Rezultatet paraprake, PD kryeson ndaj PS, DASH thirrje partive te zbatojne Kodin Zgjedhor
Rezultatet e para paraprake nga zgjedhjet ne Shqiperi tregojne se Partia Demokratike e opozites kryeson ne votimet per te cilat vezhguesit thane se i plotesuan vetem pjeserisht standartet nderkombetare. Sic ben te ditur "Zeri Amerikes" Departamenti Amerikan i Shtetit u beri thirrje gjithe partive dhe udheheqesve te zbatojne me perpikmeri kodin zgjedhor dhe te ndjekin procedurat perkatese ligjore Nderkohe shpallja e rezultatit vazhdon te shtyhet per shkak te problemeve me numerimin e votave. Rezultatet paraprake tregojne se demokratet kryesojne ne 53 zona dhe socialistet ne 35. Si Kryeministri Fatos Nano edhe udheheqesi i Partise Demokratike Sali Berisha kane shprehur besim per fitoren. Zgjedhjet e lira e te drejta jane konsideruar si te rendesishme per aspiratat e Shqiperise per t'u anetaresuar ne institucionet euro-atlantike. Por ne raportin e saj OSBE-ja, shprehej se zgjedhjet paten pearregullsi dhe pati te pakten nje incident te dhunshem.
BalkanWeb
Krijoni Kontakt