria nė zonėt 33, 34 e pjesėshme, 43, 32, 41 dhe zonėn 45.
Rastet
Institucioni zgjedhor do tė fillojė shqyrtimin e kėrkesave pėr pavlefshmėri gjatė javės sė ardhshme, vetėm pasi tė kenė pėrfunduar shqyrtimi i ankesave pėr kundėrshtimin e tabelave tė rezultateve pėr kandidatėt dhe pėr proporcionalin. Zona qė rrezikon seriozisht pėrsėritjen e zgjedhjeve pėr shkak tė parregullsive tė shumta qė u vėrejtėn nė 3 korrik, por edhe gjatė numėrimit tė votave, ėshtė zona elektorale 2 nė Malėsinė e Madhe. Nė kėtė zonė, nė 17 qendra votimi nuk ėshtė zhvilluar votimi, pasi anėtarėt e komisioneve tė qendrave tė votimit nuk tėrhoqėn materialet zgjedhore, duke bllokuar pa shkak zhvillimin normal tė procesit zgjedhor. Por edhe kandidati i PS-sė qė kandidon nė kėtė zonė, Pal Lera, ka kėrkuar nė KQZ qė edhe nė ato qendra ku ėshtė zhvilluar votimi, tė shpallet pavlefshmėria. Lera kandidon pėrballė demokratit Astrit Bushati, kryetar i PD-sė sė Shkodrės, i cili nga votimi i pjesshėm qė ėshtė zhvilluar, ėshtė nė avantazh me vota. Pėr kėtė zonė zgjedhore KZZ-ja nuk ka marrė asnjė vendim as pėr votimin e pjesshėm tė zhvilluar, pasi komisionerėt nuk kanė pranuar tė firmosin tabelat e rezultateve. Ndėrkohė edhe disa anėtarė tė KQZ-sė kanė pohuar jozyrtarisht se ka shumė gjasa qė nė kėtė zonė tė ribėhen zgjedhjet nga e para, pėr shkak tė problemeve tė mėdha qė u vėrejtėn si gjatė votimit, ashtu edhe gjatė numėrimit. Edhe disa zonė tė tjera problematike, siē ėshtė zona 64, 73, 90, 92 apo edhe nė ndonjė zonė tjetėr tjetėr, mund tė ketė pavlefshmėri tė pjesshme, gjė qė e kanė kėrkuar subjektet zgjedhore dhe kandidatėt. Nė rast se KQZ-ja apo Kolegji Zgjedhor do tė zyrtarizojė pavlefshmėrinė nė ndonjė zonė, kjo do tė zgjasė pafundėsisht procesin zgjedhor dhe shpalljen e rezultateve pėrfundimtare. Madje kohėzgjatja mund tė jetė e njėjtė si nė vitin 2001, kur zgjedhjet parlamentare u zhvilluan nė disa zona, me 5 raunde votimesh.
Kėrkesat e PS-sė pėr pavlefshmėri:
Kandidati Pal Lera pėr zonėn 2.
Kandidati Igli Toska pėr zonėn 34, tė pjesshme
Kandidati Zef Preēi pėr zonėn 13
Kandidati Maqo Lakrori pėr zonėn 86
Kandidati Artan Lame pėr zonėn 49, tė pjesshme
Kandidati Asllan Dogjani pėr zonėn 12
Kandidati Fehmi Xhemo pėr zonėn 84
Kandidati Ahmet Hoxhallari pėr zonėn 81
Kandidati Bujar Derveni pėr zonėn 23
Kandidati Agim Isaku pėr zonėn 87
Kandidati Shyqyri Duraku pėr zonėn 43
Kandidatja Mimi Kodheli pėr zonėn 31
Kandidati Lekė Ēukaj pėr zonėn 3
Kandidati Ali Berbati pėr zonėn 10
Kandidati Luan Rama pėr zonėn 32
Kandidati Arben Ahmetaj pėr zonėn 33
Kandidati Qazim Sejdini pėr zonėn 54
Kandidati Hasan Hoxha pėr zonėn 47
Kandidati Bashkim Habilaj pėr zonėn 96
Kandidati Ramadan Hasanaj pėr zonėn 5
Kandidati Mark Nikolli pėr zonėn 15
Kandidati Agron Dibra pėr zonėn 50
Kandidati Lulėzim Traga pėr zonėn 27
Kandidati Gjergji Koja pėr zonėn 29
Kandidati Myzelejen Hoxha pėr zonėn 71
Kandidati Rexhep Ukperaj pėr zonėn 11
Kandidati Kastriot Islami pėr zonėn 73
Kandidati Spartak Poēi pėr zonėn 41
Kandidati Mehmet Hasanlami pėr zonėn 45
Kandidatja Makbule Ēeēo pėr zonėn 90, tė pjesshme
Kandidati Viktor Doda pėr zonėn 9
Kėrkesat e PD-sė pėr pavlefshmėri:
Kandidati Edi Paloka pėr zonėn 37
Kandidati Bexhet Uruēi pėr zonėn 58
Kandidati Luftim Ahmetaj pėr zonėn 46
Kandidati Ilir Bano pėr zonėn 64
Kandidati Shaban Memia pėr zonėn 36
Kandidati Neshat Fana pėr zonėn 22
Kandidati Ismail Hoxha pėr zonėn 82
Tė tjera
Kandidati Anton Gurakuqi pėr zonėn 8, tė pjesshme
Kandidatja Esmeralda Uruēi pėr zonėn 3, LSI
Kandidati Spiro Ksera pėr zonėn 92, PBDNJ
Kandidati Thoma Miēo pėr zonėn 100, i pavarur
Neni 117 Pavlefshmėria e zgjedhjeve
1. Subjektet zgjedhore, brenda 10 ditėve nga data e zgjedhjeve ose brenda 10 ditėve nga data e pėrsėritjes sė zgjedhjeve, kanė tė drejtė tė kėrkojnė nė KQZ shpalljen e pavlefshme tė zgjedhjeve nė qendra tė caktuara votimi, nė njėsi tė veēanta zgjedhore ose nė tė gjithė vendin.
2.KQZ-ja i shpall zgjedhjet tė pavlefshme nė rase se:
a) Kanė ndodhur shkelje tė ligjit
b) Kanė ndodhur fatkeqėsi natyrore nė pėrmasa tė tilla qė pengojnė pjesėmarrjen e zgjedhėsve nė votim
c) Votimi nuk ka filluar ose ėshtė pezulluar pėr mė shumė se 6 orė ;
dhe pėr cilindo nga kėto shkaqe ėshtė cėnuar procesi zgjedhor nė njė masė tė tillė qė mund tė ketė ndikuar nė ndarjen e mandateve nė nė njėsitė zgjedhore ose nė shkallė vendi.
3. Kėrkesa pėr shpalljen e pavlefshme tė zgjedhjeve duhet tė pėrmbajė shkaqet ligjore, pėrshkrimin e rasteve tė shkeljeve dhe arsyetimin e detajuar pėr pasojėn e tyre.
4. KQZ-ja merr vendim pėr pavlefshmėri pas konsultimeve me KZZ-tė pėrkatėse. Nė arsyetimin e vendimit tė KQZ-sė duhet tė pėrshkruhet shkaku ligjor, rastet e vėrtetuara tė shkeljeve dhe arsyetimi i detajuar pėr pasojėn e tyre.
5. KQZ-ja ka tė drejtė tė vendosė mospėrsėritjen e zgjedhjeve nė rast se vėrteton se shkeljet nuk mund tė kenė ndikuar mbi ndarjen e mandateve nė njėsitė zgjedhore nė shkallė vendi.
shekulli
Krijoni Kontakt