E kaltėr, je fantastike... ēdo shi nė jetėn tėnde veē ta shton kaltėrsinė...
E kaltėr, je fantastike... ēdo shi nė jetėn tėnde veē ta shton kaltėrsinė...
The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.
Ne nje dite te shkurter, sic vetem ditet e shkurtit dine te jene, deshmitar i nje ngjarjeje te hidhur u be...dy shpirtra qe ndaheshin ...perfundimisht?...e munduan veten qe fjalet mos t'i thonin deri ne fund, ndryshe nuk do te mbetej gje me shume, nese jua sillte ti dilnin dikur perballe njeri-tjetrit...E habitshme, ne ato caste mundet edhe te kene menduar, ai me nje vajze ne krah te tij e ajo me nje djale pas krahut te vet...e pritshme pershendetja shkarazi, apo vetem nje shikim ne sy, ose druajtja se mos do te viheshin ne pyetje nga ata qe do te kishin prane, a mos do ti shfaqnin ndonje xhelozi...(pa u kopjuar poezia e Eseninit, por ndoshta ne castet kur fjalet i thane per kete gje ndoshta menduan)...Kurioz, gjumi per nete me radhe nuk e ka lene, marrje fryme, sepse deshmitar padashur u be...Po tani me se merren valle? A i qajne fjalet e thena apo gezuar nga era pranverore kane harruar gjithcka...i veshtire ky rol, ku dy emra me shume se dicka per njeri-tjetrin ishin e ai paturpshem di gjithcka...do te haje ndoshta kureshtjen bashke me fjalet: sa bukur sikur te arrija tua shihja driten brenda shpirtit edhe njehere, Atij dhe Asaj.
Kaltersi pranvere te uroj E Kalter!
Drite e perthyer.....
Perplaset ne dhjetra pengesa
Derisa te futet ne shpirtin e
Atij dhe Asaj
Kalon oqeanet, thithet nga ujrat dhe ajri
Dhe cfare mbetet pastaj?
A mjafton valle te ngrohi
shpirtin e mardhur nga dimri?
A mundet te mbledhi copat
E shpirtit te bere cope?
Une pres te vije pranvera.....
....ose vjeshta e perjetshme.
Ju falenderoj te gjitheve qe me falni ngrohtesine e fjales dhe shpirti tuaj. Une kam nevoje per te.
"Vanity... you are my favorite sin!"
DEVIL'S ADVOCATE
sja arrin kurr ate gje qe kerkon
eshte gje fantastike
po sikur tja arrish
Urime Kaltra!
Cdo varg qe kishe shkruar e lexova dhe te gjitha pa perjashtim me pelqyen.
sinqerisht
hope31
Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
:^proton
Pershendetje e kalter!
I lexova te gjitha shkrimet tuja me vemendje!
Te lumte!Jeni manhitse me shkrimet tuja!
Nuk e di se cilat jan planet tuja por deshira ime do ishte qe librin e pare qe do e botoje te me bie ne dore!
Me rrespekt menti!
Debora u shkri. "Malet" e bardha, u larguan nga trotuaret dhe dolen ne shesh te gjitha plehrat qe ishin fshehur poshte saj. Ngrohtesi, dhe rruge te pista.
Copa kujtimesh nga e kaluara,te hidhura, te leshuara si mbeturinat pas nje feste.
Kishin qene te fshehura dhe papritur, i shoh te gjitha. Kishin qene aty! Vetem te mbuluara nen bardhesine e ftohte genjeshtare.
Dalin tani dhe me shkaktojne dhimbje. Nuk i gezohem dot pranveres qe po vjen.
Eshte me e mire mbulesa e fohte e genjeshtare apo dhimbja e hidhur e te vertetes?
Me duhet nje shi i rrembyer, nje stuhi, qe te shplaje te gjitha rruget, nga mbeturinat e hidhura qe i shemtojne.
Me duhet nje shi, dhe une te lagem dhe lahem nen pikat e rrembyera.
Me duhet nje shi........
"Vanity... you are my favorite sin!"
DEVIL'S ADVOCATE
E hedhur,
Nga njera prej bashkim-ndarjebashkimeve tona
Ne fund te nje shtrat lumi te thare
gjendem.
Me mbyt,
Zagushia, dhe mizat vijne rrotull trupit te djersitur,
Gjinkallat, zhuzhurijne dhe gjellet nxehtesi pikojne
Pemet rrenjedala, te etura, per ate qe me nuk rrjedh,
dhe une dihas....
E etur, per ty, perfund shtratit te atij lumi te thare
.................................................. ..........
Ne c'burime valle, e shuan etjen ti?
"Vanity... you are my favorite sin!"
DEVIL'S ADVOCATE
Nuk dua,
Qe te qendrosh i ngecur
ne ziftin e zi
te deshperimit tim.
Nese te ikesh do,
Krahet ure i bera.
Kalo mbi to!
dhe mos u kthe!
Vetem nese dashuri dhe mall
per mua
ne bregun tjeter gjen
keputi, beji buqete
dhe kthehu
mi dhuro!
"Vanity... you are my favorite sin!"
DEVIL'S ADVOCATE
kaq e bukur, kur te sjellin nje buqete malle e dashuri prej pertej secilit breg.
e kalter.... cfare tjeter mund te te sjelle dikush ty, pervec se mall dhe dashuri.
me dashuri macia!
"Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)
Krijoni Kontakt