Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986

    Berisha: Shtylla e programit tonë është liria dhe konsolidimi i saj

    Berisha: Shtylla e programit tonë është liria dhe konsolidimi i saj

    Armand Mero, Zeri i Amerikes
    30-06-2005



    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se nëse vjen në pushtet ai do të godasë monopolet dhe do të bëjë ndryshime në ligjin për konfliktin e interesave. Zoti Berisha premtoi gjithashtu në një intervistë me Zërin e Amerikës respektimin e institucioneve kushtetuese të vendit dhe njohjen e pavarësisë së tyre.

    Zëri i Amerikës: Zoti Berisha, fillimisht ju falenderoj që pranuat këtë intervistë. Partia juaj dhe koalicioni i djathtë e kanë mbështetur fushatën elektorale në një program mjaft agresiv dhe me premtime të shumta. Do të doja të dija se cilat do të ishin ato masa që juj mendoni t’i realizoni në rast fitoreje brenda 100 ditëve të para të qeverisjes suaj.

    Sali Berisha: Njëqind ditët e para do të jenë 100 ditët më aktive të jetës sime. Janë të përgatitur një seri e madhe vendimesh, aktesh ligjore në mënyrë që këto 100 ditë të shënojnë themelin e ndryshimit dhe të kthesës që presin shqiptarët. Kam deklaruar dhe deklaroj se javën e parë do të vendos përgjysmimin e taksave të biznesit të vogël, e cila është një faturë rreth 20 milion dollarë mangut në buxhetin e shtetit, po të kemi parasysh se bëhet në gjysmë viti, do të thotë 10 milion dollarë. Akti im i dytë do të jetë kompensimi i këtyre 10 milionëve me shkurtimin e shpenzimeve në administratën publike në mënyrë që të ecet në mënyrë të balancuar. Së dyti, do të vendoset që në buxhetin e ardhshëm fondet për qeverisjen vendore, nga 6 përqind që janë sot të kalojnë në 24 përqind, sepse që në muajt e parë do të hartohet ligji i buxhetit. Së treti, do të ribëhet ligji i buxhetit në kuptimin që financat qendrore dhe publike duhet të jenë totalisht transparente. Askush të mos mundë të përdorë buxhetin për qëllime politike. Shpërndarja e tij të bëhet sipas kritereve të qarta ligjore, jo siç ndodh sot që tetë vjet rrjesht nuk publikuan kurrë buxhetet e rretheve, vetëm se ato përdoren sipas oreksit të politikanëve për të diskriminuar. Merr fund menjëherë çdo formë diskriminimi që u bëhet qeveritarëve vendorë për shkak të përkatësisë së tyre partiake. Do të hapen dyert e universiteteve. Do të amendohet ligji për konfliktin e interesave, ku familjarët e qeveritarëve nuk do të mund të merren me biznes nëse këta qeveritarë duan të qendrojnë në politikë, në funksione ministrash dhe zyrtarësh të lartë. Do të amendohet ligji i prokurimeve publike. Do të sillet në standardet ndërkombëtare në mënyrë që të mos ketë më prokurime direkte dhe prokurime të dyshimta. Do të amendohet ligji i koncesioneve. Banka Botërore dy muaj para më ka ngritur në këtë zyrë shqetësimin e madh se janë me dhjetra afera koncesionale të tëra jashtë standardeve ndërkombëtare dhe në kundërshtim me interesat publike të shqiptarëve. Do të krijohet një task force kundër kurrupsionit që do të kryesohet direkt nga kryetari i qeverisë, jo ta spostojë përgjegjsësinë tek anëtarë të caktuar të qeverisë. Do të bëhet heqja kolektive e imunitetit – në fakt nuk është heqje e imunitetit – por modelimi i interpretimit të imunitetit me vende të tjera perëndimore. Nuk do të ketë imunitet për korrupsion dhe krimin e zakonshëm. Do të krijohet institucioni i ombudsmenit të pavarur të prokurimeve i cili do të bëjë shqyrtimin e prokurimeve të administratës publike. Do të dyfishohen në ligjin e buxhetit shpenzimet për arsimin, nga 2.6 në 4.2.

    Zëri i Amerikës: Zoti Berisha, të gjitha këto premtime kanë megjithë një kosto të lartë financiare. Ju keni deklaruar se do ta mbuloni këtë me atë 1.4 miliard euro të munguar për shkak të evazionit fiskal. A nuk duket se këto premtime kanë një ngarkesë të madhe elektorale, duke patur parasysh se evazioni fiskal nuk është një luftë që mund të fitohet brenda një dite, as një muaji apo disa muajsh.

    Sali Berisha: Mendoj se Shqipëria ka një specifikë. Evazioni fiskal në Shqipëri në masën 70 përqind të tij vjen nga monopolet . Monopolistët e naftës përvetësojnë 130 milion dollarë nga akciza e saj. Ata zhdoganojnë vetëm 250 mijë ton kundrejt 1 milion ton që është importi. Në fakt unë bëra një vizitë në port dhe sinqerisht ju ftoj edhe ju të shkoni. Të krijonte një sentiment absolutisht filmik. Takova peshkatarët dhe persona të tjerë. Ishte rrënqethës tregimi i tyre për portin. Porti ishte i tëri në funksion të kontrabandës. Të vetmit që kontrolloheshin ishin peshkatarët dhe biseda me ta më impresionoi shumë. Më shpjeguan gjithë procesin se si i kontrollon policia kur dalin dhe si nuk i lejon të dalin pas orës 10 e kështu me radhë, në një kohë kur është absolutisht dhe publikisht e njohur që periodikisht dhe çdo javë anije të tëra shkarkohen kontrabandë dhe nuk flet kush me to. Në fakt shteti po të dojë i ndalon brenda një jave në qoftëse vendos. Pra do merremi me monopolet. Pasi të shemben monopolet të cilat grabisin rreth 1 miliardë, të marra së bashku – jo vetëm nafta por edhe hekuri, xhami, ushqimet. Kudo që shkoj më ka bërë shumë pështypje kërkesa e njerëzve: na shpëto nga monopolet. Imagjinoni, edhe në Divjakë ndodh kjo, ku ka një monopol nga veriu një nga jugu. Është fjala për Dukën dhe Gjinushin që kanë marrë me qindra hektarë. Pra kërkohet vullneti politik. Këtu kam dosje të shumta që flasin për këtë dhe çdo gjë është e vulosur dhe e firmosur nga punonjës të kësaj administrate.

    Zëri i Amerikës: Zoti Berisha, ju e keni mbështetur fushatën tuaj në atë që shprehet me fjalinë “Është koha për ndryshim”. Pikërisht kundërshtarët tuaj po ju sulmojnë në këtë pikë, duke thënë se ju dhe politikat e partisë suaj nuk kanë ndryshuar. Cilat do të ishin raportet e qeverisë suaj me institucionet e pavarur si prokuroria, sistemi gjyqësor, avokati i popullit, kontrolli i shtetit, media apo edhe opozita pasi kundërshtarët tuaj ju kanë akuzuar se gjatë viteve që ju keni qeverisur, 92-97 i keni përdorur këto institucione për qëllime politike.

    Sali Berisha: Parim themelor i imi është respektimi i kushtetutshmërisë që do të thotë të respektosh institucionet kushtetuese të vendit, të njohësh pavarësinë dhe funksionimin e tyre. Ky është qendrimi im në këtë kontekst. Së dyti, më duhet të theksoj se nuk është se nuk ka patur gabime. Ato janë një mësim për të mos u përsëritur por ne vimë këtu si një koalicion ku ka edhe kundërshtarë të mij deri para dy-tre muajve. Mendoj se nuk kanë ardhur për t’ju servilosur Sali Berishës, nuk kanë ardhur për një copë karrige sepse nuk kanë keq në pozicionet e tyre por kanë ardhur për ato parime që ata besojnë dhe ata u besojnë vlerave. Unë e kam shpallur dhe e shpall: shtylla e programit tonë është liria dhe konsolidimi i saj. Ka edhe një gjë tjetër: Po të shohësh reformat, reformat 92-96 kishin disa detyra shumë të vështira – terapinë e shokut, mbylljen e të gjitha industrive jo-fitimprurëse. Sot reformat nga alfa tek omega në tërësinë e tyre synojnë konsolidimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve shqiptarë, sjelljen e këtyre lirive në standardet evropiane dhe perëndimore.

    Zëri i Amerikës: Zoti Berisha, zgjedhjet në Shqipëri kanë patur thuajse gjithmonë probleme. Në vitin 2001 ju denoncuat për manipulime. Në 2003-shin pati probleme me lista. Tani që kanë mbetur pak ditë nga votimi, a ka sipas jush probleme serioze që mund të venë pikëpyetje procesin zgjedhor?

    Sali Berisha: Jam zotuar para shqiptarëve se do të bëj çdo përpjekje për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Informohem çdo ditë dhe gjer sot nga asnjë parti, nga asnjë kundërshtar nuk ekziston asnjë ankesë zyrtare për ndonjë kandidat, staf apo segment të Partisë Demokratike që të ketë shkelur ligjin zgjedhor. Ky është detyrimi im. Së dyti, të besosh se Fatos Nano, i cili i ka dhunuar të gjitha proceset zgjedhore qëkurse ka ardhur në pushtet, është për zgjedhje të lira, kjo është njësoj sikur t’i besosh rrethit katror. Ne presim, ndjekim dhe shohim por një gjë është jashtëzakonisht pozitive kësaj here: si asnjëherë tjetër, qytetarët shqiptarë kanë marrë në dorë si mision ndryshimin dhe problemin e votimeve.

    Zëri i Amerikës: Pra, deri më sot, a ka pengesa serioze për këtë proces?

    Sali Berisha: Të gjitha ankesat që kemi patur i kemi paraqitur publikisht por ne kemi vazhduar përpara. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me komunitetin ndërkombëtar për të gjitha problemet, pa diskutim, por drejtimi është të ecim para. Pra të bëjmë përpjekjet tona për proces të lirë e të ndershëm.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Berisha premton luftë kundër korrupsionit


    Kreu i PD-së Sali Berisha flet për BBC-në
    Të dielën në Shqipëri mbahen zgjedhjet e përgjithshme politike, të gjashtat që nga vendosja e pluralizmit.
    Sfiduese e Partisë Socialiste në pushtet është Partia Demokratike e opozitës e udhëhequr nga zoti Sali Berisha.

    Motoja kryesore e fushatës së demokratëve është lufta ndaj korrupsionit. PD mendon se duke luftuar korrupsionin dhe duke ulur evazionin fiskal, mund të sigurohen aq të ardhura sa të bëhet e mundur ulja e taksave për biznesin e vogël dhe rritja e rrogave dhe pensioneve.

    Zoti Berisha i përgjigjet pyetjeve të BBC-së.
    Qytetarët shqiptarë e kanë marrë në duart e veta ndryshimin, e kanë pranuar dhe e kanë marrë si mision ndryshimin.


    Kryetari i PD-së, Sali Berisha

    BBC: Cili është vlerësimi juaj për procesin e pregatitjeve të zgjedhjeve deri në këtë moment?
    Zoti Berisha: Mendoj se kemi zhvilluar një fushatë në përputhje me të gjitha standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme si Parti Demokratike. Mund të informoj dëgjuesit tuaj se deri në këtë moment nuk ekziston asnjë ankesë zyrtare për asnjë incident të krijuar nga kandidatë apo mbështetësit e Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sipas verifikimit të fundit që kam bërë. Ka patur shumë incidente të krijuara nga kandidatët e PS-së dhe segmente të saj. Jemi të përkushtuar deri në fund për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

    BBC: Doktor Berisha, motoja juaj është "Koha për ndryshim". Po ju vetë a keni ndryshuar? Jeni ndryshe nga atëherë kur shqiptarët ju votuan në shumicën dërrmuese?
    Zoti Berisha: Nëse ke ndjekur fushatën time 4 -5 ditët e fundit ke konstatuar se mbështetja popullore për partinë demokratike është më e jashtëzakonshme se në tërë historinë e saj. Unë jam dëshmitari i kësaj mbështetje që fillon me Sarandën dhe u mbyll në Elbasan. E pakonceptueshme me një gjigandizëm të paparë. Si e lexoj unë këtë? E lexoj që qytetarët shqiptarë e kanë marrë në duart e veta ndryshimin, e kanë pranuar dhe e kanë marrë si mision ndryshimin. Së dyti ata kanë pranuar Sali Berishën si një katalist të këtij ndryshimi dhe mund të them se PD vjen si një parti tërësisht e ndryshuar në këto zgjedhje, por kjo nuk përbën gjithçka. Rëndësi kryesore ka fakti që qytetarët e kanë bërë të tyre ndryshimin. I tërë motivi i jetës timë është tejkalimi i vetvetes. Në këtë kontekst unë jam i bindur se PD vjen në këto zgjedhje e ndryshuar, ndryshoj veten për të marrë përsipër projektin e ndryshimit, por dua të theksoj gjithashtu se nga kjo mbështetje gjigande mbarë popullore konstatoj se qytetarët e kanë marrë si një mision ndryshimin.
    Korrupsionin do ta nis së pari nga vetja dhe kabineti im, duke imponuar standarde ndërkombëtare të etikës së qeveritarëve që nuk mund të shfrytëzojnë ligjin për pasurimin e tyre.


    Kryetari i PD-së, Sali Berisha

    BBC: Zoti Berisha, ju premtoni se do të vini në pushtet me duar të pastra. Çfarë konkretisht do të merrni si hap të parë kundër korrupsionit në Shqipëri?
    Zoti Berisha: Unë korrupsionin do ta nis së pari nga vetja dhe kabineti im, duke imponuar standarde ndërkombëtare të etikës së qeveritarëve që nuk mund të shfrytëzojnë ligjin për pasurimin e tyre. Në këtë kontekst do të bëhet heqja kolektive e imunitetit për sa i përket korrupsionit dhe krimit të zakonshëm, ç'ka nuk përbën heqje reale, por modelim të interpretimit të imunitetit me standarte përëndimore, në perëndim askush nuk mbrohet nga imuniteti nëse ka afera korruptive, nëse kryen një krim të zakonshëm.
    Së dyti, do të amendohet ligji i konflikit të interesave i cili aktualisht u lejon familjarëve dhe bashkëshortëve të qeveritarëve të krijojnë siparmarrje private dhe të pasurohen duke shfrytëzuar gjithë ditën karrigen e bashkëshortit, kjo nuk do të ndodhë më.
    Së treti, do të amendohet ligji prokurimeve publike, ligj i cili do të vendosë një transparentë të rreptë të gjitha prokurimet dhe të gjitha ligjet për konçesion e ligje të tjera, të cilat do të jenë të standarteve europiane.

    BBC: Zoti Berisha, një premtim thelbësor i juaji në këtë fushatë është ulja e varfërisë. Si do ta bëni këtë, me çfarë do të filloni krahas luftës kundër korrupsionit?
    Zoti Berisha: Do filloj së pari me përgjysmimin e taksave të biznesit të vogël. Ky përgjysmin i jep më shumë mundësi këtij biznesi, të gjenerojë më shumë, të investojë më shumë, të fitojë më shumë, të punësojë më shumë. Punësimi është rruga kryesore e luftimit të varfërisë.
    Së dyti, do ta bëjë duke rritur pensionet dhe rrogat e ulta, pra rritet dhe fuqia e blerësve duke dyfishuar pensionet dhe rrogat e ulta.
    Së treti, të tërë këtë ne e bazojmë në rritjen e shpejtë ekonomike. Ne do të shndërojmë Shqipërinë në vendin më tërheqës për investime në rajon dhe më gjerë.

    BBC: Ku do të gjenden lekët zoti Berisha, se të gjitha këto premtimet tuaja kërkojnë lekë? Ju do të ulni taksat, si pasojë ku do ti gjeni lekët?
    Zoti Berisha: Në qoftë se Shqipëria merr përsipër të ulë evazionin fiskal jo në nivelin e Kroacisë, por në nivelin e Maqedonisë, buxheti i Shqipërisë do të kishte 1,5 miliardë euro më shumë. Shqipëria ka rezerva të mëdha, por duhet lufta kundër evazionit fiskal. 1,5 miliardë euro më shumë do të thotë ti dy herë kalosh të gjitha premtimet që kam bërë.

    BBC: PD premton edhe zgjidhjen përfundimtare të problemit të pronësisë. Do ta bëni këtë me një ligj të ri apo duke zbatuar këtë ligj në mënyrë korrekte?
    Zoti Berisha: Do ta bëjmë duke amenduar këtë ligj në disa nene. Në tërësi ligji qëndron, ka nevojë për disa amendamente dhe i përmbahemi në tërësi këtij ligji.

    BBC: Zoti Berisha keni shpallur se jeni kundër privatizimeve të disa objekteve strategjike në Shqipëri ashtu siç janë bërë deri në këto momente, por kjo mund t'i trembë investitorët. E përmendët që e keni në objektivat tuaj tërheqjen në vend të investitorëve. Si mendoni?
    Zoti Berisha: Është Banka Botërore e cila ka ardhur tek unë dhe më ka deklaruar zyrtarisht se janë një seri aktesh dhe marrëveshjesh të kësaj qeverie, të kësaj natyre që janë absolutisht jashtë standarteve ndërkombëtare dhe në kundërshtim me interesin publik të shqiptarëve. Po këtë deklaratë Banka Botërore ja ka bërë edhe qeverisë. Unë nuk merrem me raste konkrete, ato do shqyrtohen rast pas rasti. Në rast se janë brenda standarteve ato do respektohen, në rast se aty ka afera korruptive të mëdha do veprohet.

    BBC: Një pyetje për audiencën tonë në Kosovë, zoti Berisha. A do të ndryshojë qëndrimi zyrtar i Shqipërisë ndaj Kosovës?
    Zoti Berisha: Unë mendoj se nuk do të ketë në politikën e jashtme rajonale të Shqipërisë dhe në tërësi nuk ka dallime midis forcave politike. Unë nuk kam ndërmend të ndryshoj qëndrimin që kam shpallur ndaj Kosovës ku është e qartë respektimi i të drejtave të pakicës në Kosovë, konsolidimi i të drejtave të njeriut dhe shteti ligjor dhe natyrisht hapja e negociatave për statusin i cili gradualisht duhet të shkojë drejt pavarësisë, mbasi në gjykimin tim zgjidhje të tjera nuk japin stabilitetin që ka nevojë Kosova dhe rajoni.

    BBC: Ekziston dyshimi se ju mbeteni intolerant me shtypin e lirë ose me atë shtyp që mban qëndrim ndaj jush. Si mund ta provoni të kundërtën nëse fitoni zgjedhjet?
    Zoti Berisha: Absolutisht duhet të garantoj shtypin e lirë sepse jam i vendosur të vendos standartet më të mira të funksionimit të pavarësisë së tij. Debatohet mjaft për një ligj, unë kam diskutuar me artikullin 19 dhe me institucione të tjera të shtypit në botë. Jam i gatshëm të pranoj standartin e ofruar prej tyre si ligj nëse e sheh shtypi të nevojshme. Unë kam deklaruar që administrata e ardhshme nuk do të shkoj në gjyq me shtypin siç shkohet sot me dhjetra proçese. Gjykoj se pavarësia e shtypit është interesi më i madh i një qeverie.

    BBC: Zoti Berisha kundërshtarët tuaj thonë se ju nuk keni ndërmend ti njihni zgjedhjet nëse i humbisni ato. çfarë përgjigje keni për këtë?
    Zoti Berisha: Absolutisht do të njoh çdo rezultat zgjedhje që del nga një proçes zgjedhor i lirë dhe i ndershëm dhe kurrë nuk kam diskutuar një proçes që ka rrjedh i lirë dhe i ndershëm cilidoqoftë ai.

    BBC: Dhe së fundi zoti Berisha, nëse fitoni, por jo mjaftueshëm për të formuar qeverinë, a mund të ishte bashkëpunimi me LSI-në një opsion i mundshëm apo e përjashtoni?
    Zoti Berisha: Për qeveri është tërësisht i përjashtuar, për zgjedhjen e presidentin konsensual është plotësisht i deklaruar.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Zëri i Amerikës: Zoti Berisha, ju e keni mbështetur fushatën tuaj në atë që shprehet me fjalinë “Është koha për ndryshim”. Pikërisht kundërshtarët tuaj po ju sulmojnë në këtë pikë, duke thënë se ju dhe politikat e partisë suaj nuk kanë ndryshuar. Cilat do të ishin raportet e qeverisë suaj me institucionet e pavarur si prokuroria, sistemi gjyqësor, avokati i popullit, kontrolli i shtetit, media apo edhe opozita pasi kundërshtarët tuaj ju kanë akuzuar se gjatë viteve që ju keni qeverisur, 92-97 i keni përdorur këto institucione për qëllime politike.


    --


    Ps ka krijuar nje lloj interpretimi te parulles "eshte koha per ndryshim.." sikur eshte Saliu qe po thot se ka ndryshuar dhe se Ps nuk e beson se ai ka ndryshuar.. etjetj..

    Ne fakt Saliu ska pse te ndryshoje.
    Ndryshimi ..do te thote te ndryshoje Qeveria..pra te ike Partia Ps nga pushteti e te vije Saliu apo koalicioni rreth Saliut..

    Mirpo keta kopilat e Zerit te Amerikes qellimisht ja bejne Saliut kto pyetje sugjestionuse e ai bie ne gracke..

    Ai duhet ti thote.. degjo more mero i Biberit te Nano-Linose.. nuk duhet une te ndryshoj se une jam flamurtari i Pluralizmit.. Te ndryshoje une do te thote te behem Gogol i diktatures te behem RUc e Nano..

    Ju ..duhet ti thot Saliu Biberave te zerit te Amerikes .. i keni aty kasetat e intervistave te para me intelektualet Shqiptare qe keni bere ne ate kohe dhe e keni mundesine te shikoni qe isha une qe i rash i pari burise se Pluralizmit kur ne te njejten kohe Tos Nanua qe sot eshte Tutori juaj perpiqej te bojatiste kucedren PPSH..

    Ruci qe sot thot se Saliu ska ndryshuar nuk duhet kuptuar se Ruci don nje Sali Demokrat se ai qenka vet (Ruci) demokrat.. por kuptojeni mire ju DEP-menti i Shtetit e Vois amerika se ata jan ata kanibalet e dikurshem dhe tek une duan qengjin qe te blegerije sipas fyellit te tyre.. e te ndryshoje une don te thote te behem xhuvel a neritan apo frrok por jo..une do mbetem Saliu ..lokomotiva e Demokracise.. qashtu..

    Mirpo Ska sala keshilltare.. pamvaresisht se thot se ka..ca dava Petrelash fryksa qe psh.urren para edvinit.. per ca troje qe ju a premton ai pis..
    Ruci e Nano duan qe une Saliu te behem qenush qe lepin kockat e tyre sikurse Dash Kopliuket me shok ..por jo Mua Populli (populli qe me do) me duan pikerisht te jem Ai Saliu i Pare qe ja hapi Driten e Demokracise por ne se me duan te ndryshoje zerat nga populli im.. duan te jem me i ashper e me kembengules qe te mos ma shkoj me miun nen mustaqe asnji Meks e Tritan e Ruc e Neritan.. e Frrok e Kurt Kol putan..
    Ju Vois Amerika vazhdoni mbahuni me nanon por ne kemi rrug tjeter.. Do te bejme dhe pa ju..
    qashtu..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Qe te fjalia e pare ku thote do pergjysmoje taksat .... dihet si do i veje filli atij vendi !

    Nje shtet i fuqishem aty mbahet .. te taksat .

    Eh medet ..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Aty mbahet po

    Po jo te paguajn QOFTEXHIJTE e biznesi i vogel

    E NAFTAXHIJTE e monopolistet JO

    Tani shqiperia MBAHET NGA TAKSAT E NJE PJESE------PJESA TJETER E PS NUK KA PSE PAGUAN??

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Bra

    Simo Gramozi thote qe Sala nuk ka ndryshuar.

    E forte.

    Pyetjet zakonisht behen --ato qe thone kundershtaret---qe te japin dhe mundesine --qe ti ti shpjegosh.

    Dhe kanale qe perkrahin Bushin---kur e pyesin ---i bejne pyetje te tilla.

    Se te bej pyetje ---fol per sukseset --nuk ke fitim as ti.

    Kurse keto ------te jipet mundesia te sqarosh njerezit per ato qe thone kundershtaret e tu------e njerezit te degjojne dhe versionin tend.

    Po je i zoti ----i hedh poshte----e keto pyetje jane te dobishme.

    Bile shume here politikanet i kerkojne dhe vete----qe ti sqarojne ceshtjet.

Tema të Ngjashme

  1. C++ - Algoritëm për mbrojtjen e programit
    Nga Neritan Hyso në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 17:44
  2. Radio Maria ne gjuhen shqipe
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-08-2006, 03:47
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-08-2005, 06:48
  4. Java - Vazhdimesi e programit...
    Nga mad në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 05-05-2004, 09:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •