A eshte "dashuri e vertete" dashuria ne Internet?
Te njoftohesh permes Internetit, kjo nuk eshte aspak e veshtire. Mjafton te kyqeni ne forume, grupe te ndryshme te diskusioneve, dhoma te diskuioneve, dhe per nje kohe te shkurter do te keni me dhjetera letra elektronike. Aq me teper nese keni faqe personale, vet do t'ju lajmerohen njerezit ane e mbane botes. Dhe keshu gjithcka fillon me nje bisede te thjeshte rreth nje teme me nje person ende te panjohur per ju, dhe natyrisht nese ajo bisede behet interesante, me te perseritet komunikimi vazhdimisht. E numri i partnereve potencial per biseda te ketilla eshte i pafunde.
Shume njerez mendojne se dashuria permes Internetit eshte kurth dhe per nje gje te tille nuk duhet diskutuar. Pa marre parasysh se kush ndodhet ne anen tjeter te rrjetit, pa marre parasysh permbajtjen e letrave, porosive, vertet, krejt cka dijme per personin tjeter jane shkrimet e tija elektronike? Shumekush mendon se te dashurohesh permes internetit pa e njohur fizikisht nje person, eshte njejte sikur te dashurohesh pa sy e vesh, ngase gjithcka paraqet rezultatin e imagjinates dhe frazave te thurura me mjeshtri. Por a eshte vertet pikerish keshtu?
Nje nga karakteristikat themelore te komunikimit permes internetit eshte anonimiteti. Kjo mundeson lirine e te shprehurit, te qendrimeve, ideve dhe kjo paraqet bazen e njohjes se njerezve. Njohja rrjedhe me shpejte, nga brenda - jashte, duke zbuluar personalitetin, karakterin, ndjeshmerine, animin, motivimin dhe shkurt e trup, gjithcka qe personin ne anen tjeter te rrjetit e bene te vecante.
Krijoni Kontakt