Close
Faqja 12 prej 22 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 212
  1. #111
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,336
    Postimet nė Bllog
    22
    Jozefina Topalli dhe Gramoz Ruēi replikojnė nė distancė

    PD: Kemi fituar nė 56 zona
    PS: Nė avantazh nė 53 KZZ

    "Beteja" me shifrat e votave nė numėrim

    Altin Kreka

    PS dhe PD dje deri vonė nuk janė tėrhequr nga thirjet pėr fitore. Me njė ndryshim, zėdhėnėsit e PD sa herė komunikonin rezultatet ishin tė gėzuar dhe duket se nuk e ndjenin lodhjen e pritjes sė gjatė tė rezultateve ndėrsa nė selinė e PS kishte nervozizėm. Numri dy i PS, Gramoz Ruēi ishte i vetmi qė dilte nė konferencė pėr shtyp dhe komunikoi se PS lufton nė 53 zona elektorale duke pėrmendur disa herė fitoren e tė majtėve nė dy zona tė Shkodrės.

    Berisha ishte i pari qė prezantoi disa nga deputetėt fitues nė kėto zgjedhje. Nė krah tė Ylli Pangos, Bujar Nishani, Sokol Olldashi, Safet Sula. Berisha i prezantoi kėta kandidatė duke qėndruar nė kėtė dhe duke thėnė se po ju prezantoj njerėzit qė nxorėn nga politika, "kockėn e mafias rajonale Shyqyri Duraku", "mamuthin e korrupsionit Naēi", "idhullin e krimit tė oragnizuar Igli Toska". Ai tha se kėta i kanė bėrė njė shėrbim tė madh kombit. Kjo dalje e Berishės ndėrsa shifrat vazhdonin tė rriteshin nė favor tė PD-sė entuziazmi i Berishės rritej. Ndėrsa Jozefina Topalli nxitoi tė deklaronte "kryeministri Berisha". Vetė kryetari i PD-sė tha se do tė qeverisė sė bashku me aleatėt nė koalicion por ai nuk preferoi qė tė deklaronte se si do tė bėhej kjo qeveri, mbase pėr faktin se ėshtė ende shpejt pėr tė kaluar nė kėtė fazė.
    Ruēi
    Numri dy i PS i quajti dje kėrcėnim tė rendit festimet e PD nė shumė sheshe pėr rezultatet qė shpalleshin. Ai tha se rezultatet ende nuk kanė dalė dhe se PS rezulton tė jetė nė avantazh nė 53 zona. Entuziazmi i Ruēit nuk ėshtė ai qė ishte nė vitin 2001 kur doli dhe deklaronte shifrat e fitores sė PS. Kėtė herė Ruēi ishte shumė mė nervoz nė deklarimet e tij duke mos e fshehur faktin qė partia e tij ishte drejt rrugės sė sigurt tė daljes nė opozitė. Arsyet socialistėt le ti gjejnė nė komoditetin e tė qėnit nė opozitė pėr disa kohė.


    KQZ

    Komisioni qėndror i zgjedhjeve dje deklaroi se procesi ėshtė mbyllur nė njė pjesė tė madhe tė zonave. Nė 27 zona vazhdon procesi i numėrimit tė votave (deri dje nė mesnatė) dhe nė disa zona, si nė 88 dhe 90 janė bllokuar nxjerrja e rezultateve pėr shkak tė konflikteve qė kanė mes tyre komsionerėt. Celibashi gjatė deklarimeve pėr shtyp vlerėsoi procesin dhe kėrkoi nga komisionerėt qė pavarėsisht konflikteve qė kanė tė arrijnė dhe tė marrin vendim pėr zonat nė mėnyrė qė tė nxjerrin rezultatet e kėtyre zgjedhjeve. Mėngjesi i ditės sė sotme duket se do tė jetė edhe koha kur do tė bėhet e qartė se cili ka fituar dhe kush ka humbur, megjithėse tashmė ėshtė e qartė qė PD do t'i takojė tė formojė qeverinė dhe kryeministėr tė jetė Sali Berisha.

    Gazeta Shqiptare

  2. #112
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,336
    Postimet nė Bllog
    22
    Skema te tė majtėt u merr vota edhe nė mazhoritar kandidatėve socialistė

    "Dushku" funksionoi pėr PD, por dėshtoi tek PS
    PR partia e parė, humbet Balli Kombėtar

    Altin Kreka

    Skema e "Dushkut" ka funksionuar shumė mė mirė mes PD dhe PR se sa me aleatėt e tjerė tė koalicionit tė djathtė, gjithashtu edhe LZHK. Ndėrsa nė koalicionin e majtė 6 parti kanė kaluar pragun elektoral prej 2.5% pėrfshi edhe LSI qė ėshtė jashtė grupimit. Skema e Dushkut nuk ka funisionuar shumė mirė mes tė majtėve pėr shkak se fushata nuk u bė nė funksion tė kėsaj ideje. Nga ana tjetėr PD duket se i kanė humbur disa aleatė rrugės qė janė dy partitė e Ballit Kombėtar, Bashkimi Demokrat dhe partia e Karamelos. Shkak ka qenė fushata e cila e drejtoi votėn e PD nė propocional vetėm drejt disa partive. Por skema e Dushkut tė PD-sė do tė funksionojė shumė mė mirė se PS sepse koalicioni i djathtė nuk do tė humbė asnjė votė. Krijimi i grupimit "Aleanca pėr Liri, Drejtėsi dhe Mirėqėnie bėn qė votat qė kanė marrė aleatėt qė nuk arrijnė mbi 2.5% tė mos shkojnė dėm. Ato do tė kalojnė pėr llogari tė partive tė tjera gjatė momentit tė llogaritjes sė vendeve nė propocional. Tė djathtėt dhe tė majtėt duket se kanė vota tė njėjta nė propocional rreth 33 pėrqind. Ndėrsa pėr PS dhe PD e kanė dhėnė votėn njė numėr i barabartė votuesish, poėr kėto vota duket se nuk kanė asnjė vlerė duke patur parasysh faktin se PS dhe PD nuk marrin asnjė mandat nga propocionali.

    Skema e PD
    Skema qė pėrdori PD me aleatėt e saj nė kėto zgjedhje funksionoi nė mėnyrė shumė efikase. PD nėnshkroi njė marrėveshje dhe realizoi fushatė tė pėrqėndruar sė bashku me aleatėt. Synimi ishte ndarja sa mė e mirė e votave nė propocional si dhe bashkrendimi i forcave pėr tė ndihmuar nė maksimum kandidatėt e PD nė mazhoritar. Pėr kėtė arsye aleatėt e PD nuk vendosėn kandidatė nė mazhoritar duke mbledhur kėshtu tė gjitha votat. Nga ana tjetėr goditėn shumė fortė LZHK, e cila ishte e vetmja forcė politike qė krijonte probleme pėr tė djathtėt. Funksionimi shumė i mirė i kėsaj skeme u duk qartė te votat qė morrėn tė djathtėt. Kandidatėt e PD nuk kishin asnjė rival nga e djathta dhe pėrqėndrimi i votave tė tyre solli fitoren mbi tė majtėt qė ishin tė pėrēarė megjithėse nė shumė zona ishin shumicė pėrballė tė djathtėve.

    Skema e PS
    Socialistėt realizuan njė skemė shumė mė tė dobėt me aleatėt e tyre. PS nuk arriti asnjė marrėveshje me ta, pėrveē njė pakti tė heshtur me PBDNJ pėr tė mos u pėrplasur nė zonėn e Himarės ku u vendos si kandidaturė e pavarur ish-ministri i Drejtėsisė Spiro Peēi. Ishte Nano i cili shumė muaj para zgjedhjeve nuk e pranoi sygjerimin e ministrit tė Jashtėm Kastriot Islami. Ky i fundit propozoi arritjen e njė marrėveshje me aleatėt nė mėnyrė qė kėta tė fundit tė mos vendosnin kandidatė nė mazhoritar qė vota tė mos ndahej por tė bashkėpunonin nė propocional. Nano nuk e pranoi kėtė sygjerim dhe rezultatet negative ai ėshtė duke i parė qė nga dita e dielė e nė vazhdim.

    Gazeta Shqiptare

  3. #113
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,336
    Postimet nė Bllog
    22
    Emra tė panjohur nė politikė mposhtin rivalėt e tyre

    Fitoret e papritura tė Olldashit, Sterkajt e Doshit

    Ata janė surprizat e vėrteta tė kėtyre zgjedhjeve. Kanė fituar nė bastjonet e partive rivale duke "fundosur" emra tė njohur tė legjislaturės sė kaluar. Sokol Olldashi, Paulin Sterkaj, Engjėll Cara apo Tomė Doshi kanė siguruar pa vėshtirėsi fitoren nė votimet e 3 korrikut me njė diferencė tė konsiderueshme votash. Emra tė njohur apo tė panjohur tė politikės, ata kanė arritur tė marrin fitoren nga duart e rivalėve tė tyre duke u kthyer nga kandidatė nė deputetė tė parlamentit tė ardhshėm shqiptar. Fare i papritur ka qenė triumfi i kandidatit tė PS-sė, Tomė Doshit pėrballė Valentin Palajt tė PD-sė, dy herė deputet nė zonėn 7 tė qarkut tė Shkodrės. Biznesmeni dhe presidenti i Profarmės, Doshi, zhvilloi njė fushatė tė fortė dhe arriti tė kthente bastjonin demokrat nė njė zonė socialiste. Ndėrkohė, demokrati Sokol Olldashi arriti tė mundė Ministrin e Bujqėsisė, Agron Duka nė zonėn 26 nė Shijak me rreth 54 pėrqind tė votave kundrejt 43 pėrqind qė mori bosi i "Aibės". Olldashit i ka mjaftuar njė fushatė thuajse modeste pėr tė siguruar fitoren nė zonėn e Dukės. Ēudia mė e madhe ishte ajo qė ndodhi nė zonėn 1, nė qarkun e Shkodrės, ku veterani demokrat Pjetėr Arbnori humbi pėrballė ish-komisarit dhe biznesmenit Paulin Sterkaj, qė siguroi 51 pėrqind tė votave. Arbnori mori vetėm 44,3 pėrqind nė njė zonė demokrate, por ku ai kandidonte pėr herė tė parė.
    Surpriza mė interesante vjen nga zona 49 nė Golem, ku njė kandidat thuajse i panjohur mundi zėvendėsministrin e Turizmit dhe Rregullimit tė Territorit, Artan Lame. Demokrati Engjėll Cara, me profesion agronom, fitoi 56,06 pėr qind tė votave kundrejt 35,4 pėr qind tė Lames, ekspertit tė turizmit nė njė zonė ku ai kishte pėrqėndruar aktivisht fushatėn e tij. Po nė qarkun e Durrėsit, kandidati i Partisė Demokratike nė zonėn 29, Gazmend Oketa, la shumė prapa nė garėn elektorale kryetarin e FRESH-it, Gjergj Koja, njė ndėr kandidatėt e rėndėsishėm tė PS-sė. Koja siguroi vetėm 33,8 pėr qind tė votave kundrejt 54 pėr qind tė votave qė fitoi Oketa. Edhe pse gati i panjohur, kandidati demokrat arritit tė bindte zgjedhėsit e kėsaj zone tė heqin dorė nga vota pėr socialistėt. Shefi i diplomacisė shqiptare, Kastriot Islami ka provuar tė njėjtėn disfatė nė zgjedhjet e 3 korrikut nga njė kandidat i panjohur demokrat. Artur Shehu e siguroi fitoren nė zonėn e Mallakastrės, bastjon i gjithmonshėm i socialistėve, si rezultat i ndarjes sė votave socialiste mes kandidatit tė PS-sė, Islami dhe atij LSI-sė, Fatos Klosi. Shehu fitoi vetėm 40 pėr qind tė votave, ndėrsa Islami mori 39,26 pėrqind tė tyre, njė diferencė shumė e vogėl kjo. Ndėrkohė, nė zonėn 30 nė qarkun e Durrėsit, kandidati demokrat Genc Juka siguroi fitoren ndaj socialistit Sokol Kokomani. Juka, njė emėr thuajse i panjohur nė kampin e demokratėve mori rreth 42, 69 pėr qind tė votave, ndėrsa kandidati i PS-sė, Kokomani, mori vetėm 35,25 pėr qind tė tyre.

    Gazeta shqiptare

  4. #114
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Nano:-Deputetet tane fitojne ne 55 zona

    TIRANE- Kryeministri Nano dje pasdite ka dhėnė njė konferencė pėr shtyp pėr mediat vendase dhe tė huaja ku ka nėnvizuar qartė dhe saktė se e rėndėsishme nė kėtoz gjedhje ėshtė se janė zbatuar tė gjitha standartet ndėrkombėtare. Ai ka vlerėsuar rolin e qeverisė shqiptare nė repsektimin e kėtyre standarteve dhe zhvillimin e zgjedhjeve tė lira e tė ndershme. "Jam kėtu me autoritetin e Kryeministrit, pėr tė theksuar se ne kėrkuam dhe vendosėm standarte pėr zgjedhje tė lira dhe Qeveria ėshtė krenare qė arriti ta bėjė kėtė gjė.

    Gjithkush qė po sillet, qė nga deklarimet deri tek veprimet bllokuese tė administrimit tė rezultateve tė zgjedhjeve, nė grupe numėrimi apo nė komisione, kryesisht pėrfaqėsues tė opozitės, ka tendcenca t'i thyejė kėto standarte dhe pasi kam kontaktuar drejtpėrsėdrejti me drejtuesit e institucioneve qė ngarkon Kushtetuta me administrimin e zgjedhjeve, pasi kam marrė gjithė informacionin e drejtpėrdrejtė, apo pjesėn qė ata kanė bėrė publike - i referohem tėrheqjes sė vėmendjes nga Kryetari i KQZ-sė, zoti Celibashi para pak kohe - pasi kam komunikuar nėpėrmjet zyrės sime me drejtuesit e ODIHR-it dhe tė OSBE-sė, me ambasadoorėt e vendeve kryesore, veēanėrisht tė Trojkės qė ka Presidencėn e BE-sė, dua tė theksoj se ne do tė vazhdojmė deri nė fund tė respektojmė ligjin dhe nuk do tė lejojmė as Berishėn, askėnd tjetėr t'i thyejė standartet e kėtyre zgjedhjeve, tė cilat, e riktheksoj, pėr qeverinė janė mė tė rėndėsishme sesa rezultati.

    E theksoj kėtė, duke sjellė nė vėmedje tė tė gjithėve, votues dhe administrues tė votės, se ligji ėshtė mbi tė gjithė dhe qeveria ėshtė e vendosur tė mos lejojė qė ligji tė shkelet.

    Nė frymė njerėzore, dhe me filozofinė politike qė mė karakterizon, kėtė dua ta pėrkthej me sentencėn "zėri i shqiptarėve nuk mund tė mbytet", votat e tyre do tė numėrohen. Prandaj mesazhi im nė kėtė konferencė shtypi ėshtė: Tė numėrohen votat. Faleminderit!", ka qėnė deklarata e kryeministrit Fatos Nano dhėnė dje nė njė konferencė pėr shtyp.

    Zėri Popullit

  5. #115
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,336
    Postimet nė Bllog
    22
    Socialistėt humbin nė zona tė padiskutueshme nė jug tė vendit

    Rrėzohen 4 ministra tė PS dhe Pjetėr Arbnori

    Artemida Collaku


    Ish kryetari i parė i parlamentit pas rrėzimit tė sistemit totalitar, Pjetėr Arbnori ka humbur thellė nė zonėn ku kandidonte pėrballė rivalit socialist Paulin Sterkaj, ish-funksionar i lartė i policisė gjatė qeverisjes sė PD. Rezultati i dalė nė zonėn zgjedhore me numėr 1 nė fakt shėnoi njė nga rrėzimet mė tė mėdha tė ndodhura gjatė zgjedhjeve tė 3 korrikut. Pjetėr Arbnori deputet i Partisė Demokratike pėr katėr mandate radhazi nė parlament ka humbur me rezultatin 44.23 pėr qind, pėrballė 51.27 pėr qind tė votave tė fituara nga ish-drejtori i Policisė Paulin Sterkaj. Nė zgjedhjet e vitit 2001 kjo zonė u fitua nga kandidati i Partisė Demokratike Gjovalin Bzheta, i cili nė kėto zgjedhje nuk ėshtė kandiduar nga selia blu. Megjithatė zona me numėr 1 nuk ėshtė i vetmi bastion i PD-sė i humbur. Nga informacionet e ardhura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmohet se zona nga ky nėnkryetarja e PD-sė Jozefina Topalli ka marrė mandatin ėshtė humbur nė zgjedhjet e 3 korrikut nga kandidati i PD-sė, Valentin Palaj. Palaj ka humbur nė kėtė zonė me njė diferencė prej 6 pėrqindėsh, pėrballė kandidatit socialist Tom Doshi.


    Humbjet e PS-sė

    Shumė herė mė tė mėdha kanė qenė humbjet e bastioneve nga Partia Socialiste, apo tė kandidaturave tė cilat konsideroheshin tė sigurta nė betejėn zgjedhore tė 3 korrikut. Ministri i Bujqėsisė Agron Duka ka pėsuar njė humbje tė thellė, me njė diferencė prej 11 pėr qind pėrballė kandidati i PD-sė Sokol Olldashi, kryetari i degės sė PD-sė nė Tiranė. Megjithatė kjo humbje nuk mund tė konsiderohet si humbje bastioni pasi shumkush e di dhe e ka pranuar se Shijaku ėshtė njė zonė me bindje tė djathta. Kur flitet pėr humbje bastionesh tė PS-sė shembulli mė i mirė ėshtė humbja e zonės me numėr 73 ku kandidonte Ministri i Jashtėm Kastriot Islami me njė diferencė mjaft tė ngushtė deri nė pasditen e ditės sė djeshme. Pėrballė ministrit Islami, kandidonte Artur Shehi. Por humbje jo e vogėl pėr PS-nė ishte edhe zona e kombinatit me numėr 34, ku rivalė ishin Ministri i Rendit Igli Toska si dhe anėtari i kryesisė sė Partisė Demokratike Bujar Nishani. Diferenca mes dy revalėve ėshtė rreth 7 pėr qind nė favor tė kandidatit Bujar Nishani. Zona mė numėr 34 nė zgjedhjet e vitit 2001 ka nxjerrė deputete Monika Kryemadhi. Pėrfundimi i procesit tė numėrimit nė zonėn me numėr 38 ka nxjerrė fitues nė momentet e fundit kandidatin e PD-sė dekanin e Fakultetit tė Shkemcave Sociale Ylli Pango me njė diferencė prej 300 votash, duke nxjerrė humbės Ministrin e Financave Anastas Angjeli. Jo e vogėl ėshtė edhe humbja e kandidatit tė Partisė Socialiste Arben Ahmetaj zv/ministėr i Integrimit nė zonėn me numėr 33, pėrballė juristit dhe anėtarit tė KOP-it Lulėzim Basha. Diferenca me dy rivalėve ėshtė rreth 12 pėr qind nė favor tė kandidatit demokrat Basha. Nė zgjedhjet e 2001 kjo zonė ka nxjerrė deputet Ministrin e Mjedisit Et'hem Ruka. Ndėrkohė humbje basitoni mund tė konsiderohet edhe ajo e zonės me numėr 41 ku kandiduan Ministri i Transporteve Spartak Poēi dhe sekretari pėr marrėdhėniet me Publikun nė Partinė Demokratike, Spartak Ngjela. Ky i fundit ka fituar me njė diferencė pėr rreth 6 pėr qind nga kandidati Poēi. E njėjta situatė paraqitet edhe nė zonėn me numėr 49 ku zv/ministri i Turizimit Artan Lame ka humbur pėrballė kandidatit demokrat Engjėll Cara. Ky i fundit ėshtė nė avantazh me 21 pėr qind mė shumė se Lame. Ndėrkohė Partia Socialiste ka humbur edhe nė zonėn me numėr 37 ku kandiduan ish drejtori i doganave Shpėtim Idrizi si dhe zėdhėnėsi i Partisė Demokratike deputeti Edi Paloka. Diferenca mes dy kandidatėve ka qenė 5 pėr qind.



    Pėrplasja mes PD nė zonėn 1, Shkodėr

    Pjetėr Arbnori deputeti i katėr mandateve nė Partinė Demokratike humbi nė njė zonė e cila konsiderohej bastioni kėsaj partie. Nė fakt propozimi i kandidaturės sė Arbnorit nė zonėn 1 u shoqėrua me kontestime nga ana e bazės demokrate, e cila kėrkonte me ēdo kusht rekandidimin e ish-deputetit Gjovalin Bzheta por njė gjė e tillė nuk u pranua nga lidershipi i selisė blu. Megjithėse pas kėtij vendimi pritej njė reagim i menjėhershėm njė gjė e tillė nuk ndodhi por mesa duket demokratėt kanė vendosur qė kandidatura e vendosur nga lidershipi i PD-sė tė mos votohej.

    Gazeta shqiptare

  6. #116
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Ēfare prisni nga Raporti i OSBE-ODIHR-it dhe sa mund ta cėnojnė integritetin e procesit zgjedhor te gjitha keto qe thate, akuzat ndaj opozitės?

    Unė nuk mund tė bėj detyrėn e Misionit monitorues tė zgjedhjeve qė drejtohet nga ODIHR. Nga informacioni qė kam, ata do tė dalin pas pak nė njė raport tė paralajmėruar, paraprak, pėr vlerėsimin e procesit zgjedhor nė ditėn e zgjedhjeve. Unė shpresoj qė ky raport tė njohė normalitetin dhe kontributet e qeverisė dhe tė subjekteve dhe institucioneve qė ngarkon Kushtetuta me detyra, nė respektimin e standartave pėr zgjedhje tė lira dhe demokratike, tė njihen dhe tė vlerėsohen, pra shpresoj tė jenė nė tė njėjtėn linjė qė unė kam folur nga mbrėmė deri tani dhe besoj se drejtuesit e kėtij Misioni tė rėndėsishėm pėr zgjedhjet nė njė vend partner dhe anėtar tė OSBE-sė dhe tė Organizatave tė tjera shumėpalėshe, duke bėrė detyrėn do tė japin mesazhin e duhur qė procesi tė administrohet deri nė fund, nė mėnyrė qė legjitimiteti i rezultateve dhe i autoriteteve qė dalin nga zgjedhjet, tė mos ketė asnjė hije dyshimi.



    Nė fakt ju thoni se janė komisionerėt e PD-sė qė kanė bllokuar punėn por PD thotė nga ana e saj se ka edhe komisionerė tė PS-sė qė kanė braktisur punėn nė komisione?

    Ju jeni e lirė dhe sovrane tė shtoni informacion. Unė sapo dhashė pjesėn time tė informacionit. Pas njė kontaktimi tė drejtpėrdrejt telefonik, me tė gjithė kandidatėt e mi nė tė 100 zonat dhe nuk mė rezulton nė asnjė rast qė heronjtė e numėrimit tė votave, apo anėtarė tė komisioneve tė Partisė Socialiste - po them heronj sepse ėshtė njė punė e lodhshme nė kėto orė gjithashtu - tė mos jenė prezent nė detyrė. Pėrkundrazi, po sforcohen pėr tė rikthyer nė detyrė pėrfaqėsuesit e opozitės, tė cilėt nė 7-8 qendra numėrimi tė po kaq zonave, mungojnė edhe tani.

    Masat nėse duhen marrė, nuk i marr unė, sepse siē dėgjuam edhe Kryetarin e KQZ, Kodi ka sanksione pėr cilindo dhe komisionerėt nuk kanė ngjyrė nė kėtė rast, nuk mund tė merren nė mbrojtje nga njėra palė dhe tė ndėshkohen nga pala tjetėr.

    Zėri Popullit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Humdinger : 04-07-2005 mė 23:22

  7. #117
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Nėse mazhoranca juaj nuk do tė ishte e tillė pėr tė krijuar qeverinė dhe, nga ana tjetėr, disidenti Meta mund tė krijojė me ju njė maxhorancė qė mund tė mundė Berishėn, a do tė ketė njė marrėveshje pėr kėtė?

    Duke bėrė njė pyetje qė ėshtė gjithmonė aktive nė Shqipėri, veēanėrisht nė marrėdhėniet e Shqipėrisė me botėn civile, nga edhe vini ju, asgjė nuk ėshtė e pamundur. Atėherė pėr tė qenė mė shpjegues. Tė mundėsh Berishėn nuk ėshtė e pamundur. Tė bėsh disidentin, si njė snob, nuk ėshtė e pamundur. Rezultatet paraprake, qė po i ndjekim tė gjithė, mė bėjnė tė rikonfirmoj sėrish qė asgjė nuk ėshtė e pamundur. Nė substancė dhe si tendencė, ka filluar, nga numėrimi i votave, qė nė qendrat mė nė disfavor pėr ne, nė tė gjitha zonat elektorale, tė shihet fort tendenca e rikuperimit tonė dhe shifrat aktuale mė japin si parti vendin e parė, shumicėn. Njė shumicė relative ende, pasi jemi akoma nė pikavarazhin e 1/3 sė zonave. Kėshtu qė, duke konkluduar, asgjė nuk ėshtė e pamundur.

    Zėri Popullit

  8. #118
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Ju thoni se keni fituar 1/3 e zonave, por njėkohėsisht Partia Demokratike deklaron se ka fituar 1/3 e votave. Nga ėshtė e vėrteta?

    Fakt ėshtė qė unė jam kėtu pėr tė rikonfirmuar respektin absolut ndaj atyre qė numėrojnė votat. Faktet qė unė paraqes janė fakte. Nė dallim nga fakte tė tjera, qė pėrfaqėsuesit e Berishės nė qendra tė ndryshme, komisionerė apo pėrgjegjės pėr numėrimin e votave, po e bllokojnė atė qė prej tre orėsh, ose duke braktisur detyrėn dhe pėrgjegjėsinė qė u takon atyre, sipas ligjit. Fakti qė pėrmenda, nė 55 zona janė nė avantazh pėrfaqėsuesit e mi, nė 44 zona ata tė Berishės dhe nė 1 zonė Meta, ai ėshtė nė njė avantazh ndoshta tė pakontrollueshėm. Dhe jemi kėtu. Por ju duhet ta ē'dramatizoni pak. Sepse shuma mes meje dhe Berishės nuk bėn kurrė 100.

    Zėri Popullit

  9. #119
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Ruēi - Deklarimi i rezultatit, vetėm nė fund tė numėrimit

    TIRANE- Ka dalė nė njė konferencė pėr shtyp, sekretari i Pėrgjithshėm i PSSH, Gramoz Ruci i cili ka garantuar se PS ėshtė nė avantazh nė mė shumė zona se sa PD. "Akoma nuk ka mbaruar procesi i votimit ku kanė ngelur edhe nga 10 kuti votimi pėr zonė elektorale. Nga tė gjitha evidencat zyrtare pranė KZZ-ve, pėrsėri na rezulton se 55 zona elektorale kandidatėt e Partisė Socialiste prijnė garėn nė zonat respektive. Ne kemi qėndruar gjithmonė duke zbatuar deri mė njė rigorozisht kėrkesat e kodit, ruajtjen e etikės elektorale dhe mbi tė gjitha tė standarteve dhe tė qetėsisė nė vend. E kundėrta po ndodh me kundėrshtarėt tanė politikė. Sė pari, nė asnjė rast, nė asnjė zonė elektorale dhe atje ku prijmė me rezultatin, edhe atje ku nuk e prijmė rezultatin, komisionerėt tanė janė rigorozisht tė kodit deri nė pėrmbushjen e detyrės sė tyre. Dhe ne pėrsėri u kėrkojmė tė njėjtėn gjė edhe nė kėtė komunikim me publikun.

    Kundėrshtarėt tanė jo vetėm qė nuk reflektuan ndaj asaj vėrejtje dhe asaj thirrje qė i bėmė nė orėn 15.00 i vetmi ndryshim qė doli dhe shpallėn njė deputet mė shumė se ne. Nė njė kohė qė nė disa zona elektorale kanė bllokuar dy kutitė e fundit dhe meqė rezultati ėshtė pėr Partinė Socialiste, atėherė ata thonė qė kėto dy kuti votimi nuk duhet tė hapen. Ashtu sikurse nė zonėn nr.38 tė "Qytetit tė Studentit" i ka rrethuar profesori i psikologjisė, nuk i dimė me se dhe hajde tė punojė ai komision nė kėto kushte terrori. Tė njėjtėn gjė do tė thosha tek zona nr.37 ku kandidati i PS-sė ėshtė para, tė njėjtėn gjė do tė thosha tek zona nr.36 nė Tiranė qė kandidati i PS-sė ėshtė para. Prandaj, unė do t’i bėja pėrsėri apel lidershipit tė partisė Demokratike qė ethet e fitores tė mos bėjnė tė shkelet ligji dhe tė prishet qetėsia nė vend. Ne jemi pėr standartet, jemi pėr stabilitetin, jemi tė pėrfundojė procesin deri nė fund siē e nisėm.

    Prandaj i bėjmė apel edhe organizmave ndėrkombėtare qė asistojnė, monitorojnė procesin e zgjedhjeve qė tė shkojnė dhe tė asistojnė pikėrisht nė pikat mė tė nxehta, pikėrisht nė ato vende ku rrezikohet tė hidhet nė erė procesi zgjedhor nė Shqipėri", ka qėnė deklarata e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė PSSH, Gramoz Ruci mbrėmė nė njė konferencė pėr shtyp. Ndėrkohė qė Berisha festonte dhe premtonte se do tė qeverisė me 55 deputetė.



    Keni mundėsi tė qeverisni, qoftė edhe me aleatėt?

    Unė deklarova edhe nė drekė se Partia Socialiste me mandatin qė do marrė nė mazhoritar dhe PS sė bashku me aleatėt i ka tė gjitha garancitė dhe jemi tėrėsisht tė gatshėm pėr tė bashkėqeverisur, pasi pėr 8 vjet pavarėsisht se kemi pasur numrat, kemi bashkėqeverisur. Madje, edhe me forca tė qėndrės sė djathtė.



    Mirėpo PD ka shpallur fitoren nė qėndėr tė Tiranės?

    Gjithshka mund tė ndodhė kėtu. Madje, u shpall qė Musa Ulqini, kryetari i PS sė Tiranės, humbi. Ai ka marrė mandatin. U shpall qė edhe Ermelinda Meksi ka humbur, ėshtė nė kutitė e votimit dhe ėshtė mbi 500 vota para. U shpall Idrizi apo Harasani i humbur, janė dhe 10 kutitė e fundit dhe janė para me rezultatin qė nė drekė.



    Ju po deklaroni se keni fituar?

    Ju thashė qė nė drekė qė Partia Socialiste udhėheq nė 55 zona. Dhe nuk thashė qė ka fituar, pasi fiton kur merr mandatin. E dyta, zonja Topalli llogarit tek 56 deputetėt edhe zonjėn Ēeēo nė Gjirokastėr duke thėnė se kėto dy kuti votimi unė nuk i hapsepse unė nuk dua t’i hap, pasi mė rrezikon rezultati mua ose nė zona tė tjera nė Tiranė apo jashtė Tirane.

    Edhe unė qė jam mbi 2 mijė vota para nuk e shpall rezultatin kėtu.



    Ku keni fituar realisht?

    Nė Veri, deri tani ka pėrfunduar nė zonėn nr.7 ku ėshtė shpallur fitues kandidati jonė dhe ėshtė deri mė tani 1000 vota para. Tė njėjtėn gjė do tė thoja nė Mirditė, nė Lezhė, nė njė zonė tjetėr nė Shkodėr, nė njė zonė tjetėr nė Dibėr e kėshtu me rradhė.



    Ku ėshtė kryetari i Partisė?

    Kryetari i Partisė ėshtė nė krye tė detyrės, nė karrigen e kryeministrit, sepse ju e shikoni se njė moment duhet dhe tė prishet rendi dhe qetėsia publike nė kryeqytet edhe mė gjerė.

    S.Vuciterna

    Zėri Popullit

  10. #120
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,336
    Postimet nė Bllog
    22
    Rezultat paraprake te deritanishem te numerimit te votave

    Qarku Shkoder
    Zona 1: Fiton Paulin Sterkaj(PS) me 51.3%, humbet Pjeter Arbnori(PD).
    Zona 2: Fiton Astrit Bushati(PD) me 52.7%, humbet Pal Lera(PS).
    Zona 3: Fiton Ramiz Cobaj(PD) me 47.4%, humbet Leke Cukaj(PS).
    Zona 4: Fiton Gilman Bakalli(PD) me 58%, humbet Musa Heta(PS).
    Zona 5: Fiton Arenca Trashani(PD) 55.2%, humbet Ramadan Hasanaj(PS).
    Zona 6: Fiton Jozefina Topalli(PD) me 60.5%, humbet Zen Cuni(PS).
    Zona 7: Fiton Tom Doshi(PS) me 52.7%, humbet Valentin Palaj(PD).
    Zona 8: Fiton Nard Ndoka(PD) me 60.3%, humbet Nikolin Dedvukaj(PS).
    Zona 9: Fiton Rrexhep Uka(PD) me 42.9%, humbet Viktor Doda(PS).


    Qarku Kukes
    Zona 10: Fiton Aleksander Biberaj(PD) me 66.9%, humbet Ali Berbati(PS).
    Zona 11: Fiton Jemin Gjana(PD) me 48.8%, humbet Rrexhep Ukperaj(PS).
    Zona 12: Fiton Fatos Hoxha(PD) me 48.9%, humbet Asllan Dogjani(PS).


    Qarku Lezhe
    Zona 13: Fiton Aldo Bumci(PD) me 53.2%, humbet Zef Preci(PS).
    Zona 14: Fiton Prec Zogaj(PD) me 46.1%, humbet Gjovalin Kadeli(PS).
    Zona 15: Fiton Gjovalin Prenga(PD) me 38.9%, humbet Mark Nikolli(PS).
    Zona 16: Fiton Gjoke Vuksani(PD) me 47.2%, humbet Albert Cakoni(PS).
    Zona 17: Fiton Pal Dajci(PD) me 44.9%, humbet Shkelqim Cami(PS).


    Qarku Diber
    Zona 18: Fiton Qemal Minxhozi(PS) me 41.8%, humbet Gani Hoxha(PD).
    Zona 19: Fiton Idriz Xhomara(PD) me 51.3%, humbet Skender Demiraj(PS).
    Zona 20: Fiton Sali Shehu(PD) me 49.1%, humbet Ardit Kaja(PS).
    Zona 21: Fiton Rahim Kaleci(PD) me 49.8%, humbet Ilir Gjoni(PS).
    Zona 22: Fiton Neshat Fana(PD) me 50.2%, humbet Sadri Abazi(PS).


    Qarku Durres
    Zona 23: Fiton Shkelqim Ziri(PD) me 47.5%, humbet Bujar Derveni(PS).
    Zona 24: Fiton Ndricim Babasi(PD) me 49.2%, humbet Natasha Paco(PS).
    Zona 25: Fiton Sami Gjergji(PD) me 58.2%, humbet Emin Barci(PS).
    Zona 26: Fiton Sokol Olldashi(PD) me 50.1%, humbet Agron Duka(PS).
    Zona 27: Fiton Flori Bajramaj(PD) me 58.6%, humbet Lulzim Traga(PS).
    Zona 28: Fiton Ferdinand Xhaferi(PD) me 54.8%, humbet Gazmir Bizhga(PS).
    Zona 29: Fiton Gazmend Oketa(PD) me 54.5%, humbet Gjergj Koja(PS).
    Zona 30: Fiton Genc Juka(PD) me 49.6%, humbet Sokol Kokomani(PS).


    Qarku Tirane
    Zona 31: Fiton Bamir Topi(PD) me 52.1%, humbet Mimi Kodheli(PS).
    Zona 32: Fiton Besnik Mustafaj(PD) me 54.8%, humbet Luan Rama.
    Zona 33: Fiton Lulzim Basha(PD) me 47.7%, humbet Arben Ahmetaj(PS).
    Zona 34: Fiton Bujar Nishani(PD) me 40.8%, humbet Igli Toska(PS).
    Zona 35: Fiton Ermelinda Meksi(PS) me 41.7%, humbet Apollon Bace(PD).
    Zona 36: Fiton Shaban Memia(PD) me 47.1%, humbet Andis Harasani(PS).
    Zona 37: Fiton Edi Paloka(PD) me 46.5%, humbet Shpetim Idrizi(PS).
    Zona 38: Fiton Anastas Angjeli(PS) me 44.2%, humbet Ylli Pango(PS).
    Zona 39: Fiton Majlinda Bregu(PD) me 50.3%, humbet Petrit Malaj(PS).
    Zona 40: Fiton Gezim Karapici(PD) me 41.9%, humbet Majlinda Keta(PS).
    Zona 41: Fiton Spartak Ngjela(PD) me 38.1%, humbet Spartak Poci(PS).
    Zona 42: Fiton Neritan Sejamini(PD) me 42.5%, humbet Musa Ulqini(PS).
    Zona 43: Fiton Safet Sulaj(PD) me 55.6%, humbet Shyqyri Duraku(PS).
    Zona 44: Fiton Astrit Patozi(PD) me 51.9%, humbet Bashkim Haxhiu(PS).
    Zona 45: Fiton Leonard Demi(PD) me 50%, humbet Mehmet Hasalami(PS).
    Zona 46: Fiton Durim Lamaj(PS) me 56.7%, humbet Luftim Ahmetaj(PD).
    Zona 47: Fiton Hasan Hoxha(PS) me 37%, humbet Baki Shehi(PD).
    Zona 48: Fiton Sali Berisha (PD) me 60.9%, humbet Agim Hushi(PS).
    Zona 49: Fiton Engjell Cara(PD) me 56.1%, humbet Artan Lame(PS).
    Zona 50: Fiton Agron Dibra(PS) me 45.9%, humbet Luan Skuqi(PD).


    Qarku Elbasan
    Zona 51: Fiton Dashnor Sula(PD) me 59.9%, humbet Shpetim Kateshi(PS).
    Zona 52: Fiton Durim Hushi(PS) me 44.9%, humbet Nuri Hasa(PD).
    Zona 53: Fiton Taulant Dedja(PS) me 46.4%, humbet Omer Stringa(PD).
    Zona 54: Fiton Aurel Bylykbashi(PD) me 49.2%, humbet Qazim Sejdini(PS).
    Zona 56: Fiton Valentina Leksaj(PS) me 55.7, humbet Hyqmet Lleshi(PD).
    Zona 57: Fiton Namik Dokle(PS) me 51.5%, humbet Mehmet Ibaj.
    Zona 58: Fiton Ndricim Hysa(PS) me 44.8%, humbet Behexhet Uruci(PD).
    Zona 59: Fiton Elmaz Sherifi(PS) me 43.4%, humbet Fadil Merzheku(PD).
    Zona 60: Fiton Taulant Balla(PS) me 58.2%, humbet Skender Cota(PD).


    Qarku Fier
    Zona 62: Fiton Blerim Cela(PD) me 29.9% humbet Spartak Braho(LSI).
    Zona 63: Fiton Mevlan Xhindoli(PD) me 43%, humbet Vath Koreshi(PS).
    Zona 65: Fiton Arta Dade(PS) me 39.8%, humbet Ndini Ndoni(PD).
    Zona 66: Fiton Albert Caci(PS) me 51.3%, humbet Viktor Gjini(PD).
    Zona 67: Fiton Petro Koci(PS) me 43.9, humbet Vasillaq Ngresi(PD).
    Zona 69: Fiton Ylli Bufi(PS) me 42.1%, humbet Bardhi Meli(LSI).
    Zona 72: Fiton Rajmonda Stefa(PS) me 37.7%, humbet Dritan Prifti(LSI).
    Zona 73: Fiton Artur Shehu(PD) 40.1%, humbet Kastriot Islami(PS).


    Qarku Berat
    Zona 74: Fiton Mehmet Xheka(PD) me 48.3%, humbet Flamur Rogu(PS).
    Zona 75: Fiton Erion Brace(PS) me 38.8%, humbet Dritan Hasnedari(PD).
    Zona 78: Fiton Bashkim Fino(PS) me 44.4%, humbet Aleksander Melonashi(PD).
    Zona 79: Fiton Ilir Meta(LSI) me 56%, humbet Adnor Shameti(PS).


    Qarku Korce
    Zona 80: Fiton Ben Blushi(PS) me 49.2%, humbet Gjergji Pendavinji(PD).
    Zona 81: Fiton Ridvan Bode(PD) me 51.3%, humbet Ahmet Hoxhallari(PS).
    Zona 83: Fiton Ilir Rusmali(PD) me 57.2%, humbet Ilir Kulla(PS).
    Zona 84: Fiton Edmond Spaho(PD) me 47.5%, humbet Fehmi Xhemo(PS).
    Zona 85: Fiton Fatmir Xhafaj(PS) me 42.2%, humbet Eris Hoxha(PD).
    Zona 87: Fitom Mehmet Hoxha(PD) me 52.7%, humbet Agim Isaku(PS).

    Qarku Gjirokaster
    Zona 89: Fiton Flamur Hoxha(PS) me 56.1%, humbet Mitro Cela(PD).
    Zona 90: Fiton Makbule Ceco(PS) me 45.5%, humbet Genc Ruli(PD).
    Zona 92: Fiton Spiro Ksera(PBDNJ) me 62.6%, humbet Vangjel Tavo(PS).


    Qarku Vlore
    Zona 93: Fiton Arben Malaj(PS) me 47.2%, humbet Moisi Meminaj(PD).
    Zona 95: Fiton Arben Isaraj(PS) me 46.3, humbet Genci Panozaqi(PD).
    Zona 98: Fiton Spiro Peci(Pavarur) me 55.2%, humbet Arjan Dhimertika(PD).
    Zona 99: Fiton Fatos Nano(PS) me 53.9%, humbet Besnik Aliaj(PD).

    * Ky nuk eshte rezultati final zyrtar i zgjedhjeve.
    * Numerimi vazhdon dhe rezultatet mund te ndryshojne.
    * Burimi i informacionit eshte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve



    Rezultati i pergjithshem i numerimit deri ne keto momente:

    Prej 84 zonave ku vazhdon procesi i numerimit:
    PD fiton ne 52 zona ose 61.90%.
    PS fiton ne 29 zona ose 34.52%.
    LSI fiton ne 1 zone ose 1.19%.
    PBDNJ Fiton ne 1 zone ose 1.19%.
    Kandidat i pavarur ne 1 zone ose 1.19%.

Faqja 12 prej 22 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  3. Godo: Zgjedhjet, pėrgjegjėsi e Berishės
    Nga Albmaster nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 15:55
  4. Komentet tuaja pėr zgjedhjet e 3 korrikut
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 02:47
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •