Besoj se disa e dine qe nga 15 -21 Gusht 2005 ne Köln organizohet dita boterore e Rinise. Do te doja te dija nese ka organizime edhe nga Shqiperia per te marre pjese ne kete eveniment. Kjo do te ishte ndoshta edhe nje menyre per ti thene botes katolike qe edhe ne Shqiperi ekziston feja katolike dhe se shqiperia nuk eshte e gjitha myslimane.
Vura re se Shqiperia nuk ishte ne liste por po u organizuan disa qindra shqiptare, mund te organizohen madje edhe udhetime charter me avion direkt nga Tirana ne Cologne. Do te uroja shume qe komuniteti katolik fetar te organizonte dicka sa me shpejt te jete e mundur.
Vizat neper ambasada do te jepen per kete periudhe pa probleme te medha nese do te regjistroheni online tek adresa e meposhtme dhe do te keni nje leter nga "prifti" i fshatit.
https://www.piso2005.com/pilgrim/default.asp?language=1. Kerkesa per vize ama duhet te hidhet te pakten nje muaj para udhetimit.
Meqe Shqiperia eshte nje vend i varfer, ka mundesi qe madje edhe udhetimi te sponsorizohet, pasi eshte krijuar nje fond per te sponsorizuar peligrenazhet nga vendet e varfra.
Shpresoj te kete pak sensibilizim per kete teme
ciao
Studentja
Krijoni Kontakt