Close
Faqja 4 prej 22 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 212
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Top Chanel e ka permbledhur keshtu fjalimin


    NANO: DEMOKRACIA, FITUESI I VERTETE

    Kryeministri Fatos Nano i ka uruar pak minuta para mesnates gjithe shqiptareve fitoren, pas realizimit te zgjedhjeve te lira dhe demokratike. Duke folur vetem si kryeminister dhe jo si kryetar partie, Nano u shpreh se shqiptaret me pjesemarrjen ne votime mbrojten te ardhmen dhe celen deren e fundit per integrimin e vendit. 'Fituesi i vertete i ketyre zgjedhjeve eshte demokracia ne Shqiperi', u shpreh Nano.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Policia: "Bashkim Kulla vrau vezhguesin e PR-se"

    03-07-2005 - 23:40
    Policia ka konfirmuar se vrasesi i vezhguesit te Partise Republikane eshte shtetasi Bashkim Kulla. "Bashkim Kulla vrau me arme Learton Vathin, sot pasdite ne qendren e votimit ne shkollen "Hasan Prishtina, ne zonen 37 ne Tirane", bejne te ditur burimet zyrtare policore. Referuar ketyre burimeve mesohet se Bashkim Kulla tashme eshte shpallur person ne kerkim. Vathi vdiq sot pasdite ne Spitalin Ushtarak, pas plages se marre nga nje arme zjarri gjate procesit te vezhgimit te votimeve ne qednren numer 37 ne kryeqytet.

    TV Klan
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 03-07-2005 mė 18:28
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,413
    Postimet nė Bllog
    22
    Shqipėri: pėrfundojnė votimet pa incidente serioze

    Armand Mero,
    Ilirian Agolli

    Pėrmbledhje e raporteve tė drejtpėrdrejta nga Tirana



    Nė pjesėn mė tė madhe tė vendit, nė orėn 21 tė ditės sė dielė kishte mbaruar votimi, ndėrkohė qė mund te kishin mbetur edhe disa qendra votimi, ku ligji parashikon qė votimi tė vazhdojė, pėrsa kohė ka njerėz qė presin pėr tė votuar.

    Ndėrkaq, thuajse pa u mbyllur mirė kutitė e votimit, filloi gara e deklaratave tė dy partive kryesore, PS dhe PD, pėr fitore. Megjithatė tė dyja kėto parti janė shprehur se procesi ka qenė i lirė dhe nuk ka patur incidente aq tė rėnda sa tė cėnojnė procesin zgjedhor.

    Rreth orės 20:30 tė sė djelės, nė njė konferencė shtypi Sekretari i Pėrgjithshėm tė Partisė Socialiste, Gramoz Ruēi, pėrgenjėshtroi pretendimet e demokratėve lidhur me rezultate paraprake dhe u bėri thirrje gazetarėve tė ndjekin me qetėsi njoftimet e Partisė Socialiste, pasi “ato janė mė tė sakta”. Ai tha se pjesėmarrja e lartė nė kėto votime favorizon Partinė Socialiste dhe jo PD-nė, siē thonė demokratėt.

    Ndėrkaq nė mbrėmjen e sė djelės, kryetari i PD-sė, Sali Berisha, zhvilloi njė takim me dyer tė mbyllura nė zyrėn e tij me vėzhgues tė OSBE-sė, ODIHR-it, Bashkimit Evropian dhe tė vėzhguesve tė tjerė ndėrkombėtarė. Mė pas, zoti Berisha, duke shprehur siguri pėr fitore tė partisė sė tij, u bėri thirrje forcave tė rendit qė tė garantojnė transportin e fletėve tė votimit pėr nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve. Ai u bėri gjithashtu thirrje pėrkrahėsve tė Partisė Demokratike qė tė mos entuziazmohen dhe “tė ruajnė modestinė”.

    Ėshtė interesante ajo qė do ta quanim “luftė e pjesėmarrjes nė votime”. Tė dyja partitė, si ajo socialiste, edhe ajo demokratike, kanė shifra optimiste pėr numrin e lartė tė votuesve qė kanė shkuar nė zgjedhje, ndėrkohė qė nuk e jep kėtė shifėr Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, qė nė orėn 19 njoftoi pėr njė pjesėmarrje 56 pėr qind, ndonėse kėtu duhet llogaritur edhe ajo pjesė e votuesve, qė pavarėsisht se ėshtė njė numėr minimal, po vazhdon tė votojė.

    Pra, po tė kihet parasysh kjo shifėr, nuk ka pėrse tė ketė njė optimizėm kaq tė madh, pasi kemi tė bėjmė me tė njėjtėn shifėr pjesėmarrjeje me zgjedhjet e shkuara. Aq mė tepėr qė duhet llogaritur, qė pavarėsisht numrit tė lartė tė emigrantėve, nė kėto votime ka 20-25 pėr qind firo nga emigrantėt qė nuk po marrin pjesė nė zgjedhje. Megjithatė, pėrsa i pėrket shifrave tė pjesėmarrjes nė zgjedhje, tė dyja partitė duket se kanė luajtur me deklarata tė ndryshme, duke e interpretuar kėtė si nė favorin e tyre.

    Duke folur pėr ecurinė e zgjedhjeve, ajo qė mund tė thuhet, ėshtė njė rikonfirmim i vlerėsimit qė ėshtė bėrė gjatė gjithė ditės (sė votimeve), se kėto zgjedhje kaluan nė mėnyrė tė qetė e normale; tė paktėn procesi i votimit ka kaluar i tillė. Incidentet kanė qenė tė vogla. Madje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi se ato nuk e cėnojnė nė asnjė mėnyrė integritetin e zgjedhjeve.

    Por, nė fund tė procesit tė votimit, nė tė vėrtetė u shėnuan dy incidente tė pakėndshme: plagosja e njė vėzhguesi tė Partisė Republikane nė njė nga qendrat e votimit nė Tiranė, apo dhuna e ushtruar ndaj njė pėrfaqėsuesi socialist nė njė qendėr tjetėr tė Tiranės.

    Megjithatė, vlerėsimi i pėrgjithshėm ėshtė se kėto zgjedhje, nė krahasim me tė mėparshmet, mund tė konsiderohen nė nivele mjaft mė tė mira pėrsa i pėrket qetėsisė dhe normalitetit.

    Pėrsa u pėrket, vėzhguesve ndėrkombėtarė, deri nė momentin e mbylljes sė qendrave tė votimit, nuk pati asnjė deklarim zyrtar. Pritet qė tė hėnėn, nė orėt e para tė ditės tė bėjė njė deklarim tė parė kongresmeni amerikan Eliot Engel. Ndėrkohė, raporti i vėzhguesve tė ODIHR-it dhe Kėshillit tė Evropės do tė bėhet publik rreth orės 16 tė sė hėnės. Ky do tė jetė edhe raporti mbi tė cilin do vlerėsohet mbarėvajtja e kėtyre zgjedhjeve, tė cilat janė vlerėsuar jo vetėm nga komuniteti ndėrkombėtar, por edhe nga pėrfaqėsuesit e shtetit shqiptar janė cilėsuar si shumė tė rėndėsishme pėr integrimin e vendit nė strukturat evropiane dhe ato tė Natos.

    Pėr sa i pėrket shpalljes sė rezultateve tė para, procesi ka ndryshuar nė krahasim me herėt e tjera. Pas mbylljes sė qendrave tė votimit, mbyllen proces-verbalet dhe kutitė e votimit, tė cilat dėrgohen nė komisionet zonale. Janė 100 komisione zonale ku depozitohen kutitė e votimit. Pranė kėtyre komisioneve veprojnė grupe tė veēanta qė quhen Grupet e Numėrimit tė Votave, tė cilat fillojnė aktivitetin pas orės 22:00 tė sė dielės. Pra numėrimi i votave pėr ēdo zonė do tė bėhet vetėm kur aty tė jenė grumbulluar tė gjitha kutitė nga tė gjitha qendrat e votimit.

    Duke pasur parasysh kėtė procedurė, pritet qė rezultati i disa zonave do tė fillojė tė bėhet publik pas mesnate, rreth orės 1, rreth orės dy dhe do tė vazhdojė deri nė orėt e para tė mėngjesit tė sė hėnės. Zyrtarisht ai do tė shpallet pėrfundimisht brenda orės 17 tė ditės sė hėnė.

    Zeri i Amerikes

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    BURIMET E PD: FITORE PER 64 MANDATE NE KUVEND

    Zedhenesi i Partise Demokratike per Zgjedhjet, Ermal Hasimja ka bere te ditur se nga burimet konfidenciale mesohet se PD deri tani ka fituar 64 vende ne kuvend. Nderkohe lideri demokrat ka zhvilluar disa intervista me gazetare te agjencive te huaja. Aktualisht sheshi para selise se Partise Demokratike eshte i mbushur me simpatizante dhe perkrahes, te cilet kerkojne qe lideri Berisha te dale edhe nje here ne ballkonin e selise blu.

    Top Chanel TV
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Era1 : 03-07-2005 mė 18:54
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    KQZ-ja do te publikoje rezultat per cdo 5 kuti votimi

    04-07-2005 - 00:10
    Zedhenesi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Erton Sinani beri te ditur se KQZ mund te publikoje rezultat ne momentin qe perfundon numerimi i votave per kandidatet dhe subjeket per cdo 5 qendra votimi. Ai konfirmoi se ka filluar numerimi i votave ne zonat 31, 35, 37, 34 39, 40 e 41, ndersa ne zonat 36, 42 po merren ne dorezim kutite.


    TV Klan
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    SHTABI ELEKTORAL I PD: INCIDENT NE KSAMIL

    Shtabi elektoral i kandidatit demokrat Besnik Aliaj ne zonen 99 ne Sarande njofton per nje incident ne komunen e Ksamilit. Sipas zyrtareve ne momentin e mbylljes se procesit te votimit eshte denoncuar zhdukja e nje personi, si dhe ushtrimi i dhunes ndaj nje personi tjeter. Nderkohe ne komisiariatin e policise nuk ka asnje denoncim per kete ngjarje.



    Top Chanel TV

    Filloi sistemi i zgjdhjeve te "lira"
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    BERISHA:NE ASNJE PREJ ZONAVE NUK KRYESOJNE KUNDERSHTARET


    'Agimi qe zbardh eshte nje agim i bukur, nje agim qe e meritojne te gjithe shqiptaret qe duan te shohin para'. Kjo ka qene deklarata e bere para pak castesh nga kreu i PD-se, Sali Berisha, i cili publikoi edhe disa nga rezultatet paraprake ne disa zona. Sipas tij, ne asnje nga zonat askush prej kundershtareve te PD-se nuk eshte ne avantazh. 'Ne Berat kandidatii yne Mehmet Xheka eshte dy here me mire se sa kundershtari, ndersa Fatos Nano perpiqet te anulloje Ksamilin e humbur', ka nenvizuar kreu i PD-se. Po keshtu sipas tij, 'ne Laknas qe eshte bastion i PS-se qe prej '91-it, Astrit Patozi eshte 400 vota para, ndersa ne Tepelene, Esheref Shehu eshte 800 vota para Gramoz Rucit'.

    Top Chanel TV
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  8. #38
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Zona zgjedhore 58 ne qarkun e Elbasanit:

    PD 45.51%
    PSD 1.73%
    LZHK 0.3%
    PBDNJ 0.36%
    PS 42.95%
    LSI 3.03%
    Partia Agrare Ambientaliste 4.64%

    Keto ishin rezultatet zyrtare te qendrave te votimit #2576, 2574, 256, 2583 dhe 2567

    1757 votues
    1681 vota te vlefshme
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  9. #39
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Ne qendren e votimit numer 2017, ne zonen 39 (TIRANE)- rezultatet paraprake zyrtare flasin per 2003 vota per kandidaten demokrate Majlinda Bregu, ndersa 103 vota per kandidatin socialist Petrit Malaj, dhe 60 vota per Levizjen Socialiste per Integrim, Sokol Axhemi.
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  10. #40
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    SINANI PUBLIKON REZULTATE TE PJESSHME PER DISA ZONA

    Tre zona ne favor te PD, ne dy te tjera kryeson PS

    Para pak castesh, zedhenesi i KQZ-se, Erton Sinani publikoi rezulatet paraprake pas numerimit te 5 qendrave te votimit ne disa zona te vendit. Ne zonen 51, PD-ja kryeson me 64 % kundrejt 30 % te PS-se. E njejta situate paraqitet edhe ne zonen 58 ku kandidati i PD-se me 42% ndiqet nga kandidati i PS-se me 42 %. Ne zonen 75, kandodati PS ka 40 % ndersa ai i PD-se 33%. Zona 78, kryeson bindshem nga PS-ja me 45 % ndaj 27% te PD-se, ndersa ne zonen 43 situata permbyset ne favor te PD-se qe ka 55 %, ndersa PS-ja 28 %.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 03-07-2005 mė 23:06
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

Faqja 4 prej 22 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  3. Godo: Zgjedhjet, pėrgjegjėsi e Berishės
    Nga Albmaster nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 15:55
  4. Komentet tuaja pėr zgjedhjet e 3 korrikut
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 02:47
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •