VUSHTRRI,10 MAJ 2009(VushtrriaPress)-Sot në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri me një akademi përkujtimore është përkujtuar në 10-Vjetorin e rënies heroike dëshmori i kombit Hamdi Ferati. Të pranishmit në këtë akademi e kanë çmuar lartë veprën dhe heroizmin e dëshmorit Hamdi Ferati. Organizatorët e kësaj akademie përkujtimore ish-luftëtarët e Brigadës 141 “Mehë Uka” të Zonës Operative të Shalës kanë folur për heroizmin e dëshmorit Hamdi Ferati kundër forcave serbe. Për figurën e Hamdi Feratit ka folur edhe kreu i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, ndërsa Enver Ferati, nga familja e dëshmorit Hamdi Ferati i ka përshëndetur të pranishmit me një fjalë rasti. Në fund të kësaj akademie të pranishmit kanë vënë kurora lulesh në varrezat e dëshmoreve në Bletaj.www.vushtrriapress.shqipo.com
Krijoni Kontakt