Eliot Engel viziton Shqipërinë dhe Kosovën
Përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan dhe anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan Eliot Engel, njëherit bashkëryetar i Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin amerikan, do të vizitojnë Shqipërinë nga data 2 deri me 4 korrik për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të tre korrikut.Ndërkaq më 4 korrik, delegacioni i KKSHA s do të vizitojë Ulqinin, Tuzin dhe Podgoricën dhe më pastaj Kosovën ku do të takohet me liderët institucionalë dhe politikë të Kosovës, si dhe përfaqësuesit e partive politike nga Maqedonia.
"Kosova është drejt rrugës së arritjes së pavarësisë dhe qëllimi i kësaj vizite është bashkërendimi i punëve me të gjitha forcat demokratike për ta bërë Kosovën një shtet të pavarur dhe demokratik. KKSHA punon që ta bëj Kosovën një shtet të begatshëm dhe do të vazhdojmë bashkpunimin me udhëheqësit kosovarë për të gjetur mënyra për rritjen e investimeve të huaja dhe rritjen e ekonomisë", thuhet në këtë deklaratë të KKSHA.
Krijoni Kontakt