Dita e pavarësisë 4 korriku është festë kombëtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që shënohet në shenjë të kujtimit të nënshkrimit të Deklaratës për pavarësinë nga ana e Konkresit kontinental më 4 korrik të vitit 1776 në Filadelfi, shteti federativ i Pelsivanisë.
Gjatë nënshkrimit të Deklaratës, SHBA-të ishin të përbërë prej 13 kolonish nën administrim të mbretit anglez Xhorxhi i Tretë. Arsye për nënshkrimin ishte pakënaqësia e rritur e kolonive për shkak të tatimeve të larta që kolonistët duhej t'ia paguanin Anglisë. Vërejtje më e madhe ishtë i ashtuquajturi "tatim pa zë", gjegjësisht fakti që kolonitë nuk kishin të drejtë vote në Parlamentin e Anglisë. Në vend të negocojë, Mbreti Xhorxhi dërgoi trupa shtesë në kolonitë që ta kontrollojë situatën dhe të ndërpresë një kryengritje të mundshme.
Vijojnë ngjarjet historike që sollën deri në nëshkrimin e Deklaratës për pavarësi dhe ndarjen e Amerikës nga ndikimi britanik.
Në vitin 1774, të 13 kolonitë dërguan delegatë të vet në Filadelfi që ta formojnë Kongresin e parë kontinental. Edhe pse trazirat riteshin, kolonitë ishin larg përgatitjes që të shpallin luftë.
Në prill të vitit 1775, trupat e Mbretit Xhorxh përparuan drejt Konkord-Masaçusec që solli në kalërimin e njohur të mesnatës të Pol Riverit dhe porosinë "Britanikët vijnë, britanikët vijnë". Beteja në Konkord që vijonte është e njohur si "të shtënat që jehuan mbarë botën" dhe e cila jozyrtarisht do ta shënojë fillimin e revolucionit amerikan.
Në maj të vitit 1776, pothuajse një vit tentim që të tejkalohen mospajtimet me Anglinë, kolonitë përsëri dërgojnë delegatë të Kongresit të dytë kontinental.
Në qershor të vitit 1776, delegatët e Kongresit e pranojnë mossuksesin të tentimeve të tyre për marrëveshje me Xhorxhin e Tretë. Është formuar edhe Komision që do ta hartojë Deklaratën për pavarësi, të udhëhequr nga Tomas Xheferson, ndërsa në radhët e të cilit ndodhen edhe Xhon Adams, Benxhamin Franklin, Filip Livingston dhe Roxher Sherman.
Më 28 qershor të vitit 1776, Xheferseni e paraqet projekt-deklaratën e parë para Kongresit.
Më 4 korrik të vitit 1776, pas disa ndryshimeve të propozimt të Xhefersenit, u votua për dokumentin në orët e pasditës. Prej 13 kolonive, 9 votuan "për" Deklaratën, dy - Pensilvania dhe Karolina Jugore votuan "kundër", Delaver nuk mundej të vendoste si të votojë, derisa Nju-Jorku u përmbajt nga votimi. Xhon Henkok, kryetari i Kongresit të parë kontinental i pari e vuri nënshkrimin në Deklaratën për pavarësi. Thuhet se ai e ka nënshkruar deklaratën me shkronja zbukuruese që "Mbreti Xhorxh të mundet ta lexojë pa u munduar".
Në korrik të vitit 1776, "Pensilvania ivning post" është gazeta që e publikoi Deklaratën për pavarësi.
Më 8 korrik të vitit 1776, në sheshin "Pavarësia" në Filadelfi u mbajt leximi i parë publik i Deklaratës, zilja në Pallatin e pavarësisë që ishte e njohur si "Zilja e provincës", do të riemërohet në "Zilja e lirisë" (Liberty bell).
Në gusht të vitit të njëjtë, detyra e filluar më 4 korrik rreth nënshkrimit të Deklaratës për pavarësi nuk ishte përfunduar tërësisht deri më gusht. Por, pavarësisht nga kjo, 4 korriku është pranuar si datë zyrtare e shpalljes së pavarësisë së SHBA-së nga Britania.
Më 4 korrik të vitit 1777 u mbajt festimi i parë në Ditën e Pavarësisë. Është interesant që nga festimet e para në Ditën e pavarësisë është shënuar dhe festuar me parakalime, pikniqe dhe fishekzjarre, që më vonë në vitin 1800 është pranuar si kulturë dhe traditë e shënimit të Ditës së Pavarësisë.
Krijoni Kontakt