Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-08-2002
    Postime
    31

    Nëne thjerëz! C'farë ështe opinioni juaj mbi faqen: www.shqiperiaebashkuar.com...!

    FRONTI PËR BASHKIMIN KOMBËTAR SHQIPTAR

    KRYESIA QËNDRORE
    Nr.17 / 09 PROT. DSH 5
    Tiranë,Prishtinë,Shkup,Ulqin,Prevezë;21 gusht 2002



    T'I BOJKOTOJMË ZGJEDHJET NË IRJM!
    ( DEKLARATË NR. 5 )


    Vëllezër e motra shqiptarë!
    Nëna e baballarë shqiptar!
    Nxënës e studentë shqiptar!
    Punëtorë e bujqë shqiptar!
    Intelektualë e funksionarë shqiptar!
    Kryetarë e liderë të partive politike shqiptare!
    Popull i dashur shqiptar, të gjithë ju që jeni të vetëdijshëm dhe keni të drejtë votimi duhet që,

    T’I BOJKOTONI KËTO ZGJEDHJE!

    Për arësye se:

    Këto zgjedhje, edhe pse duhet ndryshe, do t'i fitojnë në mënyrë
    absolute sllavo-maqedonasit, sepse shteti është nacional dhe
    shqiptarët nuk janë shtetformues e me të as sovran, që do të thotë,
    shqiptarët janë qytetarë inferiorë dhe të rendit të dytë.

    Deputetët shqiptarë, qoftë të zgjidhen 19,21,23,25 apo edhe 27,
    përsëri proporcionalisht me përbërjen e popullsisë prej mbi 40% janë
    shumë pak, aq më shumë kur e dijmë se sa banorë autoktonë shqiptarë
    nuk e kanë nënshtetsinë e bashkë me të nuk e gëzojnë as të drejtën
    për votim!!! Madje, sa shqiptar janë jashtë IRJM-së nëpër Botë, që
    poashtu nuk do të munden që të udhëtojnë e të votojnë?! Nga këtu
    pyesim: Pse partitë politike shqiptare, të cilat i shohin interesat
    e tyre individuale, grupore e partiake, nuk arritën që të bëjnë një
    herë regjistrimin real të popullatës e pastaj zgjedhjet?! Përse ata
    kurrë nuk e çajnë kokën për problemet kardinale dhe për hallet me të
    cilat po ballafaqohet popullata e shumëvuajtur e (ri)robëruar
    shqiptare, por po japin premtime boshe?! Kaluan dekada dhe asgjë nuk
    realizuan. A e dijnë ata se sa shqiptarë të pafajshëm ende mbahen të
    arrestuar nëpër kazamatet sllavo-maqedonase?! "Lufta mbaroi" dhe
    "amenstia u dha", kurse nga ana tjetër sa shqiptarë ka që nuk munden
    të këthehen nëpër shtëpitë e tyre?! Ku janë të zhdukurit
    shqiptar?!Pse vëllezërit tanë akoma mbahen nëpër burgje?!

    Po si mund tua japësh votën kandidatëve të mundshëm për deputetë
    kur lufta në terren u fitua dhe po kjo luftë u humb në tavolinën e
    diplomacisë?! Si mund t'i votojsh njerëzit në një Parlament që është
    i huaj për ne shqiptarët, kur dihet që për çdo gjë deputetët
    shqiptarë do të jenë të mbivotuar nga deputetët sllavo-maqedonas?!
    Si mund të votosh për deputetë interesxhinjë, megalomanë,
    inatmëdhenjë që nuk arritën të merren vesh që qoft edhe një kandidat
    të vetëm, të përbashkët, ta fusin në listën e përbashkët?! Sa të
    përçarë dhe sa mjeranë! Si mund të votohen deputetë kur ne kemi
    fituar më pak dhe jemi nën kushtetutën e vitit 1974 ?! Kjo është e
    habitshme por shumë e vërtetë ! Si mund të votojmë kur problemi
    madhor kombëtar nuk u zgjodh me armë në dorë e mendojmë, pretendojmë
    dhe konsiderojmë se kjo do të zgjidhet me parti politike apo me
    deputetë të vjetër e të rinj në to, që do të shërbejnë, si deri më
    tani, për dekor të parlamentit të FYROM-it dhe asgjë më shumë !

    Vota është e shenjtë. Ajo nuk i jepet çdokujt. Ajo i jepet vetëm
    atij që e meriton, atij që i mbron interesat kombëtare, atij që
    është në gjendje që në çdo kohë të rrezikoj për ta mbrojtur votën e
    marrë nga populli i vet. E si mund t'iu jepet vota deputetëve të
    vjetër, të cilët jo vetëm nuk iu përgjigjën luftës por përkundrazi
    edhe e sabotuan atë?! Por, si mund t'iu jepet vota kandidatëve të
    rinj, të cilët kandidohen kur dihet që deri më sot nuk kanë dhënë
    llogari publikisht dhe nuk kanë dhënë përgjegjësi se si dështuan ?!
    Cudi!!! Historia nuk njeh luftëra të tilla! Luftërat bëhen për t'u
    çliruar dhe për të dëbuar armikun nëse je i okupuar apo i robëruar,
    ose për të bërë shtet me kufij të rinj !

    Prandej, mos mashktroheni dhe bojkotoni zgjedhjet që nuk janë
    tonat, kur para kohe dihet që Kryetari i IRJM-së, Kryetari i
    Parlamentit, Kryeministri dhe ministrat e rëndësishëm, si ai i
    mbrojtjes, i brendhsëm,…, do të jenë sllavo-maqedonas. Kur dihet se
    ne do të jemi, siç thamë edhe më lart, popull i rendit të dytë,
    ashtu siç kemi qenë deri më tani, falë pavendosmërisë sonë,
    kompromiseve, gabimeve, urrejtjeve ndërmjet partive shqiptare! Duhet
    pasur mosbesim të plotë te sllavo-maqedonasit, të cilët përdorën
    forcën ushtarake me tanksa e helikopterë luftarakë, aq më shumë kur
    e dijmë se nuk është arritur asgjë dhe nuk është implementuar edhe
    pas një viti as marrëveshja aq e përfolur e Ohrit.

    Atëherë pse duhet të dilet në zgjedhje?! apo, si deri më tani,
    për pesë a gjashtë zëvendësministra, për po aq ambasadorë e konsuj,
    për 20 deputetë, për 7-8 drejtorë dhe u zgjodh problemi madhor i
    kombit shqiptar?! Këtë s'do të na e falin pasardhësit tanë dhe nesër
    do të jemi përgjegjës para tyre. Në zgjedhje mund të dilet vetëm me
    një kusht, që ne nuk e dëshirojmë konfliktin - luftën; por, nëse
    ndodhë dhe nëse na imponohet lufta, atëherë shktrohet pyetja, a do
    ta përkrahin luftën zotërinjtë deputetë të ardhshëm, siç bëri z.
    Hysni Shaqiri?! Dhe, këta zotërinjë të mos i frikësohen as burgut,
    as Hagës dhe as vdekjes... Të jenë të gatshëm për sakrificë e jo për
    privilegje! Të jenë në shërbim të popullit dhe jo në shërbim të
    sllavo-maqedonasve! Nëse edhe ju nuk doni që të mbani përgjegjësi si
    kandidatë për deputetë të mos thoni nesër se nuk e keni dijtur;
    prandej, zgjidhja më e mirë do të ishte që edhe ju t'i bojkotoni
    zgjedhjet dhe vetë të hiqni dorë nga garat e mëtutjeshme elektorale;
    sepse, pa shqiptarë nuk ka Maqedoni... Mos e mashtroni më popullin
    tonë, se çdo gjë e ka një kufi!!!

    SEKRETARI POLITIK : KRYETARI :
    AV. ALBAN VJOSA JUR. VALDET VARDARI
    Shqiptari nga Peja!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Alban Vjosa mes tjerash thote:

    "Madje, sa shqiptar janë jashtë IRJM-së nëpër Botë, që
    poashtu nuk do të munden që të udhëtojnë e të votojnë?! Nga këtu
    pyesim: Pse partitë politike shqiptare, të cilat i shohin interesat
    e tyre individuale, grupore e partiake, nuk arritën që të bëjnë një
    herë regjistrimin real të popullatës e pastaj zgjedhjet?! "

    shume e drejte kjo..

    Cdo Shqiptar banor aktual ne Maqedoni ose ne Diaspore duhet te jete i garantuar qe Emri i tije te figuroje ne listat zgjedhore dhe te mos luaj kush me Voten e tije..

    Dihet se administrata maqedone perdor 99 metoda te ule numrin e zgjedhesve dhe si rrjedhoje numrin e deputetve ne Parlament dhe si rrjedhoje me pak shqiptare ne administraten e Shtetit FYROM.

    Lufta per Voten eshte lufte e drejte.

Tema të Ngjashme

  1. Femra shqiptare dhe opinioni i saj
    Nga ZANOR në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 30-04-2009, 11:34
  2. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-03-2007, 01:02
  3. Opinioni Evropian kunder pranimit ne BE te Shqiperise dhe Turqise
    Nga Pyrrhus_Mollos në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-08-2006, 23:05
  4. Cfare opinioni keni per TeleSportTv?
    Nga terranovesca në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 10:12
  5. Ndjenja, llogjika, opinioni.
    Nga Julius në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 24-01-2006, 15:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •