Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Unhappy Londra: Shqipëria hapa mbrapa me reformat në vend

    Data: 01/07/2005, ora

    Presidenca angleze e BE-së gjen Shqipërinë mbrapa me reformat
    Anglia merr presidencën e radhës të Bashkimit Europian, ndërsa vendi ynë ka stopuar të gjitha reformat, madje, në disa prej tyre ka bërë hapa mbrapa nën qeverisjen 8-vjeçare të PS-së


    Presidenca angleze e BE-së gjen Shqipërinë mbrapa me reformat





    Anglia merr presidencën e radhës të Bashkimit Europian,
    ndërsa vendi ynë ka stopuar të gjitha reformat,
    madje, në disa prej tyre ka
    bërë hapa mbrapa nën qeverisjen 8-vjeçare të PS-së



    Zhvillohet ceremonia e dorëzimit të presidencës europiane edhe nga ambasada e Vendeve të Ulëta dhe ajo britanike në Tiranë. Ndërsa, sot ka startuar turin e saj 6-mujor presidenca angleze, Shqipëria ngelet në "vendnumëro". Dje në mesnatë, Mbretëria e Vendeve e Ulëta i dorëzoi presidencën e radhës të Bashkimit Europian, Britanisë së Madhe. Me këtë rast, ambasadat e Vendeve të Ulëta dhe Britanisë, presidencat lokale të tashme dhe të ardhme të Bashkimit Europian, organizuan dje një konferencë shtypi me rastin e kalimit të presidencës së Bashkimit Europian, shtetit ishullor.

    Ambasadori i Vendeve të Ulëta dhe ambasadori britanik u shoqëruan nga i deleguari i Komisionit Europian. Në këtë ceremoni u bënë edhe disa prezantime të shkurtra nga ambasadori britanik, z.Richard Jones dhe nga ambasadori i Vendeve të Ulëta, z.Sëeder von Voorst. Kalimi i presidencës së Bashkimit Europian ndodh çdo gjashtë muaj dhe shoqërohet gjithnjë nga ceremonitë përkatëse, të cilat simbolizojnë solidaritetin dhe mbështetjen reciproke midis vendeve të Bashkimit Europian. Edhe në Shqipëri përcillet atmosfera e kësaj ceremonie. e cila organizohet nga ambasadat e vendeve që i marrin ose i dorëzojnë stafetën e drejtimit të Europës.

    Shqipëria, me sa duket, po vetëkënaqet me ritmin e ceremonive të organizuara nga përfaqësuesit e huaj në vendin tonë, duke u kthyer në një spektatore problematike për Bashkimin Europian. Tashmë është kthyer në modë që kalimi i Presidencës së Bashkimit Europian çdo gjashtë muaj dhe ndërrimet e herëpashershme të drejtimit të presidencës europiane, ta lënë Shqipërinë aty ku e gjejnë, pasi, pavarësisht se cili shtet e ka patur apo e ka presidencën e radhës, kërkesat dhe kritikat ndaj Shqipërisë nuk kanë ndryshuar, çka nënkupton, në njëfarë mënyre, se jetojmë në një shoqëri të shpartalluar nga vorbulla e korrupsionit dhe e telasheve sociale, rezultati i të cilave është një Shqipëri e llojit "në vendnumëro", ku qytetarët shqiptarë vazhdojnë të jenë spektatorë të skandaleve dhe bëmave të njëpasnjëshme të qeveritarëve e ndërsa vetë ata kanë vendosur të ngelen spektatorë të zhvillimit të mëtejshëm të Bashkimit Europian dhe të gjithë botës së qytetëruar që na rrethon.



    Habion HASANI
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 01-07-2005 më 05:37
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Britania merr kryesimin e BE-së Aktuale

    A do te jete edhe e fundit athue?
    Sipas te gjitha parashikimeve dhe te gjithe parametrave Blere do jete sikurse Mesiq i Kroacise per ish Jugoslavi.
    Pra me BE nuk do egzistoj me atte dite kur ky i fundit do dorzoj mandatin.
    Mbetet te shifet????


    Britania merr kryesimin e BE-së Aktuale

    Britania ka marrë presidencën e Bashkimit Evropian me paralajmërimin se ndryshimet do të jenë me rëndësi jetike për të shkuar përpara duke sfiduar kështu udhëheqësit tradicionalë të BE-së, Francën dhe Gjermaninë. Kryeministri Toni Bler ka disa synime për presidencën britanike.


    Ai kërkon që premtimet të zëvendësohen me veprime, që BE vërtet të rilidhet me shtetasit e vet, që ekonomitë të reformohen, që buxheti të rishikohet në mënyrë radikale. Zyrtarët kanë paralajmëruar tashmë se jo të gjitha këto synime mund të përmbushen brenda gjashtë muajve të presidencës britanike. Pushimet e verës nuk janë larg, që do të thotë se pak gjë do të realizohet para mesit të shtatorit.(BBC

Tema të Ngjashme

  1. Tregime te ndryshme fetare!
    Nga Zana e malit në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 03:28
  2. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2007, 23:58
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •