Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 74
  1. #1
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290

    Presidenti Rugova refuzon ftesën për bisedime me Serbinë

    PRISHTINE (12 Prill) -Presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova refuzoi sot ftesen per ne Beograd te presidentit serb Boris Tadic per te bashkebiseduar rreth se ardhmes se Kosoves. Ftesa e Tadic erdhi si rezultat i nje vizite 2 ditore ne kryeqytetin serb te perfaqesuesve te grupit te kontaktit per ish Jugosllavine. (SHBA, France, Gjermani, Itali, Gritani dhe Rusi). " Nuk mund te kete bashkebisedime direkte politike me Beogradin" eshte shprehur keshilltari i presidentit Rugova, Muhamet Hamiti, ne nje deklarate per shtyp, duke e ditur qe kerkesa ishte mjaft e shpejte. "Presidenti Rugova insiston per njohje te drejtperdrejte te pavaresise se Kosoves. Nese eventualisht organizohet takimi nderkombetar per te mbyllur ceshtjen e pavaresise se Kosoves, fqinjet mund te marrin pjese ne te, por pa te drejte vetoje. Takime bilaterale te udheheqesve te Kosoves dhe te Serbise per te rregulluar ceshtje qe mbesin si trashegimi e luftes dhe e ekzistences se perbashket te ketyre vendeve ne nje krijese shteterore qe nuk ekziston me, mund te behen pas njohjes se pavaresise se Kosoves"- perfundoi z.Hamiti."


    marre nga Balkanweb

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Shume veprim i drejte i Presidentit Rugova.

    Ceshtja e statusit eshte nje ceshtje e banoreve te Kosoves dhe jo e Serbise. Keta e kane shpallur pavaresine e tyre, keshtu qe, kjo ceshtje eshte e zgjidhur, vetem duhet njohur nderkombetarisht dhe mbyllet edhe ky kapitull.

    Me Serbine, mund te kene bisedime grupet teknike te krijuara nga qeveria e Kosoves dhe ajo e Kosoves, per ceshtjet teknike si ajo e te zhdukurve etj. por jo per statusin e Kosoves sepse statusi eshte ceshtje dhe problem i yni, qe e kemi te zgjidhur si shtet sovran dhe i pavarur dhe qe eshte duke pritur njohje nderkombetare sa me te shpejte.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    O ja ha loqken une z.Rugovës!

    Shume zotni njeri,shuuume!



    .
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    E du be e duuu.. (K) Dr Ibrahim Rugova..!

    Kto fjal qe lexova dhe me gjith zemer te na ruaj zoti Presidentin.. Dr Ibrahim Rugova , se vertet , me kete qe ka bere po i tregon ketyre hashimoviqave qe nuk bashkpunon me Serbin joooo sepse nuk eshte si ju me u taku tinxa neper Graqanic. , eshte nje grusht qe mbyt Serbin , dhe kshtu vazhdonn dhe zoti ta ruaj..!
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga GjIlAnAsI_cSi
    E du be e duuu.. (K) Dr Ibrahim Rugova..!

    Kto fjal qe lexova dhe me gjith zemer te na ruaj zoti Presidentin.. Dr Ibrahim Rugova , se vertet , me kete qe ka bere po i tregon ketyre hashimoviqave qe nuk bashkpunon me Serbin joooo sepse nuk eshte si ju me u taku tinxa neper Graqanic. , eshte nje grusht qe mbyt Serbin , dhe kshtu vazhdonn dhe zoti ta ruaj..!
    Sa unitet kombetar qe keni ju kosovaret mer amon! Nuk e di por kur lexoj diskutimet tuaja ketu sepse menjehere me vijne ne mendje kurdet, palestinezet etj...Shihni te fitoni njehere pavarsine e masandaj zihuni mes veti derisa tju lene fuqite....
    Ah kjo dobesia e rraces shqiptare, gjithmone te percare e duke u share mes veti!
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Ju perkulem me plote respekt o i madhi Rugove!

    Perderisa z.Rugova ka kerkue te zgjidhet qashtja e Kosoves ne menyre demoraktike ,shkijenija(serbija) iu ashte pergjegje z.Rugoves/Kosoves me lufte.
    Tani,ata kerkojne te diskutojne ne `menyre demokratike` rreth ardhmeris sone...
    Ec moj bish e llahtarueme,e dalun menq,kush done me bisedue me ty per ardhmerin e Kosoves?
    Mundet me u bisedue me serbin per pika te tjera qe i permendi dodoni,arsyna qe lidhe fqinjet n`mes veti,por assesi ardhmeria e Kosoves.

    A u kuptuem me ju qe u mbetet hatri per kete lajme?




    Tani Athine

    Me fal se `po me bie`pak te perzihem ketu,mirepo ky krahasimi juej me palestinez e me kurde ma rrenqethi pak lekuren...
    Ndegjo cuce e lales,kjo cfar tha Gjilanasi eshte e vertet,shume e vertet dhe djaloshi nuk beri kurfar perqarje.Merre si te duesh,mirepo njeriu qe kalon decenie te tera per te arrit ne nje dite si kjo te shuhet nga nje Thaqist ,Batonist,Surroist ...qe permbysin gjithe punen dhe luften e bere per nje dite si kjo,eshte turp shekullor,jo perqamje- por turp.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  7. #7
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290

    NjË Iluzion I TepËrt Optik

    Në një pikëpamje të ngushtë protokollare, ftesa e presidentit serb Tadiç, për homologun e tij kosovar Ibrahim Rugova, nuk do të shënonte ndonjë precedent të veçantë për t'u mbajtur mend. Në Ballkanin e sotëm kryetarët e shteteve takohen, ftohen dhe vizitojnë njëri-tjetrin shumë më shpesh se në epokën e Luftës së Ftohtë. Një modë e re kjo në rajonin që po zbulon aksiomën e universale, se të takohesh është e natyrshme, e pse jo edhe politikisht e shëndetshme.
    Por kur flitet për Serbinë dhe Kosovën, protokollet kanë veçse vlerë formale. Ftesa e Tadiçit, e para e një presidenti serb për një president kosovar qysh nga mbarimi i konfliktit të përgjakshëm të vitit 1999, ka brenda jo vetëm simbolikë, por edhe disa llogari që në Prishtinë duket se i kanë peshuar gjatë këto orët e fundit.
    Ibrahim Rugova është i vetmi politikan kosovar që, I detyruar nga rrethana të kuptueshme dhe të pakuptueshme (të paktën për një pjesë të opinionit tonë publik), e mori disa herë rrugën e Beogradit në ato muaj të trazuar të vitit '99, kur Kosova digjej flakë. Takimet e tij me Millosheviçin, përtej ngarkesës emocionale që paragjykonte dhe paragjykon çdo konktat me atë që rëndom konsiderohet si armiku më i keq i shqiptarëve, mbajtën hapur një kanal diplomatik, dobitë e të cilit ende nuk janë shumë të qarta për qytetarin e thjeshtë kosovar. Megjithatë, zgjedhja dhe rizgjedhja e Rugovës në forumet e larta të politikës kosovare tregoi se një përfaqësues politik mund të bëjë rrugë edhe me këtë peshë mbi supe.
    E meqë historia përsëritet jo gjithnjë në formë tragjike, rasti, ose më saktë momenti që po kalon Kosova, e ka sjellë që sërish Ibrahim Rugova të marrë një ftesë për të vizituar dikur-epiqendrën e perandorisë jugosllave. Kësaj radhe jo më si një i
    burgosur luksi, por si përfaqësues legjitim i një populli që po planifikon ngadalë fatin e tij të ndarë prej zinxhirëve të vjetër të një krijese multietnike, që tashmë nuk ekziston më. Ftesa e Tadiçit për të diskutuar rreth gjendjes në Kosovë dhe të ardhmes së saj, pak a shumë ky ka qenë motivacioni i vizitës së kërkuar, përbën një lëvizje mjaft të zgjuar e dinake, por po aq të panevojshme, nga ana e autoriteteve serbe. Vetë përgjigjja e kabinetit të Rugovës, me formulimin e refuzimit të ftesës së mësipërme, ka dëshmuar se tashmë asnjë politikan kosovar, përfshirë të moderuarin Rugova, nuk ka ndërmend të shkelë në Beograd për të diskutuar rreth një dosjeje e cila, sipas pikëpamjes shqiptare, nuk është më në duart dhe kompetencat e Serbisë. Duke e lënë hapur derën vetëm për diskutime të spektrit të suksesionit, pra të trashëgimisë që rrjedh nga federata e vjetër, Rugova ka dhënë të kuptohet qartë se Prishtina nuk ka asnjë tundim për ta diskutuar çeshtjen e standardeve dhe aq më pak të statusit, me autoritetet serbe, por veçse në një format të gjerë ndërkombëtar. Dhe si përgjigje e kësaj linje të përcaktuar qartë të politikës kosovare, vjen edhe kërkesa që presidenti kosovar i bëri dje ministrit të Jashtëm hungarez, për të ndihmuar Kosovën në cilësinë e vendit anëtar të BE-së, për të arritur sa më shpejt statusin e pavarësisë. Ndërkohë që po dje përfaqësuesi i politikës së jashtme të BE-së, Solana, i ktheu mbrapsht kërkesat e qeverisë maqedone për të mbyllur bisedimet me palën kosovare për përcaktimin e vijës kufitare, para përcaktimit të statusit final të Kosovës. Si për të thënë me fjalë të tjera se kjo është një çeshtje që i përket që ta zgjidhin në mënyrë sovrane institucionet e shtetit të pavarur dhe jo autoriteti
    ndërkombëtar i përkohshëm.
    Ftesa e Beogradit për presidentin kosovar përbën një përpjekje "makiazhi" në rangjet e larta të politikës serbe, të cilat nuk po arrijnë të dalin nga qerthulli I një amullie të tejzgjatur politike e postdemokratike, që vijon qysh prej vrasjes së ish-kryeministrit Xhinxhiç. Kriza ekonomike, problemet me Malin e Zi dhe Gjykatën e Hagës, i shtohen këtij peizazhi politik gri, që e errëson dukshëm perspektivën europiane të këtij shteti ende në kërkim të një emri, statusi juridik dhe stabiliteti të qëndrueshëm politik e ekonomik. Ndoshta në Beograd mendojnë se edhe një herë karta kosovare mund të jetë shpëtimi i asaj çka ka mbetur nga ish-Jugosllavia, megjithëse një vështrim i shkurtër i historisë së fundshekullit të njëzetë dhe fillimit të mijëvjecarit të ri tregon ekzaktësisht të kundërtën.

    Skënder Minxhozi - Gazeta shqiptare

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Talking

    Citim Postuar më parë nga rudo
    ...I detyruar nga rrethana të kuptueshme dhe të pakuptueshme (të paktën për një pjesë të opinionit tonë publik), e mori disa herë rrugën e Beogradit në ato muaj të trazuar të vitit '99, kur Kosova digjej flakë. Takimet e tij me Millosheviçin, përtej ngarkesës emocionale që paragjykonte dhe paragjykon çdo konktat me atë që rëndom konsiderohet si armiku më i keq i shqiptarëve, mbajtën hapur një kanal diplomatik, dobitë e të cilit ende nuk janë shumë të qarta për qytetarin e thjeshtë kosovar. Megjithatë, zgjedhja dhe rizgjedhja e Rugovës në forumet e larta të politikës kosovare tregoi se një përfaqësues politik mund të bëjë rrugë edhe me këtë peshë mbi supe.

    Skënder Minxhozi - Gazeta shqiptare

    Mire bere o Rudo qe e sjelle artikullin ketu

    Me vie keq per nje gje se humba kohe kot ta lexoje kete te shkrete artikull.
    Asgje te re te lexohej nga "ata" qe i rrin presidentit okolla,dhe ne cdo fjale,
    ne cdo hape, qesin sqepin dhe kap-kap`asin!

    `Hyp se te vrava,zhdryp se te vrava`.È po,mos kane pune te menqme me punue?

    Mirepo,
    e mira e me te mires qendron keshte:

    Zotni Rugoves nuk i han palla per kopalla!




    Permenda edhe me heret se ka shqipfolsa qe thone se presidenti nuk beri mire me kete veper dhe besa-bese ju ngelet hatri goxha shume.

    Ky far Skenderi Maxhupi flet per `peshen ne supe`dhe ka nderin te shtyp genjeshtra per te 500 here e ta vendosi emrin e ti skunroj aty!?



    Si ore ,nuk paskan turp budallenjet?!


    ?
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  9. #9
    Ftesa e presidentit serb per presidentin e Kosoves zoteri Rugova nuk eshte gje tjeter vecse nje levizje e detyruar nga kushtet e trysnise nderkombetare ndaj politikaneve serbe.
    Serbet e dijne shume mire qendrimin e zoteri Rugoves dhe jo vetem te tijin por te te gjithe klases politike ne Kosove.
    Sepse aty-ketu lexohen shkrime te njeanshme sikur ky e ai bejne keshtu apo thone ashtu e per te gjithe parashkruesit duhet te jete e qarte se te gjithe politikanet e Kosoves kane nje moto-Kosova e pavarur.
    Ndersa ata qe thurin himne e levdata feminore per Rugoven nuk i bejne asnje te mire atij personalisht e Kosoves sepse ai mentalitet eshte vazhde e mentalitetit te partise-shtet.
    Rugova nuk po ben asgje me shume se detyra per te cilen ai eshte zgjedhur.
    Se krahas pavaresise se plote Kosova (jo vetem ajo por te gjithe shqiptaret) duhet te luftoje dhe per te krijuar nje kulture demokratike e per t'u larguar njehere e mire nga ai mentaliet qe shpesh nxjerr krye ne shkrimet apo mendimet tona.
    Kultura demokratike nuk krijon idhuj e nuk len te falesh para tyre.

    KOSOVA DO TE BEHET E PAVARUR SEPSE ASHTU ESHTE DESHIRA E POPULLIT!

  10. #10
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267
    Citim Postuar më parë nga Tani Athine
    Sa unitet kombetar qe keni ju kosovaret...

    Ah kjo dobesia e rraces shqiptare, gjithmone te percare e duke u share mes veti!

    spo di, a eshte per te qeshur, apo per te qare??? sidoqofte, "pak" paradoksale eshte apo, jo??
    te flasesh per dobesine e rraces shqiptare, dhe ne te njejten kohe t´ju drejtohesh kosovareve - pra nje pjese te kombit shqiptar... (ste duket qe po ben dallim/percarje mes shqiptareve??)

    mos u preksh

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Ndëron jetë presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32
  5. Papa Gjon Pali II, ndërron jetë
    Nga Brari në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •