Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow Ambasadoria amerikane: SHBA nuk mbështet parti apo individë por procesin demokratik

    Projektrezoluta për 3 korrikun paraqitet në Senat dhe Kongres


    SHBA: Shtatë kushtet për zgjedhjet në Shqipëri



    Arben Çejku

    Dje është paraqitur në Senat dhe në Kongresin Amerikan një nga dokumentet më të rëndësishme për fatin e zgjedhjeve elektorale të 3 korrikut në Shqipëri.

    Projektrezoluta e firmosur nga dy senatorë dhe dy kongresmenë, përfshin paralajmërime serioze për Tiranën zyrtare, e cila sipas projektrezolutës duhet të zhvillojë zgjedhjet më korrekte dhe më demokratike që ka mundur të bëjë ndonjëherë në këto 15 vite. Në projektrezolutën e paraqitur dje në dy Dhomat e Kongresit Amerikan, të cituar nga “Zëri i Amerikës” thuhet se Shtetet e Bashkuara i shohin zgjedhjet e korrikut në Shqipëri si një faktor qendror për të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe se ato kanë rëndësi jetike për integrimin euroatlantik të vendit. Në Senat, projektrezoluta u paraqit nga senatori Sam Brownback i shumicës republikane dhe senatorja, Hillary Clinton e pakicës demokrate. Në Dhomën e Përfaqësuesve (Kongres), nga republikani Christopher Smith dhe demokrati Elliot Engel. Dy senatorët dhe dy anëtarët e Dhomës Përfaqësuese të Kongresit nëpërmjet kësaj projektrezolute i kërkojnë Shqipërisë, që zgjedhjet e 3 korrikut të jenë të lira dhe të rregullta, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Projektrezoluta ishte një nismë e senatorit Brownback, në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ose Komisionit të Helsinkit. Në të vlerësohet miqësia e Shqipërisë dhe mbështetja e popullit shqiptar.

    Standardet

    Në projektrezolutë vihet në dukje se zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri nga viti 1991 deri në vitin 2001 dhe ato locale, që janë mbajtur në atë periudhë dhe më pas, sipas OSBE-së dhe vëzhguesve të tjerë nuk i kanë plotësuar standardet e Dokumentit të Kopenhagenit dhe kërkohet që si një nga 55 anëtaret e OSBE-së, Shqipëria duhet t’i zbatojë angazhimet konkrete për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Po ashtu në projektrezolutë thuhet se qeveria e Shqipërisë e ka përmirësuar kuadrin zgjedhor dhe ligjor, si edhe aftësitë për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe korrekte si dhe që forcat politike kanë miratuar Kodin e Sjelljes, angazhim të cilin sipas projektit, Kongresi e mbështet. Po ashtu forcave politike dhe të gjithë zyrtarëve të zgjedhjeve në Shqipëri u kërkohet të zbatojnë ligjet e zgjedhjeve dhe t’i kryejnë veprimtaritë e tyre në mënyrë të paanshme dhe transparente, duke u dhënë mundësinë vëzhguesve ndërkombëtarë dhe vendas që të mund ta ndjekin lirisht dhe pa pengesa procesin zgjedhor, përfshirë fushatën, kandidatët, shtypin, votimin dhe llogaritjen e rezultateve zgjedhore si dhe procesin e ankesave dhe kundërshtimeve.
    Në projektrezolutë thuhet se përmbushja e standardeve të Kopenhagenit për zgjedhje të lira dhe korrekte është absolutisht thelbësore për synimet e Shqipërisë për integrim në institucionet evropiane dhe euroatlantike, përfshirë anëtarësimin në NATO, si edhe për përparimin e Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit zyrtar dhe krimit të organizuar. Kongresi e përshëndet mundësinë që ka Shqipëria për të shfaqur vullnetin dhe aftësinë për të ndërmarrë hapa të mëtejshme për integrimin evropian dhe euro-atlantik, duke mbajtur zgjedhje në përputhje me standardet e OSBE-së.
    “Kongresi ka besim të plotë se qytetarët e Shqipërisë, ashtu si të gjithë popujt, duhet të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e vet në Parlament dhe qeveri me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe t’i mbajnë ata përgjegjës kur zhvillohen votimet”, thuhet në projekt. Bashkëkryetari i Komisionit të Helsinkit, Chris Smith shkruan në deklaratën e tij se përmbushja e standardeve të OSBE-së është një domosdoshmëri jetike. “Përmbushja e këtyre standardeve është e nevojshme jo vetëm sepse Shqipëria është e angazhuar ndaj tyre, por edhe sepse dështimi do t’i kushtonte shtrenjtë vendit përsa i takon integrimit në NATO dhe BE. Megjithëse mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë ekzistojnë lidhje të forta, do të ishte gabim që të tolerohej mosrespektimi i angazhimeve të OSBE-së nga Shqipëria. Pikërisht dëshira që Shqipëria të jetë e suksesshme, tha ligjvënësi Smith, na shtyn që ne të bëjmë të qartë se ç’presim nga këto zgjedhje. Nuk ka dyshim se suksesi në zgjedhje do t’i forconte lidhjet e Shqipërisë me SHBA-në dhe Evropën dhe ajo që është më e rëndësishme, është mbajtja e suksesshme e zgjedhjeve, që populli i Shqipërisë e meriton”, theksoi Smith.

    Apeli

    Senatori Brownback, duke folur për problemet me zgjedhjet gjatë 15 viteve të fundit, shprehet se disa prej tyre kanë qenë aq difektoze, saqë legjitimiteti i rezultateve të tyre është vënë seriozisht në pikëpyetje. Gjithashtu thuhet se Kongresi mbështet ndihmën e Shteteve të Bashkuara, që Shqipëria të ketë një sistem demokratik plotësisht të lirë dhe të hapur, një ekonomi të tregut të lire, të begatë dhe për të siguruar vendin që i takon Shqipërisë në institucionet evropiane dhe euroatlantike, përfshirë NATO-n. Në dokument inkurajohet presidenti i vendit t’i transmetojë qeverisë së Shqipërisë, të gjitha partive politike dhe kandidatëve, si edhe popullit të Shqipërisë sesa rëndësi i kushton qeveria e Shteteve të Bashkuara këtyre zgjedhjeve parlamentare, si një faktor qendror në përcaktimin e së ardhmes së marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

    Integrimi

    Brownback thotë se me përmirësimet që janë bërë, tani ekziston një bazë reale që zgjedhjet e 3 korrikut të plotësojnë standardet ndërkombëtare. “Aktualisht zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të drejta ka rëndësi të veçantë.
    Vendet e tjera të Evropës Juglindore po e lënë pas trashëgiminë e komunizmit, dhe nacionalizmin ekstrem, si edhe konfkliktet që penguan tranzicionet e tyre demokratike në vitet 1990. Disa vende janë anëtarësuar, ose janë gati për t’u anëtarësuar në NATO, apo në Bashkimin Evropian. Shqipëria nuk mund t’ia lejojë vetes që të mbetet prapa”, tha senatori Brownback. Zgjedhjet e rregullta do të ishin në të mirë të marrëdhënieve dypalëshe dhe perspektivës së Shqipërisë për integrim.



    Apeli i SHBA-së

    1-
    Standardi i zgjedhjeve, kusht për të ardhmen e marrëdhënieve midis SHBA dhe Shqipërisë
    2-Zgjedhjet të jenë të lira dhe të rregullta, në përputhje me standardet ndërkombëtare
    3-Forcat politike dhe gjithë zyrtarët e zgjedhjeve të zbatojnë ligjet e zgjedhjeve në mënyrë të paanshme dhe transparente
    4-T’u jepet mundësia vëzhguesve që të ndjekin lirisht dhe pa pengesa procesin zgjedhor, kandidatët dhe shtypin
    5-Vëzhguesit të kenë mundësi të monitorojnë votimin dhe llogaritjen e rezultateve zgjedhore si dhe procesin e numërimit të votave.
    6-Dështimi i këtyre zgjedhjeve do t’i kushtonte shtrenjtë vendit përsa i takon integrimit në NATO dhe BE.
    7-Megjithëse mes SHBA e Shqipërisë ka lidhje të forta, do të ishte gabim të tolerohej mosrespektimi i angazhimeve të OSBE-së nga Shqipëria



    PANORAMA
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Ambasadorja e SHBA, Ries, ne Elbasan per zgjedhjet



    ELBASAN (18 Maj) -Ambasadorja amerikane ne Shqiperi Marsi Ries dje ka realizuar nje vizite pune ne qytetin e Elbasanit. Diplomatja eshte takuar fillimisht me kryetarin e Bashkise se ketij qyteti Ardian Turku, te cilit i ka kerkuar informacion per pergatitjen e listave te zgjedhjeve dhe per situaten paraelektorale. Nderkohe, kryebashkiaku Turku ka garantuar ambasadoren amerikane se nuk do te kete asnje problem me listat e zgjedhesve ne Elbasan, si dhe se procesi zgjedhor ne kete qytet do te zhvillohet normalisht. Me pas Reis eshte takuar me kreret e policise se qarkut te Elbasanit. Keta te fundit e kane njohur diplomaten e huaj me punen qe po behet kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve te ndryshme. Gjithashtu, ambasadorja Reis ka zhvilluar nje takim te shkurter edhe ne familjen Lushnjari, nje femije i se ciles disa vite me pare ka qene viktime e trafikut te qenieve njerezore. Marsi Reis e ka mbyllur turin e saj ne Elbasan me nje takim ne Universitetin "Aleksander Xhuvani". em/em(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 18-05-2005 më 13:33

  3. #3
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    E Marte, 24 Maj 2005

    SHBA: SANKSIONE, NESE MANIPULOHET

    Nje anetar i Kongresit Amerikan tha dje se asgje nuk e demton me shume demokracine sesa zgjedhje qe jane te manipuluara. Republikani Christopher Smith, bashkekryetar i Komisionit te Helsinkit tha ne nje interviste per "Zerin e Amerikes", se me rezoluten per zgjedhjet ne Shqiperi, Shtetet e Bashkuara donin te dergonin mesazhin se menyra sesi zhvillohen zgjedhjet, ndikon ne politiken e jashtme amerikane ndaj nje vendi.

    Zoti Smith, Shtetet e Bashkuara thone se nuk ka arsye qe zgjedhjet e pergjithshme te ketij viti ne Shqiperi te mos i permbushin standardet nderkombetare ashtu sic jane vendosur nga OSBE-ja. Sipas pikepamjes suaj cilet do te mbahen pergjegjes nese keto standarde nuk permbushen?

    Sigurisht qe qeveria ka pergjegjesine kryesore qe te garantoje qe zgjedhjet te jene te lira dhe te drejta. Partite e opozites kane shume pak ne dore, megjithese mund ta veshtiresojne procesin zgjedhor. Une shpresoj qe zgjedhjet e 3 korrikut te jene plotesisht te lira dhe te drejta. Vezhguesit nderkombetare do t'i ndjekin ato, gje qe do te ndihmonte qe te garantohej nje gje e tille. Gjithkush vepron me me shume ndershmeri dhe integritet, kur e di qe ka vezhgues. Ka nje sistem kontrolli. Kjo ndodh edhe ne Shtetet e Bashkuara, pasi republikanet nuk i besojne demokratet dhe anasjelltas. Eshte nje mosbesim i shendetshem dhe besoj se do te ishte ne te mire te Shqiperise dhe shqiptareve, pavaresisht se cili eshte rezultati, qe zgjedhjet te jene vertet te lira dhe te drejta. Ne keshtu shpresojme.

    Kete radhe ne Shqiperi ne fakt do te kete nje numer shume te madh veshguesish. Pse ky interesim kaq i madh pikerisht per keto zgjedhje dhe a keni ndonje shifer lidhur me vezhguesit amerikane qe do t'i ndjekin ato?

    Nuk eshte percaktuar ende sesa amerikane do te marrin pjese, por do te kete anetare te stafit tone perfshire keshilltarin Bob Hand nga OSBE-ja, specialist per ate rajon si edhe shume te tjere nga Shtetet e Bashkuara. Mendoj se sa me i madh te jete delegacioni, persa kohe te mos e kaloje masen, aq me mire do te jete per popullin shqiptar qe edhe ata ashtu si komuniteti nderkombetar, por c'eshte me e rendesishme, shqiptaret te sigurohen qe gjithcka eshte nen kontroll dhe qe asnjera pale nuk ka vjedhur vota, sepse asgje nuk e demton me shume demokracine sesa zgjedhjet e manipuluara, pasi njerezit humbin besimin, dhe besueshmeria tek qeverisja vihet ne dyshim. Eshte e rendesishme per Shqiperine vecanerisht ne arenen nderkombetare, per marredheniet si ne rajon ashtu edhe me Evropen dhe me vete Shtetet e Bashkuara, qe vullneti i popullit te cohet ne vend, permes votes se tyre, qe te gjithe te jene te bindur qe kushdo qe te dale fitues, te flase me autoritetin e atij qe eshte zgjedhur nga populli. Nese zgjedhjet jane korrekte dhe transparente dhe vezhguesit dhe njerezit e tjere qe i ndjkin ato, i gjykojne te tilla, une mendoj se besimi rritet se vendimi merret vertet ne emer te votuesve.

    Rezoluta e fundit per Shqiperine pak a shume vinte ne dukje dhe linte te kuptohej qe nga ecuria e ketyre zgjedhjeve, varet edhe bashkepunimi i metejshem i Shteteve te Bashkuara me Shqiperine dhe ky eshte nje nga paralajmerimet me te forta qe behet per Shqiperine. Cfare do te thote kjo ne te vertete? Cfare pasojash do te kishte Shqiperia nese keto zgjedhje nuk zhvillohen te lira dhe te drejta?

    Po, eshte nje deklarate shume e forte, me te cilen ne perpiqemi ta themi hapur dhe qe para se te zhvillohen zgjedhjet, se ne duam te kemi te bejme me nje qeveri, qe eshte zgjedhur nga populli, qe eshte nje demokraci e vertete dhe se nese ka vjedhje votash, nje gje e tille sjell pasoja dhe implikime persa i takon politikes sone te jashtme ndaj vendeve te tjera. Mendoj se cdo vend duhet te aspiroje drejt demokracise ne menyre qe populli te kete ne krye qeverine qe ka zgjedhur vete dhe nese kjo nuk ndodh, Shtetet e Bashkuara mund te ndermarrin disa veprime persa i takon bashkepunimit, ne fushen ekonomike dhe ne drejtime te tjera. Keshtuqe nese zgjedhjet e korrikut jane te lira dhe te drejta, kjo do te ishte shume pozitive per popullin shqiptar.

    Sa mendoni ju se ka ndikur kjo klime e acaruar politike qe disa here ka marre tone personale mes politikaneve kryesore shqiptare per acarimin e pergjithshem te situates dhe per shqetesimin e pergjithshem qe ekziston ne komunitetin nderkombetar per zgjedhjet e ketij viti?

    Pa dyshim qe eshte ne interesin kombetar qe t'i lesh menjane mosmarreveshjet kur eshte e mundur. Ne ketu ne Shtetet e Bashkuara kemi mosmarreveshje mes republikaneve dhe demokrateve, por keto lloj mosmarreveshjesh nuk duhet te shkojne deri ne urrejtje dhe ne tensione qe kane pasoja vertet negative. Demokracia dhe forumet e saj, si per shembull nje Parlament, ose Kongres eshte tribuna ku mund te te zhvillohen debatet, apo shkembehen argumentat, per te paraqitur me ligje, ose rezoluta per shembull qe merren ne shqyrtim, por pastaj duhet te pranosh rezultatin: shumica vendos. Gjithkush duhet ta kuptoje qe nuk mund te fitosh gjithmone.

    Marre nga Zeri i Amerikes
    Ndryshuar për herë të fundit nga Veshtrusja : 24-05-2005 më 17:17

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22
    Autori i raportit të Komiteti Amerikan për Politikën e Jashtme i konsideron zgjedhjet si pikë kritike për Shqipërinë

    David Phillips: Të arrestohen qeveritarët e korruptuar

    David Phillips, analist pranë Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, një organizatë prestigjioze me qendër në Nju Jork, i tha Zërit të Amerikës se komuniteti ndërkombëtar duhet t'ia bëjë të qartë cilitdo në Shqipëri se duhet të respektojë rezultatet e zgjedhjeve dhe se ndihma e huaj do të lidhet me faktin se sa të lira e të drejta do të jenë këto zgjedhje. Zoti Phillips është edhe autor i një raporti të botuar këto ditë nga Komiteti Amerikan për Politikën e Jashtme, ku bëhet thirrje që qeveria, e cila do të dalë nga zgjedhjet, të ndjekë ligjërisht ish-zyrtarët e lartë të ndërlikuar në korrupsion dhe të lidhur me krimin.

    Çfarë ka ndryshuar në Shqipëri dhe në rajon vitet e fundit që zgjedhjet e 3 korrikut po tërheqin kaq shumë vëmendje ndërkombëtare?

    Më kujtohet kur isha në Shqipëri një javë pas vizitës së ish-Sekretarit amerikan të Shtetit, James Baker, dhe në atë kohë shqiptarët përqafuan demokracinë dhe afirmuan miqësinë me Shtetet e Bashkuara. Kjo miqësi mbetet e fortë, por qeveria amerikane mund të bëjë më shumë për të ndihmuar Shqipërinë dhe populli shqiptar mund të bëjë më shumë për t'i kërkuar llogari qeverisë së tij, në mënyrë që vendi të plotësojë standardet ndërkombëtare për demokracinë.

    Vëzhgimi i këtyre zgjedhjeve do të ketë rëndësi mjaft kritike. Cilat janë aspektet kryesore që duhen patur parasysh nga vëzhguesit?

    Këto zgjedhje janë absolutisht kritike për Shqipërinë. Ato duhet që të jenë patjetër të lira e të ndershme. Partitë politike të Shqipërisë është e nevojshme t'i vëzhgojnë këto zgjedhje, pa i provokuar votuesit. Por ka gjithashtu rëndësi të madhe që edhe komuniteti ndërkombëtar të marrë pjesë në vëzhgimin e tyre. Në këtë aspekt, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të ndihmojë duke nxjerrë lejet për vëzhguesit brenda 72 orësh para zhvillimit të zgjedhjeve. Ndërkaq, komuniteti ndërkombëtar i ndihmave duhet t'ia bëjë fare të qartë cilitdo që i fiton zgjedhjet, se duhet të respektojë rezultatet dhe se ndihma e huaj do të lidhet me faktin se sa të lira e të drejta do të jenë zgjedhjet.

    Në një raport të Komitetit amerikan për Politikën e Jashtme, ju thoni se Shqipëria rrezikon të bëhet një shtet i falimentuar. Cilat janë shenjat kryesore që shikoni ju?

    Shtetet e falimentuara janë shtete që humbasin kontroll mbi territorin e tyre, ato kanë kufij porozë, qeveri të paefektshme dhe si rrjedhojë kthehen në pika tranziti për armët, drogën dhe trafikun e qenieve njerëzore. Ato mund të bëhen gjithashtu strehë për organizatat terroriste. Askush në Shqipëri apo në Shtetet e Bashkuara nuk dëshiron që kjo të ndodhë. Shqipëria tani është në një moment kritik të rrugës së saj: ajo ose do të forcojë qeverisjen dhe do të çojë më tej integrimin në strukturat euroatlantike, ose, nëse udhëheqja merr vendimin e gabuar, mund të rrëshqasë në gjendjen e një shteti të falimentuar, gjë që do të ishte në dëm të të gjithëve.

    Ju sugjeroni që komuniteti ndërkombëtar të publikojë lista të zyrtarëve shqiptarë të përfshirë në korrupsion dhe në krim të organizuar. Përse mendoni se nuk është bërë kjo deri tani dhe a dini shembuj të tjerë që të jetë vepruar kështu?

    Kjo është bërë në vende të tjera të Ballkanit, në Haiti dhe në vende që janë në kufirin e rrëshqitjes drejt shtetit të falimentuar. Qeveria e re që do të vijë në Shqipëri, duhet të provojë se e ka seriozisht lidhur me luftën kundër korrupsionit. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë, është të arrestojë dhe të ndjekë ligjërisht shkelësit e rangjeve të larta, qofshin këta nga sektori privat ose ish-zyrtarë të qeverisë. Lista e zyrtarëve që kanë imunitet duhet të shkurtohet dhe njëlloj si Interpoli që boton një listë të kriminelëve të njohur, komuniteti ndërkombëtar duhet të botojë një listë të shqiptarëve që njihen si të përfshirë në krimin e organizuar, në mënyrë që transaksionet e tyre financiare dhe udhëtimet e tyre personale të kufizohen.

    Cilat janë interesat kryesore të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri?

    Ekziston një miqësi e madhe midis popullit shqiptar dhe atij amerikan. Unë kam udhëtuar shumë në botë, por askund nuk kam gjetur njerëz që t'i duan kaq shumë amerikanët. Qeveria shqiptare ka qenë jashtëzakonisht ndihmuese në luftën kundër terrorizmit. Në Afganistan ka trupa shqiptare. Ndërkohë që shumica e vendeve po e ulin praninë e tyre me trupa në Irak, Shqipëria po e shton atë. Pra, është e nevojshme të ketë bashkëpunim më të madh në fushën e sigurisë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, por prirjet janë të gjitha pozitive dhe shpresat janë që këto prirje pozitive të zgjerohen dhe të vazhdojnë.

    Si mund ta ndihmojnë SHBA-të Shqipërinë më tepër në të gjitha aspektet kritike për të cilat folëm? Sa e efektshme ka qenë ndihma deri tani?

    Nuk duhet të kemi asnjë dyshim se e ardhmja e Shqipërisë është në Evropë. Udhëheqësit politikë të Shqipërisë duhet të angazhohen për politika që çojnë përpara objektivat e vendit - për integrimin në strukturat euroatlantike, bazuar në procesin e Asociim-Stabilizimit, por siç e pamë në vitet '90, asgjë nuk ndodh në Ballkan pa angazhimin amerikan. Prandaj administrata e Presidentit Bush duhet të angazhohet më shumë në Shqipëri, duke udhëhequr një grup konsultativ vendesh dhuruese për Shqipërinë dhe duke marrë pjesë në nisma të ndryshme që i drejtojnë financimet në aspekte të tilla përparësore, si përmirësimi i infrastrukturës dhe sidomos në fushën e shtetit juridik, të trainimit të gjyqtarëve, reformimit të policisë dhe administrimit të ekonomisë. Nëse në Shqipëri nuk ka sundim të ligjit, përparimet demokratike të vendit do të bllokohen.

    Mendoni se pjesëmarrja e Shqipërisë me trupa në Irak dhe Afganistan i ka zbutur paksa kritikat që Shtetet Bashkuara do t'i kishin drejtuar qeverisë shqiptare përsa i përket korrupsionit dhe krimit të organizuar?

    U takon vetë shqiptarëve të ngrenë zërin e protestës kur vërejnë korrupsion dhe krim të organizuar. Thjesht sepse administrata e Presidentit Bush mund të kërkojë të mbyllë sytë para këtyre problemeve, pasi qeveria shqiptare bashkëpunon në luftën kundër terrorizmit, nuk do të thotë se vetë qytetarët shqiptarë nuk duhet t'i kërkojnë llogari qeverisë. Qeveria amerikane është e preokupuar për çështjen e kriminalitetit dhe të korrupsionit, por politika e saj përmban aspekte të shumëfishta. Politika për popullin shqiptar është që ai të ketë paqe dhe begati në vendin e tij. Shoqëria civile duhet të ndërmarrë hapa më aktivë për t'i kërkuar llogari dhe transparencë qeverisë, me anë të pjesëmarrjes aktive të organizatave jo-qeveritare dhe sidomos përmes një shtypi të pavarur.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22
    Raporti vjetor i Freedom House paralajmëron Shqipërinë për zgjedhjet e 3 korrikut


    “Zgjedhjet e manipuluara sjellin trazira”
    FH: Demokracia në udhëkryq, nëse votimet s’bëhen të lira


    Alarmi për rikthimin e situatave kaotike që kaloi Ukraina apo Gjeorgjia është dhënë dje nga Freedom House, e cila parashikon trazira në Shqipëri, nëse zgjedhjet e 3 korrikut do të kontestohen.

    Organizata është krijuar rreth 60 vjet më parë nga Eleonor Rusvelt. Ajo punon për mbështetje të lirisë dhe demokracisë në botë, Freedom House në raportin e publikuar së fundi, ka bërë paralele me situatat që ndodhën në Ukrainë dhe Gjeorgjinë, ku pati kontestime për zgjedhjet. Sipas Zërit të Amerikës, në parashikimet e saj për vitin aktual, Freedom House thekson se: “Zgjedhjet e përgjithshme janë një moment vendimtar, pasi do të kushtëzojnë mbarëvajtjen e procesit për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian”. “Ndërkaq, Partia Demokratike në opozitë ka theksuar se, nuk do të tolerojë më probleme në procesin zgjedhor, duke përmendur edhe shembullin e Gjeorgjisë dhe Ukrainës si përgjigje të mundshme ndaj manipulimit të votës. Nëse zgjedhjet nuk përmbushin standardet ndërkombëtare, thekson Freedom House, demokracia e brishtë në Shqipëri mund t’u lërë vendin trazirave dhe krizës”. Nisur nga këto shkaqe, kjo organizatë në raportin e saj vjetor mbi gjendjen e vendeve në tranzicion thekson se, nëse zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri nuk janë të lira e të drejta, qëndrueshmëria politike e vendit mund të vihet seriozisht në rrezik dhe shprehet se demokracia në këtë vend ndodhet në një udhëkryq.


    Çështjet e tjera

    Raporti vë në dukje probleme shqetësuese në median dhe sistemin gjyqësor. Të dyja kanë shënuar hapa prapa gjatë vitit të kaluar, duke rezultuar në një perceptim edhe më negativ të publikut për pavarësinë dhe funksionin e tyre. Të metat e vërejtura variojnë që nga pasiviteti në zbatimin e vendimeve gjyqësore, probleme në zhvillimin e një procesi të drejtë gjyqësor dhe në mbajtjen e të dyshuarve në paraburgim. Organizata veçon të metat në proceset gjyqësore ndaj disa figurave të fuqishme politike, gjë që vë në pikëpyetje pavarësinë e këtij institucioni. Raporti i Freedom House vëren një rënie në përmbushjen e funksionit të medias së lirë. Problemi më i spikatur mbetet varësia e mjeteve të informimit ndaj interesave politike dhe të biznesit, gjë që ka kufizuar ndjeshëm pavarësinë redaksionale, duke dëmtuar besueshmërinë e medias. Demokracia në përgjithësi ka qëndruar në vend-numëro. Në analizën për qeverisjen e vendit, Organizata Freedom House thekson se përpjekjet për të ruajtur ekuilibrin në gjirin e Partisë Socialiste në pushtet, ndikuan negativisht në aftësinë e qeverisë për të luftuar korrupsionin dhe për të vazhduar reformat dhe procesin e integrimit në BE. Sistemi qeverisës, thekson Freedom House, mbetet i brishtë dhe qeveria aktuale nuk arriti të përmbushte një numër pikësynimesh, ku veçohet mosnënshkrimi i një marrëveshjeje asociim stabilizimi me Bashkimin Evropian. Procesi zgjedhor, një tjetër kriter në procesin vlerësues të gjendjes, nuk ka shënuar përparim gjatë katër viteve të fundit, thuhet në raport. Raporti vlerëson, megjithatë, përpjekjet e fundit për të miratuar ligjin zgjedhor. Në analizën e saj, Freedom House vë në dukje mungesën e vullnetit politik për të luftuar korrupsionin. Një numër skandalesh me institucione dhe zyrtarë shtetërorë kanë ndikuar negativisht në perceptimin publik të përpjekjeve për të luftuar këtë problem.



    monitorimi i gazetave kryer nga ACAC

    * BALLKAN
    Gazeta “Ballkan” është pothuajse e balancuar mes dy partive politike, ndryshe nga faza e parë, kur kishte një tendencë të qartë në favor të PS-së. Sipërfaqja, dhënë dy partive është pothuajse e njëjtë dhe konteksti është i balancuar. Te kjo gazetë, parti e tretë është PSD-ja, e cila zë 12 për qind të sipërfaqes, duke lënë pas LSI-në, e cila ka 6 për qind. PSD-ja është trajtuar tërësisht në kontekstin pozitiv. Partia e pestë është PDR-ja, dhe me radhë vijnë PBDNJ-ja, LZHK-ja, ndërsa të tjerat zënë një vend të papërfillshëm. Edhe tek politikanët, kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi zë vendin e dytë dhe tërësisht në kontekst pozitiv, ndërsa Genc Pollo vendin e tretë po ashtu në kontekst tërësisht pozitiv.
    * KORRIERI
    Për gazetën “Korrieri” ka një zhvendosje të dukshme nga mbështetëse e opozitës në atë të PS-së, por pa u lëkundur në preferencat e tyre për LSI-në. PS-ja dhe Nano kanë shtuar sipërfaqen krahasuar me dy javë më parë, ndërsa janë trajtuar kryesisht në kontekstin pozitiv, ndërsa PD-ja dhe Berisha kanë më pak sipërfaqe dhe janë të vendosur dukshëm në kontekstin negativ. Partitë e tjera zënë një vend të parëndësishëm.
    * SHEKULLI
    Vazhdon të mbetet gazetë kritike ndaj qeverisë. Në përgjithësi është ruajtur një baraspeshë mes partive në opozitë apo kundërshtare me PS-në dhe qeverinë. PS-ja zë 33% të sipërfaqes dhe qeveria 11% të sipërfaqes totale, ndërsa PD-ja 23% dhe LSI-ja 15%. Partitë e tjera të vogla zënë një vend të papërfillshëm. Partia e katërt është Partia e Blertë Shqiptare me 12 për qind, pra rreth 5 % më shumë sesa dy javë më parë. Konteksti është i balancuar mes PS-së dhe PD-së, LSI-ja ka kontekst kryesisht pozitiv, ndërsa Partia e Blertë tërësisht pozitive, qeveria tërësisht negative. Krahasuar me dy javë më parë, konteksti është më i balancuar mes politikanëve kryesorë Nano dhe Berisha, megjithëse ka një prirje për ngjyrim negativ në lidhje me kryetarin e PS-së, Nano.
    * GAZETA SHQIPTARE
    Gazeta Shqiptare ka forcuar dukshëm anën e saj ndaj PS-së dhe s'ka ndryshuar shumë sipërfaqen e dhënë dy partive kryesore. PS-ja është vendosur kryesisht në kontekstin pozitiv, ndërsa PD-ja kryesisht në kontekstin negativ, krahasuar me dy javë më parë kur ky kontekst ka qënë më pak idallueshëm për dy partitë kryesore. Fatos Nano dhe Sali Berisha zënë sipërfaqet më të mëdha për politikanët. Nano është kryesisht në kontekstin pozitiv, ndërsa Berisha kryesisht në kontesktin negativ.
    * PANORAMA
    Kryesisht është e balancuar mes dy partive kryesore, por me një mbështetje të dukshme ndaj LSI-së. Sipërfaqja e dhënë për dy partitë është e afërt, por LSI-ja ka zënë më shumë vend krahasuar me fazën e parë, me rezultate nga 18% në 20%. LZHK-ja është parti e katërt, ndërsa partitë e tjera zënë një vend të papërfillshëm. Konteksti për PS-në është i balancuar, ndërsa ai për LSI-në, është kryesisht pozitiv ndërsa për qeverinë kryesisht negativ. Për sa i përket liderëve të partive kryesore, Sali Berisha ka një rritje të ndjeshme të trajtimit në kontekstin negativ në krahasim me Fatos Nanon, ndërsa hapësira që zënë ata është pothuajse e barabartë. Ilir Meta trajtohet kryesisht në kontekst pozitiv.

  6. #6
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Eshte e vertete.

    Nese keto zgjedhje deshtojne apo manipulohen dukshem, do te kete pasoja te renda per Shqiperi. Ndoshta nje 97 e dyte.

    Shpresojme qe gjithcka te shkoje mire

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    SHBA: Shqiperia e afte te mbaje zgjedhje ne perputhje me standartet nderkombetare

    Lajmi i ores 8:45 PM


    WASHINGTON (22 Qershor) -Komisioni per Marredhenie Nderkombetare i Dhomes se Perfaqesuesve te Kongresit amerikan miratoi sot projekt-rezoluten qe i ben thirrje Shqiperise te mbaje zgjedhje te lira dhe te drejta. Nenkomisioni amerikan i Dhomes se Perfaqesuesve per Ceshtje Evropiane e miratoi dje kete projekt-rezolute. Kreu i Komisionit per Marredhenie me jashte, Henry Hyde paraqiti projekt-rezoluten, duke theksuar sesa e rendesishme eshte qe zgjedhjet ne Shqiperi te jene te lira dhe te drejta. Anetari i Dhomes se Perfaqesuesve dhe nje nga nismetaret e rezolutes, Chris Smith, ne nje deklarate qe shperndau gjate seances, shprehet se Shqiperia eshte tashme ne gjendje te mbaje zgjedhje ne perputhje me standardet nderkombetare. Ai shtoi se Shqiperia ka bere perparime te ndjeshme ne reformimin e procesit zgjedhor dhe mund te kaperceje nje pengese te madhe jo vetem persa i perket realizimit te tranzicionit drejt demokracise, por edhe pergatitjeve per integrim ne institucionet euroatlantike. "Megjithate ka arsye te forta per t'u shqetesuar se zgjedhjet mund te mos i plotesojne standardet nderkombetare. Masat pozitive qe jane ndermarre mund te mos zbatohen. Nese kjo ndodh, paralajmeron zoti Smith, do te ishte nje deshtim i jashtezakonshem per vendin". Ai shpreh shpresen se me ane te rezolutes se Kongresit, Shtetet e Bashkuara mund te inkurajojne shqiptaret qe te respektojne ligjin, t'i permbahen kodit te sjelljes dhe te respektojne rezultatet e zgjedhjeve. Zoti Smith shprehet se se bashku me anetarin tjeter te kongresit, Elliot Engel e paraqiti rezoluten me shpresen qe Kongresi amerikan te mund te ushtroje ne menyre konstruktive ndikimin e vet, duke u bere thirrje autoriteteve, partive politike dhe faktoreve te tjere, qe te veprojne drejt, ne menyre qe fituesit e vertete ne zgjedhje te jene njerezit qe do te shkojne te votojne. Projekt-rezoluta kaloi ne Komisionin e Marredhenieve nderkombetare, pasi u miratua dje nga Nenkomisioni i Dhomes se Perfaqesuesve per Evropen. Kreu i ketij nenkomisioni, republikani Elton Gallegly, tha se zgjedhjet nuk jane te rendesishme vetem tani qe Shqiperia punon per zhvillimin e sistemit te saj demokratik. "Ato jane te rendesishme sepse do te percaktojne rrugen e ketij vendi ne muajt dhe vitet e ardhshme, ne perpjekjet e tij per tu bere nje anetar plotesisht demokratik i institucioneve euro-atlantike", tha kongresmeni Gallegly. Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe Shqiperia kane marredhenie te forta dhe objektiva te perbashketa per ceshtje te ndryshme si lufta kunder terrorizmit nderkombetar, perpjekjet kunder trafikut njerezor ne Ballkan, si edhe kunder trafikut te narkotikeve. Ai shprehu mbeshtetjen per project rezoluten, qe sic tha ai, e nxit Shqiperine te vazhdoje ne rrugen drejt ngritjes se institucioneve te forta dhe te qendrueshme."E mbeshtes me force miqesine tone me Shqiperine dhe mbeshtes kete project-rezolute qe e nxit Shqiperine te vazhdoje ne rrugen drejt ngritjes se institucioneve te forta dhe te qendrueshme", tha ai. Ne projekt-rezoluten qe u dorezua me 17 maj ne te dyja Dhomat e Kongresit amerikan, senatore dhe ligjvenes shpreheshin se Shtetet e Bashkuara i shohin zgjedhjet e korrikut ne Shqiperi si nje faktor qendror per te ardhmen e marredhenieve mes dy vendeve dhe se ato kane rendesi jetike per integrimin euroatlantik te vendit. Ne Senat, projekt-rezoluta u paraqit nga Senatori Sam Brownback i shumices republikane dhe Senatorja Hillary Clinton e pakices demokrate, ndersa ne Dhomen e Perfaqesuesve, nga republikani Christopher Smith dhe demokrati Elliot Engel. Dhoma e Perfaqesuesve pritet tani ta kaloje rezoluten ne seancen e saj diten e hene. em/em(Zeri i Amerikes/BalkanWeb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Athue a eshte duke e pare dikush cfar loje e rezikshme eshte kash luhet me popullin e shkrete shqipetar.
    Mjer ky popull cka e ka gjete.
    Lexoni e mos besoni.
    A ban du mendime aq kontradiktore nga i njejti vend demokratik????


    Senatoret Clinton e Smith paraqesin rezoluten per Shqiperine: Shqiperia e afte te beje zgjedhje



    TIRANE (23 Qershor) -Projektrezoluta me numer 155 eshte paraqitur nga nje grup anetaresh te te dyja dhomave te kongresit para nje muaji. Ne kete dokument te paraqitur te Kongresin Amerikan, i behet thirrje qeverise shqiptare per zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe te drejta me 3 korrik. Duke shprehur besimin e plote te Kongresit Amerikan se Shqiperia eshte e afte qe te zhvilloje zgjedhje, ne projektrezolute theksohet se qytetaret do te jene ne gjendje qe perfaqesuesit e zgjedhur t'i bejne pergjegjes. Ne kete projektrezolute kerkohet qe zgjedhjet te mbahen ne perputhje me standardet nderkombetare te cilat jane komunikuar nga perfaqesuesit nderkombetare ne vendin tone. Ne projektrezoluten e miratuar dje ne behet nje vleresim i hapave te ndermarra nga qeveria shqiptare, Presidenti si dhe forcat politike per permiresimin e procesit zgjedhor me qellimin e vetem te zhvillimit nje procesi sipas standarteve nderkombetare. Ne nje nga pikat e projektrezolutes thuhet se Kongresi Amerikan nxit Presidentin e SHBA-se qe t'i transmetoje Qeverise se Shqiperise, te gjitha partive dhe kandidateve politike, dhe popullit shqiptar rendesine e madhe qe Qeveria e Shteteve te Bashkuara i jep ketyre zgjedhjeve parlamentare, si nje faktor thelbesor ne percaktimin e marredhenieve te ardhshme mes Shteteve te Bashkuara dhe Shqiperise. Deklarata Kreu i nenkomisionit per Evropen, republikani Elton Gallegly, eshte shprehur per "Zeri i Amerikes" se zgjedhjet e 3 korrikut nuk jane te rendesishme vetem per te ardhmen e Shqiperise drejt zhvillimit te sistemit te saj demokratik, por: "Sepse keto zgjedhje do te percaktojne rrugen e ketij vendi ne muajt dhe vitet e ardhshme, ne perpjekjet e tij per t'u bere nje anetar plotesisht demokratik i institucioneve euro-atlantike". Ne projektrezoluten e hartuar me 17 maj dhe e paraqitur me pas ne dhomen e Kongresit Amerikan nga Elliot Engel dhe Chris Smith nenvizohet se nje iniciative e tille eshte ndermarre nisur nga fakti qe "Shtetet e Bashkuara dhe Shqiperia kane marredhenie te forta dhe kane objektiva te perbashketa per ceshtje te ndryshme si lufta kunder terrorizmit nderkombetar, perpjekjet kunder trafikut njerezor ne Ballkan, si edhe kunder trafikut te narkotikeve". Zoti Gallegly ka shtuar se Shtetet e Bashkuara po bashkepunojne ngushte me qeverine e Shqiperise per ruajtjen e qendrueshmerise dhe arritjen e begatise ekonomike ne gjithe rajonin. "E mbeshtes me force miqesine tone me Shqiperine dhe mbeshtes kete projektrezolute qe e nxit Shqiperine te vazhdoje ne rrugen drejt ngritjes se institucioneve te forta dhe te qendrueshme", shprehet ai per "Zeri i Amerikes". Paraqitja Ne projekt-rezoluten e paraqitur me 17 maj ne te dyja Dhomat e Kongresit amerikan, senatore dhe ligjvenes shpreheshin se Shtetet e Bashkuara i shohin zgjedhjet e korrikut ne Shqiperi si nje faktor qendror per te ardhmen e marredhenieve mes dy vendeve dhe se ato kane rendesi jetike per integrimin euroatlantik te vendit. Ne Senat, projekt-rezoluta u paraqit nga Senatori Sam Broenback i shumices republikane dhe Senatorja Hillary Clinton e pakices demokrate, ndersa ne Dhomen e Perfaqesuesve, nga republikani Christopher Smith dhe demokrati Elliot Engel i cili njihet edhe si mik i Berishes . em/em (GazetaShqiptare/BalkanWeb)

    .................................................. ............
    ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
    Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Kongresin e SHBA-së miraton rezolutën për zgjedhjet në Shqipëri

    SHBA: Zgjedhjet, rrezik dështimi

    Smith: Ka arsye të forta për t’u shqetësuar se zgjedhjet mund të mos i plotësojnë standardet ndërkombëtare

    N.P

    Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan miratoi dje projektrezolutën, që i bën thirrje Shqipërisë të mbajë zgjedhje të lira dhe të drejta. Sipas “Zërit të Amerikës”, kreu i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë, Henry Hyde, paraqiti projektrezolutën, duke theksuar sesa e rëndësishme është që zgjedhjet në Shqipëri të jenë të lira dhe të drejta. Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve dhe një nga nismëtarët e rezolutës, Chris Smith, përmes një deklarate që shpërndau gjatë seancës, u shpreh se Shqipëria është në gjendje të mbajë zgjedhje në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ai shtoi se Shqipëria ka bërë përparime të ndjeshme në reformimin e procesit zgjedhor dhe mund të kapërcejë një pengesë të madhe jo vetëm përsa i përket realizimit të tranzicionit drejt demokracisë, por edhe përgatitjeve për integrim në institucionet euroatlantike. “Megjithatë ka arsye të forta për t’u shqetësuar se zgjedhjet mund të mos i plotësojnë standardet ndërkombëtare. Masat pozitive që janë ndërmarrë mund të mos zbatohen. Nëse kjo ndodh, paralajmëron zoti Smith, do të ishte një dështim i jashtëzakonshëm për vendin”. Ai shprehu shpresën se me anë të rezolutës së Kongresit, Shtetet e Bashkuara mund të inkurajojnë shqiptarët që të respektojnë ligjin, t’i përmbahen Kodit të Sjelljes dhe të respektojnë rezultatet e zgjedhjeve. Para se të kalonte në Komisionin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, projektrezoluta u miratua nga nënkomisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për Evropën. Kreu i këtij nënkomisioni, republikani Elton Gallegly, tha se zgjedhjet nuk janë të rëndësishme vetëm tani që Shqipëria punon për zhvillimin e sistemit të saj demokratik. “Ato janë të rëndësishme sepse do të përcaktojnë rrugën e këtij vendi në muajt dhe vitet e ardhshme, në përpjekjet e tij për t’u bërë një anëtar plotësisht demokratik i institucioneve euroatlantike", - tha ai. Në projektrezolutën që u dorëzua një muaj më parë në të dyja dhomat e Kongresit amerikan, thuhej se “Kongresi Amerikan mirëpret mundësinë e Republikës së Shqipërisë për të treguar vullnetin e mirë dhe gatishmërinë e saj në hedhjen e hapave të mëtejshme drejt integrimit evropian dhe euroatlantik, duke mbajtur zgjedhjet parlamentare në 3 korrik 2005, në përputhje me standardet e OSBE-së për zgjedhje të lira dhe të ndershme, siç është përcaktuar në Dokumentin e Kopenhagenit të vitit 1990”. Projektrezoluta citon gjithashtu se “Kongresi Amerikan ka besim të plotë se qytetarët e Shqipërisë, si të gjithë njerëzit e tjerë, duhet të jenë në gjendje të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlament dhe qeverinë në zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe t’i bëjë përgjegjës këta përfaqësues, nëpërmjet zgjedhjeve në intervale të arsyeshme”. Në Senat, projektrezoluta u paraqit nga senatori Sam Broënback, i shumicës republikane dhe senatorja Hillary Clinton, e pakicës demokrate, ndërsa në Dhomën e Përfaqësuesve, nga republikani Christopher Smith dhe demokrati Elliot Engel. Dhoma e Përfaqësuesve pritet ta kalojë rezolutën në seancën e saj ditën e hënë.


    Çfarë përmban rezoluta

    1. I kërkohet qeverisë shqiptare që të sigurojë që zgjedhjet parlamentare të zhvillohen në përputhje me standardet ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të drejta.
    Kongresi Amerikan mirëpret mundësinë e Shqipërisë për të treguar vullnetin e mirë dhe gatishmërinë e saj në hedhjen e hapave të mëtejshme drejt integrimit evropian dhe euroatlantik, duke mbajtur zgjedhjet parlamentare në 3 korrik 2005, në përputhje me standardet e OSBE-së për zgjedhje të lira dhe të ndershme, siç është përcaktuar në Dokumentin e Kopenhagenit të vitit 1990.

    2. Kongresi Amerikan ka besim të plotë se qytetarët e Shqipërisë, si të gjithë njerëzit e tjerë, duhet të jenë në gjendje të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlament dhe qeverinë në zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe t’i bëjë përgjegjës këta përfaqësues, nëpërmjet zgjedhjeve në intervale të arsyeshme.

    3. Kongresi Amerikan mbështet angazhimet e partive politike shqiptare, për t’ju përmbajtur një kodi etike bazë për fushatat, si dhe nxit këto parti dhe të gjithë zyrtarët zgjedhorë në Shqipëri që të zbatojnë ligjet që lidhen me zgjedhjet dhe të zhvillojnë aktivitetet e tyre me një sjellje të paanshme dhe transparente, duke lejuar vëzhguesit ndërkombëtarë dhe vendës të kenë mundësinë për të vëzhguar të gjitha aspektet e procesit zgjedhor.

    4. Dokumenti i përgatitur nxit presidentin Moisiu që t’i transmetojë qeverisë shqiptare, të gjitha partive dhe kandidatëve politikë dhe popullit shqiptar rëndësinë e madhe që qeveria e Shteteve të Bashkuara i jep këtyre zgjedhjeve parlamentare, si një faktor thelbësor në përcaktimin e marrëdhënieve të ardhshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.


    Komandot në Irak, deri sa të vendosë Koalicioni
    Ministri i Punëve të Jashtme, Kastriot Islami, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Irakun, që u organizua në Bruksel, si një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së. Në ndërhyrjen e tij, ministri i Jashtëm Islami shprehu mbështetjen e qeverisë shqiptare për një Irak demokratik, i cili po rindërtohet duke vënë në themel të tij sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës. Ai theksoi se Shqipëria, në kuadrin edhe të përmbushjes së detyrimeve ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit, ishte ndër vendet e para që dërguan kontigjentet e tyre të forcave ushtarake në Irak. Ismali u shpreh se forcat ushtarake shqiptare po kontribuojnë në forcimin e sigurisë në Irak, në kuadër të operacioneve të koalicionit. Ai siguroi gjithashtu se edhe në të ardhmen “Qeveria dhe populli shqiptar nuk do të mungojnë të jenë përkrah forcave të lirisë dhe partnerëve të vet strategjikë, si një aleat i besueshëm dhe mik i popujve që luftojnë për liri, drejtësi e demokraci”. Në këtë kuadër, ai tha se kontributi i Shqipërisë në forcimin e sigurisë dhe prania e forcave ushtarake shqiptare në Irak do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në përputhje me vlerësimet dhe konkluzionet e koalicionit.




    23/06/2005
    KATEGORIA: Politike

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Me ne fund katastrofa e vendit demokratik qe u jep mesim vendeve tjra per demokraci.
    Kjo eshte mjert ne!



    Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Adam Ereli, ka kërkuar që partitë të respektojnë Kodin e nënshkruar të Sjelljes

    SHBA: Zgjedhjet, Nano dhe Berisha të njohin rezultatin


    Anila Rama

    TIRANË - Departamenti i Shtetit u ka kërkuar drejtuesve të partive politike në Shqipëri, nëpërmjet një deklarate zyrtare për mediat, që të respektojnë dispozitat e Kodit të Sjelljes, të nënshkruar mes tyre, dhe të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Adam Ereli, i ka cilësuar dje zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut si një nga ngjarjet më të rëndësishme në Shqipëri, që nga koha e rënies së komunizimit. “Më 3 korrik, shqiptarët do të shkojnë për të votuar. Këto zgjedhje përfaqësojnë një ndër ngjarjet më të rëndësishme në Shqipëri që nga rënia e komunizmit. Zgjedhjet, nëse plotësojnë standardet ndërkombëtare, do të shihen nga Shtetet e Bashkuara dhe nga bashkësia ndërkombëtare si provë se Shqipëria po bën përparim të qartë në rrugën për t’u bërë anëtare me të drejta të plota e komunitetit euroatlantik. Kohët e fundit, udhëheqësit e të gjitha partive politike të Shqipërisë nënshkruan një kod të sjelljes për zgjedhjet. Ne e vlerësojmë këtë gjest dhe besojmë se ky është një tregues se sa mirë mund të punojnë me njëri-tjetrin udhëheqësit politikë të Shqipërisë për të garantuar që këto zgjedhje të plotësojnë standardet ndërkombëtare”, - tha zëdhënësi Ereli.
    ***
    Më tej ai është shprehur se SHBA-ja vlerëson faktin që krerët e partive politike shqiptare janë angazhuar në një fushatë zgjedhore, demokratike dhe të civilizuar. Ai ka ritheksuar gjatë fjalës së tij, duke shprehur edhe qëndrimin e Departamentit të Shtetit, se rëndësi të veçantë kishte fakti që partitë politike të respektonin Kodin e Sjelljes të nënshkruar prej tyre para fillimit zyrtar të fushatës. “Ne jemi të kënaqur për faktin që udhëheqësit politikë të Shqipërisë janë angazhuar për një fushatë demokratike, civile dhe paqësore. Ka rëndësi thelbësore që të gjitha partitë dhe udhëheqësit politikë të respektojnë dhe t’u përmbahen dispozitave të Kodit të Sjelljes, pjesë kryesore e të cilit është pranimi nga udhëheqësit dhe mbështetësit e partive të rezultateve të zgjedhjeve të lira e të drejta. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të shkëlqyera. Ne kemi gjithashtu vlera të përbashkëta të bazuara në besimin tonë te demokracia dhe te roli qendror që luan shteti ligjor në ruajtjen e demokracisë.
    ***
    Ne u bëjmë thirrje shqiptarëve dhe partive të tyre politike që të shfrytëzojnë rastin që paraqesin zgjedhjet për të dëshmuar më tej kredencialet demokratike të Shqipërisë dhe për ta mbajtur Shqipërinë me vendosmëri në rrugën drejt hyrjes në institucionet euroatlantike”, - përfundon zëdhënësi Adam Ereli. Ndërkohë vetëm dy ditë më parë në Kongresin Amerikan është miratuar rezoluta për Shqipërinë, ku u bëhet thirrje për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të drejta në 3 korrik. Nëpërmjet rezolutës, i kërkohet shtetit shqiptar që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me standardet ndërkombëtare. Po kështu, kjo rezolutë nxit presidentin Alfred Moisiu që t’i transmetojë qeverisë shqiptare, të gjitha partive politike dhe popullit shqiptar rëndësinë e madhe që qeveria e SHBA-së u jep këtyre zgjedhjeve, si një faktor thelbësor në përcaktimin e marrëdhënieve të ardhshme mes dy vendeve.




    24/06/2005

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Nderhyrje ne punet e brendeshme te Shqiperise nga amerikanet!
    Reagim



    Zgjedhjet e tre korrikut kane nje rendesi te jashtezakoneshme per fatet e te gjithe shqiptareve dhe ne vecanti per kosovaret. Shqiptaret duhet te zgjohen nga gjumi dhe te votojne vetem per ata qe bejne polike kombetare. Pa patur nje Shqiperi te forte dhe nacionaliste ne kurre nuk kemi per te qene pjese e barabarte e nje Europe internacionaliste.

    Mesa duket, bota ka vendosur qe te leje ne pushtet Nanon, ky eshte vendimi i Europes dhe si pasoje edhe i SHBA qe mundohet te tregohet shume e kujdeseshme me c'do reagim europian, si kompesim i politikes se tyre per te shuare sado pak antiamerikanizmin.

    Po te shikosh deklaratat qeveritare amerikane qe jane te shpeshta ne ket prag zgjedhjesh ne Shqiperi, ato kane vetem nje hall, te njihen me c'do kusht zgjedhjet e tre korrikut ne Shqiperi edhe nese zgjedhjet vjedhen nga Nano!! Ketu Amerika fiton shume pike duke rritur shume kredibilitetin e humbur ne Europe, pamvarsisht se kjo shkon ndesh me deshirat dhe aspiratat e nje kombi shume te vuajtur sic eshte kombi yne.

    Sot, mua me ra si bombe intervista e kryetarit te komitetit amerikan per zgjerimin e NATO-s, Brus Xhekson, i cili me kete interviste te dhene dije, pa pike diplomacie perzihet ne punet e brendeshme te nje vendi sovran!! Z.Brus nuk thote as me shume as me pak por keto fjale, "Pa patur nje udheheqje te moderuare te shqiptareve (nenkupto nje udheheqje jo kombetare A.B.), shpresat qe kemi per nje zgjidhje demokratike (nen kupto toleruese A.B.) te ceshtjes se Kosoves do te jene te varfera...Jemi te shqetesuare qe te mos kete asnje cfaqje te idese se kthimit te formes se qeverisjes te vitit 1992-1997 (nenkupto kthimin e te djathteve A.B."

    Kur keshtu Amerika paska vendosur qe te jete ne krahun e nje partie ne Shqiperi?! A mos valle kjo eshte Demokracia Amerikane?! Ndoshta.

    Me keto konstatime une jam shume i frikesuare se Nano do ta zgjase pushtetin e tij qe eshte nje pushtet jo shqiptar per te mos thene nje fjale tjeter me te rende.

    Nga burime amerikane mesohet se Berisha mban nje qendrim tejet kombetar dhe Nano nje qendrim tejet internacionalist.
    Por le te themi se cili eshte qendrimi i ketyre dy politikaneve per ceshtjen e Kosoves ne arenen nderkombetare.
    Berisha eshte shprehur hapur se "Zgjidhja e ceshtjes se Kosoves eshte nje problem i vete kosovareve."
    Ndersa Nano ka thene tekstualisht keshtu per Kosoven, "Zgjidhje e ceshtjes se Kosoves eshte nje problem Europian."

    Mjaftojne vetem keto fjalet e tyre qe shqiptaret te mos shkojne ne kutine e votimit me zjarrin e dashurise se partise se tyre sepse partite vijne dhe ikin por vetem me zjarrin e dashurise se kombit shqiptar dhe Kosoves qe eshte pjese e pandare e trungut shqipetar.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A është kërcënim Amerika për paqen botërore?
    Nga ORIONI në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  2. Agim Vuniqi: Faktet e Millosheviçit i injorova para syve te tij
    Nga AVuniqi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-01-2007, 10:58
  3. Llotaria Amerikane, skualifikohen mashtruesit
    Nga ALBA në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-06-2004, 08:17
  4. Mbi politikën e jashtme të SH.B.A.-së
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •