Pa shih që laik dhe sekular janë sinonime: http://www.thefreedictionary.com/laicPostuar më parë nga Albo
Këtu po që ka përzierje të nduarnduarshme:Epiteti 'sekulare' perdoret per nje shoqeri dhe jo per nje shtet. Antonimi i fjales sekulare eshte besimtare/fetar. Nje shoqeri ku pjesa derrmuese e shtetasve besojne ne Zot dhe e praktikojne ate duke marre pjese ne ritet fetare te komunitetit, quhet shoqeri besimtare/fetare. Nje shoqeri ku shumica e njerezve nuk besojne ne Zot dhe nuk marrin pjese ne ritet fetare te komuniteteve fetare, e ka emrin sekulare.
Shoqëri nuk do të thot shtet dhe as e kundërta.
Sekular nuk i referohet shoqërisë por shtetit. Shihi dhe një herë definicionet e ofruara më herët.
Antonimi që përmend, jo që nuk qëndron, por as nuk e mohon që sekular ka të bëjë me shtetin e jo shoqërinë.
Ku ke referencat përkatëse për cilëndo thënie më sipër? (Më falë, por edhe në Kishë apo Xhami, duhet sjellë fakte për atë që thua, nëse dëshiron që "komuniteti" të të besoj)
Asnjëra thënie nuk vlejnë për shtetet e as për shoqëritë e sotme. Të rrallë janë rastet kur njeriu e zgjedh shtetit ku do të jetoj. Paramendo sa njeriu do të zgjidhte të jetonte në BE apo në USA. Aq më pak me fenë. Njeriu lind në një rreth, që ka një qëndrim fetar, i tillë emërohet (pagëzohet) e më vonë u nënshtrohet riteve tjera fetare (bëhet synet në një fe apo tjetër, kungohet në një fe apo tjetër). Paramendo çfarë probleme psikike do të ndodhnin sikur gjithkush t’i nënshtrohej rishqyrtimit të qenies së vetë.Sic mund ta marresh me mend, celesi dallues i shoqerise eshte prirja e shumices se njerezve ne ate shoqeri. Ne jeten e njerezve ka dy lloj ndikimesh qe ata zgjedhin: ndikimin shteteror dhe ndikimin fetar. Vete njerezit zgjedhin te jene shtetas dhe te respektojne ligjin e atij shteti. Vete njerezit zgjedhin qe te jene besimtare dhe te respektojne dogmat dhe ritet e atij komuniteti fetare.
Pra, asnjë njeri nuk zgjedhë dot ndikimin as të fesë as të shtetit. Të dyjat i imponohen sepse njeriu lind në një shtet tashmë të formuar me fe të caktuar(a) dhe nuk mund të zgjedh nëse dëshiron të lind dikund tjetër.
Plotësisht jo e vërtetë. Sepse – ata që kanë votuar në parlament, janë të votuar nga po ai komunitet të cilin ti e përmend dhe janë shprehje e gjendjes së tyre qoftë mendore qoftë shpirtërore. Nuk them se është mirë, por ashtu është. Ndërsa, sqarimi yt do të vlente për problemin në mes të fesë/kishës dhe shtetit, e jo në mes të komunitetit dhe shtetit. Sepse ligjet e shtetit gjithherë pasqyrojnë mendimin e komunitetit. Sikur i gjithë ai komunitet katolik të ishte kundër këtij ligji, do të kishin rrëzuar parlamentin sikur bënë pas sulmeve të 11. marsit.Sic ta thashe edhe me lart, problemi lind atehere kur shteti perpiqet te ndermarri politika qe prekin autoritetin e komuniteteve fetare ne vend. Si preket autoriteti i nje komuniteti fetar? Duke nxjerre nje ligj qe eshte ne kundeshtim te plote me dogmat e atij komuniteti, qe do te thote se ai ligj prek besimin e te gjithe atyre shtetasve qe jane besimtare te atij komuniteti. Shembulli qe te kam dhene me lart mbi nxjerrjen e ligjit te njohjes se martesave te homoseksualeve, eshte ne kundershtim te plote me dogmat e komunitetit katolik ne Spanje qe eshte edhe komuniteti me i madh fetar ne vend.
Po krejt, mësa mbreti me vullnet heq dorë prej mbretërisë (pavarësisht si e kamuflon pafuqinë)Ndarja e shtetit nga feja nuk eshte nje ndarje me thike dhe as nje ndarje e hidhur, eshte nje ndarje qe behet me vetedije, mirekuptim dhe respektim nga te dy palet per njeri-tjetrin.
Me vetëdije po, me respekt po (respekti vjen edhe nga frika edhe nga pafuqia), por ama me vullnet të mirë - JO
Si p.sh. Këshilli i Të Mençurëve (apo si quhet në Iran) që zgjedh kush do kandidohet për Kuvend dhe/apo për kryetar. Apo, sikur Kisha e mesjetës që i mohonte mbretërit që e mohonin autoritetin e plotë të Kishës. Për këso mirëkuptimi dhe heqje dorë nga pushteti e ke fjalën?Sic e thashe me lart, shteti nuk deshiron te jete nen ndikimin e nje komuniteti fetar, ashtu si asnje komunitet fetar nuk deshiron te jete nen kontrollin e shtetit. Komunitetet fetare respektojne ligjet e atij vendi dhe njohin autoritetin e shtetit, ashtu si shteti u njeh te drejten shtetasve te vete te ushtrojne ritet e tyre fetare, dhe respekton institucionet fetare ne vend, ky respekt buron nga respekti i shtetasve te vete qe bejne pjese ne ate komunitet.
E pra, si e shpjegon ti humbjen e autoritetit që po i ndodhë Kishës në Evropë dhe shtimin pushtetit të politikanëve sekular në Evropë? Sipas kësaj që the ti më lartë, do të duhej të ishte e kundërta.Nen nje aspekt politik, respekti qe shteti dhe politikanet qe jane ne pushtet duhet te tregojne ndaj institucioneve fetare ne vend duhet te jete i madh. Kjo per faktin se nese shteti e prish mirekuptimin dhe shkel mbi respektin e ndersjellte duke nxjerr nje ligj qe prek dogmat e besimit, ai politikan nuk provokoi vetem hierarkine e Kishes, por provokoi gjithe ata besimtare qe shkojne ne ate Kishe, te cilet jane elektorat dhe votojne.
Krijoni Kontakt