Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 69
  1. #1
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    PD: Mitingu i Berishës në Sarandë ishte i jashtëzakonshëm

    Saranda shpërthen për ndryshimin


    Marshimi i fitores së demokratëve në rrethet e jugut ka përfunduar me mitingjet madhështore në Sarandë e Delvinë. Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha, nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, dhe nga kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kanë përjetuar entuziazmin e jashtëzakonshëm dhe mesazhet e fitores së 3 korrikut të popullit të Sarandës dhe Delvinës. Manifestime mbarëpopullore janë konsideruar mitingjet e papara të Sarandës dhe Delvinës. Në Delvinë, Berisha u është drejtuar pjesëmarrësve, duke u thënë se ndryshimin e sheh fare qartë në entuziazmin e tyre të shkëlqyer. Delvinjotët po shkruajnë sot një kapitull të ri në historinë e tyre dhe të gjithë Shqipërisë. Ai i ka ftuar ata të votojnë për djalin e bregut, Arjan Dhimërtika, njeriun që do të bëjë shumë për Delvinën dhe Bregdetin. 3 korriku do ta ndajë Delvinën nga braktisja dhe Bregun nga uzurpatorët qeveritarë. Delvinjotët do të përsërisin 12 tetorin e vitit 2003. Delvinjotët dhe gjithë shqiptarët të bashkuar do të ndahen nga sistemi i mafias dhe korrupsionit. Kryetari i PD Delvinë, Dhurim Alinani , ka përcjellë nëpërmjet fjalës së tij angazhimin dhe sigurinë në fitore. Ndërsa kandidati për deputet i PR, i mbështetur nga PD dhe forcat aleate, Arjan Dhimërtika, është zotuar edhe njëherë para elektoratit të zonës 98 se do të mbetet gjithmonë qytetar besnik i Delvinës, Himarës dhe Bregut.


    Saranda sot voton për gjithë Shqipërinë


    Ylli Piro, kryetari i Degës së PD Sarandë, dhe të tjerë që e kanë marrë fjalë para detit të njerëzve në sheshin qendror të qytetit, e kanë patur të vështirë të përmbajnë emocionet. "Saranda do ta bëjë esëll Fatos Nanon më 3 korrik dhe do të tregojë se nuk ka fuqi që i tremb sarandiotët", ka thënë ai. Edmond Gjoka, kryetar i Bashkisë së Sarandës, është shprehur në fjalën e tij se "sot Besnik Aliaj ka marrë pagëzimin e Sarandës. PD do të fitojë se është parti e shpresës dhe e së drejtës. Kampi tjetër është shpërfytyruar se i erdhi fundi. Mitingun e kanë përshëndetur Eneralda Cakalli, në emër të brezit të ri, dhe Elsa Gjini, në emër të grave qytetare të Sarandës, të cilat kanë thënë se 3 korriku do të sjellë freski në këtë qytet të asfiksuar nga grykësia e qeveritarëve. Kandidati i zonës 100, Grigor Pasko, me fjalën e tij të sinqertë u është drejtuar sarandiotëve duke thënë se nuk ka Fatos dhe pionier të Fatosit të ndalin fitoren tonë të madhe. Kryetari i PR, Fatmir Mediu, u ka kujtuar sarandiotëve dhe gjithë bregasve se i ka ardhur fundi njeriut mashtrues dhe grabitës me emrin Fatos Nano. "Ai njeri që ka grabitur Sarandën dhe gjithë Shqipërinë, ai njeri që shpirtin e ka të zi, që asnjë moment nuk ka menduar për ju, do të ikë me turp. Ju keni misionin ta mbyllni përgjithmonë në kazino Fatos Nanon. Asnjë votë për atë që shkatërroi dhe rrëmbeu pronat tuaja", tha Mediu. Jozefina Topalli nuk e ka fshehur befasinë që i ka shkaktuar ky miting. "Ky është mitingu më i bukur që kam parë. Kurrë më e bukur se sot nuk më është dukur Saranda. Unë shoh sot këtu humbjen e Fatos Nanos. Regjimi i tij merr fund më 4 korrik. Sarandiotët ai nuk i gënjen dot me përrallat e Las Vegasit. Las Vegas Sarandën do ta bëni ju pa Fatos Nanon, pa ishujt përrallorë që kërkon të ndërtojë për vete. Saranda do të mbetet një ëndërr e keqe për të", është shprehur ajo.


    Po bien sirenat e mbytjes së Fatos Nanos

    Vërshimi i gjithë Sarandës, Ksamilit, Gjashtës dhe zonave të tjera të rrethit në sheshin ku Fatos Nano katër ditë më parë kërciti dhëmbët me fadroma, ka krijuar një atmosferë entuziaste dhe festive, që e ka detyruar zotin Berisha të dalë nga linja e fjalimeve të tij, t'u kushtojë më pak vëmendje analizave, fakteve, shifrave dhe argumenteve, dhe të rrëmbehet nga ekstaza e mitingut madhështor. Berisha ka marrë e ka transmetuar gjatë gjithë fjalës së tij mesazhe dashurie, respekti, optimizmi e shprese. "Gëzuar fitoren, qytetarë të ndryshimit! Sot, ju jeni më krenarë se kurrë dhe bëni më krenarë shqiptarët dhe Shqipërinë. Ju përcillni mesazhin e madh të fitores. Rrofshi ju, rroftë Saranda! Në këtë shesh jemi mbledhur për të firmosur një kapitull të ri në historinë tuaj dhe të Shqipërisë. Ju sot nuk votoni vetëm për Besnik Aliajn, por për gjithë Shqipërinë. Dua t'ju përshëndes me shumë dashuri e respekt!". Më poshtë, Berisha u kujtoi sarandiotëve dy fytyrat e Fatos Nanos, Fatosin e lulishtes së paqes dhe Fatosin që shkakton drithërima tek gjithë banorët me ruspat e shkatërrimit, Fatosin e ngrirjes së punës dhe të jetës. "Para katër ditëve, Fatos Nano bëri një provokacion të ulët, rrënoi shtëpitë tuaja, por nuk rrënoi dot shpresën dhe qëndresën tuaj. Ju sot i dhatë përgjigjen "ik nga Saranda, ik nga pushteti!". Të gjithë mahniten me mrekullitë tuaja, por mrekullia më e madhe është shpirti juaj. Qeverisja e ardhshme do ta kthejë Sarandën në qytetin më të lakmuar të turizmit. Ju siguroj se Saranda do të qëndrojë në krye të investimeve vendase e të huaja. Garantoj se të gjithë, punonjës civilë e ushtarakë, garantoj administratën, gjithë qytetarët se do të jenë në të drejtat e tyre të pamohueshme, se të gjithë bashkë do të zhdukim kancerin e korrupsionit". Berisha u është drejtuar sarandiotëve me thirrjen: "Votoni Besnik Aliajn, arkitektin e shkëlqyer, ideatorin, vizionarin, njeriun që e do Sarandën jo për vete, por që bashkë me ju do t'i japë asaj dritë e shkëlqim! Në këtë miting ka një shpresë, ka një mesazh: Bashkim, vetëm bashkim për të kapur të ardhmen. Sot po shkëputemi nga e shkuara. Sot po bien sirenat e humbjes së Fatos Nanos. Rroftë fitorja!". Besnik Aliaj, në përshëndetjen e tij, ka falenderuar qytetarët e Sarandës për mbështetjen dhe i ka ftuar ata që të gjithë bashkë të shohin përpara për një të ardhme të vërtetë dhe për të gjithë. "Le të shohim të gjithë para drejt fitores së madhe, drejt ndryshimit të madh".
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga BlueBaron : 27-06-2005 më 09:18
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  2. #2
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Taksidarët e Nanos ushtrojnë terror në Sarandë.

    Kryeministri në detyrë, Fatos Nano, ka aktivizuar falangat e tij të krimit të organizuar për të ushtruar presion ndaj qytetarëve të Sarandës, të identifikuar si kundërshtarë të tij politikë. Vetëm një ditë para mitingut të paralajmëruar të demokratëve të Sarandës, Nano urdhëroi taksidarët të terrorizojnë veprimtarët e opozitës, me qëllimin për t'i frikësuar që ata të tërhiqen nga mbështetja për kandidatin e Partisë Demokratike, Besnik Aliaj. Me logjikën kriminale për të sabotuar mintingun e sotëm të Berishës në Sarandë, njerëz të klanit të padrinos kërcënuan dje qytetarin e ndershëm sarandiot Artan Yzeiri, se do t'i sekuestronin mjetet e fonisë që ai i ka sjellë nga Greqia. Eksponentë të Degës së PS-së Sarandë dhe dy të vetëquajtur punonjës të Taksë-Tatimeve nga Tirana e kanë kërcënuar me pretekstin se ai paska sjellë pajisje të fonisë së qendrës së zërit të kandidatit të PD-së, pa doganë nga Greqia.

    Ky është rasti i dytë tepër agresiv, pas koncertit rinor kur Artan Yzeiri u kërcënua ashpër nga banditët e Nanos. Këtë radhë është kërcënuar me telefonata anonime edhe familja e tij në Athinë.

    Nga njerëzit e kreut aktual të ekzekutivit, të identifikuar si të implikuar në akte të tilla banditeske, është dhe një farë zotërie me emrin Artan Bega që thotë se është punonjës i Taksë-Tatimeve të Tiranës. Madje ky zotëri pati ndikim negativ dhe në aktet e terrorit që ushtroi ndaj kandidatit për deputet të Partisë Komuniste në Sarandë. Po ashtu është aktivizuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në grisjen e posterave të kandidatit të opozitës së bashkuar, Besnik Aliaj, që shkon i sigurt drejt fitores më 3 korrik. Kryeministri, që i ka mbetur vetëm dhe një javë në këtë detyrë, pasi më 3 korrik do të marrë ndëshkimin e merituar me votën e lirë të shqiptarëve, ka urdhëruar gjithashtu taksidarët dhe doganierët lokalë e qendrorë, që secili prej tyre të mbulojë financiarisht nga një zyrë elektorale të tij në zonën e Sarandës.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #3
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Fjala e Besnik Aliaj para sarandioteve ...

    Të nderuar miq e dashamirë

    Jam i nderuar të konsiderohem tashmë një bashkëqytetar i juaji, një djalë i Sarandës, një Sarandit që dëshiron me sinqeritet dhe ka ekpertizën e duhur për t’i sjellë Sarandës vëmëndjen e duhur.

    Nëna e baballarë

    Ky është një ndër momentet më kulmore të komunikimit tim më ju, që fatmirësisht do të kurorëzohet më 3 Korrik me një fitore të përbashkët të gjithë ne. Më 3 Korrik nuk do të këtë të humbur. Më 3 Korrik do të jemi të gjithë fitues, për t’i sjellë Sarandës ndryshimin, dinjitetin dhe vëndin e duhur në ndryshimin e madh që po vjen në të gjithë Shqipërinë. Saranda ka fatin të jetë tashmë shkëndija për një ndryshim historik dhe mjaft pozitiv për të gjithë vëndin.

    Të rinj e të reja

    Jeni ju që duhet të vendosni për të ardhmen e këtij qyteti dhe të gjithë vëndit. Jeni ju që duhet të vendosni për më shumë arsim, për më shumë punë e për më shumë mirëqënje. Jeni ju që duhet të jeni promotrë të ndryshimit të madh

    Punonjës të administratës publike

    Jeni ju që duhet të votoni për më shumë siguri, jeni ju që duhet t’i thoni stop presionit që ju bëhet për vota. Ndryshimi kërkon kurrajo, dhe ju e keni atë. Mos bini prehë e keqinformimit për gjoja reforma hakmarrëse. Ndryshimi kërkon të ndërtojmë një administratë solide dhe profesionale. Dhe ne këtë do ta bëjmë së bashku. Jemi këtu për të sjellë një ndryshim edhe në mënyrën se si janë trajtuar të gjithë administratorët dhe punonjësit e thjeshtë publikë. Jemi këtu për t’ kthyer dinjitetin arsmitarit, mjekut, pensionistit emigrantit, bujkut apo policit.

    Emigrantë

    Kthehuni në qytetin tuaj, në vëndin tuaj. Saranda ka nevojë për ju, për energjitë tuaja, për eksperiencën tuaj. Ne do të punojmë së bashku që të mos ju zhgënjejmë.

    Bisnesmenë e investitorë

    Ju që me sakrificat tuaja i keni dhënë jetë ekonomisë modeste të qytetit. Jemi këtu për të ndërtuar marrëdhënje të denja dhe reciproke. Nuk duhet të lejojmë që ju të përdoreni dhe të keqpërdoreni nga sharlatanët e politikës për interesa të ngushta. Ka ardhur koha të ndryshojmë qëndrimin e shtetit ndaj jush. Investimet tuaja me mund e djersë duhet të mbrohen dhe të zhvillohen. Nuk duhet të lejojmë kurrësesi që ato të cënohen për interesa klanore. Ka ardhur koha ta sjellim investimin tuaj në vëmëndjen e duhur për ta bërë atë promotorr të zhvillimit të qytetit, të bregdetit dhe të gjithë vëndit.

    Demokratë e socialistë

    Le të punojmë të gjithë së bashku për ta kthyer Sarandën në një perlë të Ballkanit. Humbja e Nanos nuk është humbja e socialistëve të thjeshtë. Përkundrazi ajo të jetë fitorja e të gjithë sarandiotëve ndaj monopoleve. Të gjithë së bashku socialistë e demokratë, lebër, bregdetas, çam e minoritarë ta ndërtojmë investimin tonë të përbashkët pa urrejtje e hakmarrje, por me dinjitet e mirëkuptim, pa përçarje, por me bashkëpunim, pa monopole, por me profesinalizëm e largpamësi.

    Për të mos parë më mbrapa, por për të ndërtuar një të ardhme të vërtetë dhe për të gjithë

    Një fjalë e urtë thotë: Duhet të shohësh drejt asaj ku do shkosh, përndryshe do përfundosh aty ku sheh

    Le të shohim të gjithë para drejt fitores së madhe, drejt ndryshimit të madh

    Fitore !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #4
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Ekrani televiziv edhe te genjen. Duken shume por jane shume pak.

    Keshtu me ndodhi mua para pak kohesh. Po shkoja diku, dhe me ra rruga nga qendra. Ne ate momente po zhvillohej mitingu i celjes se fushates nga LZHK-ja. Dhe ishin mbledhur nje grusht njerezish, shume pak. Por kur i pashe lajmet ne Tv ne darke, dukeshin sikur kishin qene nja 10 mije veta. Ekrani te genjen.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    po po. Ja shikojeni foton me vemendje dhe filloni te numeroni, jane vetem 20-25 veta ne shesh po eshte thjesht iluzion optik qe duken me shume se aq Ky Sala mire genjeshtar po ka filluar te behet dhe magjistar tani

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Mitingu i Sarandes eshte i vogel, ne krahasim me mitingjet qe Prof. Dr. Sali Berisha
    organizoj sot 27.06.2005 ne Lushnje dhe ne Fier.

    Edhe nje jave na ndajne nga humbja shume e thelle e klanit mafioz Nano-Duka-Angjeli.

    Fatos Nano mund te hyj ne parlament si deputet, per te vetmen arsye se emri i tij eshte i pari ne listen proporcionale te PS.
    Si rrjedhim ka imunitet edhe per disa muaj.

    Kusuri i klanit duhet te zhduken nga Shqiperia brenda muajt Korrik, se per ndryshe do dalin nga burgu, vetem kur te behet Leka I Ahmetit, kryeplak i Burgajetetit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-06-2005 më 01:12

  7. #7
    Djali i fisit ASRA Maska e ardi_truss
    Anëtarësuar
    15-06-2005
    Vendndodhja
    te rrapi ne Mashkullore
    Postime
    133
    o shqiptare ku jetoni ju?ne kete bote apo ne ndonje tjeter.se pari sbesoj te kete shqiptar me mend ne koke ti jape voten PDse duke ditur qe berisha do te dale kryeminister.nuk po them qe nano eshte me i mire.edhe ai vetem te fryje xhepat di.dhe jo te themi qe berisha ska bere gabime se po na vjen per te qeshur.ketu ishit ne 97' apo ne ndonje shtet tjeter?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e regele
    Anëtarësuar
    26-06-2005
    Vendndodhja
    Mtl, Qc, Ca
    Postime
    5
    Me te vertete te[er e jashtezakonshme! Me ngrite gjakun...thashe se cfare paska ndodhur..akoma paska militante qe emocionohen kaq kollaj nga marshimet tallese politike
    I went with nothing, nothing but the thought of You...i went wondering...with e Bible and a gun...!

  9. #9
    Perjashtuar Maska e metalmania
    Anëtarësuar
    19-06-2005
    Postime
    29
    Citim Postuar më parë nga Tirana
    Ne ate gjuhe qe flet ti , flasin vetem uliganet e Nanos , se ta dish mire , deri me sot nuk ka pas ndonje politikan me te ndershem se Berishen . S'ka njeri pa gabime , por keto 8 vjet qe udhehoqi e majta Berisha ka mesuar shume nga gabimet . Te gjithe politikanet Shqiptar jane perfshire ne korrupsion . Do t'ja degjosh zerin me 3 qershor , nuk eshte larg vetem 6 dite .



    hahahaahahahahha
    cme bere te qesh , (oh oho u hapen penjt e operazionit se gushes)

    plz thuame dhe 1 shaka tjeter se qenke per te te "kafshuar" fort

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    skuth...vre kho..

    Thx per entusiazmin qe na solle..por.. nji gje mos harro..


    nuk besoj se ju blen juve mijra e mijra tifozeve te Tirones.. ai bashibozuku i Nanos.. padrinoja i sportklub Tirones.. Papuli.. qe paguan kazino -bordellot e Dubajet e Nanos.. e tju coje te votoni per Mafien.. PS.

    Me mire dilni ne fushe me brek te grisura ju futboll-istet e Tirones se te pranoni tju mbaj me buk nje matrapaz si Papuli i Nanos..

    pikerisht Saranda me mitingun tek Berisha tregoi se.. ka komunitete qe dhe te vogla din te dallojn burrin e ndershem..Berishen nga kryehajduti Nano..
    Pra gjasat jane qe Nano te mos i bleje Sarandiotet ashtu sic eshte mesuar ai te bleje tre cerekun e Shqiperise..
    Tironas..merrni shembull nga Sarandiotet...
    flekeni edvin Nano adnan Musa Lavatricet..e Mim p.utanen.. e ato bajga tjera qe po ja marrin dhe piken e fundit te oksigjenit Tiranes..

    Rroft Saranda..


    I marsh pleshtat ti parfumja.. Doktor Berishes..
    Ska parfum qe te ta heqe percin e sojit tend.. soj gardianesh qe kan mbushur pallatet ne lagjen Bllok..
    Ska mercedesk (tanga) qe ju a fsheh ftyren..

    Cpo ndodh keto dite::


    Bello merr nga Moisiu pikerisht keto dite ca dekorata dhe vete i ndan ne bErat ku ai spiun i ndyre i Nano hajdutit kandidon per deputet..

    Pra Moisiu po tregohet nje Legen si i jati nje kopuk qe u pajtua me kriminelet e iku si qeni ne rrush..

    RRok Mirdita qe mir e di se Feja te pakten ne dit Votimesh nuk duhet te Perzihet.. vete dje e pa pik turpi behet vegel e hajdutit e vrasesit Edvin Rama.. duke bere nje akt te pa hijshem.. merr ne dorzim nga kryemafiozi i Tiranes edvin Rama nje Cels qe tja coje Papes..
    Me nje dhurat nga nje Bandit nuk shkohet tek PAPA o Rrok..

    Kujto Pader Meshkallen e mijra si Ai.. o Rroku i CIA-s.. qe u kalb burgjeve nga Partia e Kristaq Ram Thanas Edvin Nanove.. e CIA bente hajgare me Enver Hoxhen..e Manush myftite e tije qe takonin fsherhurazi drejtorat e CIa-s..

    rezidentja e CIA-s zevendesuesja e Mariz Linos--Ambasadorja e sotme ne Tirane e Bush tarallakut.. ka jave qe del duke mbajtur.. gersheret e Nanos e duke u zgerdhire me POc Malajt e Mafies..
    Turp te kete..

    Brus Xheksoni nje spiun tjeter i CIAs.. leh kunder Shqiptareve..
    .. vazhdoni te sundoheni..thot ai o Shqiptare nga Mafia 65 vjecvare Enver Hoxhiste..
    faqen e zeze e past dhe ky vampir qe pi gjakun (miljona euro) e popullit Shqiptar..

    PD akoma ska fiksuar Komisioneret ne qendrat e Votimeve..
    Duan prap te tallen me kte Popull qe po cirret me ato gurmaze te zhuritura nga pauji pa buka e vapa e padrita ne Mitingjet e Berishes??

    Coji Shqipot ne Kuti te Votimit o Sali.. dhe ruaja Voten..se me nuk mban kerciri i tyre..

    Mobilizimit te Mafies gjakatare kanibale ti veme perball ne 3 korrik.. drejtesine.. ndershmerine edhe se jemi brekgrisur por nuk kemi ndyer duart me gjak.. si Nanot Edvinet Neritanet e Gjinushet...
    ta perbuzim mafien me Benza qe vret me kallash tash 65 vjet njerezit me te mire..
    PS dhe bishtat e saje jane kucedrat e Krimit..

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Berisha dhe politikanët tropojanë në PD
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. A kemi një politikë kombëtare sot?
    Nga Ingenuous në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 06:56
  4. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  5. Rikthimi i themeluesve të PD-së
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 16:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •