Jozefina Topalli dhe Gramoz Ruēi replikojnė nė distancė
PD: Kemi fituar nė 56 zona
PS: Nė avantazh nė 53 KZZ
"Beteja" me shifrat e votave nė numėrim
Altin Kreka
PS dhe PD dje deri vonė nuk janė tėrhequr nga thirjet pėr fitore. Me njė ndryshim, zėdhėnėsit e PD sa herė komunikonin rezultatet ishin tė gėzuar dhe duket se nuk e ndjenin lodhjen e pritjes sė gjatė tė rezultateve ndėrsa nė selinė e PS kishte nervozizėm. Numri dy i PS, Gramoz Ruēi ishte i vetmi qė dilte nė konferencė pėr shtyp dhe komunikoi se PS lufton nė 53 zona elektorale duke pėrmendur disa herė fitoren e tė majtėve nė dy zona tė Shkodrės.
Berisha ishte i pari qė prezantoi disa nga deputetėt fitues nė kėto zgjedhje. Nė krah tė Ylli Pangos, Bujar Nishani, Sokol Olldashi, Safet Sula. Berisha i prezantoi kėta kandidatė duke qėndruar nė kėtė dhe duke thėnė se po ju prezantoj njerėzit qė nxorėn nga politika, "kockėn e mafias rajonale Shyqyri Duraku", "mamuthin e korrupsionit Naēi", "idhullin e krimit tė oragnizuar Igli Toska". Ai tha se kėta i kanė bėrė njė shėrbim tė madh kombit. Kjo dalje e Berishės ndėrsa shifrat vazhdonin tė rriteshin nė favor tė PD-sė entuziazmi i Berishės rritej. Ndėrsa Jozefina Topalli nxitoi tė deklaronte "kryeministri Berisha". Vetė kryetari i PD-sė tha se do tė qeverisė sė bashku me aleatėt nė koalicion por ai nuk preferoi qė tė deklaronte se si do tė bėhej kjo qeveri, mbase pėr faktin se ėshtė ende shpejt pėr tė kaluar nė kėtė fazė.
Ruēi
Numri dy i PS i quajti dje kėrcėnim tė rendit festimet e PD nė shumė sheshe pėr rezultatet qė shpalleshin. Ai tha se rezultatet ende nuk kanė dalė dhe se PS rezulton tė jetė nė avantazh nė 53 zona. Entuziazmi i Ruēit nuk ėshtė ai qė ishte nė vitin 2001 kur doli dhe deklaronte shifrat e fitores sė PS. Kėtė herė Ruēi ishte shumė mė nervoz nė deklarimet e tij duke mos e fshehur faktin qė partia e tij ishte drejt rrugės sė sigurt tė daljes nė opozitė. Arsyet socialistėt le ti gjejnė nė komoditetin e tė qėnit nė opozitė pėr disa kohė.
KQZ
Komisioni qėndror i zgjedhjeve dje deklaroi se procesi ėshtė mbyllur nė njė pjesė tė madhe tė zonave. Nė 27 zona vazhdon procesi i numėrimit tė votave (deri dje nė mesnatė) dhe nė disa zona, si nė 88 dhe 90 janė bllokuar nxjerrja e rezultateve pėr shkak tė konflikteve qė kanė mes tyre komsionerėt. Celibashi gjatė deklarimeve pėr shtyp vlerėsoi procesin dhe kėrkoi nga komisionerėt qė pavarėsisht konflikteve qė kanė tė arrijnė dhe tė marrin vendim pėr zonat nė mėnyrė qė tė nxjerrin rezultatet e kėtyre zgjedhjeve. Mėngjesi i ditės sė sotme duket se do tė jetė edhe koha kur do tė bėhet e qartė se cili ka fituar dhe kush ka humbur, megjithėse tashmė ėshtė e qartė qė PD do t'i takojė tė formojė qeverinė dhe kryeministėr tė jetė Sali Berisha.
Gazeta Shqiptare
Krijoni Kontakt