Inter forever,
Asht e vertete se kur diskutimi kalon ne gjykimin e njenit e tjetrit, emocionalisht edhe gabohet e flitet kot. Si per mue e si per ty.
Tashti, ne programet informative ne 6 tv kryesore italiane ka dallim:
RAI1 as mish as peshk persa i perket orientimit politik. Te padurueshme per mue prej shume vitesh korrespondencat prej Tiranes te Ennio Remondino-s, korrespondentit per Ballkanin. Si "i majte" ja nep vedit te drejten me gjykue zgjedhjet e shqiptareve ne vend te vet. E fundit, me rastin e zgjedhjeve, vuni ne dyshim orientimin e Shqipnise po u drejtue prej PD-se si frike ndaj fondamentalizmit. Per mue kjo e damton shqiptarin edhe ne Itali.
RAI2 e Canale5 jane ma informativet. Te pafaleshme insinuatat e Canale5 para nja dy vjetesh (e drejtueme athere prej te majtit Mentana, te debuem) kur per disa krime u tha se mund te ishin shqiptare, sic e kishte zakon, e ne fakt ne asnjenin prej tyne shqiptaret kishin faj. Padyshim qi jam edhe une kunder. Por ka edhe shume gazetare objektive si Capuozzo.
RAI3 ne dore te komunistave dhe e njianeshme.
TG4 e deklarueme proberluskoniane, e njianeshme.
Vime te "Studio Aperto" e Italia1 per te cilen ti flet. . "Studio Aperto" e Giordanos nuk e shof mbasi nuk asht nji emision informativ ku mundem me u informue per cka me intereson. Ky emision asht i drejtuem 80% temave gossip. Mundesh me marre vesht se kur martohet Totti e cka ka me veshe, me ke ka me i kalue pushimet filan aktore a kangtare. Asht si revista "Chi". Prandaj nuk e shof se nuk jam i interesuem per tema te tilla. Pra asht nji emision me nji drejtim te caktuem, pa kredibilitetin e duhun ne tema te randsishme shoqnore e nderkombetare. Nuk merret per baze. Po keshtu nuk me interesojne programet e Maria de Filipi-t, por ta solla si shembull per prezencen vleresuese te shqiptareve.
Kaq per televizionet.
Persa i perket disa deklaratave raciste te disa legistave (te cilet nuk due me i imitue tue u ba racist).
Duhet pa ne kompleksitet e jo me thjeshtime emocionale. Ke me gjete deklarata kunder te huejve, kunder italianeve, kunder euros, Europes e kunder kishes e Papes, muslimaneve etj. Ditet e fundit, deputetet e Leges ne Parlamentin Europjan protestuen kunder vete Presidentit te Italise tue ja pre fjalen. Jane te njoftuna daljet e saj provokative, ashtu sic asht e njoftun se jane te paret qi ja hjekun kapakun korrupsionit. Asht e njoftun se nji delegacion i saj shkoi e takoi Milloshevicin, tue dishmue nji paaftesi me u orjentue jashte oborrit te saj e nji forme pagdhenjeje, por nderkohe ishte e majta qi me bizneset Telekom Serbia ishte bashkepuntorja reale e tij nen rogoz dhe e damshme per ne. Duhet me i njofte edhe faktin se perfaqesojne njerezit ma puntore ne Itali, qi perveshin manget prej nadjes deri ne darke, tue e kthye vendin e vet ne ma te zhvilluemin. Kriminaliteti ne kete zone asht gadi krejtesisht italianojugor e ma vone edhe i huej. Megjithse jam kunder, duhet me i njofte faktin se nuk tejkalon cakun e demokracise e legalitetit, cka asht e randsishme. Ne zonat e saja synojne me shkue e me punue e me jetue te huejt e italianet. Nga ana tjeter, asht zone me solidaritet te madh ndaj vendeve te vuejtuna. E atmosfera e legaliteti asht e pakrahasueshme me zonat tjera italiane, ku ilegaliteti e puna e zeze dominojne.
Ti rreshtova te mirat e te keqijat qi jane ne te (ashtu sic asht e mira dhe e keqja ne sejcilin prej nesh)
Mes saj ka eksponente te padurueshem per nji te huej. Borghezzio, p.sh., por, e perseris, pa tejkalue kufijte e demokracise e legalitetit.
Prej Calderoli-t, Maronit apo aq ma pak prej Castelli-t nuk kam ndie deklaratat qi ti sjell. Ne se i kane thane, te lutem me bjer ndonji link ku mundem me i pa konkretisht (me qi flitet per fushate ne media, athere gjinden).
Te vetmin rast kur Lega ka kerkue me u qellue ndaj te huejve (qi une kujtoj) asht ky: U bane disa raste kur skafistat hidhshin ne det njerezit per me i ike policise. E mban mend qi pati shume viktima te pafajshme. Bossi propozoi qi ne se nji skafist nuk i ndalet policise mbi te te perdoret edhe arma, por tue e theksue ne kthim, kur i ka zbarkue njerezit e kur asht vetem. Edhe simbas ligjeve te paraleges, ne se dikush nuk i ndalet kontrollit te policise me makine, mbi te shtihet.
Gjithsesi, ne se ke deklarata tjera na i sill, mbasi na ndihmojne me pa ma mire.
Nji analize reale e gjendjes na ndihmon ma shume se shfrimet emocionale.
Barxeleta baresh per fjalet e Bossit per Taren a Bogdanin nuk i besoj. Nji Tare prokanibal ne nji kongres ku vec shifet gjak nder ekrane me shqeton ma shume.
Krijoni Kontakt