Close
Faqja 13 prej 22 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 212
  1. #121
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,321
    Postimet nė Bllog
    22
    JUGLINDJA VOTON BLU, 6-3 PER PD-NE

    KORCE - E gjithe Juglindja pothuajse ka votuar blu per kandidatet demokrate. Festa e opozites, ndonese e permbajtur, duket e perligjur ne te gjithe Qarkun e Korces, ku rezultatet paraprake dhe verifikimi ne vazhdimesi i fleteve te votimit duket se konfirmon gjithnje e me shume fitoren e perfaqesuesve te PD-se. Nga hapja e kutive te para te votimit, ne oret e mbremjes te se dieles, u duk avantazhi i kandidatit demokrat Ridvan Bode ne zonen elektorale 81 te Korces, pas tij, edhe ajo e kandidateve te tjere Ilir Rusmajli dhe Edmond Spaho. Dhe vertet numerimi i fleteve te votimit nxori fitues ne zgjedhje keta kandidate te opozites, te cilet siguruan nje diference te thelle votash ndaj rivaleve te tyre socialiste. Keshtu kandidati Ridvan Bode, perballe rivalit socialist Ahmet Hoxhallari ka siguruar me shume se 1800 vota ne favor te tij kur mbeten edhe pak kuti votimi per t"u shqyrtuar nga grupet e verifikimit te votave. Nderkaq, u shpall zyrtarisht se kandidati i PD-se Edmond Spaho, perballe kandidatit te PS-se Fehmi Xhemo, fitoi me me shume se 1100 vota diference. Ky rezultat u shpall qe ne oret e pasdites se e henes, nderkohe qe rezultatet flisnin per nje humbje te thelle edhe te kandidatit socialist ne zonen elektorale 83. Ne kete zone, Ilir Kulla i PS-se humbi me rezultatin 37% kundrejt 58 % te votave qe fitoi me maturi perfaqesuesi i PD-se Ilir Rusmajli. Zone pas zone, kandidatet e PS-se ne rajonin e Korces filluan te humbin terren pas cdo numerimi te votave nga kutite e votimit. Keshtu u ngushtua diferenca ne vota midis kandidatit socialist ne zonen elektorale 85 Fatmir Xhafaj dhe atij te PD Eris Hoxha, derisa ne oret e pasdites te se henes u njoftua per nje rezultat te ngushte prej afro 110 votash midis tyre. Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko, perballe rivalit demokrat ne zonen elektorale 82, e ndjeu veten ne frigorifer kur ne bastionin e se majtes, sic eshte zona e Maliqit, rezultati foli ne humbje te tij me gati 200 vota. Shqyrtimi i metejshem i fleteve te votimit pas nderprerjes se procesit te verifikimit te votave, nxori si fitues te perkohshem z. Majko, por me nje diference te ngushte votash. Ne oret e mbremjes te se henes, u dhane tregues se Majko kishte fituar vetem nje grusht votash me shume se rivali Ismail Hoxha, kur ishin hapur dhe kontrolluar pjesa me e madhe e kutive te votimit. Zhgenjim ka pesuar edhe kandidati tjeter socialist Maqo Lakrori ne zonen elektorale 86 te rrethit te Pogradecit. Burime zyrtare nga Komisioni Zgjedhor Zonal 86 thane se kandidati i PD-se Besnik Jacelli, vazhdimisht udhehiqte rezultatin me me shume se 500 vota ne favor te tij. Ne rrethin e Devollit ku kandidoi per PS-se, Agim Isaku, u shenua jo vetem nje humbje e paparashikueshme e ish- keshilltarit politik te Fatos Nanos, por edhe bllokimi i procesit te verifikimit te votave nga pretendimet per parregullsi. Sidoqofte, Isaku sipas rezultateve paraprake ka humbur me me shume se 1 mije vota diference ndaj rivalit demokrat, mjekut Mehmet Hoxha kur kishin mbetur edhe 20 kuti votimi pa u numeruar dhe ishin hedhur rezultatet e 24 qendrave te tjera te votimit. Nje pikiate te hidhur perjetoi edhe kandidati i PS Alfred Dalipi ne zonen elektorale 88 qe perfshin rrethin e Ersekes perballe kandidatit te PD-se Gramoz Pashko. Ne kete zone elektorale verifikimi i votave u bllokua per disa ore dhe u desh nje nderhyrje e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per te rifilluar numerimi i votave. Ne oret e mbremjes, njoftime disi kontradiktore bene te ditur se Alfred Dalipi ra ne vota dhe kishte siguruar rreth 900 flete votimi me shume se rivali i tij kur ishin verifikuar 46 qendra votimi dhe do te kontrolloheshin edhe 41 kuti te tjera me vota. Shpresa e socialisteve per te mos pesuar nje humbje shkaterruese ne keto zgjedhje, ka qene zona ku kandidon Ben Blushi nga PS dhe Gjergji Pendavinji nga PD-ja. Perfaqesuesi i PS ne zonen elektorale 80 te qytetit te Korces, vazhdimisht e udhehoqi rezultatin e votimeve me gati 300 vota me shume se rivali i tij nga kampi demokrat. Blushi kishte ne favor te tij rreth 490 vota kur ishin verifikuar 20 kuti me flete votimi dhe mbetej per te verifikuar edhe 12 kuti te tjera te qendrave te votimit. Ndonese nje pjese e ketyre rezultateve jane dhene si paraprake, perseri vota e elektoratit te rretheve Korce, Pogradec, Erseke dhe Devoll kaloi per kandidatet e PD-se, te cilet arriten nje fitore historike ndaj kundershtareve te tyre politike te PS-se.

    G.Ashimi

  2. #122
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,321
    Postimet nė Bllog
    22
    FIER, SOCIALISTET RUAJNE FITOREN E 2001-SHIT

    FIER - Fieri mbetet serish bastion i PS-se. Partia e Fatos Nanos arriti te perserite fitoret e arritura ne dy zgjedhjet e fundit legjislative, ku kandidatet e saj ne Fier arritente triumfonin ne 6 zona, perfshi ate ne komunen e Libofshes, ku ish-prefektja e Fierit, Rajmonda Stefa, mundi nje nga eksponentet e LSI-se, Dritan Prifti. Nderkohe, rezultati i nje zone te shtate zgjedhore ne rrethin e Fierit "zones 71) mbetej i diskutueshem deri dje, ne mbermjen e vone, ku kandidati i PD-se kryesonte rreth ores 18, nderkohe qe priteshin te zbuloheshin rezultatet ne mese 10 qendra votimi. Dega e PS-se ne Fier u ankua per parregullsi ne zonen zgjedhore 71, qe perfshin komunat Levan, Frakull e Dermenas. Ne kete zone, ishin ne gare Fatos Beja per Partine Demokratike dhe kryetari lokal i socialisteve, Myzaljen Hoxha. Sekretarja e deges se PS-se, Alma Bejtaj, tha se ne nje qender votimi ne fshatin Dermenas, persona te dhunshem, te lejuar nga anetaret demokrate te komisionit, ku opozita kishte shumicen, kishin manipuluar duke ushtruar presion mbi komisioneret; ata kishin hedhur shume flete votimi ne kuti ne menyre joligjore. Bejtaj sqaroi se kishin vene re te njejten firme ne te pakten dhjete flete votimi, per te cilat nuk kishin regjistruar numrin e dokumentit te votuesit, si dhe ishin mbushur flete votimi ne emer te zgjedhesve qe ndodheshin jashte vendit, me 3 korrik. I njejti burim shtoi se megjithese ishte urdheruar bllokimi i dokumetacionit te qendres se votimit ne Dermenas, grupi i personave te dhunshem, te identifikuar si ithtare ekstremiste te PD-se, kishin nderhyre mbi kodin e kutise se votimit. Dega e PS-se u shpreh e shqetesuar gjithashtu se PD-ja perfaqesohej ne komisionin zonal zgjedhor nr.71 me elemente qe paraqesnin rrezikshmeri dhe qe prania e te cileve perconte tension mbi socialistet. Nga ana e tyre, edhe perfaqesuesit e PD-se ne zonen 71, u ankuan per parregullsi ne nje qender votimi ne fshatin Pojan, numerimi i votave te se ciles u urdherua te pezullohej. Mirepo, perkunder kesaj klime, ne qytetin e Fierit, Albert Caci, i cili mundi te siguronte nje mandat te dyte si deputet i PS-se, u deklarua i kenaqur qe, ende para shpalljes se rezultatit final, kishte marre nje urim nepermjet telefonit nga rivali i tij i PD-se, Viktor Gjini. Caci u shpreh se gjesti i Gjinit tregonte "kulture dhe emancipim".

    Gentjan Ruko
    KJ

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Zonat me rezultat perfundimtar sipas KQZ:

    1-ZONA 3 SHKODER ---. RAMIZ ĒOBAJ PD

    2-ZONA 4 SHKODER --- GILMAN BAKALLI PD

    3-ZONA 5 SHKODER --- ARENCA TRASHANI PD

    4-ZONA 6 SHKODER --- JOZEFINA TOPALLI PD

    5-ZONA 14 LEZHE --- PREĒ ZOGAJ PD

    6-ZONA 25 DURRES --- SAMI GJERGJI PD

    7-ZONA 26 DURRES --- SOKOL OLLDASHI PD

    8-ZONA 44 TIRANE --- ASTRIT PATOZI PD

    9-ZONA 63 FIER --- MEVLAN XHINDOLI PD

    10-ZONA 95 VLORE --- ARBEN ISARAJ PS
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  4. #124
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,321
    Postimet nė Bllog
    22
    DEMOKRATET FITOJNE 3 DEPUTETE NE RRETHIN E VLORES

    Megjithe zhvillimin e mbare dhe pa probleme te procesit zgjedhor ne te gjitha qendrat e votimit, krejt ndryshe duket ne procesin e hapjes se kutive dhe te numerimit te votive. Nje qetesi dominuese dhe e tejzgjatur eshte vene re neper qendrat e KQZ-ve ne qytetin e Vlores. Megjithese nuk ka munguar dhenia e rezultateve te para mendohet qe procesi perfundimtar te perfundoje ne mengjesin e dites se ardhshme. Ne tre zona zgjedhore nga pese qe ka Vlora kane dominuar kandidatet e Partise Demokratike.

    Keshtu ne qendren e votimit nr.94, kandidati i Partise Demokratike, Bujar Leskaj, ka qene ne avantazh me 694 vota. Ne 17 qendra votimi te kesaj zone, jane fituar 16 prej tyre nga kandidati i PD-se, Leskaj dhe vetem nje qender eshte fituar nga kandidati i Partise Socialiste, Mezan Malaj. Nderkohe grupi i punes i ngritur nga Partia Demokratike per te vezhguar procesin e numerimit te votave eshte shpehur se numeruesit jane larguar mbi dhjetra here nga procesi dhe kryetari i grupit te numerimit ne qendren e votimit nr. 94 Sokol Qendro ka mbyllur dhe telefonin e tij celular dhe nuk mund te komunikojme dot me te, thone per "Koha Jone" grupi i punes se PD-se. Kjo dukuri eshte shoqeruar gjate gjithe dites se djeshme nga numeruesit socialiste, ku me sa kuptohet po ngadalesojne se tepermi procesin e numerimit te votave.

    Largimet e numeruesve kane qene masive, ve ne dukje grupi i punes se stafit te PD-se. Ne qendren e votimit nr. 95 deri ne oren 15 .00 jane numeruar 15 kuti votimi, ku sipas sekretarit te Partise Socialiste Ahmet Sakaj, kandidati i Partise Socialiste, Arben Isaraj dominon me 280 vota ndaj kandidatit te Partise Demokratike, Genci Panozaqi. Nderkohe mesohet se procesi i hapjes se kutive te votimit, edhe ne kete zone, ecen me ritme shume te ngadaleta. Anetaret e komisionit ne kete zone kane konfirmuar per "Koha Jone" se jane te lodhur, kjo eshte dhe arsyeja qe punohet shume avash. Kryetari i komisionit ne kete qender tha per "Koha Jone" se procesi i hapjes se kutive dhe leximit te votave mendohet te mbaroje ne oret e para te mengjesit.

    Ne zonen elektorale nr.96 konfirmojne per "Koha Jone" se kandidati i Partise Demokratike Ardian Kollozi eshte ne nje avantazh me 1000 vota nga kandidati i Partise Socialiste, Bashkim Habilaj, i cili eshte njekohesisht edhe Kryetar i Partise Socialiste per Vloren.

    Persa i perket zones elektorale nr. 97 kandidati i Partise Demokratike, Xhevahir Rexhepi, ka fituar ndjeshem ndaj rivalit te vet te Partise Socialiste, Besnik Dervishaj. Kurse ne zonen elektorale nr .93, kandidati i Partise Demokratike ne kete zone Moisi Meminaj ka kerkuar perseritjen e zgjedhjeve per arsye te disa cregullimeve qe jane vene re gjate procesit zgjedhor. Nje nga shqetesimet e ngritura eshte se ne kete zone ka humbur vula e administratorit te kesaj qendre votimi, ku mendohet te kete qene e qellimshme. Gjithashtu jane kapur persona duke votuar me certifikata falls te cilet do te ndiqen penalisht. Po ashtu jane identifikuar edhe persona te tjere qe kane votuar me certifikata te te vdekurve. Nderkohe kandidati i Partise Socialiste Arben Malaj ne kete zone eshte perpara me nje avantazh rreth 480 vota me teper nga kandidati i Partise Demokratike, Moisi Meminaj.

    KJ

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mek mek mek ai pisi celibashi.. nuk i punon kasetofoni si her te tjera..
    mos i gezofte Tapite e tokave qi i fali Partia.. e tije e Nanos xhambazit ..celibash mashtrusit..



    shekulli

    --


    Besnik Aliaj qė kandidoi pėrballė Fatos Nanos vė nė dyshim vėrtetėsinė e rezultateve

    Thoma Nika

    SARANDĖ. Kandidati pėr deputet nė zonėn nr.99 nė Sarandė, Besnik Aliaj, nė njė konferencė pėr shtyp tė dhėnė dje, ka vėnė nė dyshim vėrtetėsinė e rezultateve tė deritanishme, qė e nxjerrin atė humbės kundrejt rivalit socialist Fatos Nano. Aliaj i bazoi dyshimet e tij duke iu referuar zonave tradicionalisht tė fituara nga Partia Demokratike e ku epėrsitė e tij kanė qenė tė padiskutueshme. Nė kėtė kontekst, Aliaj ka ngritur dyshime mbi parregullsi qė mund tė komprometojnė procesin e votimit. Pėr tė mos ndodhur kjo, ai ka kėrkuar verifikimin e integritetit dhe saktėsisė ligjore tė secilės prej ēertifikatave tė pėrdorura pėr votim nė zonėn 99. Nėse kėto dyshime nuk vėrtetohen, ai ėshtė shprehur se do tė njohė ēdo rezultat tė njohur zyrtarisht nga KQZ. Por, duke e quajtur kėtė si njė problem qė i tejkalon mundėsitė e tij pėr ta adresuar nė tė gjitha nivelet, Aliaj ka kėrkuar nga PD-ja dhe nga institucionet publike pėrgjegjėse tė marrin pėrsipėr pėrgjegjėsitė e zbardhjes sė kėsaj ēėshtjeje. Ai ėshtė shprehet se ndihet moralisht i fituar, pasi nė pėrballjen me shtetin i ka kontribuar emancipimit tė politikės shqiptare. Humbja nuk do ta pengojė atė nė zbatimin e projektit ambicioz urban “Dritė mbi Sarandėn”, tė bėrė aq publik e tė perceptueshėm nga kategori tė gjera njerėzish gjatė fushatės sė tij tė kulturuar dhe moderne.
    Ngec numėrimi: votimi korrekt, dokumentacioni me mangėsi
    Nė orėt e para pas mesditės KZZ-sė i ėshtė dashur tė ndalet para mangėsive serioze qė ka hasur nė dokumentacionin e njė qendre votimi nė Metoq tė zonės 99. Zėvendėskryetari i KZZ-sė, Feruz Basho, tha pėr gazetėn “Shekulli” se regjistri pėrcjellės i evidentimit tė votuesve ka qenė pa referenca nė dokumentin e identifikimit qė ka pėrdorur votuesi, madje edhe pa mbushjen e nevojshme me shkrimin dhe nėnshkrimin e personit qė ka votuar. Mangėsitė shkonin deri nė plotėsimin jo korrekt tė procesverbalit shoqėrues tė procesit zgjedhor. Kėto e kanė futur procesin e numėrimit nė njė ngėrē serioz dhe e kanė bllokuar atė pėr rreth njė orė. Si pasojė, komisioni ėshtė detyruar qė tė mblidhet disa herė dhe tė kėrkojė asistencėn e nevojshme tė KQZV-sė, pėr zgjidhjen e situatės. Ka qenė fjala pėr rreth 670 vota, tė hedhura ndoshta me korrektesė, por tė dokumentuara keq dhe tė pėrcjella me mangėsi nė KZZ. Pėr plotėsimin e mangėsive tė vėrejtuar ėshtė kontaktuar me komisionerėt e asaj qendre dhe u ėshtė vėnė atyre kushti i plotėsimit tė dokumentacionit sipas ligjit, pėr t’u dhėnė vlefshmėri ligjore votave tė zgjedhėsve tė asaj zone. Gjithsesi, zgjidhja praktike qė ėshtė gjetur pėr tė mos sjellė bllokim tė procesit tė numėrimit tė votave nė KZZ, ishte qė kjo qendėr tė numėrohej pasi tė mbaronte ky proces nė gjithė qendrat e tjera tė votimit. Kėshtu u kapėrcye njė mangėsi serioze, qė rrezikoi bllokimin e punės nė KZZ-nė e zonės nr. 99, tė konsideruar zona mė e nxehtė, pėr shkak tė konkurrimit nė tė, tė kryeministrit aktual Fatos Nano. Procesi pėrfundoi nė mbrėmjen e djeshme dhe nga votat ka dalė fitues kandidati Nano.
    Zona e Delvinė-Himarės: fitues Peci apo Dhimėrtika?
    Nė zonėn nr. 98, e cila ka qenė nė vėmendje pėr shkak ty pėrfshirjes nė tė tė Kakomesė dhe tė Himarės, procesi i numėrimit tė votave ka qenė tepėr i ngadaltė. Nė njė komunikim me kryetarin e kėsaj KZZ-je, Josif Proda, mėsohet se nga 54 qendra votimi, ėshtė arritur tė pėrpunohen vetėm rreth 34 prej tyre. Kandidati Arjan Dhimėrtika, qė ka garuar nėn siglėn e pėrbashkėt tė PR-sė dhe PD-sė, ka pranuar diferencėn e ndjeshme tė kandidatit tė pavarur Spiro Peēi, mbėshtetur nga PBDNJ. Dhimėrtika ka thėnė se deri tani ai ėshtė me minus 220 vota, por shpreson ta ngushtojė diferencėn dhe tė dalė fitues. Fituese, sipas tij, ėshtė alternativa qė i siguron dhe i njeh pronėsinė pronarit tė vėrtetė tė Bregdetit, pėrkundėr projekteve qeveritare pėr fshatra turistikė nė trojet e tyre.

    Zona 98
    Procesi i numėrimit tė votave nė kėtė zonė pritet tė pėrfundojė gjatė ditės sė sotme. Nė kėtė zonė, rivaliteti ėshtė mes kandidatėve Arjan Dhimėrtika, nėn siglėn PR-PD- dhe Spiro Peēit, kandidat i pavarur i mbėshtetur nga PBDNJ

    Zona 99
    Rezultati i pjesshėm ka nxjerrė fitues kandidatin Stefan Cipa qė ka pėrballė kandidatin Thoma Miēo. Ky i fundit ka pėrsėritur kontestime dhe denoncime pėr ato qė i quan parregullsi. Numėrimi i votava pritet tė pėrfundojė sot

    Zona 100
    Nė kėtė zonė procesi i numėrimit tė votave ka pėrfunduar nė mbrėmjen e djeshme. Nga ky numėrim rezulton tė ketė dalė fitues kandidati i PS-sė Fatos Nano, i cili kishte pėrballė kandidatin e PD-sė, Besnik Aliaj

    Zona 100: stop numėrimi, komisionerėt tė tejlodhur
    SARANDĖ- Zona fundore zgjedhore nė kuptimin gjeografik, por edhe atė rendor, duket se ka mbetur e fundit edhe nė numėrimin e votave. Deri mbrėmė, sipas kryetarit tė kėsaj KZZ-je, Resmi Iljazi, ishte bėrė i mundur pėrpunimi i rezultateve vetėm nė 25 qendra, nga 69 tė tilla qė ajo numėron, si njė zonė me njė shtrirje tė gjerė gjeografike. Dje nė mbrėmje, KZZ ka marrė vendim qė tė ndėrpritej procesi i numėrimit tė votave. Iljazi tha se ky ka qenė njė vendim i marrė me mirėkuptimin e tė gjithė komisionerėve, duke nxjerrė si shkak madhor tejlodhjen e tyre nė procesin e numėrimit. Pritet qė procesi i numėrimit tė votave nė kėtė zonė tė rinisė sot nė orėn 08:00. Por askush nuk mund tė thotė nėse do tė jetė e mjaftueshme dita e sotme pėr tė finalizuar krejt procesin, duke qenė se kanė mbetur ende 44 qendra votimi, qė presin tė pėrpunohen. Rezultati i pjesshėm ka nxjerrė fitues kandidatin Stefan Cipa, pėr tė cilin ky ėshtė mandati i tretė i mundshėm, ndėrkohė qė kandidati Thoma Miēo ka pėrsėritur kontestime dhe denoncime pėr ato qė i quan parregullsi tė procesit tė votimit, duke sjellė dhe precedente tė hedhjes sė dhunshme tė votave nė fshatin Cukė e Shalės.



    05/07/2005

    shekulli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 05-07-2005 mė 02:26

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    6 -0

    Durresi shembull se si ndeshkohet Mafia.. i lumte..

    Ka shporrur 6 gango e ka cuar ne Kuvend 6 djem te mire.. nuk eshte pak..

    KOHA JONE

    E Marte, 05 Korrik 2005


    VOTIMI, PD-JA FITON 6-0 NE DURRES

    DURRES- Ka ndodur ajo qe pritej ne Durres. Durrsaket ne qytet dhe fshat kane votuar pro alternatives se Partise Demokratike duke mundur me nje rezultat te thelle Partine Socialiste. Fitorja 6-0 eshte pritur me entuziazem mes simpatizanteve te selise blu, nderkohe qe per qytetaret durrsake dita e pare e javes ka rrjedhur normalisht. Konsiderohet nje nga fitoret me te thella te demokrateve ne Durres qe nga fillimi i procesit pluralist ne Durres. Te vendosur per t"i thene Jo nje qeverisjeje qe solli nje problematike jo te paket ne jeten ekonomiko-sociale te qytetareve shqiptare, durrsaket votuan bindshem per ndryshimin. I pari qe ka pranuar humbjen dhe ka uruar rivalin demokrat Sokol Olldashi ka qene ish-ministri i Bujqesise Agron Duka. Teksa ka pranuar humbjen ne zonen elektorale nr.26 ne Shijak dhe zhvillimin pa incidente te procesit, Duka ka thene: "Kandidati demokrat eshte tashme deputet. Vleresoj se ka fituar nje force politike shqiptare". Fitore kane arritur dhe kandidatet e tjere te PD-se Gazmend Oketa, Ferdinand Xhaferri, Sami Gjergji, Genc Juka dhe Flori Bajramaj. Ne tre prej zonave elektorale 26, 28 dhe 29 procesi i numerimit ka mbaruar ne oret e vona te pasdites, ndersa ne tre zonat e tjera ka vazhduar dhe gjate mbremjes se djeshme. Gjithsesi qe ne oret e para te dites se hene eshte theksuar tendenca e fitores e cila ka qene krejtesisht blu, duke i lene dhe vete demokratet disi te habitur nga fitorja e pakundershtueshme. Ne te vertete zgjedhjet pararendese ne Durres kane qene vazhdimisht te kontestueshme nga demokratet dhe vezhguesit vendas e te huaj per shkak te problematikes qe ka shoqeruar proceset. Nderkohe zgjedhjet e 3 korrikut deshmuan faktin se durrsaket i kane thene nje Po te forte Kohes per Ndryshim, gje qe duhet ta pranojne dhe strukturat e Partise Socialiste ne baze dhe ne qender. Realisht duhet pranuar qe funksionimi i tyre ne Durres ka qene i vaket, thuajse inekzistent dhe eshte fokusuar thjesht ne koncertet dhe mitingjet masive, po jo ne punen e drejteperdrejte me elektoratin ne terren. Rrjedhja nga brenda, si dhe percarja e se majtes ndikuan ne thellimin e rezultatit. Menjehere pas daljes se rezultateve paraprake, simpatizante te Partise Demokratike kane dale neper rruget e qytetit me flamujte e fitores dhe zhurma borish per te percjelle ne qytet entuziazmin qe gjithmone shoqeron fitore te ketij lloji. Nderkohe dhe ne Durres force e trete, ndonese me nje perqindje modeste, ka dale LSI.

    Ecuria e procesit

    Procesi zgjedhor eshte zhvilluar i qete ne 274 qendrat e votimit te Durresit, ndersa pjesemarrja ne votime ka qene me e larte se ajo e zgjedhjeve te kaluara. Per 6 vende ne parlamentin e ardhshem kane kandiduar plot 75 kandidate, perfaqesues te forcave te ndryshme politike. Situata ka qene e qete dhe njekohesisht e ndere prane degeve te partive kryesore dhe shtabeve elektorale te kandidateve. Askush nuk eshte ndjere paraprakisht i sigurte ne fitore, megjithe deklaratat me karakter fitues te percjelle per opinionin nga kandidatet e kraheve te ndryshem te politikes. 3 korriku dhe vota e zgjedhesve durrsake kane dhene vendimin per ta. Kryetaret e komisioneve te gjashte zonave zgjedhore qe ka Durresi kane pranuar mbylljen e procesit pa incidente dhe vazhdimin e tij konform rregullores. Gjithsesi nuk kane munguar disa probleme te cilat gjithsesi nuk i kane prishur karakteristiken procesit zgjedhor ne Durres, rrethit ku vezhguesit nderkombetare dhe vendas kane qene tejet te vemendsh-_er shkak te problemeve te deklaruara gjate proceseve pararendese zgjedhore, kryesisht ato te vitit 2000 dhe 2001. Pas mbylljes se kutive te votimit lideret e selive lokale te partise demokratike dhe asaj socialiste jane shprehur per nje fitore 6-0 te forcave te tyre, po numerimi i votave tregoi se vetem te djathtes kishin te drejte ne kete parashikim. Demokratet e kane mbyllur procesin me nje fitore te paster.

    Vali Qyrfyci

    REZULTATET NE DURRES

    Zona 25

    Sami Gjergji 55,6%

    Emin Barci 36%



    Zona 26

    Sokol Olldashi 55%

    Agron Duka 43%



    Zona 27

    Flori Bajramaj 54,9 %

    Lulzim Traga 28%



    Zona 28

    Ferdinand Xhaferri 57%

    Gazmir Bizhga 29%



    Zona 29

    Gazmend Oketa 57%

    Gjergj Koja 38%



    Zona 30

    Genc Juka 45 %

    Sokol Kokomani 36,2%

    -----------



    .........



    Dy llafe..

    Lavdi durrsakve.. Nuk e kishin te lehte.. super killera e super mafioze u mobilizuan nga Kucedra Ps e veglat e saje.. por nuk munden ta ndalin Voten e Qyyetarit te mire Durrsak..


    E tani te shpresojme se Plazhi kjo mrekulli e Natyres dhe i vetmi vend defrimi i fukarase.. vendi ku thithet ajri i paster e ku merren rrezet e diellit.. do ti kthehet Popullit..
    Ai nuk eshte prone e askujt..Zoti na e ka fale..

    kjo do jete dhe prova per PD-ne.. ku do shihet sa te emancipuar jane..dhe sa te pa-babezitur jane..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 05-07-2005 mė 10:16

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Shqipėri: Vazhdon numėrimi i votave, PD nė pėrparėsi Aktuale

    Kryetari i KQZ-sė, Ilirian Celibashi beri tė ditur nė njė konferencė pėr shtyp se ka pėrfunduar procesi i numėrimit nė zonat 3, 4, 5, 6, 7, 8, 13, 62, 68, 57, 84, 91, 93,38, 40, 41, 42, 43. Ndėrkohė, pėrfundon sė shpejti rezultati i procesit tė numėrimit dhe ne 27 zona tė tjera. "Procesi i numėrimit tė votave ka qenė i ngadalshėm por pa probleme", tha ai.


    Kreu i KQZ nuk pėrjashtoi edhe raste ku komisionerėt e qendrave tė votimit tė partive tė ndryshme kanė hapur probleme nė mbylljen e procesit tė numėrimit. "Shpresojmė qė nė zonėn 88, 90, dhe zona 96 tė pėrfundojė se shpejti numėrimi, pasi kėto pėr ne jane konstatuar si pak mė problematike". Celibashi shtoi se nuk gjate procesit zgjedhor 2005 nuk ėshtė bėrė asnjė ankese formale nga kandidatėt apo partitė politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bere publike rezultatet e pjesshme te disa prej zonave zgjedhore te kryeqytetit. Ne pjesėn dėrmuese tė kėtyre zonave janė kandidatėt demokratė ata qė kryesojnė. E njėjta situatė paraqitet edhe nė qytetin e Shkodrės ku nga 9 zonat zgjedhore Partia Socialiste kryeson vetėm nė zonat me numėr 1 dhe7 . Nė zonat e tjera, kryesojnė kandidatėt demokratė, ndėrkaq ende nuk ka pėrfunduar procesi i numėrimit nė zonėn numėr 2 Nė Elbasan kane triumfuar 9 kandidate tė Partisė Socialiste dhe 2 kandidatė tė Partisė Demokratike.


    RTK 05/07/2005
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  8. #128
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Lista e kandidateve fitues deri tani kur postohet ky post ... (Marre nga Top Channel)

    Paulin Sterkaj 1 PS
    Fatlum Nurja 2 PD
    Ramiz Cobo 3 PD
    Jozefina Topalli 6 PD
    Tom Doshi 7 PS
    Nard Ndoka 8 PD
    Rexhep Uka 9 PD
    Jemi Gjana 11 PD
    Fatos Hoxha 12 PD
    Aldo Bumci 13 PD
    Prec Zogaj 14 PD
    Gjovanin Prenga 15 PD
    Gjoke Vuksani 16 PD
    Pal Dajci 17 PD
    Idriz Kumara 19 PD
    Sali Shehu 20 PD
    Rahim Kaleci 21 PD
    Sadri Abazi 22 PS
    Shpetim Ziri 23 PD
    Ndricin Babasi 24 PD
    Sami Gjergji 25 PD
    Sokol Olldashi 26 PD
    Florjan Bajramaj 27 PD
    Ferdinand Xhaferri 28 PD
    Gazmend Oketa 29 PD
    Genc Juka 30 PD
    Bamir Topi 31 PD
    Besnik Mustafaj 32 PD
    Lulzim Basha 33 PD
    Bujar Nishani 34 PD
    Ermelinda Meksi 35 PS
    Ylli Pango 38 PD
    Majlinda Bregu 39 PD
    Gezim Karapici 40 PD
    Spartak Ngjela 41 PD
    Musa Ulqini 42 PS
    Safet Sulaj 43 PD
    Astrit Patozi 44 PD
    Mehmet Hasanlame 45 PS
    Durim Lamaj 46 PS
    Baki Shehu 47 PD
    Sali Berisha 48 PD
    Engjell Cara 49 PD
    Afron Dibra 50 PS
    Dashamir Sula 51 PD
    Durim Hushi 52 PS
    Aurel Bylykbashi 54 PD
    Bukurosh Stafa 55 PS
    Valentina Leskaj 56 PS
    Namik Dokle 57 PS
    Ndricim Hysa 55 PS
    Elmaz Sherifi 59 PS
    Tauland Balla 60 PS
    Rrapush Tola 61 PS
    Blerim Cela 62 PD
    Vath Koreshi 63 PS
    Arta Dade 65 PS
    Arlbert Caci 66 PS
    Petri Koci 67 PS
    Ylli Bufi 69 PS
    Rajmonda Stefa 72 PS
    Mehmet Xheka 74 PD
    Erjon Brace 75 PS
    Luan Memushi 76 PS
    Marko Bello 77 PS
    Bashkim Fino 78 PS
    Ilir Meta 79 LSI
    Ben Blushi 80 PS
    Ridvan Bode 81 PD
    Pandeli Majko 82 PS
    Ilir Rusmajli 83 PD
    Edmond Spaho 84 PD
    Fatmir Xhafa 85 PS
    Mehmet Hoxha 87 PD
    Alfred Dalipi 88 PS
    Falmur Hoxha 89 PS
    Gramoz Ruci 91 PS
    Spiro Ksera
    Arben Malaj 93 PS
    Bujar Leskaj 94 PD
    Arben Isaraj 95 PS
    Spiro Peci
    Fatos Nano 99 PS
    Stefan Cipa 100 PS
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  9. #129
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Tirane. PD vs PS 10 - 2 ...

    ... Tirona i "thyen brinjet" klanit te Nanos. Fitore 10 me 2 e Partise Demokratike. Ja deputet qe zgjodhi qyteti i Tiranes:

    - PD -
    Bamir Topi, Besnik Mustafaj, Lulzim Basha, Bujar Nishani, Shaban Memia, Edi Paloka, Ylli Pango, Majlinda Bregu, Gezim Karapici, Spartak Ngjela.


    - PS -
    Ermelinda Meksi dhe Musa Ulqini.



    Kryetari i PD-sė shpreh mirėnjohje pėr ata qė nxorėn nga politika balozėt e krimit dhe korrupsionit.

    Berisha: Fitorja e 3 korrikut, historike.

    Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, vlerėsoi mbrėmė pėrmasat historike tė fitores sė 3 korrikut. Nė njė konferencė tė pėrbashkėt pėr shtyp me deputetėt Sokol Olldashi, Ylli Pango, Safet Sula dhe Bujar Nishani qė fituan pėrballė pėrfaqėsuesve tė mafias, kryetari i PD-sė foli pėr linjat kryesore qė u pėrballėn gjatė kėsaj fushate elektorale.

    "Profesor Safet Sula nxori nga politika njėrėn nga kockat mafioze mė tė rrezikshme tė Ballkanit dhė Shqipėrisė, Shyqyri Durakun. Prof. Dr.Ylli Pango nxori nga politika Naēin, mamuthin e korrupsionit, Anastas Angjelin. Sokol Olldashi, pas njė beteje dymujore, nxori nga politika Dukėn e krimit. Bujar Nishani, Iglin e malavitės", u shpreh Berisha. Mė pas, kryetari i PD-sė vlerėsoi fitoren e PD ndaj balozėve tė korrupsionit.

    "Gjatė kėsaj fushate u pėrballėn dy linja kryesore: Linja e duarve tė pastra, e antikorrupsionit, e tė ardhmes dhe ēaush-linja apo linja e '97-ės. Se kush fitoi, tashmė ėshtė e qartė", u shpreh Berisha. Kryetari i PD-sė tha se kishte dalė nė kėtė konferencė pėr shtyp sė bashku me Olldashin, Pangon, Safet Sulėn e Bujar Nishanin pėr faktin e vetėm sepse qė nė fillim tė fushatės elektorale u kishte deklaruar tė gjithė mbėshtetėsve, anėtarėve tė PD-sė se fitorja e PD pa fitoren nė zonėn e Angjelit, nė zonėn e Durakut, nė atė tė Dukės, Toskės, ishte fitore e lėnduar.

    "E konsideroj pra fitore tė dyfishtė tė shqiptarėve kėtė fitore, pasi balozėt e zinj tė krimit dhe tė korrupsionit, sovrani i nxori nga politika. Derdhėn miliarda lekė tė pėrvetėsuara nga taksapaguesit shqiptarė, ushtruan terror psikologjik, financiar dhe tė gjithanshėm. Shqiptarėt u dhanė atė qė meritonin", u shpreh Berisha. Nė emėr tė PD, por edhe nė emėr tė tė gjithė shqiptarėve qė votuan ndryshimin, kryeministri i ardhshėm u shprehu falenderimin mė tė pėrzemėrt sfidantėve tė mamuthėve tė korrupsionit, me bindjen se Shqipėria do t'u jetė mirėnjohės pėr betejėn qė zhvilluan.

    Ndėrsa lidhur me pėrmasat e fitores sė PD nė zgjedhjet e 3 korrikut, Berisha konfirmoi mandatet e 56 deputetėve tė saj deri nė orėn 22.00 tė ditės sė djeshme, ndėrkohė qė sipas tij janė tė sigurt edhe disa mandate tė tjerė atje ku ende nuk kishte pėrfunduar numėrimi i votave.

    "Deputetėt tanė kanė fituar gjerėsisht. Ne arritėm njė fitore shumė tė gjerė, megjithėse u pėrdorėn miliarda dollarė kundėr nesh, si dhe njė pjesė e mirė e administratės shtetėrore. Edhe segmente tė ushtrisė, pėr herė tė parė nė epokėn e pluralizmit u angazhuan nė fushatė, por uragani mbarėpopullor i pėrmbysi", tha Berisha. Kryetari i PD-sė tha se i njėjti fakt e pret edhe Viktor terrin qė sipas tij, nuk hyn nė parlament.

    Kryetari i PD-sė denoncoi edhe bllokimin e qėllimshėm tė punės sė grupeve tė numėrimit nga Partia Socialiste si nė Vlorė-Orikum, ku kandidati i PD-sė, Ardian Kollozi, ėshtė fitimtari tjetėr i Vlorės. Berisha tha se po bėhen pėrpjekje dhe pėrpėlitje tė dėshtuara, pasi pėrmasat e fitores sė PD janė tė shkėlqyera.

    Duke iu pėrgjigjur shqetėsimit tė gazetarėve pėr formimin e kabinetit tė ri qeveritar, kryeministri i ardhshėm demokrat tha se PD dhe aleatėt e saj janė tė pėrgatitur, por kjo varet nga Presidenti i Republikės, i cili ka tė drejtėn pėr tė thirrur parlamentin, pasi tė ketė ndjekur disa prerogativa kushtetuese, qė janė direkt kompetenca tė tij.

    Nė fund tė konferencės sė mbrėmshme pėr shtyp, Berisha rikonformoi angazhimin pėr tė tė punuar fort, pėr tė hedhur themelet e atyre qė iu ka premtuar shqiptarėve nė 100 ditėt e para tė qeverisjes sė tij. "Unė qėndroj nė politikė pėr tė mbajtur premtimet e mia", u shpreh Berisha.


    ... Te duash PD eshte kenaqesi. Te urresh PS eshte detyre ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  10. #130
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,321
    Postimet nė Bllog
    22
    KQZ publikon rezultatet perfundimtare per 6 zona elektorale: Rifillon numrimi I votave ne disa zona te tjera

    Zedhenesi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Erton Sinani beri me dije disa rezultate te reja per zona te ndryshme elektorale ne vend. Keshtu sipas Sinanit, ne zonen 12 ka fituar kandidati Fatos Hoxha i Partise Demokratike, ne zonen 17 ka fituar kandidati demokrat Pal Dajci, ne zonen 25 Sami Gjergji i PD-se dhe zonen 31 nenkryetari demokrat Bamir Topi. Nga kampi tjeter fitues ne zonen 80 ka dale Ben Blushi i shoqeruar nga fitorja e Bashkim Finos ne zonen 78. Sinani ka bere te ditur se ne zonat 90, 45, 46, 97, 99, 36, 90 ka rinisur e po vijon numerimi i votave, ndersa ne zonen 99 numrimi po i afrohet fundit. Sinani ben te ditur se ka mbetur i bllokuar procesi i numerimit ne zonen 73 nderkohe qe ky proces eshte ende i bllokuar ne zonat 73 dhe 92.

    BalkanWeb

Faqja 13 prej 22 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  3. Godo: Zgjedhjet, pėrgjegjėsi e Berishės
    Nga Albmaster nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 15:55
  4. Komentet tuaja pėr zgjedhjet e 3 korrikut
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 02:47
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •