Close
Faqja 19 prej 22 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 212
  1. #181
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Zeri i Amerikes
    SHBA i bėjnė thirrje Shqipėrisė tė mos vonojė certifikimin e rezultateve zgjedhore

    8 korrik 2005
    08-07-2005



    Nė njė deklaratė tė bėrė dje nga i ngarkuari me punė i Shteteve tė Bashkuara pranė Misionit tė OSBE-sė nė Vjenė, Paul Jones, i bėhet thirrje Shqipėrisė tė pėrfundojė pa vonesė procesin e certifikimit tė rezultateve zgjedhore.

    Nė deklaratėn e bėrė para Kėshillit tė Pėrhershėm tė OSBE-sė, thuhet se Shtetet e Bashkuara e pėrshėndesin angazhimin ndaj zhvillimit demokratik tė treguar nga populli i Shqipėrisė nė zgjedhjet e 3 korrikut. Jemi tė inkurajuar, thuhet nė deklaratė, nga fakti qė aq shumė shqiptarė ushtruan tė drejtėn e tyre pėr tė votuar.

    Deklarata vlerėson Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve “pėr punėn e tij pėrgjithėsisht profesionale dhe transparente si dhe policinė pėr qendrimin e saj tė matur pėrpara dhe gjatė procesit zgjedhor.” Nė tė njėjtėn kohė, thuhet nė deklaratėn e Misionit amerikan pranė OSBE-sė, ėshtė e qartė se nė procesin zgjedhor pati probleme teknike, siē u vu nė dukje edhe nė pėrfundimet paraprake tė Misionit Ndėrkombėtar pėr Vėzhgimin e Zgjedhjeve.

    Nė qendrat e votimit, vazhdon deklarata, kishte mbingarkesė dhe vonesa tė papranueshme dhe nė shumė raste kėto qendra votimi nuk i zbatuan me korrektesė procedurat qė synonin tė garantonin identitetin e votuesve dhe tė shmangnin votimin e shumėfishtė. Lėshimi dhe pėrdorimi i certifikatave tė lindjeve nė procesin e identifikimit tė votuesve ishte problematik, po ashtu edhe mungesa e njė sistemi tė njėsuar adresash pėr tė gjithė vendin si dhe tė dokumenteve tė standardizuara tė identifikimit. Jemi tė mendimit, thuhet nė deklaratėn e Misionit amerikan pranė OSBE-sė, se sistemi i tanishėm zgjedhor do tė mbetet objekt abuzimi derisa Shqipėria t’i zgjidhė plotėsisht kėto probleme.

    Deklarata bėn thirrje qė procesi i certifikimit tė rezultateve tė zgjedhjeve tė pėrfundojė pa vonesė. Shtetet e Bashkuara, thekson deklarata, janė plotėsisht dakord qė ēdo mosmarrėveshje rreth rezultateve tė zgjedhjeve t’u kalohet organeve pėrkatėse dhe qė vendimet e tyre tė pavarura tė respektohen plotėsisht. Deklarata bėn gjithashtu thirrje qė tė gjitha ēėshtjet ligjore tė zgjidhen pa vonesė dhe me drejtėsi dhe qė kėto vendime tė respektohen plotėsisht.

    Dėrgoja kėtė tekst njė miku

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Nėnkryetarja e PD-sė Josefina Topalli : mazhorancė e sigurtė pėr qeverisje tė qėndrueshme

    Arben Xhixho
    08-07-2005

    Zėri i Amerikės: Zonja Topalli, partia juaj kėmbėngul prej disa ditėsh se ėshtė fituesja e zgjedhjeve, megjithatė, deri mė sot, ndonėse kanė kaluar 5 ditė nga zgjedhjet, ende nuk dihet se kė tė urosh pėr fitoren. Sa kohė duhet tė kalojė ende?

    Jozefina Topalli: Nė fakt, ju do tė ishit shumė korrekt po tė na uronit pėr fitoren, sepse tashmė edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, numrat flasin jo vetėm pėr njė fitore tė thjeshtė, por pėr njė fitore qė tė jep njė mazhorancė tė formatuar, tė thellė, qė tė jep mundėsi pėr njė qeverisje stabėl, tė gjatė e tė mundur, pėr tė realizuar tė gjithė reformat qė do ta fusnin Shqipėrinė nė shinat e integrimit. Deri nė kėtė moment qė ne flasim, KQZ-ja ka kaluar 53 mandate tė fituara tė PD-sė, shtuar kėtyre edhe 4 tė tjera ku ėshtė nė avantazh Partia Demokratike, qė e ēon nė 57 mazhoritarin. Po ashtu nga 87 zona tė verifikuara nga proporcionali, shkon nė 20 numri i vendeve tė tjera, gjė qė i bie qė Partia Demokratike, nė kėto momente qė ne flasim, tė ketė 77 vende nė parlament. Kjo ėshtė njė mazhorancė e sigurtė, qė tė jep mundėsi pėr tė realizar tė gjitha premtimet qė zoti Berisha dhe Partia Demokratike u dha shqiptarėve dhe qė shqiptarėt ia kthyen asaj nė formė besimi dhe vote nė kėtė mazhorancė qė ajo ka sot tė realizuar.

    Zėri i Amerikės: Zonja Topalli, veē aleatėve me tė cilėt ju hytė nė zgjedhje, me cilėt parashikoni qė tė formoni qeverinė e ardhshme?

    Jozefina Topalli: Nuk kanė filluar akoma negociatat pėr ndarjen e pėrgjegjėsive nė qeverisjen e ardhshme tė drejtuar nga zoti Berisha, por besoj se nė ditėt e ardhshme menjėherė do tė fillojmė me aleatėt, me tė cilėt kemi qėnė edhe nė fushatėn parazgjedhore, por nuk ka sepse tė mos mendojmė ndoshta pėr ta zgjeruar. Nė fund tė fundit kjo ėshtė njė fitore e gjithė shqiptarėve, njė fitore qė tashmė ėshtė pranuar edhe nga shumica socialiste. Ka mbetur vetėm njė grup shumė i vogėl socialistėsh, i udhėheqjes sė Partisė Socialiste, kryesisht tė pėrbėrė nga Islami, Angjeli, Poēi, Toska, Ruka dhe ndonjė tjetėr, qė ndoshta pėr ndonjė problem personal tė vėshtirė tė tyre, nuk e pranojnė fitoren. Ne mendojmė qė qeverisja e ardhshme ėshtė njė qeverisje qė i dedikohet tė gjithė shqiptarėve dhe nė shėrbim tė tė gjithė shqiptarėve dhe koalicioni mund tė jetė edhe mė i gjerė.

    Zėri i Amerikės: Megjithatė socialistėt kanė paraqitur ankesa pėr shumė zona dhe pėr to ende nuk ėshtė marrė vendimi.

    Jozefina Topalli: Ata janė ankuar pėr tė gjitha zonat ku ka fituar Partia Demokratike. Nuk besoj se procesin zgjedhor e ndihmon zvarritja, bllokimi i ndonjė zone, e aq mė pak mund tė ndryshojė gjė nė rezultatin e shkėlqyer tė Partisė Demokratike. Ne shqiptarėt mezi ē’presim qė tė fillojė puna pėr ndryshimin pėr tė cilin ėshtė votuar, por edhe komuniteti ndėrkombėtar ka bėrė thirrje qė tė mbyllet sa mė shpejt qė tė jetė e mundur ēertifikimi i tė gjitha mandateve. KQZ-ja ka mbyllur pjesėn mė tė madhe tė tyre dhe kjo na jep mundėsi qė sot, nesėr dhe nė ditėt e ardhshme, tė mendojmė realisht pėr emrat nė karriget konkrete tė qeverisė, qė do tė drejtohet nga zoti Berisha.

  3. #183
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet nė Bllog
    22
    PD: Kemi 74 deri 76 mandate deputetesh

    E Shtune, 09 Korrik 2005

    Zyrtare te larte te PD-se, kane deklaruar dje se kane numerat e duhura te mandateve per te krijuar qeverine. Nenkryetari i PD, Bamir Topi, duke replikuar ne distance me deklaratat e sekretarit te Pergjithshem te PS, Gramoz Ruci, ka bere te ditur se nga te dhenat operative qe demokratet kane nga KQZ, jane te konfirmuara 56 mandate te PD dhe te aleateve te saj. "Sipas perllogaritjeve, ka 18 mandate ne proporcional me nje propabilitet te mundshem te mandatit te 19-te, qe vjen si pasoje e hedhjes se shortit midis PR dhe LSI. Ne kemi 56 ne mazhoritar dhe 18 ne proporcional, pa llogaritur mundesine e mandatit te 57 e te 58, dhe te 19-te ne proporcional. Ne kete menyre, opozita ka praktikisht shifren fituese te zgjedhjeve te 3 korrikut", ka nenvizuar Topi. Sipas tij, te gjitha tendencat per ta vonuar shpalljen e rezultatit, sidomos nga komentet politike te disa lidereve socialist, si dhe tendenca e krereve te PS per ta lene zvarre procesin, per te tentuar qe ky proces te shkoj pa fund, eshte nje tentative per te mos njohur rezultatin e zgjedhjeve.

    "Jemi te bindur se respektimi i Kushtetutes dhe i ligjeve, qe do te thote marrje e rezultatit te certifikuar, nuk presupozon aspak mosnjohjen e rezultatit, atehere kur KQZ i shpall keto mandate ne menyre nominale. Deri ne keto momente KQZ i ka dhene mandatin fitues 56 kandidateve te PD ne mazhoritar me mundesine e mandatit te 57-te dhe ne proporcional ne kemi 18 deputete me mundesine e marrjes se mandatit te 19-te. Kjo do te bente qe ne shifrat minimale te shkonim ne 74 mandate, ndersa ne ato maksimale ne 76. Kjo do t'i jepte mundesine PD dhe aleateve te saj te krijojne qeverine e ardhshme", ka deklaruar Topi.

    A.META

  4. #184
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet nė Bllog
    22
    KQZ: PD kryeson me 54 deputete, PS 37

    E Shtune, 09 Korrik 2005

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve per 92 zona zgjedhore te te gjithe vendit, duke rikonfirmuar perseri fitoren e Partise Demokratike dhe aleateve te saj. PR ka marre mbi 20 % te votave ne proporcional, ndersa PSD e Gjinushit rreth 13 %

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi dje, rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve per rreth 92 zona zgjedhore te te gjithe vendit, duke rikonfirmuar perseri fitoren e Partise Demokratike dhe aleateve te saj. Ne baze te rezultateve zyrtare te ardhura nga Komisionet Zonale Zgjedhore deri ne mbremjen e djeshme, Partia Demokratike ka arritur te fitoje ne 54 zona zgjedhore, ndersa Partia Socialiste ka rezultuar fituese vetem ne 37 zona zgjedhore.

    Nga ana tjeter, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar edhe fitoren e kandidatit te pavarur per deputet, Spiro Peci ne zonen 98 ne Qarkun e Vlores. Tashme, rezultati perfundimtar ka mbetur pa u shpallur vetem 8 zona zgjedhore, te cilat kane rezultuar edhe problematike gjate numerimit te fleteve te votimit. Rezultati perfundimtar per te 100 zonat pritet qe te shpallet sot nga KQZ-ja.

    Megjithate, nder zonat e mbetura duket se socialistet jane ne avantazh, ne perpjekje per te ngushtuar diferencen me Partine Demokratike. Nder zonat e pamberritura jane edhe edhe ato 92 dhe 100, ku Komisionet Zonale kane shpallur fitues Vangjel Tavon dhe Stefan Cipen te Partise Socialiste.

    Nderkohe, rezultatin per subjektet zgjedhore, nga i cili do te vendoset se cilat parti politike do te perfitojne nga lista e proporcionalit, vazhdon ta kryesoje Partia Republikane me mbi 20% te votave te fituara. Pas saj renditet Partia Socialdemokrate me afro 13%, qe eshte dhe partia politike e majte me me shume vota te fituara. Renditja ne proporcional do te jete vendimtare per ndarjen e 40 vendeve shtese ne Kuvendin e ri. Efekti i "Dushkut" ka bere qe republikanet dhe socialdemokratet te rezultojne nder partite me te votuara ne Shqiperi.

    R. K

  5. #185
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet nė Bllog
    22
    Rezultat paraprake te deritanishem te numerimit te votave

    Qarku Shkoder
    Zona 1: Fiton Paulin Sterkaj(PS) me 6724 vota ose 49.1%, humbet Pjeter Arbnori(PD).
    Zona 2: Fiton Astrit Bushati(PD) me 45.7%, humbet Pal Lera(PS).
    Zona 3: Fiton Ramiz Cobaj(PD) me 5167 vota ose 47.1%, humbet Leke Cukaj(PS).
    Zona 4: Fiton Gilman Bakalli(PD) me 6561 vota ose 58.2%, humbet Musa Heta(PS).
    Zona 5: Fiton Arenca Trashani(PD) me 5896 vota ose 55.7%, humbet Ramadan Hasanaj(PS).
    Zona 6: Fiton Jozefina Topalli(PD) me 6261 vota ose 61%, humbet Zen Cuni(PS).
    Zona 7: Fiton Tom Doshi(PS) me 7333 vota ose 53.3%, humbet Valentin Palaj(PD).
    Zona 8: Fiton Nard Ndoka(PD) me 7670 vota ose 58.1%, humbet Nikolin Dedvukaj(PS).
    Zona 9: Fiton Rrexhep Uka(PD) me 5368 vota ose 42.8%, humbet Viktor Doda(PS).


    Qarku Kukes
    Zona 10: Fiton Aleksander Biberaj(PD) me 9000 vota ose 64.57%, humbet Ali Berbati(PS).
    Zona 11: Fiton Jemin Gjana(PD) me 6500 vota ose 47.8%, humbet Rrexhep Ukperaj(PS).
    Zona 12: Fiton Fatos Hoxha(PD) me 7162 vota ose 47.1%, humbet Asllan Dogjani(PS).


    Qarku Lezhe
    Zona 13: Fiton Aldo Bumci(PD) me 7538 vota ose 53.9%, humbet Zef Preci(PS).
    Zona 14: Fiton Prec Zogaj(PD) me 7165 vota ose 46.1%, humbet Gjovalin Kadeli(PS).
    Zona 15: Fiton Gjovalin Prenga(PD) me 46545 vota ose 38.2%, humbet Mark Nikolli(PS).
    Zona 16: Fiton Gjoke Vuksani(PD) me 7139 vota ose 55.7%, humbet Albert Cakoni(PS).
    Zona 17: Fiton Pal Dajci(PD) me 6323 vota ose 49.5%, humbet Shkelqim Cami(PS).


    Qarku Diber
    Zona 18: Fiton Qemal Minxhozi(PS) me 6048 vota ose 42%, humbet Gani Hoxha(PD).
    Zona 19: Fiton Idriz Xhomara(PD) me 6813 vota ose 49.8%, humbet Skender Demiraj(PS).
    Zona 20: Fiton Sali Shehu(PD) me 7590 vota ose 51%, humbet Ardit Kaja(PS).
    Zona 21: Fiton Rahim Kaleci(PD) me 7443 vota ose 50.1%, humbet Ilir Gjoni(PS).
    Zona 22: Fiton Sadri Abazi(PS) me 7564 vota ose 48.3%, humbet Neshat Fana(PD).


    Qarku Durres
    Zona 23: Fiton Shkelqim Ziri(PD) me 7705 vota ose 52.4%, humbet Bujar Derveni(PS).
    Zona 24: Fiton Ndricim Babasi(PD) me 7537 vota ose 50.4%, humbet Natasha Paco(PS).
    Zona 25: Fiton Sami Gjergji(PD) me 8514 vota ose 58.2%, humbet Emin Barci(PS).
    Zona 26: Fiton Sokol Olldashi(PD) me 7369 vota ose 50.1%, humbet Agron Duka(PS).
    Zona 27: Fiton Flori Bajramaj(PD) me 8205 vota ose 58.6%, humbet Lulzim Traga(PS).
    Zona 28: Fiton Ferdinand Xhaferi(PD) me 8489 vota ose 54.3%, humbet Gazmir Bizhga(PS).
    Zona 29: Fiton Gazmend Oketa(PD) me 7147 vota ose 54.5%, humbet Gjergj Koja(PS).
    Zona 30: Fiton Genc Juka(PD) me 6913 vota ose 50.1%, humbet Sokol Kokomani(PS).


    Qarku Tirane
    Zona 31: Fiton Bamir Topi(PD) me 9756 vota ose 53.4%, humbet Mimi Kodheli(PS).
    Zona 32: Fiton Besnik Mustafaj(PD) me 8643 vota ose 55.9%, humbet Luan Rama(PS).
    Zona 33: Fiton Lulzim Basha(PD) me 7870 vota ose 48.6%, humbet Arben Ahmetaj(PS).
    Zona 34: Fiton Bujar Nishani(PD) me 6735 vota ose 41.3%, humbet Igli Toska(PS).
    Zona 35: Fiton Ermelinda Meksi(PS) me 7634 vota ose 43.4%, humbet Apollon Bace(PD).
    Zona 36: Fiton Andis Harasani(PS) me 7263 vota ose 45.4%, humbet Shaban Memia(PD).
    Zona 37: Fiton Shpetim Idrizi(PS) me 7092 vota ose 43.2%, humbet Edi Paloka(PS).
    Zona 38: Fiton Ylli Pango(PD) me 8108 vota ose 44.6%, humbet Anastas Angjeli(PS).
    Zona 39: Fiton Majlinda Bregu(PD) me 8259 vota ose 52.7%, humbet Petrit Malaj(PS).
    Zona 40: Fiton Gezim Karapici(PD) me 6044 vota ose 43.7%, humbet Majlinda Keta(PS).
    Zona 41: Fiton Spartak Ngjela(PD) me 5299 vota ose 38.1%, humbet Spartak Poci(PS).
    Zona 42: Fiton Musa Ulqini(PS) me 6339 vota ose 41.9%, humbet Neritan Sejamini(PD).
    Zona 43: Fiton Safet Sulaj(PD) me 9126 vota ose 60.1%, humbet Shyqyri Duraku(PS).
    Zona 44: Fiton Astrit Patozi(PD) me 6978 vota ose 51.9%, humbet Bashkim Haxhiu(PS).
    Zona 45: Fiton Leonard Demi(PD) me 6464 vota ose 49.3%, humbet Mehmet Hasalami(PS).
    Zona 46: Fiton Durim Lamaj(PS) me 7428 vota ose 50.7%, humbet Luftim Ahmetaj(PD).
    Zona 47: Fiton Baki Shehi(PD) me 4918 vota ose 37.1%, humbet Hasan Hoxha(PS).
    Zona 48: Fiton Sali Berisha (PD) me 7419 vota ose 61.5%, humbet Agim Hushi(PS).
    Zona 49: Fiton Engjell Cara(PD) me 7123 vota ose 56.9%, humbet Artan Lame(PS).
    Zona 50: Fiton Luan Skuqi(PD) me 5552 vota ose 39%, humbet Agron Dibra(PS).


    Qarku Elbasan
    Zona 51: Fiton Dashnor Sula(PD) me 9353 vota ose 66.3%, humbet Shpetim Kateshi(PS).
    Zona 52: Fiton Durim Hushi(PS) me 6144 vota ose 46.8%, humbet Nuri Hasa(PD).
    Zona 53: Fiton Taulant Dedja(PS) me 6513 vota ose 45%, humbet Omer Stringa(PD).
    Zona 54: Fiton Aurel Bylykbashi(PD) me 5753 vota ose 46.2%, humbet Qazim Sejdini(PS).
    Zona 55: Fiton Bukurosh Stafa(PS) me 6316 vota ose 49.7%, humbet Muharrem Kajolli(PD).
    Zona 56: Fiton Valentina Leksaj(PS) me 7208 vota ose 54.2%, humbet Hyqmet Lleshi(PD).
    Zona 57: Fiton Namik Dokle(PS) me 5595 vota ose 50.7%, humbet Mehmet Ibaj(PD.
    Zona 58: Fiton Ndricim Hysa(PS) me 5998 vota ose 45.5%, humbet Behexhet Uruci(PD).
    Zona 59: Fiton Elmaz Sherifi(PS) me 5455 vota ose 42.8%, humbet Fadil Merzheku(PD).
    Zona 60: Fiton Taulant Balla(PS) me 7102 vota ose 56.1%, humbet Skender Cota(PD).
    Zona 61: Fiton Rrapush Tola(PS) me 6603 vota ose 47.5%, humbet Bashkim Vasku(PD).


    Qarku Fier
    Zona 62: Fiton Blerim Cela(PD) me 4025 vota ose 28% humbet Spartak Braho(LSI).
    Zona 63: Fiton Mevlan Xhindoli(PD) me 5899 vota ose 43%, humbet Vath Koreshi(PS).
    Zona 64: Fiton Ilir Bano(PD) me 44%, humbet Et'hem Ruka(PS).
    Zona 65: Fiton Arta Dade(PS) me 6387 vota ose 42.8%, humbet Ndini Ndoni(PD).
    Zona 66: Fiton Albert Caci(PS) me 6869 vota ose 52.1%, humbet Viktor Gjini(PD).
    Zona 67: Fiton Petro Koci(PS) me 44.9, humbet Vasillaq Ngresi(PD).
    Zona 68: Fiton Fatmir Xhindi(PS) me 6701 vota ose 44%, humbet Hasan Halili(PD).
    Zona 69: Fiton Ylli Bufi(PS) me 4811 vota ose 39.5%, humbet Bardhi Meli(LSI).
    Zona 70: Fiton Blendi Klosi(PS) me 5656 vota ose 39.5%, humbet Bedri Mihaj(PD).
    Zona 71: Fiton Fatos Beja(PD) me 4916 vota ose 39.5%, humbet Myzaljen Hoxha(PS).
    Zona 72: Fiton Rajmonda Stefa(PS) me 5216 vota ose 38%, humbet Dritan Prifti(LSI).
    Zona 73: Fiton Artur Shehu(PD) me 5090 vota ose 40.1%, humbet Kastriot Islami(PS).


    Qarku Berat
    Zona 74: Fiton Mehmet Xheka(PD) me 6281 vota ose 43.7%, humbet Flamur Rogu(PS).
    Zona 75: Fiton Erion Brace(PS) me 5213 vota ose 40.1%, humbet Dritan Hasnedari(PD).
    Zona 76: Fiton Mark Bello(PS) me 6355 vota ose 45%, humbet Leonard Kumaraku(PD).
    Zona 77: Fiton Luan Memushi(PS) me 4998 vota ose 43.6%, humbet Muharrem Cobo(PD).
    Zona 78: Fiton Bashkim Fino(PS) me 6071 vota ose 47.6%, humbet Aleksander Melonashi(PD).
    Zona 79: Fiton Ilir Meta(LSI) me 49.7%, humbet Adnor Shameti(PS).


    Qarku Korce
    Zona 80: Fiton Ben Blushi(PS) me 7337 vota ose 48.3%, humbet Gjergji Pendavinji(PD).
    Zona 81: Fiton Ridvan Bode(PD) me 7212 vota ose 49.7%, humbet Ahmet Hoxhallari(PS).
    Zona 82: Fiton Pandeli Majko(PS) me 6256 vota ose 49.2%, humbet Besnik Hoxha(PD).
    Zona 83: Fiton Ilir Rusmali(PD) me 7482 vota ose 53.1%, humbet Ilir Kulla(PS).
    Zona 84: Fiton Edmond Spaho(PD) me 6185 vota ose 47.7%, humbet Fehmi Xhemo(PS).
    Zona 85: Fiton Fatmir Xhafaj(PS) me 6400 vota ose 41.7%, humbet Eris Hoxha(PD).
    Zona 86: Fiton Besnik Jaceli(PD) me 5415 vota ose 41.2%, humbet Maqo Lakrori(PS).
    Zona 87: Fitom Mehmet Hoxha(PD) me 7788 vota ose 51.3%, humbet Agim Isaku(PS).
    Zona 88: Fiton Afred Dalipi(PS) me 49.8%, humbet Gramoz Pashko(PD).

    Qarku Gjirokaster
    Zona 89: Fiton Flamur Hoxha(PS) me 5150 vota ose 42.2%, humbet Mitro Cela(PD).
    Zona 90: Fiton Genc Ruli(PD) me 47.4%, humbet Makbule Ceco(PS).
    Zona 91: Fiton Gramoz Ruci(PS) me 7316 vota ose 52.9%, humbet Eshref Shehu(PD).
    Zona 92: Fiton Spiro Ksera(PBDNJ) me 45.1%, humbet Vangjel Tavo(PS).


    Qarku Vlore
    Zona 93: Fiton Arben Malaj(PS) me 5315 vota ose 47.2%, humbet Moisi Meminaj(PD).
    Zona 94: Fiton Bujar Leskaj(PD) me 6272 vota ose 48.0%, humbet Mezan Malaj(PS).
    Zona 95: Fiton Arben Isaraj(PS) me 5820 vota ose 46.3, humbet Genci Panozaqi(PD).
    Zona 96: Fiton Ardian Kollozi(PD) me 6158 vota ose 44.9%, humbet Bashkim Habilaj(PS).
    Zona 97: Fiton Besnik Dervishi(PS) me 6857 vota ose 51.8%, humbet Xhevahir Rrexhepi(PD).
    Zona 98: Fiton Spiro Peci(Pavarur) me 5234 vota ose 48.6%, humbet Arjan Dhimertika(PD).
    Zona 99: Fiton Fatos Nano(PS) me 6784 vota ose 56.9%, humbet Besnik Aliaj(PD).
    Zona 100: Fiton Stefan Cipa(PS) me 44.3%, humbet Grigor Pasko(PD).

    * Burimi i informacionit eshte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve


    Rezultati zyrtar i KQZ per 92 zona zgjedhore

    PD fiton 54 zona
    PS fiton 37 zona
    I PAVARUR fiton 1 zone


    Rezultati zyrtar i KQZ per proporcionalin ne 89 zona zgjedhore

    PR 20.52%
    PSD 12.40%
    PS 9.18%
    PD 8.09%
    LSI 8.27%
    PDR 7.25%
    PAA 6.57%
    PAD 4.84%
    PDS 4.24%
    LZHK 3.54%
    PBDNJ 3.49%
    PDK 3.28%

    Zonat 2,64,67,79,88,90,92,100 nuk eshte certifikuar ende fituesi por mediat kane publikuar kryesuesit si me lart.



    Rezultati i pergjithshem qe perfshin informacionin jo zyrtar:

    Prej 100 zonave ku ka mbaruar procesi i numerimit:
    PD fiton ne 57 zona ose 57%.
    PS fiton ne 40 zona ose 40%.
    LSI fiton ne 1 zone ose 1%.
    PBDNJ Fiton ne 1 zone ose 1%.
    Kandidat i pavarur ne 1 zone ose 1%.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 09-07-2005 mė 04:53

  6. #186
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Proporcionali per 93 zona nga 100 qe jane gjithsej :

    AD 4.9 %
    PLDNJ 0.6 %
    PDR 7.65 %
    PDK 3.22 %
    PR 20.08 %
    LZHK 3.23%
    LSI 8.12 %
    PAA 6.47%
    PBDNJ 3.97%
    PDS 4.33 %
    PD 7.86%
    PSD 12.61
    PS 8.97


    Nderkohe per mazhoritarin jane akoma pa rezultat zonat 2, 64, 67, 92 dhe 100.

    Nga Top Channel.
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  7. #187
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet nė Bllog
    22
    Nenkryetari i PR-se, Garuli: Socialistet po vonojne rezultatet

    Republikanet kritikuan sot ashper institucionet zgjedhore per shtyrjen e shpalljes se rezultateve perfundimtare te 3 korrikut. Nenkryetari I kesaj partie Garuli u shpreh sot per gazetaret se shtyrja e rezultateve behet e qellimshme nga socialistet. Kjo sipas tij, perben precedent te rrezikshem per fatet e zgjedhesve.

    BalkanWeb

  8. #188
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    TOPI: KEMI 56 MANDATE NE MAZHORITAR DHE 18 NE PROPORCIONAL


    Nenkryetari i Partise Demokratike Bamir Topi, deklaroi mbremjen e sotme se deri ne keto momente jane konfirmuar 56 mandate te PD-se e aleateve te saj dhe se sipas llogaritjeve jane 18 mandate ne proporcional. Ne nje konference per shtyp nga selia blu, Topi tha se ka shume mundesi qe PD te siguroje edhe nje mandat te 19. "Ne baze te ketyre te dhenave, 56 ne mazhoritar dhe 18 ne proporcional, ne praktikisht japim partine politike fituese te zgjedhjeve te 3 korrikut", tha Topi, duke shtuar se tendencat e partive te majta per te zvarritur kete proces jane tentativa per te mos njohur rezultatin.



    Top Channel
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  9. #189
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    LSI: Humbi e majta e Nanos, Dukes e Angjelit

    E Diele, 10 Korrik 2005
    Levizja Socialiste per Integrim fajeson Partine Socialiste per humbjen e zgjedhjeve nga e majta ne Shqiperi. Kreu i LSI, Ilir Meta, ka theksuar dje se nuk ishte Levizja Socialiste per Integrim ajo qe solli humbjen e se majtes, por arroganca e lidershipit te PS, e cila ishte shfaqur prej kohesh. "E majta kishte vite qe kishte humbur ne Shqiperi. Me 3 korrik humbi e majta e Nanos, e Dukes dhe Angjelit, e cila nuk ka lidhje fare me shtresat e majta ne Shqiperi, me politikat e majta ne vendin tone", ka deklaruar Meta gjate konferences se djeshme per shtyp.

    Ne analizen e tij, ish-Kryeministri ka deklaruar se nese PS do te pranonte platformen e paraqitur nga grupi i deputeteve, qe me pas krijuan LSI-ne, ne kohen kur keta ishin ende pjese e PS-se, atehere e majta do te fitonte bindshem zgjedhjet parlamentare. Ai ka sulmuar edhe kreun e Partise Socialdemokrate, i cili para dy ditesh ia faturoi LSI humbjen e se majtes. "LSI konkuroi dhe ishte e vetmja force politike ne Shqiperi qe konkuroi ne menyre dinjitoze, qe ruajti integritetin e vet dhe te procesit zgjedhor, duke mos u bere pale ne procesin e 'Mega-Dushkut'", deklaroi ai. Sipas Metes, eshte pikerisht Gjinushi, ai i cili shpiku fenomenin e "Mega-Dushkut". "Vertete me vjen keq per te gjithe keta mjerane te se majtes, te cilet e shikojne rezultatin e ketyre zgjedhjeve pikerisht tek fenomeni LSI", ka deklaruar Meta.

    E. GJ

    KORRIERI
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 10-07-2005 mė 12:14

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    LINDNER: ZGJEDHJET E 3 KORRIKUT, PER T'U PERSHENDETUR

    Zedhenesi i Ministrise se Jashtme Gjermane Valter Lindner, deklaroi sot se megjithe anomalite e vena re, si per shembull disa te vdekur, ne pergjithesi ecuria dhe pjesemarrja ne zgjedhjet e 3 korrikut jane per t`u pershendetur. Duke iu referuar raportit te 40 vezhguesve gjermane te pranishem ne zgjedhje, Lindner tha se ka perparime ne krahasim me zgjedhjet e meparshme, "por partite dhe vecanerisht udheheqesit e tyre mund te benin me shume per te garantuar drejtesi ne zgjedhje". Lindner kerkoi qe institucionet pergjegjese te sqarojne ne menyre transparente dhe te hapur parregullsite e konstatuara.



    TOP CHANEL
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 10-07-2005 mė 12:12
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

Faqja 19 prej 22 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  3. Godo: Zgjedhjet, pėrgjegjėsi e Berishės
    Nga Albmaster nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 15:55
  4. Komentet tuaja pėr zgjedhjet e 3 korrikut
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 02:47
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •