Close
Faqja 3 prej 16 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 158

Tema: E preka...

  1. #21
    i/e regjistruar Maska e ChloeS
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Postime
    181
    O e_Kaltra.............. te te them te drejten.......kur lexova postimin tend te pare mu duk shume pa kuptim dhe shume kontradiktore me veten tende, dhe nuk kuptoja se si te skruanin se ishte e mrekullueshme. Mejithate vazhdova ti lexoja me rradhe.....kur kam mbaruar se lexuari te gjitha, nuk e kisha vene re veten qe kisha ngelur me goje hapur dhe si dashje padashje me kishe futur ne boten tende shpirterore.
    Ti me menyren tende, ke kthyer cdo gje qe eshte afer teje ose me mire te them, qe te rrethon ne nje gje te shtrenjte gje qe as nji njeriu nuk i jep rendesi ne jeten e perditshme. Tani mund te them me plot gojen qe ishin fantastike dhe te uroj fat ne kete rruge.(megjithese ca fati....ti e paske fatin ke dora....dhe kur ta prekesh, kape dhe mos e lesho mo)
    Rrespektet e mia

  2. #22
    i/e larguar Maska e Vjosa
    Anėtarėsuar
    19-08-2002
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    1,376
    Te lumte e kaltera! Je me te vertet nje talent . Te urojme mbaresi ne kete rruge qe te ka dhuruar zoti, dhe ndoshta nje dite ky talent te derdhet ne libra dhe te na dhurosh te gjitheve ne, kete kenaqesi qe na dhurove per pak caste! URIME!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    Re

    Vetem lexoni e heshtni.Nganjehere dhe fjalet jane te teperta

  4. #24
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Te kujtohet, kur per here te pare ne u takuam dhe fluturuam te dy, mbi ate qytet te lashte e te panjohur? Se si prekem statujat antike dhe kembanaret ngjyre gri? Mban mend si te gjeti zgjuar drita e mengjesit dhe se si drita e veshtrimit tend, me zgjoi mua?
    Sa here ngecem me pas, udhekryqeve te udheve tona per tek njeri tjetri dhe instiktivisht zgjodhem ate rruge qe perseri na bashkoi.
    Te kujtohet kur tiparet e fytyres tende i merrja ne mollezat e gishterinjve te mi, per ti ruajtur perjetesisht ne kujtesen time?
    Vetetimat e pasionit tend qe ndriconin cdo skaj te erresirave te mija dhe bubullimat e ndjenjes time qe shurdhonin hapesirat e tua?
    Mban mend ate shi te ngrohte ne nje muzg vere qe na beri qull te dyve?
    .................................................. .................................................. ...
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  5. #25
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    I mblodha demonet-ujqer, te shpirtit tim dhe i mbylla ne kafaze te hekurt. Delet-engjej, i leshova te kullosnin ne livadhin e shpirtit tim. Ato shetisin te qeta, por une nuk gjej prehje.
    Ulerimat e demoneve-ujqer, prishin qetesine e blerte. Gervishjet e hekurave me kthetra, ngjethin shpirtin tim. Ata jane aty......
    .....Sa do te zgjase?.....
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  6. #26
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Ato qe nuk ti kam dhene dot, jetojne akoma brenda meje. Gjysma gjerash, gjymtyre te prere te gjalle te levizshem, makthet e mija.
    Ato qe nuk kam marre dot nga ty, hone te pafunde, sterrė, jane ne shpirtin tim, te pambushura nga asgje.
    Jap dhe marr gjysma... te paplota....
    Paplotesia e ka kapur per gryke dhe po e mbyt deshiren per te qene e plote qe me ndez shpirtin.
    Trishtimi pikon nga qerpiket dhe merr rruge.
    Nuk di kur do mundem te clirohem nga plotesia ime kur do mundem tia fal dikujt dhe makthet e gjysmave te marrin fund....
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  7. #27
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Fjalet......i gjeta shtegut qe me ēonte per tek vendi ku me prisje ti. Vareshin neper gemuasht anes rruges. Te ngecura,...te dridhura,...te embla,.....pasionante,....te hidhura,....te trembura,....te pasigurta,.....kryenece....te dhimbshme....te dashuruara....
    Me shikonin qe shkoja per tek ty dhe une nuk zgjasja duart qe ti mblidhja. Vetem i shihja ashtu, leshuar pakujdes, rruges ku une do kaloja. Ti nuk mi jepje ne duar dhe une nuk i merrja nga aty ku ti i kishe vene.....
    Kur te takova ty, ti ishe krejt i heshtur dhe pafjale.......
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  8. #28
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Une jam kaosi i mendimeve te tua.
    Jam kurioziteti yt, per te pare ne bote te panjohura.
    Jam egoja jote mashkullore per te pasur per vete ato qe eshte veshtire ti kesh.
    Une jam possesiviteti yt.
    Jam kenaqesia e fituesit, kur ngre flamurin mbi keshtjellat e pushtuara.
    Jam deshira jote per te qene i dashuruar dhe i perkedhelur.
    Une jam trishtimi dhe dhimbja e embel e shpirtit tend.
    Jam ujrat e rrembyera ku deshirat e tua te zhytura rreken gjithe kohen per te dale ne breg.
    Jam mosbesimi dhe dyshimi yt.
    Jam re e kalter ne qielln tend blu.
    Une jam qellim dhe pengese ne jeten tende.
    Jam terheqja dhe tendosja jote per te me arritur dhe per te me prekur, keshtu paprekshmerisht larg sic jam.
    Jam mundimi yt per te mos me mbajtur dhe per te mos me leshuar.
    Jam......
    ........pamundesisht per te qene e jotja.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  9. #29
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    I bera, te gjitha ato qe kisha thene "kurre nuk do i bej".
    Vazot e tabu-ve, te gjitha i theva.
    U ula te mbledh cilfat e te thyerave ne dysheme, dhe gervishta padashje shpirtin tim me to.
    Gjaku u perzje me ciflat e thyera.
    I mblodha dhe pastrova te gjitha bashke.
    Tani cdo gje duket ne vendin e vet, vec vazove te tabu-ve qe mungojne dhe shpirtit me plage te fashuara.
    Kur te sherohet plaga, do dal te ble vazo te tjera.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    e dashur

    tingellon ndryshe fjala jote ne meditim.eshte krejtesisht e ndjere,e jetuar dhe e dhimbur.une jam e bindur se rruget e tua jane perpara, te hapura.eksploroji te gjitha, shkoju deri ne fund.
    sa per vazot me tabu e kam bere dhe une.me kane ngelur akoma ca shishka...
    kenaqem qe je keshtu dhe qe je modeste...

Faqja 3 prej 16 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •