ZERI I TE NESERMES
Vincenti e pa oren. Shtate pa dhjete. Thua do ishte vone? -Po hajde se vajze eshte ajo, cfare pret dhe ti dreq, foli me vete. -Pse, cfare pritje ti, ajo te vinte ketu te te priste dhjete minuta para takimit? I kujtohej mjaft qarte hera e pare qe e kishte pare Klaren. Ne fakt ajo dite kishte shkuar krejt mrapsht. Nje polic i kishte futur nje gjobe per miremengjes . E perse oficer nese me lejohet te pyes? Nuk kishe rrypin e sigurimit, ja ktheu polici me te prere, nje alamet dymetroshi qe kishte nja dy jave pa u rruajtur. Me falni, po nuk e dija se duhet mbajtur rripi kur parkon maki -Ore do ta mbyllesh ti apo do ta besh nje vizite andej nga stacioni? -Hajde mengjes hajde, mendoi me vete. Me falni oficer. Ishte gabimi im.
Ckemi Vincent, foli nje ze i embel qe e solli sakaq ne vete. Ke kohe te gjate qe po pret -Po fol mer hajvan, I kumboi nje ze ne koke. Klara, mirembrema. Jo tani sa erdha dhe une. Crrrrr, u degjua celulari nga canta e Klares. Me fal se me telefonojne nga puna, nje minute. Po mblidhe more veten se le nam, sikur eshte hera e pare qe po flet me nje femer, I kumboi ne koke, por tashme Vincenti ishte perqendruar ne vajzen qe kishte dashuruar qysh momentin e pare qe kishte pare, kur kishte mbyllur deren e makines gjithe tersellem, dhe duke bere nje prapakthehu te papritur -Me fal, ishte shefi, me eshte bere si njerke e keqe per editorialin e javes se ardhshme. Cti besh , qe kur I hyra gazetarise, e dija cfare me priste, foli Klara me nje buzeqeshje duke futur ne cante celularin. Po ckemi Klara, foli Vincenti duke e pare ne sy brunen e kendshme.
-Ja si gjithmone Vincent. Vrapo andej, vrapo kendej. Restorant mjaft te kendshem paske zgjedhur, nuk kam qene ndonje here ketu. Gezohem qe te pelqen Klara. Cfare ti besh, kjo pune keshtu e ka. Lodhemi diten, po ato raste qe na jepet shansi, mundohem te behem pak aristokrat.
Klara buzeqeshi duke hapur menune. Budalla. Nuk gjije dot ndonje fjale tjeter, po aristokrat, mendoi Vincenti. Po skam faj dhe une. Me nje vajze kaq simpatike, cdokush do ngaterrohej. Me te vertete Klara ishte mjaft terheqese. Fytyra e saj e bardhe dhe vezake kish proporcione perfekte, me dy sy te zinj vezullues dhe buze ndjellese. Floket e zes I binin mbi supe, ku fillonte fustani i -Mirembrema. Jeni gati te porosisni, apo doni dhe pak kohe, e solli ne vete zeri I kamarierit. Po, une do te marri mish qingji te pjekur dhe sallate jeshile. Kam degjuar qe eshte pjata e preferuar ketu, tha Klara, duke buzeqeshur nga Vincenti. Te njejten dhe per mua, vella.
-Nuk e dija qe I besoje kaq shpejt gjerat, I tha Klares duke I zgjatur kamarierit menute. Po, Vincent, harrova qe po flas me nje detektiv te ardhshem, ja ktheu Klara me ate buzeqeshjen e saj te cilter. Ne gazetaret I japim lajmet dhe pa I konfirmuar ndonjehere. Te lutem Klara, tani per tani jam vetem nje student I kriminalistikes qe po kalon nje darke mjaft te kendshme me vajzen me te bukur ne kete restorant.
-VAZHDON-
Krijoni Kontakt